Nga ARBEN MEKSI-Arkitekt, karikaturist/
Profesor Rexhep Ferrin e kam dashur pa e njohur. Kam njohur vetem vepren e tij dhe po deshe vepren, natyrisht do te duash dhe autorin e saj. Kjo figure poliedrike e artit shqiptar shpreh me se miri thenien e Leonardo da Vincit ” Te gjitha llojet e artit lidhen me njera tjetren me fije te padukshme”, prandaj nuk cuditemi kur e shikojme kete artist te madh si poet, romancier, eseist, piktor, pedagog.
Veprat e artit te tij, ne pikture, nuk kane nevoje per diciture, ato hyjne vete nerezonance me mendjen dhe syrin qe i sheh, duke peshuar njekohesishtndjeshmerine dhe intelektin e shikuesit. Forcat e artit te tij I ka bere veprat e veta universal. Si arkitekt, si karikaturist dhe si pedagog i Universitetit , ne keto dite te bekuara per te gjithe shqiptaret, ndjej kenaqesine te pershendes kete artist temadh qe merr kete titull ne prag te festes se madhe. Ne pikture, Rexhep Ferri eshte perfaqesuesi kryesor i artit pamor mbareshqiptar,ne rrymen e abstraksionit surrealist poetik me kolorit te shesht, dekorativ, tebrishte, me forma dhe situata psikologjike te vecanta. Piktura eshte rregull, ekuiliber, harmoni e te kerkosh keto ne jete perfaqeson pasionin me te bukur njerezor. Ndonjehere krijuesi nuk e interpreton dot vepren e tij. Sa filion ta shpjegoj, ajo largohet e behet e huaj per te. Kam pershtypjen se pikturat e profesorit ne mendje zgjidhen shpejt, por realizohen ngadale e gjate procesit te krijimit perfeksionohen. Edhe pse piktori ka arritur majat e artit, jam i bindur se ende nuk i ka kthyer pergjigje pyetjes ” Nga vime e ku shkojme?” Kuptohet qarte se, kete thoshte dhe i madhi Ali Podrimja, miku i tij i femijerise ” jetojme ne nje kohe jonormale” prandaj profesori ka thenien e tij lapidare ” Boten qe me terheq nuk dua ta paraqes ndryshe”. Tek pikturate tij une shikoj deshperim ne forme, por optimizem ne ngjyra dhe kjo shpjegohet me vete situaten e Kosoves, ku ai u rrit. Plejada e piktoreve shqiptar pertej kufirit si Muslim Mulliqi, Engjell Berisha, Tahir Emres, Agim Cavdarbasha etj ne Kosove, Gjelosh Gjokaj ne Mai te Zi e mbi te gjitha Rexhep Ferri paten fatin te pikturonin ate qe mendonin, ndryshe nga vellezerit e tyre ne Shqiperi, ne vitet para demokracise.
Romanet e tij ” Njeriu po kush tjeter’ Humbes i lumtur”,” Frike nga Guernika”, permbledhja me ese ” Historia e hijeve” jane librat me me kualitet ne letersine shqipe.
Duke komentuar pikturat e tij te fundit, ne ekspoziten pak kohe me pare, te botuar ne katalogun cilesor, kuruar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve ne Kosove, si dhe ne monografine e doktor Gezim Qendros pikturat ” Ne hije pa hije”, ” Shitesit pa koke”, une sa here i shoh mesoj dicka te re dhe besoj se profesori i ka pararendur ngjarjeve : Bashkimi yne kombetar ka filluar perms artit. Si dashamires i artit shqiptar pertej kufirit, si mik i karikaturisteve kosovar
Agim Krasniqit, Nekres, Zapllushes, si dhe artisteve te fushave te tjera, do ti uroja profesor Rexhep Ferrit kete cmim te madh. Gjithashtu, duke u ndiertashme qytetar i Vlores, do ti kerkoja ne emer te te gjithe te pranishmeve ne’ kete salle, ti shikonim veprat e tij ne pikture te ekspozuara ne qytetin tone ne nje kohe sa mete afert.
Po e mbyll perseri me nje thenie te Leonardos se madh qe citon : Veprat e bukurambeten perjetesisht te reja. Keshtu do te mbeten gjithmone veprat e professor Rexhep Ferrit!