Shkruan Sabit Abdyli/
Krejt java e tretë e muajit shkurt për Mërgatën shqiptare në Zelandë të Re ishte në shenjë të Ditës së Pavarësisë. Më 16 shkurt familjet shqiptare dolën për darkë nëpër restorante e plazhe, nxorën flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës në ballkon, kurse të nesërmen për Festën vizituan njëri tjetrin, por gjithnjë me merakun se mund të vije deri te përshkallëzimi i situatës në Prishtinë që po festohej e protestohej në të njëjtën ditë. Për meritën e manifestuesve gjithçka kaloi mirë, kurse pozita e opozita fatkeqësisht ende në barrikada. Të shtunën (20 shkurt) Mërgata vazhdoi me festimet, duke dal në drekë të përbashkët me ushqimet tradicionale tonat në parkun One Tree Hill të qytetit. Nëpër mot dhe ambient të mrekullueshëm kaluan së bashku gjithë pas drekën. Me ketë rast Ilir Hoxha recitoi poezi kushtuar Pavarësisë. Nën hijen e drurëve gjigant të parkut, të tubuarit u kënaqen së biseduari për jetën, hallet dhe gati të gjithë shprehen shqetësim për mosmarrëveshjet mes partive dhe situatën në Kosovë.
20 shkurt 2016