NGA NDUE BACAJ
HYRJE
Shifra prej 400 mijë dosjesh të spiunëve dhe bashkepuntoreve të ish sigurimit të shtetit komunist (1944-1991), megjithse duket mjaft e madhe ajo ka një besueshmeri jo të vogël, pasi është shkruar e zeza mbi të bardhë, në librin “MEKATARET” të Nazif Bezhanit, i cili për rreth dhjetë vite ka qënë kryetari i komisionit shtetror për kontrollin e figurës së zyrtareve të lartë, dhe për-rrjellojë administruesi direkt i dosjeve të ish sigurimit të shtetit komunist. Nazif Bezhani ka qënë i besuari dhe i përdoruri më shumë i socialisteve se i domokrateve. Sherbimi “Bezhani” ndaj të majtes shqiptare ka vijuar edhe pas vdekjes të Nazifit nga djali i tij (Viron Bezhani), i cili ka publikuar mjaft dokumente sekrete me spiun e bashkëpuntor të ish sigurimit te shtetit komunist, madje edhe duke i selektuar këta sipas urdhrave të partisë… Këto dokumente siç dihet ky trashigimtar i Bazhanit i kishte siguruar nga babai i tij…
PAK HISTORI E SIGURIMIT TË SHTETIT KOMUNIST…
Historia e sigurimit të shtetit komunist fillon që heret me formimin e partive komuniste me në krye atë të ish Bashkimit Sovjetik. Edhe historia e një organizimi perfekt të “institucionit” të sigurimit të shtetit komunist i ka rrenjët në partinë komuniste “mëmë” bolshevike e cila ligjëroi parimin : “Cdo komunist i mirë është një CEK-ist i mirë”. (ÇEK-a ,ka qënë para-ardhësja e KGB-s e themeluar nga Felix Xherxhinski në vitin 1920 nën drejtimin e V.I.Leninit). Ky “parim” i spiunlleqeve të shtetit komunist u futë pa hezitim edhe në partinë dhe shtetin komunist të Shqipërisë. Kushdo që i ka perjetuar vitet e para të jetës të Partisë (Komuniste) të Punës, duhet ti kujtohet se komunistet nuk guxonin të bënin asnjë mbledhje partie pa praninë e një oficeri (operativ të sigurimi të shtetit komunist) , pasi në ato vite nuk u besohej shumë një pjese që ishin bërë antarë partie “aksidentalisht” , për ideal , për inate të ndryshme , si dhe nën efektin e rrenave dhe premtimeve joshëse të PKSH-s dhe tutoreve të saj PKJ-s e PKBS-s. Pas disa viteve , kur në përgjithsi partia u “pastrua” nga elementet e paknaqur , detyra e spiunlleqeve brenda partisë e jashtë saj ju besua vetë komunisteve, të cilët edhe pse de jure thuhej se nuk ishin pjesë e sigurimit të shtetit. Partia e Punës kishte perhapur “parullen” se komunistet nuk kanë dosje të spiunit , por edhe nëse kanë pasur para se të bëheshin antar partie , atyre u është hequr dosja. Pas vitit 1991 u vertetua se kjo “parullë” e shtetit komunist ka qënë një rrenë e madhe , pasi vertet dosjet e spiuneve që bëheshin komunist , apo e komunisteve që bëheshin spiun nuk ruheshin në zyrat e sigurimit të shtetit , por ato dosje i strehonte partia me mjaft efektivitet në komitetet e partisë punës së Shqiperisë, ku mbi sigurimin e shtetit qendronte sigurimi i partisë që kontrollonte gjithshka , e mbi të gjitha veprimtarinë e kundershtareve të njohur dhe të atyre të mundëshëm të partisë e shtetit komunist , madje edhe brenda radhëve të vetë partisë….
REKRUTIMET…!
