617 VJETORI I LINDJES TË GJERGJ KASTRIOTIT SKENDËRBE (1405-06 MAJ-2022).
NGA NDUE BACAJ
HYRJE:
Të shkruash e flasësh për Gjergj Kastriotin Skenderbe nuk është e lehtë, e veçanarisht në një ditë si kjo e 6 majit, që është ditlindja e 617-të e tij. Nuk është e lehtë pasi nuk ke të bësh vetëm me një figurë historike, por ke të bësh me vet historinë e shekullit XV . Histori e cila pa Gjergj Kastriotin jo vetem nuk do të kishte kuptim , por nuk do të ishte ajo që është sot në qytetrim, besim e zhvillim në Shqiperi, por edhe në Europë… Gjergj Kastrioti ështe identiteti europerendimor , është krenaria dhe lavdia e pa mort e Arberisë së moçme dhe Shqiptarisë së sotme. Gjergj Kastrioti është kryeheroi ynë dy dimesionalësh ; Toksore dhe Hyjnore. Është Ai pa të cilin ne Shqiptaret do ti ngjanim një ishulli pa identitet , apo më sakte një “çibani kanceroz” në trupin e Europes… Gjergj Kastrioti dhe vepra e tij është perjetsuar në mijëra e mijëra faqe librash e dokumentesh, në mijera gojdhenash e legjendash, ai është “shëndërruar” në një MIT , që krahasohet me një meteor që sa më shumë largohet nga toka , aq më shumë bënë dritë e aq më largë shihen rrezet e tija… Për ne shqiptaret , ky është një fat e privilegj i madh që nuk e kanë pasur shumë popuj e vende të tjera. Vepra dhe figura e Gjergj Kastriotit është pasaporta europerendimore që nuk mund ta “grisin e shkarravisin” kurrë as mijera vite apo shekuj, e jo më shekullaret e mëkatarët e çdo kohe të kësaj Bote. Ne Shqiptarët pas vdekjes së Gjergj Kastriotit u goditem per shekuj nga fortuna e stuhi shekullore të cilat lanë pas mjegull e erresirë, ku po të mos kishim në horizont “meteorin” dritpashuar Gjergj Kastriotin Skenderbe, identiteti jonë Europerendimor do të ishte një ëndërr që nuk do të bëhej kurr zhgjëndërr…
“PAK” NGA JETËSHKRIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË DITLINDJEN E 617 TË TIJ.
Sipas shumë historianëve e studiuesve Gjergji Kastrioti Skenderbeu ka lindur me 6 maj të vitit 1405, 1 , në derën shquar të Kastriotëve , me prindër ; babë princin e njohur arbënor Gjon Kastrioti , dhe me nënë Vojsaven (disa studiues i thonë edhe Vojza…), e bija e kryezotit të Pollogut të Tetovës. Kjo krahinë arbënore ishte pjesë e principatës të Balshajve dhe hynte nën influencen e Kastriotëve. Sipas dëshmisë të Gjon Muzakës nëna e Vojsaves ishte nga dera e Muzakajve. Gjergj Kastrioti kishte edhe tre vëllezer të tjer; Stanishin , Reposhin dhe Kostandinin, si dhe pesë motra ; Marijen , Vlajken , , Angjelinen ,Jellen (Lenen) dhe Mamicen…2. Ndër malet tona , per nji burrë kreshnik e div thonë se le drague, kur lindë “me këmishë”, domethënë i mbeshtjellun me nji pelhurë të hollë , me fletë nën sjetulla duke i dhanë nji fuqi të mbinatyrshme. Kështu mbas gojdhënash lindi edhe Gjergj Kastrioti-Skenderbegu. 3. Ndërsa Marin Barleti shkruante se pak ditë para se të lindë Gjergji, nëna e tij që ishte shtatzanë, Vojza (dikun Vojsava), kishte parë në ënderr se u rrezua një yll prej qiellet , e duke u ulur kadal u drejtua nga ajo e cila bani me u zmbrapë për me i lëshue vend , e ylli u shëndrrue në nji foshnje përbukuri. Aasaj atëherë i ishte dhanë me u afrua me e marrë grykë e me e puthë , por i doli gjumi e u kujtua se kishte kënë andërr. Vertet nuk kaloi shumë kohë mbas asaj andrre e i fali Zoti ynë nji djal fort të hieshëm , veshë me një këmishë të hollë , e në krahë të djathtë kishte të “shkrueme” nji shpatë , ndërsa në sjetulla dy lagje fletë e në ballë kunoren…4. Gjergj Kastrioti do të rritej nën kujdesin e nënës tij Vojzes dhe babait tij Gjonit , si dhe të vëllezërve e motrave të tij më të mëdhenjë. Gjergji si djali më i vogël i kësaj familje mund të ishte edhe më i “perkdheluri e priviligjuari” , por ato kohë lufte e heroizmi kundër një pushtuesi mizor siç ishin turko-osmanët nuk ja lejonin ketë perkdhelje e privilegj as Gjergjit të vogël. Babai i Gjergjit , Gjon Kastrioti (si dhe princër të tjerë arbënor) ishte në një luftë të pabarabartë kundër pushtuesve turq-osman. Duke qënë një luftë e pabarabartë pushtuesit arriten të mposhtnin edhe fisin famemadh të Kastrioteve me në krye Gjon Kastriotin. Turqit siç e kishin zakon kur e mundnin një kundershtar per ta bërë “zap”, perveç të zezave të tjera i merrnin peng edhe djemët. Kështu