Nga Pjetër Jaku/
Pas shkrimit: “ Konsulli shqiptar në hetim nga FBI” të datës 16 Prill 2013, Gazeta “ Mapo” përpiqet t’i kërkoi falje Konsullit të Nderit Ekrem Bardha dhe Sekretares së tij Alma Rexhaj. Për dëmin që i ka bërë përsonalitetit të tij, z. Bardha duhej të ishte konsultuar me avokatin e tij, gjë të cilën e kërkonte me këmbëngulje sekretarja Alma Rexhaj, e bija Donika Bardha dhe miqtë e tij, që ky rast i pastër abuziv, keqdashës dhe i papërgjegjshëm të ishte ndëshkuar me ligj e jo me disa rreshta cinik si përgenjeshtrim.
Së pari: Detroit News nuk shkruan se Ekrem Bardha është në hetim dhe se Alma Rexhaj është arrestuar nga policia. Këtë e shpikin informatorët nga Detroiti, të cilët edhe më pare në komente dhe në shkrime të përsëritura e kanë shkruar në webe pa adresë si dhe në facebook, ku gjithësecili mund të postoj lloj-lloj komentesh. Mundësia e përhapjes së lajmit ( qoftë edhe të rremë, siç ishte ky rast, sjell shumë dëme për përsonin e akuzuar nga informacione si ky) bazuar në thashetheme, të cilat merren për të vërteta. Minimumi i punës së një gazetari, para se të publikoi një lajm të tillë është të sigurohet informacioni nga tri burime të besueshme e jo nga inatqarët e Ekrem Bardhës, të cilët s’po lënë gurë pa levizur për t’i marrë titullin, edhe pse kanë deshtuar në të gjitha tentativat e tyre.
Në kohen e publikimit të këtij shkrimi, Alma Rexhaj, edhe pse e ndodhur me pushime, gjate gjithë ditës prêt telefona nga prindrit dhe të njohurit në Shqipëri e këtu në diasporë se, pse dhe si është arrestuar, kur ajo qoftë edhe për një sekond të vetëm nuk ishte arrestuar, as nuk kish pse të arrestohej. Në korespodencën që Alma ka me Alfred Lelen, fillimisht ai i përgjigjet tepër shkurt dhe jo mirë: “nuk merrem me kroniken e zeze”. Ky lajm i rremë klasifikohet në kroniken e zezë, pa më të voglen përgjegjësi, kur vetëm pak ditë më vonë, po ky gazetar ( një ndër gazetarët me eksperiencë), shkruan: “…duke i besuar burimit te gazetarit qe ka shkruar lajmin, dmth Detroit News.” Gazetari që ka shkruar lajmin nuk është Detroi News, por njëri nga bashkëpunëtorët e Gazetës “ Mapo”. Duke mos qënë fare i kujdesshëm, Lela vjen në përfundimin: “Nese eshte vendi per ndjese publike, sigurisht do ta kemi guximin per ta bere edhe ate, sic kemi patur paturpesine per te botuar lajme te paverteta dhe me qellime dashakeqe.” Ndërkohë që Alma Rexhaj i deklaron qartë z. Lela: “ne menyre ligjore do ju provoj qe asnje gazete lokale apo ne asnje polici te shtetit te Michiganit nuk ka asnje record per emrin tim….asnjehere nuk kam qene e investiguar dhe jo me keq e arrestuar gjate gjithe jetes sime ne usa.”
A nuk e meriton ky lajm një ndëshkim serioz, ku të bëhët mësim për gazetarinë e papërgjegjshme shqiptare? Ç’detyrime i ka Alma Rexhaj Gazettes “ Mapo”, që t’i sjellë një shqetësim të tillë? Korespodentët “anonim” dhe gazetarët që pranojnë kësi informacionesh duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore e jo të mjaftohen me deklaraten naïve te dates 17 Maj 2013, me titullin “ Asnje hetim per Konsullin e Nderit ne SHBA”, shkruan: “Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë biznesmenit Bardha dhe zonjës Alma Rexha për këto pasaktësi dhe shqetësimet që kanë rrjedhur si pasojë e këtij artikulli.” Ku, edhe në këta dy rreshta ka cinizëm dhe pasaktësi, pasi duhej thënë “ Konsullit shqiptar”, sepse,që në titullin e shkrimit të 16 Prillit 2013 thuhet konsulli e jo biznesmeni. Ekrem Bardhës dhe Alma Rexhes u duhej kërkuar falje me një përulje prej fajtori, nëse do të mjaftonte kjo. Të shqetësosh një femër deri në këtë masë, në Amerikë është shumë e denueshme, sa pronarit mund t’i mbyllej gazeta dhe informatorët mund të dënoheshin.
Ekrem Bardhës si Konsull Nderi, dhe si një ndër aktivistët më të njohur të çeshtjes shqiptare, i duhej lënë një vend i veçantë dhe hapsirë e mjaftueshme për të sqaruar rreth këtij informacioni dhe insinuatave prej nga vijnë njoftime të tilla. Një shkrim i qëllimshëm që cenon figuren e çdo njeriu, qoftë edhe pa aktivitetin e Bardhes, duhet dënuar pa as më të voglen luhatje.
