NEW JERSEY : Festa e 6-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, 17 Shkuritit 2008, është një festë që i mblodhi të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë. Kështu ndodhi edhe me Shqiptarët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Çamëria dhe Maqedonia ndanë të njëjtin gëzim, dhe te gjithe festuan së bashku Shpalljen e pavarësisë së shtetit më të ri Kosovës, e njohur deri tash nga 105 shtete nga mbarë bota. Albanian Culture Center(ACC), Qendra kulturore e shqipëtarëve në New Jersey, me rastin e kësaj feste organizoi një program festiv në sallën e shkollës Bergen Arts and Science Charter School.
Kështu të paktën shkruhet në rrejetin social facebook të kësaj Qendre Kulturore Shqiptare ne New Jersey, e cila njoftoi se fund javën që shkojë, ACC e organizoi mbrëmjen me rastin e pavarësisë së Kosoves. Të ftuar ishin intelektuale, biznesmenë, aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit Shqiptar nga zona e ashtuquajtur e Tri-Shtetshit – New York , Connecticut dhe New Jersey. Në këtë festë mori pjesë edhe Professor Isuf Buxhovi si dhe Konsulli i Kosovës në New York Korab Mushkolaj.
Ka qenë himni kombëtar Shqipëtar si dhe ai Amerikan dhe me melodia e shtetit të Kosovës, që çelën festën e Pavarësisë së shetit të Kosovës në këtë manifestim të bukur.
Më pas drejtori dhe një nga themelluesit e qendrës, z. Shaban Gjoka, mbajti fjalën e hapjes. Ai falenderoi fëmijët e qendrës si dhe stafin per punen e tyre te palodhur ne organizimin e programit. Gjithashtu ai falenderoi prinderit si dhe gjithe te pranishmit ne salle per pjesemarjen.
Manifestimi i pavarësisë së Kosovës u shoqërua me fjalime dhe një Performancë e shkëlqyer e fëmijëve të qëndres ACC në këngë dhe valle popullore nga të gjitha trevat, të cilat “korrën” një lumë duartrokitjesh të shumta nga të pranishmit, thotë njoftimi i kësaj qendre në facebook. Mbrëmja u finalizua me këngët e mrekullueshme live të këngëtares së mirënjohur të muzikës shqiptare Merita Halili dhe mjeshtrit të njohur të muzikës mjeshtrit Raif Hyseni./ Beqir SINA/