Në bazë të dokumenteve që kanë mundur të “kapin” e publikojnë , studiues , gazetarë , publicist etjerë rezulton një numër i madh “eksperiencash” në rekrutime , shtresa shoqërore e profesione, te cilat mendova ti “grupoj” si më poshte: 1.Rekrutime vullnetare nga vetë personat që spiunonin dhe njerëzit e tyre për inate personale deri nga më banalet. 2.Rekrutime me dhunë e presione të ndryshme , duke i kërcënuar me pushkatime , burgosje , keqtrajtime , internime e deri perdhunime të tyre , apo familjarëve më të shtrenjtë e të dashur të tyre . 3.Rekrutime me anë të joshjes të punsimit , të arsimimit dhe privilegjeve të tjera , për të rekrutuarit apo familjaret e tyre. 4.Rekrutime nga rallët e atyre të rinjëve që ishin medioker në aktivitetet e tyre të prespektivës , e veçanarisht në radhët e e mediokërve që kerkonin të bëhën dikushi , dhe dora e ngrohtë e partisë i ndihmonte duke ju ofruar bashkepunimin me sigurimin e shtetit.. Rekrutime ka pasur edhe nga nxënës të shkollave të mesme e student që kishin nevojen e partisë.. 5.Rekrutime nga radhët e aktorëve , kengëtarëve , muzikanteve , gazetarëve , shkrimtarëve , studiuesve e deri “shkencëtarëve”. Kryesisht nga këto fusha janë rekrutuar njerëz me ambicje të medha e mundesi e aftësi të vogla për të shkelqyer në profesionin e tyre.. 6. Rekrutime janë bërë në polici dhe në ushtri me joshjen e oficerëve , kapterëve e policëve për ngritjen në pergjegjësi , si dhe të ushtarëve ne këmbim të lehtesimit të kryerjes të sherbimit ushtarak dhe dhenies të lejeve të shpeshta për të shkuar pranë familjeve. 7.Rekrutime sigurimi i shtetit kryente edhe në radhet e administratës e punonjësve të niveleve të ndryshme , si dhe në arsim , kultur , mjeksi, e veçanarisht në tregti e në disa profesione me sherbime publike e më gjërë , por ka pasur edhe mjaft rekrutime tek punonjesit e thjeshtë në ish kooperativat bujqesore , fermat , ndermarrje të ndryshme shtetrore etjerë. Këtu në përgjithsi rekruimet janë bërë perveç te njerzit medioker në profesionin e tyre , edhe te njerëz servile e dembel , e veçanarisht tek ata që shpesh me paaftesinë e tyre i shkaktonin dëme financiare dhe ekonomike institucionit ku punonin etjerë. 8.Rekrutime spiunesh ka pasur edhe në prokurori , gjykata e deri hetuesi . Edhe këtu spiunet janë rekrutuar perveçse në menyrë vullnetare edhe me joshje per të bërë karier.. 9.Perveç këtyre rasteve dhe formave ne Shqipëri ekzistonte edhe rekrutimi i hajduteve të ndryshem , (hajdut shtepiash , hajdut xhepash , hajdut autobuzesh e urbanesh të qyteteve , si dhe hajdut të pasurisë kooperativiste apo shtetrore etj.), të cilet bashkepunonin “lehtesisht” për të mos u dënuar rëndë apo për të mos u futur në burgje… Është interesant se shpesh herë pergatitja e spiuneve fillonte që në moshat e reja , madje sapo bëhej pioner i “enverit” në moshen 14 vjeçare. Ky “nxënës” kandidat per spiun zakonisht dërgohej në shtepiat e atyre që kultivonin zakonet “prapanike” të fesë. Atje spiuni i vogël shkonte gjoja për të kontolluar higjenen (pastertinë) e familjeve , por në fakt ai duhej të vezhgonte , a ka në këto shtepia uratë , fugure shenjtnish , fotografi fetare , bibel , tespi, kuran apo ndonje liber tjetër fetar e të ndaluar nga partia etjer… Spiunëve dhe bashkepuntorëve