E dyta:Që në rreshtin e pare të përgenjeshtrimit, shkruhet: “Në artikullin e datës 16 prill, me titull “Konsulli shqiptar nën hetim nga FBI” ka një sere pasaktësish.”
Kur thuhet ka një sere pasaktësish, duhesh ndalur konkretisht e në secilen prej tyre.Një sërë paskatësish nuk do të thotë të kërkohet ndjesë vetëm për njërën prej tyre !
Ekrem Bardha i ka të gjitha mundësitë ta gjëjë korespodentin nga Detroiti ( në mos e ka gjetur), që i ka dhënë gjithë këto pasaktësi ( një sërë ) dhe të kërkoi nga organet kopetente përballjen me ligjin, pasi ata jetojnë dhe punojnë në vendin ku jeton e punon Konsulli i Nderit. Gazeta“ Mapo” nuk kishte si t’i fabrikonte këto të dhëna, pa ia dërguar dikush nga Detroiti!
Edhe në përgjigjen përgenjeshtruese, përsëri aludohet dhe akuzohet indirekt me shprehjen: “Artikulli hidhte hije dyshimi edhe për Konsullin e Nderit në SHBA…” Si i kuptonte këto hije gazetari i “mençur” i “ Mapos”, ose bashkëpunëtori nga Detroiti?!
Ka ardhur koha që dikush prej këtyre “ korespodentëve” të përballet me lgjin, ose të shpallet publikisht, si një genjeshtar model me qellime denigruese, duke shkel të drejtën elementare të gazetarisë profesioniste, vërtetësinë e çdo fakti të publikuar.
Në emër të fjalës së lire nuk mund të abuzosh me personalitetin e askujt!
MAPO: Asnjë hetim për Konsullin e Nderit në SHBA
Në artikullin e datës 16 prill, me titull “Konsulli shqiptar nën hetim nga FBI” ka një sërë pasaktësish. Duke iu referuar Detroit Neës, MAPO raportonte mbi një skemë fajdesh në SHBA, për të cilën ishin arrestuar Tom dhe Lekë Duhani. Artikulli hidhte hije dyshimi edhe për Konsullin e Nderit në SHBA, biznesmenin e njohur, Ekrem Bardha. Pas verifikimit të informacionit rezulton se Bardha nuk është pjesë e këtij hetimi dhe se sekretarja e tij, Alma Rexha nuk është ndaluar asnjëherë nga policia amerikane. Për këtë skemë të paligjshme kredish raporti bën përgjegjës dy të arrestuarit Duhani, të pagëzuar nga FBI si “peshkaqenë kredish”. Gazeta “MAPO” i kërkon ndjesë biznesmenit Bardha dhe zonjës Alma Rexha për këto pasaktësi dhe shqetësimet që kanë rrjedhur si pasojë e këtij artikulli.
SAMI says
EPO KJO ËSHT SE KUR NJERIU EHANBUKEN DHE TATHEN PJATEN OSE FJAL POPULLORE THON EKALOVA LUMIN TA [ DHEFSHA KALIN ]SE KINJERI IKANDIHMUA KREJT POLITIKAJVE DHE GJITH PUBLICISTVE INFORMATORVE ATHER çKA JET PËRNDER AZGJA SE KTO JAN BUK SHKELUR.
Fatmiri says
Gazetaret Shqiptar ne pergjithesi, si ata qe perkrahin te djathten dhe ata qe perkrahin te majten, me fjalen “demokraci”
kan mbeturata akoma ne ura e lanes, u be deti kos dhe o burra te marrim luge. Ata me fjalen “DEMOKRACI” kuptojne shesh pershesh, si pas tyre mund shash, mund te shpifesh ashtu si shpifi dhe kryetari opozites ne viziten e presidentit Bush ne shqiperi; shqiptaret i vodhen oren presidentit te Amerikes, nuk mbeti agjensi ne bot qe nuk e dha kete lajme, deri sa vet presidenti bush e beri publike duke treguar doren se nuk eshte e vertete edhe pse poshteroi popullin e vet asnje gjemb nuk i hyri ne kemb.Disa pseo gazetar ketu ne Detroit, te lidhur me gazeta te majta e te djathta ne Shqiperi, per te shfryre ambicjet karjeriste dergojne formacione jo vetem te reme por dhe denigruse per te percare diasporen. I indinjuar nga shkrimi i gazetes Mapo ne drejtim te zotit Bardha dhe sekretares se tij te nderuar, i lutem te gjeje burrimin kush e ka dhene kete informacion te reme, per te prere rrugen te pa ndershemeve.
Demir Vasha says
Ekrem Bardha esht si debora e bardh qe nuk pranon pislliqe,Nuk esht e veshtir te kuptohet qe me aritjet qe ai ka patur dhe ka,te ket ziliqar qe sja duan te miren dhe qe mundohen me cdo kusht tja prishin reputacinin,por do e ken te kot se cdo shpifje qe kan ber dhe bejn, ne kosh te plehrave do perfundoj,dhe atyre qe e bejn ne kok do tju bjer.