NESËR, MË 4 SHKURT, NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË Z.RAMUSH HARADINAJT, PROTESTË NË BRUKSEL/
-VENDI:PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES/
KUR?: TË SHTUNËN, MË 4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30/
E nderuar Redaksi e Diellit:/
Ju lusim që ta publikoni thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt.
Publikimi i apelit nga mediet në gjuhën shqipe për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëri është formë e shprehjes së solidaritetit me Ramush Hardinajn dhe kundër proceseve gjyqësore të montuara nga regjimi i Beogradit.Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që do të na mbështesin në këto protesta.Shpërndajeni sa më shumë dhe bëhuni pjesë e organizimit të protestës!
Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj
***
NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË PADREJTË TË RAMUSH HARADINAJT
TË SHTUNËN, MË 4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30
TË GJITHË NË PROTESTË NË BRUKSEL
PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT
Të dashur shqiptarë,
Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!
Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!
Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.
Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!
Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.
Protesta do të mbahet në këtë adresë;
PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES