Shkruan Asllan Dibrani/
Për të nderuar vlerat e kësaj dite historike të pavarësisë nga Serbia , fillimisht u kënduan dy himenet, kombëtare i Republikës së Shqipërisë dhe ai Republikës së Kosovës .Madhështia e heronjve dhe të rënve, për çlirimin e atdheut u nderuan me një minutë heshtje për të gjitha kohërat që ranë në altarin e lirisë në mbrojtjen e tokave shqiptare.
Të përcjellur me një duartrokitje nga publiku u prezantua Ansambli Pavarësia me “Vallen e Shotës”.Për një fjalë rasti nga nikoqirët i kësaj mbrëmje nga moderatori Blerim Aliu u ftua Beqir Sopi. Manifestimi i pavarësisë së Kosovës ne Shtutgart , u shoqërua edhe nga fjalimi i konsullit të Republikës se Kosovës në Stuttgart zoti, Blerim Canaj.
“ Moj Serbi moj Shtrig e zezë”,ishte kënga që entuziazmoj publikun nga Besnik Bekteshi dhe Arlinda Krasniqi.
Sot u festua Pavarësinë, për te cilën Pavarësi, sakrifikuan shumë gjenerata” Vallja e Pavarësisë prapë ne skenë nga Ansambli Pavarësia një grup i përgatitur mjaft mirë qe i dha shpirt takimit .Mbrëmja u kurorëzua me këngët e mrekullueshme të këngëtarja Aferdita Demaku .Ky aktivitet është zhvilluar për të kremtuar ,Pavarësinë e Kosovës organizuar nga Shoqata Pavarësia e Shtutgardit,në vazhdim të traditës së saj, kjo qendër edhe këtë vit vazhdoi me traditën duke iu bashkëngjitur komuniteteve shqiptare në gjithë Gjermaninë dhe me gjere.Por aty nuk mungoi as prezantimi i kulturës shqiptare me anë të këngës e valleve, veshjeve tradicionale, por edhe ushqimeve nga kuzhina shqiptare. Për bashkatdhetarët në Gjermani ky takim,ishte mundësi e rrallë për të shfaqur krenarinë e të qenit shqiptarë. Takimet e tilla i kontribuojnë synimeve tona për tu përforcuar dhe bashkuar në Platformën e “Bashkimit Kombëtar”.