NGA BEQIR SINA/
NEW YORK : Kryeqeveritari i shtetit të New Yorkut, Andrew Cuomo shpalli këtë passdite menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për shtetin e New Yorkut, për shkak të dëborës, shiut, erës dhe ngricës që ka kalpuar pothuajse gjithë vendin. Sot pas dite, i gjithë Bregdeti Lindor është i mbuluar nga në një shtresë e përzier e dëborës dhe akullit të ngrirë, thanë stacionet televizive. Rrjeti rajonal i transportit – MTA, në New York, tha se i ka marrë në përgjigje të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonëshme të gjitha masat, për të “luftuar” stuhinë në përgjigje të parashikimit të motit të ashpër dhe sidomos në uljen e madhe të temperaturave (që kan shkatuar ngrijen e tubacioneve dhe kallove elektrike). Vende vende erërat e forta dhe akumulimin e borës në linja të cilat parashikohen të jenë më shumë se një hap apo më shumë janë gati të mbyllen.
Thirrje u bëhet që konsumatorët – përdoruesit e treneve dhe autobusve në qytet dhe linjat jashtë qytetit duhet të jenë vëmendeshëm që nga përkeqësimi i pritëshëm i motit mund të kërkojë nesër e pasnesër, edhe pezullimin e disa linjave kryesore të autobusve urban dhe interurban, të rajonit të metrosë së qytetit të New Yorkut, por dhe lëvizjet e trenave të udhëtarëve, jashtë qytetit.
“Ne jemi duke marrë këto masa mbas parashikimit të motit dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonëshme, tejet seriozisht dhe kemi filluar qysh sot pas dite përgatitjet në tërë zonën e shërbimit MTA shumë përpara mbërritjes së stuhisë,” tha zoti Thomas F. Prendergast, Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i MTA. “Nëse kushtet e motit të kërkojnë, masa të tjera suplementare, ekziston mundësia që ne do të pezullojmë edhe disa shërbime, të tjera në metron e qytetit të New Yorkut, autobusve urban ose linjat e gjata të trenave të udhëtarëve për të siguruar sigurinë të gjithë udhëtarët tanë.”
Governatori Cuomo siguroi të gjithë se megjithë masat e marra në New York, ai pret që MTA të mbetet më operative në të gjithë kalimin e kësaj stuhie duke shtuar se: “Kjo është një stuhi nga mëtë të rëndat e këtij dimrit, por kjo nuk është aspak si stuhia Sandy vitin e kaluar, kur ne kemi qenë në gjendje të keqe – kjo është shumë më relative.”
Ndërkohë, që sot ( e premte) gjatë gjithë ditës Enti i Shërbimi Kombëtar i Motit dhe metereologët amerikan thënë se nesër ( e shtunë dhe të dielën) mbi territorin e Bregdetit Lindorë : New York, Connecticut, Maine, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Rhode Island në verilindje të SHBA-ve, do të ketë sipas tyre një stuhi të fortë, e cila do të shoqërohet me rënie të dëdorës, që sipas parashikimeve nuk është parë gjatë 35 viteve të fundit, njoftoi sot në mëngjes Shërbimi Meteorologjik Kombëtar amerikan.
Simbas këtij shërbimi vendet që do të preken më shumë janë pjesët malore të New Yorkut, Connecticut, Pennsylvania dhe Bostonit ku pritet të bie deri në 60 cm dëborë.
Qysh tani shtet janë përgatitur duke marrë të gjitha masat në pritje të kësaj stuhie kalimtare. Deri tani është ndërprerë puna e disa aeroporteve të mëdhenj, të këtyre shteteve duke përfshirë ato të, New Jersey, New York-ut, Çikagos dhe Bostonit, e të tjera, ku për shkak të stuhisë janë anulluar deri tani të paktën më shumë se 1000 fluturime.
Për këtë arsye në Massachusetts, është ndëprerë lëvizja e transpoprtit automobilistik dhe atij hekurudhor, dhe disa shkolla janë mbyllur..Banorët e shteteve verilindore kanë filluar tashmë të blejnë ushqime, ujë, elektrikë dore, dhe karburant për të furnizuar automjetet e tyre deri sa të kaloi stuhia.Në Boston, Providence, Connecticut e Pennsylvania në disa zona rurale dhe qytete të tjera umbyllen të gjitha shkollat.
Msa të jashtëzakonëshme janë marrë nga qyteti i New Yorkut. Për herë të parë që çdo qytetari i është dërguar në telefonin celular një mesazh me tekst ku thuhet: “Emergent – Urgjencë – Alert – Kujdes ! Përgatitutuni të shmangi udhëtimet e panevojshme në rrugët e qytetit, sidomos ato jashtë sajë – Kontrolloni në çdo moment në radio dhe televizionin tuaj kanalin – News Weather Station – NWS” Kjo është bërë për shkak se Shërbimi Kombëtar i Motit po punon me kompanitë e telefonave celular Cellphone për të shpërndarë këto mesazhe tek të gjithë qytetarët e saj.
Simbas Shërbimit Meteorologjik Kombëtar amerikan, thuhet se dëbora ka filluar me një intensitet të ulët, qysh sot heret në mëngjes dhe ka vazhduar edhe këtë pas dite, ka mbledhur zyrtarët lokal dhe qeveritarë në bashkëpunimet me autoritetet vendore, q?7 janë janë duke marrë këtë stuhi si shumë seriozisht.
Vetë kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg dhe stafi i tij vizituan gadishmërië në qytetin e New Yorkut . Ata viztuanDepartamentet e Mirëmbajtjes së Rrugëve të qytetit, dhe kontrolluan gadishmërinë e tyre për të parë nga afër mejetet e motorizuar për pastrimin të objekteve të kanalizimeve dhe atyre për pastrimin e dëborës,
Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg u dkelaroi gazetarëve se : “Ne jemi të gatshëm për të përballuar këtë stuhi dëbore dhe kemi në dispozicion 250.000 tonkripë, të cilat do të shpërndahen dhe hidhen nëpër rrugët e qytetit me anë të 350 shpërndarsve të kripës dhe kemi në gatshëmëri për t’u vënë në në punë qysh sot të 1.800 kamionëve të pastrimit të dëborës. ”
Aktualisht, thuhet se në New York zyrtarët shtetërorë, dhe ata vendorë janë duke kërkuar nga njujorkezët për të shmangur udhëtimet, të cilat ata i quajnë të panevojshme . Kjo masë duhet të aplikohet sidomos në zonat bregdetare në Brooklyn, Queens dhe Long Beach zona ku parashihet se do të ketë një rritje jonormale të dallgëve të detit deri në 3-5 metra lartësi – e cila është një alternativ për një përmbytje të mundur.
Në New York pritet të bie deri në 60 cm dëborë, e cila do të pasohet nga një rënie e shiut nesër si dhe uljen e temperaturës me ngrirjen e dëborës. Rënja dëborës gjatë natës mund të mbërrijë të bjerë me intensitet të madh, diku deri në mëngjes nesër . Shërbimi Meteorologjik Kombëtar amerikan parashikonë se do të ketë në qytetin e New Yorkut dëborë deri 4-8 inç
Kurse erërat nga Lindja dhe Verilindja do të jenë nga 20-25mph në 50 mph drejtë një vale të lartë me hënën e plotë, që do të shkaktojë përmbytje të zakonëshme bregdetare në Long Island Sound dhe zonës ndërmjet Long Island dhe Eastern Long Island .