Shkruan: Sami Repishti */
Ridgefield,CT.SHBA.-/
I nderuemi Z. Kryeminister:/
Mjetet shqiptare te informimit njoftojne marrjen per se shpejti ne dorezim nga ju, te detyres se kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Urime per nji fillim te mire e pune te mbar gjate ketij mandati kater vjeçar.
Detyra e re ju ashte besue nga vota e “sovranit” dhe verdikti i tij ne zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Ky verdikt u pranue edhe nga pala “humbese”. Pranimi eliminoi konfuzionin e mundshem dhe lehtesoi ardhjen tuej ne postin e kryeministrit , si dhe te Aleances per Shqiperine Europiane, qe ju drejtoni, ne rolin e partise ne pushtet, me te gjitha prerogativat qe njihen me ligje, dhe pergjegjesine qe imponon detyra e re. Per ma teper, fitorja e bindshme elektorale ju jep mundesine per vendime te randesishme, dhe reforma thelbesore qe siguron shumica pothuejse absolute e Kuvendit te posaformuem. Votueset ushqejne shpresen se mirebesimi i investuem ne ju do te jape frytet e deshirueme , dhe qe “fitorja e shumices” te mos degjeneroje ne “tirani te shumices”.
Votimet e cilesueme si “me te mirat” ne Shqiperi keto 23 vitet e fundit , nuk kane qene perfekte, ashtu siç nuk jemi edhe na perfekt. Ne fakt, ka aspekte shqetesuese ne kete mes qe kane krijue “dyshime” tek qytetaret shqiptare, …. pa harrue se gjysma e popullsise nuk votoi fare!
Fakti se ASHE ashte nji konglomerat prej ma shume se 36 partishe politike nuk frymezon besim ne kohezionin politik dhe koherence ne veprimtarine e saj. Ne mesin e tyne, ka te pakten 5 parti liliputiane qe kerkojne ringjalljen e “parrizit komunist” ne vendin tone. Per ju, si veprimtar antikomunist gjate viteve te transformimeve te medha, kjo don te thote perseritje e “…Genjeshtres se Madhe (qe) vriste, mbyste, izolonte, e dermonte, deri ne cepin me te skajshem te mendjes, çdo te vertete te lire te njeriut”! (Citat nga Kurban), don te thote perseritje e kohes kur njeriu perdorej si kafshe pune! (Motra ime 14 vjeçare, e ndjera Hadie, terhiqte si kafshe karrocen e bukes per police ne kampin Veliqot te Tepelenes….!)
Ky denim pa kompromis i se ‘keqes komuniste’ nga ju ashte ne vije me kerkesat e jueja fillestare “…ne ujdi me kohen, si antikomunist”, i revoltuem nga pamja e atyre qe “…agu i dites i gjente ne rradhet e qumshtit, e vetem mbremja i siellte ne shtepi…pas punes pa orar…”; i revoltuem kunder nji sistemi totalitar qe nuk deshi te dinte “…se si po kalbet shoqeria, as se si po rriten, dhe edukohen me te vegjelit e Shqiperise ne kalbezimin e saj çorodites”. Sot, keto “elemente” jane aleatet e juej!
ASHE qe ju drejtoni arriti nji fitore te papritun edhe per arsye te koalicionit me PSI qe para dy vitesh ishte nji grumullim “…kriminelesh te rangut me te pare, e rrugaçesh te ores me te fundit; me para, me ofiqe e ndere materialisht te prekshme ne rradhe te pare…”. Te udhehequn nga kush? Nga Z. Ilir Meta, “….i cili ktheu partine e tij …ne patericen jetike te pushtetit me te korruptuar ne historine shqiptare; …mjeshtri i lindur qe grumulloi ne rrugetimin e tij…kriminele e rrugaçe”. Ju e njihni Z. Meta, per “…paqendrueshmerine e tij, paranojen e tij se çdo njeri qe ka prane kerkon t’ia hjedhe (me)…shpuren e pandare te servileve te tij, injorante deri ne dhembje e dallkauke deri ne bezdi, me te cilet eshte rrethuar tradicionalisht…” Sot, kjo “shpure” jane ministrat e qeverise suej! Dhe Z, Ilir Meta, qe nuk len gjak pa marre, u pergjegj:” Rama eshte i kapur nga krimi i organizuar…nje kryebandit me bllok korrupsioni ne dore!” Ju kryminister e ai do te jete ‘Speaker’ i Kuvendit te ri! Çdo mendje normale, çdo ndergjegje e paster, revoltohet, ne shikimin e pare….!