të sigurimit të shtetit komunist në pergjithësi u plotesoheshin dosjet perkatese me fotografi dhe me “emrin” (pseudonimin) që u vendoste operativi i sigurimit të shtetit komunsit , me “dëshiren” e spiunit dhe të miratuar nga deget e punëve të brendëshme. Për moshat nën 18 vjeë u plotesohej dosja pa fotografi dhe me pseudonim provizor, që mundet ta ndryshonte kur të mbushte moshen madhore spiuni. Me keqardhje nga studiuesit e kësaje fushe të krimit komunist është konstatuar se sigurimi i shtetit komunist ka pasur sukses jo të vogël edhe në rekrutimin e spiuneve nga rradhët e njerëzve që ata i konsideronin me biografi të keqe, apo kundershtar politik , duke arritur të rekrutojnë spiun edhe nga të persekutuarit e dënuarit politik , madje edhe brenda burgjeve e kampeve ku i kishin mbyllur si të dënuar. Vlen të kujtohet se në bazë të statestikave të studiuesve që janë marrë me këtë fushë del se operativet e sigurimit kanë gabuar fare pak në rekrutimin e spiuneve , pasi duket se ata perpara se ti kerkonin bashkepunimin një njeriu që ja vinin syrin ata e studionin psikologjikisht dhe moralisht kandidatet për spiun… Sigurimi i shtetit komunist shqiptar krijoj edhe një rrjetë spiunesh nga diaspora shqiptare nëpër shtete të ndryshme, duke i joshur këta spiun perveç me para edhe me patriotizem (fallso)… Të rekruatuarit kanë qënë më shumë nga seksi mashkull , por ka pasur edhe mjaft spiune femra , të cilat operativet shpesh i detyronin të pranonin për të kryer edhe mardhenie seksuale me operativët e partisë e deri në gjuetin e armiqve të partisë… (Ka pasur raste kur burri e pengonte gruan në detyrat e saja me operativin, dhe operativi përgatiste 2-3 dëshmitarë të rremë për ta futur burrin në burg…). Në bazë të aftësive të spiuneve (sipas gjykimit të operativit..) ,u ndaheshin detyrat dhe “gradat” si ; spiun i kamufluar , rezident , provokator ose i deportuar me vije sjellje , dëshmitar në hetuesi dhe në gjyqe etjerë. Në bazë të detyrave dhe sherbimeve , shperblimi i këtyre spiuneve varionte me 80 lekë , 120 lekë ,180 lekë e deri në 220 lekë të reja në muaj e privilegje të tjera personale e familjare..
NË “KËRKIM” TË 400 MIJË DPIUNËVE TË GJALLË E TË VDEKUR
Këta spiunë e bashkepuntor të sigurimit të shtetit komunist sot siç dihet nuk janë gjallë të gjithë, pasi spiunet dhe dosjet janë krijuar që nga viti 1944 e deri fillimin e vitit 1991 , ndaj një pjesë jo e vogël e spiuneve nuk jetojnë ma , pasi kanë vdekur për aresye moshe apo dicka tjeter , por ama pjesës më të madhe të atyre që nuk jetojnë, u jeton “vepra” e tyre , (makabre për shqiptaret dhe “e nderuar” edhe sot per trashigimtaret e komunizmit shqiptar ). U jetojne dosjet dhe disa trashigimtarë të tyre që sot i janë bashkuar më shumë asaj që sundon kalanë (aktualisht rilindjes).. Por në vitet e para të pluralizmit e demokracisë , spiunët si “racë” nuhatese e pushtetit ju versulen Partisë Demokratike dhe aleateve të saj të djathtë. Madje ata ishin në rrjeshtat e para kur bertitej ; Liri demokraci , poshtë komunizmi , Enver Hitler , Nexhmije rruspije , e duam Shqiperinë si Europen e deri në parullat ekstremiste, komunistat në litar etjerë. Me këto parulla ata shpesh u “bënë“ deputet , drejtues partish , ministra , qeveritar , drejtor të ndryshem , e deri krijuan edhe shoqata me emertime të “bukura” , joqeveritare e “jo-fitimprurëse” etjerë , duke zënë vendet më të mira që edhe mileshin tamel mbi tamel… PD-ja në qeveri (1992-1996) në atë kohë u mundua të bëjnë njëfar ligji për hapjen e dosjeve të spiuneve të sigurimit te shtetit , por këtë nuk e arriti , pasi spiunet që kishin kapur vende kyçe në parlament , qeveri, pushtet e parti e zbehen e deri e shperftyruan e ndaluan këtë “ligj”… Spiunet ishin ata që me vijë sjellje u bënë promotori i vitit zi 1997 , ku tashma kishin kalur në rrjeshtat e parë nga PD-ja te PS-ja dhe aleatet e saj me orientim enverist. Nga viti 1997 deri në vitin 2005 spiunet jetuan të “lumtur” , madje duke u shperblyer për sherbimet e tyre në parlament , qeveri , administratë e pushtet lokal. Mirpo pas tetë viteve në qeveri PS-ë dhe aleateve të saj ua kishte mujtur zollumi (edhe me ndihmen e këtyre spiuneve) aq shumë sa shihej se zgjedhjet e vitit 2005 do ti fitonte PD-ja dhe aleatet e saj, ndaj spiunet e partisë ju risulen PD-së qeverisjes dhe pushtetit të saj , por tashma me dy misione : për të perfituar sa më shumë pushtet e para dhe për të diskretituar sa më shumë qeverisjen e demokrateve dhe aleateve të saj të vjeter dhe te ri (të 2009) , si dhe duke mashtruar e spiunuar sa më shumë në favor të atyre që pritej të fitonin zgjedhjet politike në vitin 2013. Spiunët në fakte kishin edhe një arësye më shumë per t’ja futur PD-s e cila nuk i kishte lënë rehat gjatë mandateve të saja, por kishte përgatitur “e miratur” ligje për hapjen e dosjeve të tyre , që në fakt nuk u hapen kurr… Me ardhjen në pushtet të PS-s dhe aleateve të saj , spiunet sikur u bënë perseri me krahë , madje ata spiunlleqet e tyre dhe të baballareve apo nënave të tyre i përdoren si referencë kryesore dhe si pikë të fortë në biografinë e tyre , për të qënë të besuarit e Rilindjes në punsim , në perfitime fondesh e tenderash e më gjërë… Ndërsa një pakicë e këtyre spiunëve ose trashigimtareve të tyre gjatë ketyre viteve të pluralizmit janë shëndërruar edhe në “fetarë” të mëdhenjë , duke u bërë “mbrojtesit” më të zjarrtë të komuniteteve fetare që u perkasin , shpesh duke arritur deri aty sa të mohojnë autoktoninë Iliro-Shqiptare dhe të bëjnë “lanet” ikonat e identitetit tonë Europerendimore si Gjergj Kastriotin Skenderbe dhe Nënë Terezen , apo disa të tjerë që duan të bëhen ma katolik se Papa , kur në fakte në kohen e ateizmit komunist këta ishin “besimtaret” më symbyllur të “besimit të ri” komunizem… Por nuk duhet të harrojmë se një pjesë nga “fanatiket” e sotem fetar , nuk janë vertet të tillë , por janë “thjeshtë” spiun të rekrutuar edhe nga agjenci të huaja…
DISA NGA PSEUDONIMET MË PIKANTE TË SPIUNËVE QË QARKULLOJNË EDHE SOT NËPËR “DYNJA”:
Pseudonimet e perdorura për spiunët e sigurimit të shtetit komunist janë të shumta , ato variojne nga ato më “prestigjozet”, të “njejta” me profesionin , inteligjencen , veshjet dhe prejardhjen shoqerore. Por ka mjaft psudonime fyese e perçudnuese , pseudonime me emra malesh , lumenjesh , vendesh , lulesh , bimësh , kafshësh , shpendësh , personalitetit , cilësive fizike e morale , prirjesh dhe deshirash që spiuni i kishte shfaqur operativit etjerë.. Disa nga këto pseudonime (edhe pse një pjesë e atyre që i