Papa Françesku rikthehet në Amerikën Latine drejt Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit/VATIKAN/BUENOS AIRES, 2 korrik /A– Papa Françesku, i pari latinoamerikan në krye të Kishës Katolike Romane, do të vizitojë javën e ardhshme vendlindjen në një turne përmes Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit.
Papa pritet të mbërrijë në Ekuador të dielën, më pas në Bolivi më 8 korrik dhe me 10 korrik në Paraguaj.
Do të jetë udhëtimi i tij i nëntë ndërkombëtar si papë dhe i dyti në Amerikën Latine, pas pelegrinazhit të tij të 2013-ës në Brazil.
Pritet që ai të mos ndalojë në vendlindjen e tij në Argjentinë, sepse nuk dëshiron ta vizitojë vendin në ndërkohë të një viti elektoral.
Tashmë është vendosur që Papa të rikthehet në Amerikën Latine në shtator për të vizituar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi tha se varfëria, demokracia dhe të drejtat e vendasve ka shumë të ngjarë që të jenë në axhendën e papa Françeskut në Ekuador, Bolivi dhe Paraguaj, vende të cilat “nuk janë në krye të rënditjes botërore në lidhje me rëndësinë e gjeopolitikës”.
Një kampion i drejtësisë sociale, enciklika e fundit e të cilit “Laudato Si” përmban një kritikë radikale ndaj konsumizmit, kapitalizmit të shfrenuar dhe shkatërrimit të mjedisit, papa Françesku ka preferuar shpesh vendet e vogla përpara atyre të mëdha.
Në Evropë, ai ka vizituar vendet periferike përfshirë këtu Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Përveç se një vizite të shkurtër në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku ai shmangu takimet me anëtarët më të pasur të Bashkimit Evropian.