Një prej arsyeve për shkaktimin e radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë./ Të nderuar bashkatdhetarë,/
Duke qenë se tani është periudha kur i keni përfunduar pushimet dhe largoheni masivisht nga vendlindja, kalimi kufitar përbën një sfidë të veçantë për ju.
Një prej arsyeve për shkaktimin e këtyre radhëve të gjata është edhe përqendrimi kryesisht në dy pikëkalime kufitare: Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke punuar vazhdimisht që të ndikojnë te pala serbe për aplikimin e procedurave lehtësuese në kufi.
Gjithashtu, në mënyrë që t’u shmangeni pritjeve në radhë të gjata, Ministria e Diasporës ju rekomandon fuqishëm që të zgjidhni edhe pika të tjera për kalimin kufitar, përkatësisht ta përcillni gjendjen nëpër këto pikëkalime përmes tabelës së publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.