kishin bërë edhe me Gjon Kastriotin të cilit i kishin marrë peng katër djemtë e tij , i fundit kishte qënë Gjergji.. Shtetaret turq me politiken e tyre të shkollimit , edukimit luftarak dhe joshjes me hierarkinë ushtarake kishin menduar se Gjergj Gjon Kastriotin , këtë zog arbëri e kishin tranformuar në një zog turku të betuar.. Por kishin gabuar dhe këtë e vertetoj beteja “fatlume” e 3 nentorit të vitit 1443, betejë që u zhvillua në trojet shqiptare të Nishit të Kosoves, ku nisi udhën Gjergj Kastrioti (me 300 ushtarë shqiptarë) drejt Krujes së bekuar, dhe me 28 nentor 1443 do të valviste të lirë flamurin kombëtarë arbënor-shqiptar. Me këtë flamur Gjergj Kastrioti bashkoi fiset arbënore , me Beslidhjen e Lezhës (2 mars 1444), dhe kështu të bashkuar u treguan të pamposhtur perballë perandorisë turko-osmane , asaj perandorie para së ciles dridhej vetë Europa e kohes. Europës këto të dridhura ja kishte larguar vetëm arbënori i lavdishem Gjergj Kastrioti –Skenderbe , i cili për rreth njëçerek shekulli, në 22 beteja kishte qënë tmerri i pafund i ushtrisë osmane dhe vet sulltanve…Gjergj Kastrioti përveçse një komandont i zoti kishte qënë edhe një diplomat e poliglot i shquar. Ai zotëronte pëveç gjuhës së nënës (shqipen) edhe turqishtën gjuhën greke, italike dhe sllave.5. Qëndresa dhe fama arbënore e Skenderbeut kishte qënë aq e madhe (shpesh edhe me trajta hyjnore) , sa për rreth 10 vite pas vdekjes (1468) të Skenderbeut arbënorët qëndruan të pamposhtur përballë sulmeve të ushtrisë turke-osmane. Madje ushtarët dhe oficeret turq kur pushtuan Lezhën (me 1478) thuhet se hapen varrin e Skenderbeut dhe eshtrat e tij i merrnin si hajmali. Ndersa sipas një gojdhënë që ka ardhur deri në ditet tona thuhet se kur e hapen varrin , turqit e kishin gjetur zemren e Skenderbeut duke rrahur dhe gufuar gjakë të nxehtë. Ketë zemer e kishin futur në nje kuti të praruar dhe ja kishin derguar Sulltanit i cili e ruante me roje në një nga sallonet më të bukura të pallatit tij. Sulltani në një të premte në krye të çdo viti hapte kutin dhe me një heshtë e therte zemren e Skenderbeut ,e cila gufonte gjithnjë gjak të nxehtë… Ketë sulltani e bënte se besonte se me ba me harrua pa ja ngul heshten atë ditë Skenderbeu ngjallej , e ateherë mjerë turqit…6. Natyrisht gojdhëna është gojdhënë. Por vepra dhe lavdia e Gjergj Kastriotit Skenderbe është e memorzuar perjetsisht në trashigimin heroike e historike të Shqiptareve , por edhe në rreth 1000 vellime të botuara në 72 vende të botes dhe në mbi 22 gjuhë kryesore të botës…7. Disa nga këto vepra të shkruara, (të cilat janë referncat më serioze e më të sakte edhe sot, për ata që dëshirojnë të shkruaj“diçka”serioze për Skenderbeun) , janë ato të Marin Barletit , Dhimiter Frangut , “Anonimit” Tivarasit, Frang Bardhit, Rinaldit , Prifti Biemni, Torsunit e Ashik Pashazade (kronikanë të oborrit Osman, ndonse shkruajnë me urrejtje…), Donado Da Lezze, Zhak dë Lavardin etj. etj… Për të vijuar me korespondencën e Skenderbeut me Papët Bashkohor: Eugjeni IV, Nikolla V, Kaliksti III, Piu II, Pali II, si dhe Republikat apo mbretëritë e kohës si ato të Venedikut, Siçilisë , Napolit, Xhenoas, Firencës (ku nga frika e turqëve ndonjera ja kishte edhe me hile Skenderbeut..) etj.. Ndonjëra prej tyre Gjergj Kastriotin e quante jo vetëm aleat potencial, por edhe “Babë”, pa llogaritur levdatat e dekoratat e Selisë së Shenjtë , ku nën drejtimin e Papa Kaliksti III e shpallte Gjergj Kastriotin “Atlet të Krishtit”… Jehona e veprës së Gjergj Kastriotit vazhdoi jo vetem si një kujtim i lavdishem i një epoke të kaluar , por mbi të gjitha si një frymzim në mbrojtje të Europes e qytetrimit të saj shekull pas shekulli… Albanologu dhe historian i shquar kroat, Milan Shuflaj do të shkruante për Skenderbeun: “Qysh në gjallje Gjergj Kastriotin Europa Përendimore e stolisi me legjenda. Bestynia për fuqinë e tij demoniake tek armiqtë turq sprapsi menjëherë besimin në kismet. Imagjinata e popujve ballkanikë të shtypur nga të pabesët filloi të krijonte nga ai heroin e këngëve të tyre dhe të tregimeve të ënderruara… Nën Skenderbeun bërthama të shumta shtetërore u shkrinë në një shtet të vertet. Pas rënies së Konstandinopojes , Serbisë dhe Bosnjës , ky qe shteti i fundit më i madh i krishter i Ballkanit…8.