Por do te ishte gabim adoleshence sikur te dhanat e masiperme te “denojne” a priori qeverine dhe udheheqjen tuej. Une nuk ia lejoj vetes!
*
Keto kohet e fundit, kam lexue me interesim narrativen tuej introspektive “Kurban”, “…nji rrefim i lire…fund e krye subjektiv”. Menjifjale, me zemer te hapun, nji qendrim qe ju jep “….lumturine e te qenit domethenes ne histori…” dhe deshiren e sinqerte “…per te lene nje gjurme autentike ne kete moment dramatik”. Me nji “…hyrje te papritur, por i vendosur, pothuejse fanatik: ‘O keshtu ose krejt ndryshe!’” ju jepni pershtypjen e hymjes ne “aventure”(ne kuptimin pozitiv te fjales!) te perçmimit te rrezikut dhe te vdekjes qe, jo se e kerkoni ate, por e deshironi me jetue kete jete sa ma intensivisht. Nji veçori kjo e shume intelektualeve europiane! Ju perqafuet “aksionin” si mjet i domosdoshem me kenaqe nevojen tuej te mbrendshme me “ndryshue” boten rreth jush, per diçka “krejt ndryshe”.
Sigurisht, ju jeni i ndergjegjshem se “aksioni” vetem per hir te aksionit, ashte nji qendrim qe ne Europen e mbas L1B perfundoi ne “fashizem”. Atehere, ne nji kohe kur “…kryetari i PS i vuri kazmen…themeleve morale dhe etike te debatit politik e shoqeror ne kete vend”, ju vendoset te ngriheni, kambengules me “…lene nje shenj dalluese te kalimit (tuej) ne qytetin ku ju takoi te lindni dhe te jetoni”. Keshtu, keni shkrue nji faqe ne historine e qytetit te Tiranes…!
Qe ne fillim, per ju ishte e qarte se “…njerezit jo vetem jetojne, por edhe bashkejetojne me njeri tjetrin” nji sentiment fisnik e modern i botes sone. Qe ne fillim u perballuet me realitetin e hidhun, kur “…dita dites (u krijue) ndjesia e pamundesise se vazhdimit te misionit per transformimin e Tiranes jashte Partise Socialiste…”.Atehere, u transformuet ne partiak, “andrra” u venit dhe “realiteti” fitoi!
Ju i dhuruet aftesite tueja, dhe entuziasmin tuej, nji partie politike “…PS qe kishte rene ne nje batak te shpifur, era e te cilit sot e kesaj dite ska ikur plotesisht”, nji partie qe nuk pranoi asnjihere me u shkepute nga PKSH dhe PPSH, aq sa ruejti edhe thesarin e “Genjeshtres se Madhe”, gazeten Zeri i Popullit, nji parti politike qe refuzon te denoje satrapin aziatik qe vuri popullin”…me kurrizin e shtrire per toke, me shqelma ne fyt, e gryken e pushkes pas koke”, siç e pershkrueni ju mjeshterisht.,
nji partie qe kurren e kurres nuk kerkoi falje per krimet monstruzoe qe bani ne vendin tone.
Andrra e juej u zbeh e mbetet sot nji vegim i se kaluemes…! U harruen kriminelet, si ajo bankierka e koperatives qe therriste:”Dua te me jepni edhe mua nje luge gjak te ngrohte nga ky presori” kur u denue nji profesor. U harruen…”te tere shqiptaret e qytetit e fshatit, ish sklleve ne ara, fabrika, kantiere, apo ish te burgosur e te perndjekur ne llagamet e luftes se klasave…“. U harrue ish deputetja e PS qe piu botenisht gjakun e nji oficeri te SHIK-ut i vrame ne Vloren e vitit te mbrapshte 1997…! U harrue edhe i çmenduni Aranit, perbindeshi qe denoj me vdekje ma shume se 400 shqiptare te pafajshem…!