mbanin sot janë të vdekur) , por që këto pseudonime vazhdojnë të “kujtohen” edhe sot nëpër “dynja” mendu ti rendesim këto pseudonime si më poshtë: “trimi” ,”sportisti” , “atleti” , “i shpejti“ , “shoku” , “inteligjenti” , “veleçiku” ,”taraboshi” ,”buna” , “prroni” , “drini” “tomorri” , “pashtriku”, ”bojaxhiu” , “bregu” , “hithra” , “cjapi” , “dashi” , “dreni” , “drenusha” , “lulekuqja” ,”plaku” , “bukuroshja” , “çiftelia” , “lahuta”, “fyelli “ , “peshëngritësi” , “topëiu” , “mundësi” , “piktori” , “vizatuesi” , “patrioti” , “tradhtari” , “balllisti”, “zogu” , “gaforrja” , “zogla e malit” ,“bilbili”, “qukapiku” , “ormani” ,“intelektuali” , “brigadieri” , “magazinieri”, “vullneti” , “kafshari” , “mushkari” , “fshatari” , “bujku” , “puntori” , “i deklasuari” ,”kurvari” ,”rebeli” , “i urti” , “luani” , “lepuri” , “i ëmbli” , “i hilluri” ,”flaka” , “dembeli” ,”tigani” , “mësuesi” , ”doktori” , “tekniku” , “mjeshtri” , “hanxhiu” , “bjeshkatari” , “cemi” , “skampa” , “lana” , “valbona” , “shkumbini” , “Semani” , “vjosa” , “ajka” , “shefi” ,”shkrimtari” , “gazetari” , “letrari”, “artisti” , “profesori” , “avokati” ,“korespondenti” , “kapteri” , “kandidati” , ”gjahtari” , “kuadri” , “besniku” , “ortaku” , “specialisti” , “speciali” , “rezidenti” , ”bolsheviku” , “patusha” , “analfabeti” , “shkolltari” ,“larushja” , “beqarja” , “syshkruara” , “syzeza”, “kaçurelja” , “kaçureli” , “kuçka” , “valixhja” , “shqiptari” , “jugosllavi” , “inatçori” , “karrocieri” , “bueqari” , “hosteni” , “kamxhiku” , “kulari”, “shigjeta”, “harku”, “xhubleta” , “xhakçiri” , “mustaku”, “murrizi”, “çiftelia”, “Lahuta”, “ferra”, “çorapja”, e tjerë e tjerë qe pa i lê pa shënuar për të mos merzitur më shumë lexuesit pasi një pjesë të këtyre psudonimeve dhe të tjera , shqiptarët dhe malësorët nuk i kanë për herë të parë që i dëgjojnë , dhe shpesh me të “drejtë” aludojnë edhe për emra konkret të njerëzve që u përkasnin… Spiunimet e këtyre pseudonimeve e etjera , arrinin deri aty sa vëllau spiunonte vellan , djali babën , nipi axhën , dajen e anasjelltas , gruaja burrin e burri gruan , ndërsa spiunimi i dashnorëve , kusherinjëve , shokëve , miqëve dhe të njohurve ishte më se “normal” në krahasim me spiunlleqet brenda familjes…
NË VEND TË MBYLLJES…
Sot shqiptaret me mend në krye duhet ta kuptojnë më mirë së kurr se prej rreth 32 viteve në qafën e politikës dhe shtetit shqiptar qëndrojnë varur këto rreth 400 mijë dosje (të gjallë apo të vdekur) të spiunëve dhe bashkëpuntorëve të ish sigurimit të shtetit komunist, që si gurë të rëndë kërkojnë të mbysin pluralizmin e demokracinë sa herë që ata kërkojnë të “notojnë” në ujërat e Evropës Perëndimore e demokratike. Këta 400 mijë dosje dhe spiunë që u shpërfyturuan e zhburrëruan janë e vetmja arritje me të cilët krenohet edhe sot komunizmi shqiptar dhe trashigimtarët e tyre , duke i quajtur këta spiunë si kryeveprën e regjimit tyre me “ermin miklues” , “Njeriu ynë i ri vepra më e shkelqyer e partisë”… Ndërsa sot rilindja socialiste disa nga këta i ka “pagëzuar” me emrin e “ri” patronazhistë… Një pjesë e këtyre njerëzve të “rinjë” të komunizmit që janë gjallë (e të fortë) , jane sot sherbëtorët më besnik të “rilindjes” , (sic ishin para nëntë viteve një pjesë e tyre besnik në sherbim te PD-se