
Alma Liço/
Janë me të vërtetë të trishtueshme pamjet e atyre qytetarëve që në emër të urbanizimit të zonës, po u prishen shtëpitë dhe bizneset e ndërtuara me punë dhe mund. Për më tepër në mes të dimrit dhe tëpadëmshpërblyer në mënyrën dhe masën e duhur.
Por përtej këtyre emocioneve të natyrshme, analiza për këtë që po u ngjet atyre të ngratëve duhet të fillojë ca më herët. Nënë Liza dhe nënat e tjera që sot janë bërë viktima të këtij “projekti” urban, para dy ose tre dekadash zbritën nga fshatrat e tyre, zabtuan toka dhe në abuzim të plotë ndërtuan mbi to shtëpitë e tyre, një ose disa katëshe. Madje edhe bizneset.
Nuk menduan për asnjë moment të vetëm se ajo që po bënin nuk ishte e drejte, pasi vetëm pushtuesit zabtojnë toka. Nga ana tjetër, shteti që duhet të merrte masa për të ndalur këtë paligjshmëri, nuk veproi aspak, duke dhunuar kësisoi të drejtën kushtetuese të pronarëve për trashëgimin e saj.
Dhe rezultati…shembje…rrafshim……më pare Astiri… sot 5 Maji…nesër diku tjetër.
Një veprimtarie cila që në krye të herës nisme abuzim dhe grabitje, është vështirë të ketë vazhdim të suksesshëm, ku të respektohet të drejtat e të gjithë personave të përfshirë.
Shteti bandit i cili ka lejuar të ndërtosh pa leje, për më tepër në një truall që nuk të përket, nesër vijon me paligjshmërinë kushtetuese duke ta legalizuar atë… dhe pasnesër pa asnjë ekuivok vjen e ta shemb.
Në një vend ku qytetarët nuk respektojnë ligjet dhe shteti nuk kryen funksionin për të detyruar institucionet e tij,si dhe qytetarët t´i zbatojnë ato, do kemi kurdoherë nënë Liza që do vajtojnë mbi gërmadhat e shtëpive të shembura, si dhe ish-pronarë të dorëzuar para këtij banditizmi të këtyre përmasave, që enden dëshpërimisht gjykatave pa gjetur asnjëherë të drejtën kushtetuese tëtrashëgimit të pronës.