Nga Gjergji MIMA/
TIRANË, 23 Korrik / Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në shtator 2014, në një mbledhje të veçantë Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332,786,906 lekë për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit “Nënë Tereza” si dhe dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës, Atit të Shenjtë.
Për herë të parë, në mbledhjen e mbajtur jashtë radhe, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan në unanimitet dy projekt-vendimet. Investimi në shesh bëhet edhe më i domosdoshëm dhe emergjent në kuadër të vizitës së Papës në Shqipëri, ku në sheshin “Nënë Tereza” do mbahet dhe mesha e shenjtë.
Ky investim po realizohet në kushtet e një nevoje ekstreme, si rezultat i rëndësisë së këtij evenimenti, ndikimit social dhe kulturor që ka kjo vizitë për komunitetin e qytetit të Tiranës dhe më gjerë, si dhe afatit të venë në dispozicion deri në vizitën e Papa Françeskut, kjo dhe bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 440 datë 02.07.2014 , në bazë të të cilit është krijuar Komisioni Shtetëror, që do të bashkërendojë punën për organizimin e aktiviteteve lidhur me këtë eveniment.
Gjithashtu, në mbledhje u mor edhe vendimi për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës Papa Françesku, Papa i 266-të i Kishës Katolike me motivacionin:
“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë.”
Maksim Shaholli says
21 Shtatori,Dita e Paqes Botèrore!!!Jorge Bergolio do tè mbajè Meshèn e Shenjtè né sheshin “Nènè Tereza”dhe njè shikim drejtè tè Madhit Gjergj Kastrioti Skènderbeu.Sa krearè duhet tè ndihemi,tè gjithè,pa dallim feje,pa dallim ngjyre.Miqè,dhe atdhetarè tè dashur kjo èshtè Shqipèria qè mahnitè pèrsèri.Rilindja e aq shumè pritu fillon kètu