Në VEND TË EPILOGUT: GJERGJ KASTRIOTI DHE QYTETRIMI EUROPIAN..!
Nëse në shekullin e XV , (në vitet 1443-1468) , në trojet e Arberisë nuk do të ‘‘shfaqej“ Gjergj Kastrioti Skenderbe , me shpaten e tij ‘‘hyjnore“ dhe me trajtat e një “Mesie“ , kur Europa vuante prej ligështie, sot të pakten gjysma e popullsisë së kesaj Europe (femrat) nuk do të “lundronin” në hapsirat, dëshirat, të drejtat dhe qjefet e jetës , që u garanton qytetrimi perendimor –kristian, me koken lart, “duke numruar yjet e qiellit”, por do të rrinin me kokën poshtë “duke numëruar gurët e sokakut”, të mbuluara fizikisht dhe shpirtërisht , të mbyllura në mes katër mureve me pa të drejtë të perjetëshme që trupi i tyre të shohe rrezet e diellit , dhe në pritje të degjimit të ‘‘trokllimës“ të ndonjë “kali“ apo diçkaje tjeter , që i lajmronte se një burrë, që do të ishte zoti i saj, po vinte ta kërkonte për grua (apo më sakt për skllave) të parë , të dytë , të tretë… apo të shtatë. Por ja që Zoti e kishte ba emër të lind ky ‘‘Mesi“ ndër arbënor për të shpëtuar qytetërimin kristian në Europën e shek.XV nga pushtuesit turko-osman…9. Europa edhe sot ndaj shqiptarëve, pasardhës të Gjergj Kastriotit Skenderbe ka shumë borxhe. Mirë dje nuk i lau pasi siç thoshte Gjergj Fishta “shekujt” e kishin ba “kurva” motit, po sot që Europa e re (BE-ja) pretendon se është bërë e “ndershme”… a do t’na i lajnë ?..
REFERENCAT:
*Portreti, https://www.kultplus.com/trashegimia/ky-eshte-portreti-rralle-gjergj-kastriotit-skenderbeu-foto/
1.Shumica e studiuesve e historianë serioz si ditlindje të Gjergj Kastriotit kanë konfirmuar datën 6 maj e jo 23 prillin që e “lidhin” me një datë të Shën Gjergjit. Kjo datë i ka përkitë kalendarit Julian, të cilin e ka korigjuar Papa Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën e tij:”Inter gravissimas” me 24 shkurt 1582, e reformoj Kalendarin Juliaan,177 vite pas lindjes të Gjergj Kastriotit. Ndryshimi në atë kohë ishte prej 10-të ditësh, ndërsa sot ndryshimi ndërmjet Kalendarit Gregorian dhe Julian është rritur në 13-të ditë, pra data 23 prill sipas kalendarit Gregorian që perdorë sot bota e civilizuar, duke shtuar 13 ditë shkon te 6 maji, madje disa zona Shën Gjergjin e festojnë jo me 23 prill, por me 6 maj.
2.Fan Noli , Historia e Skenderbeut ,fq.19 ,Tiranë 2015.
3.At Marin Sirdani , Skanderbegu mbas gojëdhanash , fq.21 ,botime franceskane , Shkodër 2008
4.At Marin Sirdani ,po aty , fq.21-22.
5.Marin Barleti; Historia e Skenderbeut, fq.57, Tiranë 1967.
6.At Marin Sirdani ,po aty ,fq.97.).
7.Gennaro Francione ,po aty ,fq.194.
8.Milan Suflaj ,Histori e shqiptarëve të Veriut… fq.36-37 ,Prishtinë 2009.
9.Ndue Bacaj, Kumtesa me titull”Gjergj Kastrioti “Mesia” që mbrojti qytetrimin Kristian në Europë e shek.XV”. Mbajtur në Tuz në vitin 2005, në Akademinë solemne të organizuar nga SHKA “GRUDA”me rastin e 600 vjetorit të Lindjes të Gjergj Kastriotit Skenderbe.