Komisioni i përgartitjes së Kuvendit të Vatrës njofton degët dhe anëtarësinë se për shkak të mosmbërritjes të të gjitha Listave dhe pagesave të anëtarësive, mbledhja e Komisionit do të organizohet ditën e Martë, 7 Janar 2020, ora 6 të mbrëmjes në selinë e Vatrës.
Deri tani i kanë dërguar pagesat dhe listat e anëtarësive degët: Michigan, Hartford, Hudson Vally, dhe kanë njoftuar se i kanë nisur, por nuk kanë mbërritur ende në Vatër degët: Tampa-Clearwater-Florida, Queens New York, dega Jacksonville-Florida, dega në Fort Lauderdale-Florida, si dhe Qendra.
Ju lutem degëve të dërgojnë përmes emailit(gazetadielli@gmail.com) Listat e plotë të verifikuara të anëtarësisë së tanishme, fletë-regjistrimet për anëtarët e rinj, dhe përmes postës të nisin urgjentisht cheqet me pagesat për vitet 2018-2019.
Komisioni do të shqyrtojë rregullsinë e listave dhe do të marrë vendime për numrin e delegatëve për secilën degë të Vatrës, përfshi edhe qendrën, si dhe do të diskutojë për përgatitjet e Kuvendit të 19 Janarit, që do të organizohet në Teqenë Baba Rexhepi në Michigan. Po ashtu do të marrë në shqyrtim kandidatët që kanë paraqitë kandidaturën për kryetar të Vatrës.
U lutemi anëtarëve të Komisionit të përgatitjes të Kuvendit të sigurojnë pjesmarrjen e tyre në këtë mbledhje të rëndësishme.
Për Komisionin e Përgatitjes të Kuvendit të 19 Janar 2020
KRYETARI
AGIM REXHAJ