Denimi i fajtorit ka gjithemone diçka tragjike, dhe kjo nuk perjashton kriminelet komuniste, ….as edhe Aranitin mjeran! Sepse ne fund te fundit, te gjithe jemi qenie njerezore me aftesi te kufizueme. Por, mosdenimi i tyne, dhe braktisja e viktimes se pafajshme ashte nji tragjedi edhe ma e madhe. Ju shkrueni: “Pafajesia duhet te mund krimin çdohere, çdo dite e perfundimisht, por gjithehere me mjete ligjore”. Nji percaktim monumental! Siç shkruente pak dite ma pare nji nane kosovare per sjelljen e “politikaneve” ne lidhje me krimet serbe ne Kosove, “…ata siellen sikur nuk ka ndodhur as lufta, as vrasje, as djegje, as plaçkitje, as dhunime, as gje prej gjeje.…!” Ashtu si ne Shqiperi! Kjo sjellje ashte vrasja e dyte e viktimes! Si viktime e diktatures, une ju lutem: mos e lejoni! Respektoni historine!
*
Z. Kryeminister: PS ashte sot anetare e Nderkombetares Socialiste, kryesisht europiane, dhe kjo ashte nji fitore per ju. Ju konsultoheni me laboristin Tony Blair, emen i respektuem nga te gjithe shqiptaret. dhe kjo ju ndihmon me forcue bindjen tuej se komunizmi, qe disa “aleate” tuej e deshirojne perseri, ka qene thjeshte nji kombinacion fatal i nji totalitarizmi patologjik, monopolistik, dhe tejskajshem brutal, qe shfrytezoi kulturen. ligjin, politiken, dhe psikologjine e masave te pa arsimueme me mbeshtete shtypjen ekstreme dhe padrejtesine gjitheperfshirese.
Pengesat qe do te perballoni jane te medha, “shpura” e te perjashtuareve qe akoma pretendojne do te ju luftoje, atmosfera rreth jush ashte helmuese, dhe puna qe ju pret ashte e rande. E kaluemja e juej ju ven ne pozite te veshtire. Profili i juej tregon se keni lundrue ne mes dy rrymesh antagoniste qe ju quejne “i kuq” dhe “jo mjaft i kuq”. Ndoshta ashte koha per nji dialog kombetar mbi rolin e udheheqsit dhe partizanshmenine e tij ne jeten publike, ne krijimin e nji atmosphere qe sherben shoqenine shqiptare tejet te traumatizueme, dhe perfundimisht ne nevojen absolute te bashkepunimit me “opoziten” fanatikisht intransigjente, me evitue nji ndamje akoma ma te thelle se ajo qe sot na konsumon!
Sot, PS perballet me nji Kuvend ku afer nji e treta jane miljonere me vule dhe krenare per miljonat e grumulluem, qe shumica kane trashegue nga ish elita komuniste e para viteve ’90, ose te afermit me mbizotenuesit e poleve te pushtetit (siç shkruente nji ambasador amerikan) dhe sot, si deputete, gezojne imunitet simbas ligjit. Nji seri skandalesh mbrenda elites krijon friken e pasigurise ne psikologjine tone kolektive. PS ashte sot nji organizate politike e “privatizueme”!
Kontrasti ne mes te vorfenve –ma te vorfenit ne Europe!- dhe multi-milionereve numri i te cileve rritet çdo dite pa pengese nga ligji, ka hape edhe ma shume hendekun e dallimeve ekonomike, dhe si rrjedhim ka krijue nji mase te gjane qytetaresh qe, bashke me mungesen e bukes se sotme po humbe edhe shpresat per te nesermen. Shoqenia shqiptare, sot e smure, rrezikon te jete e pasherueshme neser: ne vorfeni te pashprese, “sans-culotte”, ajo ashte material eksploziv per shperthim te pakontrollueshem!
