


Imelda Pojani/
Panairi Ndërkombëtar Folklorik i Shën Petersburgut Society Inc., (SPIFFS) është një organizatë kulturore shumëkombëshe e përkushtuar për te prezantuar diversitetin e komunitetit përmes ekspozitave dhe programeve multietnike. Çdo vit, SPIFFS organizon dhe prezanton ngjarje dhe programe edukative dhe kulturore për të përfituar mbi 30,000 individë.
SPIFFS ( St. Petersburg International Folk Festival Society) u themelua në vitin 1975 si një organizatë ombrellë e grupeve te ndryshme etnike që u bashkuan për të paraqitur një festival gjatë festimit te Dyqindvjetorit të krijimit te SHBA dhe sot krenohet me gati tridhjetë grupe etnike anëtare. Për 46 vjet çdo vit, organizata ka mbajtur një Panair Folklorik Ndërkombëtar në qendër të qytetit të Shën Petersburg, Florida të mbushur me ekspozita kulturore edukative, artikuj dhuratash dhe specialitete ushqimore etnike, përveç shfaqjeve nga kërcimtarë dhe muzikantë folklorikë. Çdo vit mijëra fëmijë të shkollave fillore-të mesme dhe banire te zones vizitojnë panairin popullor dhe udhëtojnë “anembanë botës brenda një dite”.
Albanian Heritage Foundation of Tampa bay (AHFT) qe ne krijimin e saj eshte antare e SPIFFS. Ajo ka marre pjese ne te gjitha aktivitetet e organizuara duke bere te njohur para publikut Shqiperine, historine e kulturen e saj, folklorin tone te mrekullueshem, etj.
Mbas 2 vitesh nderprerje për shkak të pandemisë, SPIFF 47 u mbajt kete vit ne Albert Witted Park ne qendren e qytetit. Shen Petersburg nga datat 20-22 Tetor 2022. AHFT prezantoi Shqiperine tek vizitoret e shumte qe vizituan tenden e ngritur ku ishin ekspozuar pamje nga vendi yne dhe trojet shqiptare, punime artistike, gatime te ndryshme karakteristike, ndersa grupi I valleve “Shqiponjat” dha nje program te shkurter artistik me vallet e bukura qe u mirepriten e u duartrokiten si gjithmone nga publiku.
Ne suksesin e ketij prezantimi pervec punes se palodhur te bordit drejtues te AHFT-se, kontribut dhane sponsoret nga komuniteti shqiptar, vullnetaret qe punuar pa u lodhur për 3 dite ne tende dhe vajzat e grupit te valleve.. Nje falenderim i vecante shkon për sponsoret e ketij eventi Endri Filipi, AAWO “Motrat Qiriazi”- Florida Chapter, Petro Dervishi, Fotini Kokeri, Tasim Ruko, Arjan Kushta, Drita Ramo, Ornela Drazhi etj., vullnetaret e palodhur Laureta Leka, Marinela Velasquez, Beti Mullaj, Fotini Kokeri, Irma e Genc Shurdhi, Anxhi Sharxhi, e cila pregatiti edhe ushqimet e paraqitura per te 3 ditet e festivalit bashke me gra te tjera te komunitetit, grupi I valleve “Shqiponjat” me drejtuese Ermelinda Poci.
Publiku i te gjitha moshave qe vizituan tenden u larguan te befasuar dhe me njohuri tashme per kete vend plot histori dhe tradite ne buze te Adriatikut.