dhe qeverisjes së saj). Vlen të cilësohet se një pjesë e këtyre spiunëve apo trashigimtarëve të tyre sot janë në evanguarden e agjitpropit të partisë dhe kanë kapur për fyti shumicën e mediave të shkruara , elektronike, rrjetet sociale dhe ato vizive. Edhe nëse emrat e disa pronarëve , gazetareve , analistëve , opinionistëve , drejtuesve të emisioneve të ndryshme etjerë , “de jure” të duken si të rinjë , “de fakto” pas tyre qendron një sigurimës ose bir apo bijë sigurimsi e spiuni që e drejton median perkatëse me vijë sjellje.. Dosjet e “mbyllura” të ish sigurimit të shtetit komunist shpesh janë bërë edhe objekt bisedash e shkrimesh, madje jo rrallë duke abuzuar me akuza e hamendje në të gjithë krahët e politikës, por të mos ja hamë hakun kujt se që nga 23 qershori i vitit 2013 shumica e spiuneve aktiv janë të rehatuar në krahët e bijëve e bijave të partise meme në qeveri, shtet, “drejtësi”e pushtet… (Sot thuhet se ka edhe nga ata që janë rekrutuar lehtësisht edhe nga sherbime inteligjente të vendeve mike dhe armike të Shqipërisë). Në fakt edhe PS-ja e pati bërë një ligj, por nga ana tjetër dosjet e ish sigurimit të shtetit (ato që kanë shpëtuar nga shperdorimi gjatë këtyre viteve) , i rehatoj në “shtepinë e gjetheve “, ku tashma këto dosje duket se janë klasifikuar në dosje mavi dhe dosje blu , dhe sot lum si ata që janë në dosjet mavi…e mjerë ata që janë në dosjet blu. Për këtë “arësye” shumica e spiuneve ose trashigimtarët e tyre “në dosjet mavi” i sherbejnë me qjef e dëshirë nënës parti me të gjitha mënyrat e spiunlleqeve , mashtrimeve , shpifjeve , levdatave , lajmeve , opinioneve , analizave, thashethemeve e rrenave… Edhe spiunët cilësor apo trashigimtarët e tyre në diasporë nuk kanë mbetur jashtë vemendjes, pasi një pjesë e tyre janë aktivizuar për të agjitua për qeverinë e rilindjes dhe skendërpallen e spiropallës , dhe për të zbuluar ata që flasin e shkruajnë kundër rilindjes socialiste-komuniste dhe qeverisjes së saj… Në fakt kjo është puna e spiuneve apo trashigimtarëve të tyre që u ka ngarkuar partia dje sot dhe nesër… Por fatkeqësia nuk qëndron këtu , por qëndron se edhe sot një pjesë jo e vogël e shqiptarëve vazhdojnë t’u “besojnë”… edhe pse sot nuk janë të detyruar t’u “besojnë” si dikur…
SHËNIM: Pseudonimet spiunëve të ish sigurimit të shtetit komunist që i citova më sipër i kam mbledhur “si kemba e kalit qelbin” ; nga libri “mëkatarët” të Nazif Bezhanit , nga libri: “Sigurimi i shtetit1944-1991, historia e policisë politike të regjimit komunist” të studjuesit dhe historianit Kastriot Dervishi , i cili për tetë vite ka qënë drejtori i arkives te ministrisë së brendëshme të Shqiperisë , nga libri “Çinaret” të at Konrad Gjolajt , libri “Rrno me tregue” të at Zef Pllumit, nga pseudonimet që deputetet (e politikanët) kanë përdorur për të akuzuar njëri tjetrin “live” në parlament ,në media të ndryshme, (kryesht të shkruara) etj. Si dhe dokumente të siguruara nga burime kofidenciale të mirinformuara, por që për arësye që dihen më duhet t’ju a kursej emrin , si dhe nga biseda me njerëz të ndryshëm (ish të dënuar e persekutuar), të cilët kanë pasur “fatin” të përballen në hetuesina dhe gjyqe me spiunët, (shumica si deshmitar të rremë), që mbanin disa nga pseudonimet e sipercituara..).