Duhet shkaterrue oligarkia kleptokratike, dhe sa ma shpejt aq ma mire!
Kudo, mbrenda dhe jashte vendit ndigjohen thirrjet per reforma, shtet ligjor, lufte kunder krimit te organizuem e korrupsionit endemik te administrates shtetnore. Kudo deshirohet nji evolucion demokratik i Shtetit dhe shoqenise shqiptare, dhe nji ngritje e shoqenise civile demokratike ne Shqiperi. Si socialist europian, shpetoni vizionin tuej per nji Shqiperi ma te mire, ma njerezore. Kujtoni Naimin: ”Faltore kemi njerine!”. Njeriu ne qender te vemendjes sone, njeriu i lire shqiptar me dinjitet! Pa dallim, pa perjashtim! Shqiptaret qe tremben nga frika e gjendjes fluide ne vend, ata qe vuejne nga papunesia dhe vorfenia e paevitueshme, e kerkojne kete me kambengulje. Mos i shgenjeni ata dhe ato! Ofroni “doren” e shtetit qe ndihmon, jo “grushtin” e shtetareve qe grumullojne pasuni prrallore e te paligjeshme!
Dekada me rradhe, mosbarazia e te ardhunave per banoret e vendit dhe konteksti i krizes ekonomike europiane, qe randon nga deficiti i frikeshem dhe keq administrimi i tij, kane çthure pelhuren sociale te vendit, dhe kane dobesue besimin e popullsise ne nji te ardhme ma te mire. Tatepjeta vazhdon; por ajo nuk duhet te jete e ardhmja e atdheut tone. Sot, paga minimale e shqiptarit ashte 12 here ma e vogel se ajo europiane, ndersa 581.000 pensioniste te rregjistruem jetojne te uritun nga nji dite ne tjetren…! Na duhet sherbimi me ndergjegje! Arroganca e pushtetit dhe modelet autoritare sigurojne vetem disfata…edhe ne Shqiperine tone. Korrupsioni endemik dhe krimi i organizuem triumfojne aty ku ata perceptohen si “Shteti vete” e “percepsioni” ashte, shpesh here, ma efektiv se “e verteta”.
*
Z.Kryeminister: dalja ne skene e elementit te ri, te edukuem ne Perendim, megjithese pa eksperience te mjaftueshme pune, perfshirja ne Qeveri e “verioreve” deri tani te paperfillun, theksi ne promovimin e grues shqiptare ne jeten publike, kujdesi per imazhin e “Qeverise se re” mbrenda dhe jashte vendit,(masakra e 2 prillit 1991,viti i mbrapshte 1997, Gerdeci, vrasjet e e 21 Janarit, veteflijimi i ish te persekutuemeve…) theksi ne formacionin “skuader” dhe veprimtaria qeveritare si “skuader”, pa elemente “te pazevendsueshem” dhe pa “kaposhe” partishe nominale pergjithesisht pa peshe ne opinion publik, shqetesimi veçanerisht per dikasteret e shendetsise, arsimit dhe ushtrimit te drejtesise, theksi ne “profesionalizem” e jo ne “besnikeri” ndaj shefit, si dhe transparenca e premtueme, jane inkurajuese. Ka “profesioniste” Shqiperia. Kerkojini dhe do t’i gjeni. Mbrenda, dhe jashte shtetit!
Zhvillimet ne kete drejtim zakonisht gjenerojne aktivizimin e popullsise qe perkrahe ngjalljen e shpreses. Qytetaret e lire e te ndergjegjshem nuk presin “mrekulli nga qielli”. Ata duhet te bajne ate qe ban çdo qytetar i lire ne Boten e Lire, respekt per ligjin dhe shtetin ligjor, perkrahje çdo nisme qeveritare qe nderton dhe kundershtim atyne qe damtojne, perçajne ose shkaterrojne. Kjo don te thote angazhim ne jeten publike, paraqitje ideshe te reja, ndertim strukturash civile dhe zhvillim programesh qe vete qytetaret perpunojne. Fusha e punes per te gjithe duhet te mbetet e hapun per te gjithe. Shqiperia ashte atdheu i te gjitheve! Qeverite shkojne e vijne; ndertoni administraten e qendrueshme!
Sot, te flasesh per nji “popull te djathte” dhe nji “popull te majte” ashte nji perpjekje koshiente me forcue ndamjet qe ekzistojne, dhe duhen braktise. Ka vetem nji popull : populli shqiptar me ideologji konkurruese! Une ushqej shpresen –tue imitue Rev.M.L.King, Jr.- se nji dite shqiptaret nuk do te gjykohen nga ngjyra e tyne politike por nga profesionalizmi dhe fortesia e karakterit tyne.
Shqiperia sot nuk ka anmiq qe e kercenojne; NATO na mbron, persa kohe qe respektojme parimet e kesaj organizate mbrojtje! Shqiperia ka “kundershtare” qe mendojne ndryshe, nji e drejte e shenjtenueme ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, nji e drejte e patjetersueshme. Me akuzue PD-ne konkurruese si “…parti fashiste, zogiste, islamike, serbe, hajdute, bajraktare, nacionaliste, kriminele “ e tjera babezira, me kercenue largimin nga puna te PD-isteve, ashtu si lexohet ne shtypin shqiptar, jane çfaqje te nji urrejtje primitive, kancer qe shkaterron te gjithe ata qe e ushqejne; nuk ndihmon mirekuptimin, frymen e bashkepunimit e respektin reciprok, cilesi thelbesore per nji shoqeni civile, dhe nuk len vend per nji dialog kuptimplote, sidomos ne keto dite kur ky dialog ashte i nji randesie jetesore.
Sot, vendi i jone ka nevoje per nji sinkronizim te mesazheve ne mes te dy paleve, mobilizimin e forcave shtetnore e private per punesim te plote ne rradhe te pare! Sot, populli shqiptar ashte ndergjegjsue per “lirine” e fitueme, e refuzon trajtimin si nji kope bagetishe qe kullote ne fusha, ose automat fabrike nen kamxhikun e policit, per nji cope buke, shpesh here e pamjaftueshme me qetesue stomakun e uritun te punetorit e te familjes tij. Koha e rreshtave te gjate per qumsht, dhe grushteve para dritares me hekura te furrave shtetnore ka kalue. Sot, siguria personale, prona private e ligjeshme, punesimi, arsimi, sherbimet shendetsore nuk jane privilegje; ata jane te drejta themelore per nji jete njerezore me dinjitet. Duhet ndertue nji shoqeni shqiptare bashkejetese harmonike dhe vlerash e parimesh te gjithepranueme!
Nji lum gjaku, nji moçal shnjerezimi, nji mal vuejtjesh te pameritueme, e nji fryme e thelle hakmarrje akoma ndane atdheun tone, dhe gozhdon ne vend perparimin e frymen e qytetnueme te shoqenise shqiptare.
Duhet shtri dora e pajtimit, duhet kultivue fryma e pendimit per fajin dhe falja e fajit, duhet perqafue bashkepunimi per te miren e perbashket. E kunderta do te sjelle mallkimin e nji popullsie te pafajshme per ju, ….dhe per te gjithe ata qe sot heshtin!
Z. Kryeminister: mos harroni keshillat e gjyshes suej te mençur, ne Shkodren time te qytetnueme, qe i lutej Zotit çdo mbramje ne mshehtesi te imponueme nga frika qeveritare, si te krishtenet e katakombeve romake te Neronit:
” Ji gjithehere vetvetia, edhe sikur te gabojsh, edhe sikur te tjereve mos t’u pelqejne gjerat dhe fjalet tuaja!”
Ji besnik ndaj vetes! Te vjetrit tone, kete cilesi e quejshin “burreni”: kurajo civile e karakter, forca tradicionale e fisit tone arbenor…!
(Shkrimi u dergua nga autori per Diellin)
———————————————————–
Ph.D. City University of New York(ret.)
ish i burgosun politik (1946-56)
(Shenim: Citatet jane nga libri Kurban)
==================================================================