Fjala e mbajtur nga drejtorit i shkollës shqipe në Ulqin 80 vjet të shkuara nga drejtori i parë i shkollës shqipe në Ulqin Jahja Damnori për vitin shkollor 1941-42/
Përgatiti për Diellin:Pertefe Leka
Zotni te ndershem dhe vllazen ulqinake,…
Ma pare ju kerkoj te falun qe keni pase miresine me marre mundimin e me urdhnue deri ktu. Arsyeja e mbledhjes se sotme s’asht tjeter vetem se dishroj me pase nji marrdhanie me ju me qellim qi t’u apim edukaten e duhun femive tuaj.
Andrra qi keni pase pame tash sa`kohe, sot u shfaq me ate gjuhe qi ju e ruejtet si prushi ne gji.Sot po ju flet nji vlla I perzemert I jueji. Me kujtohen fjalet e shkrimtarit Francez Builo I cili thote : se nji popull qi ruen gjuhen e vet aj ka ruejte cilsin e rruges se indipendences. Por kjo gjuhe e ruejtun prej jush si drita e syve duhet punue, e kete pune e ban shkolla.
Prandaj ma pare do t’ju flas per randesine e shkolles e mandej do te flas marrdhanien qi ka shkolla me ju, per me rrite femite si duhet.
Shkolla si dihet ka per qellim te mbrame me mesue e me zhvillue inteligen e femis. Ajo deshiron me perpunue pernjiheresh e armonikisht te gjitha vetite shpirtnore te femis. E aj nuk asht vetem nji shpirt, e as vetem nji trup qi do t’i jepet edukata, por asht nji njeri.
Shkolla vegon me formue qenie te plotsueme d.m.th. burra e gra me trup te shendoshe, me zemer trime,me vullnet te forte,me nji shpirt te drejte,por edhe njers qe te jene te zotet me mprojte te drejtat e veta. Prandaj djelmve dhe varzave qe do t’u bahet teslime edukata ne doren e tyne,do te jene femit t’u,fmi shqiptaresh te shekullit XX.
Shkolla perpiqet me pergadite qytetare e qytetare te rrespektueshem ndaj ligjeve,me dashte tek s’ban atdheun e tyne e krejte te gadshem me ba cdo sakrifice per te.
Nji njeri qi s’ka dashtni per atdhe aj s’ka besimin e sigurte. Per kete arsye shkolla duhet me siguru vemendjen e te gjithe shpirtnave te njome per nji qellim: Atdheu mbi te gjitha.
Shkolla e sotshme nuk do te japi njohuri te thata, por do te mundohet qi me ane te punve te vogla me j’a pergadite te gjithe ata cilesi shpirtnore qi ka prirje femija.
Prej c’thame, se shkolla e jone pergadite pernjiheresh njeriun ne kuptim te vertete te fjales,qytetarin e metejshem.
Shkolla e sotme jo vetem qi e mpron te drejten fetare te sejcilit, por edhe I ep shkas
e zhvillim te perhapjes se cdo feje tue e lane te lire mesimin e ushtrimin.
Asht shume I gabueshem ne qofte se ndokuj I pershkohet neper mend se shkolla shqiptare perbuz fete. Kjo mund te jete vetem nji propagande e flliget e atyne qi dishrojne me ju ba varrin ju.
Me hi e me fole se c’randsi kane fenat, une nuk jam competent per kete pune, por di t’ju tham se nji njeri qi hjek shpresen(uzdajen) prej zotit aj nuk do te kete shtylle ku me u pshtete ose shkop ku me u mbajte.Te tane jeta do t’i shkonte si i mbytuni neper shkume.
Por faktoret qi perbajne shkollen jane femit e mesuesit e sic do mjeshter, per me e krye zanatin (mjeshtrine) e tij I duhen veglat e brumi, ashtu edhe na, per me krye misionin e nalte t’tonin duhet te kemi brumin,qi jane femite te formuem si duhet.
Ju bie si shembull nji zdukthatar, se sado veglat e mira me i pase, kur brumi asht I keq nuk mund te krijoje nji gja te persosun.
Pra e para e punes na dona me pase femite te gatuem deri diku prej nanave ulqinake e mandej na me I vu ne rruge te mbare.
Shkolla pra kerkon qi m’i vue femit ne marrdhanie me ju ne kondita hygjenike si c’e lype nevoja trupore e shpirtnore e tyne.
Duhet ta dini se ne pikepamje te pastertise (temisllekut) fmija asht nji pasqyre e nanes dhe e babes.
Prandaj puna e pare asht qi me ane te pastertise, femija munden me e pase trupin e shendoshe e asht e dijtun se latini kot s’ka thane: Mendja e shndoshe, ne trup te shndoshe.(Men sana in corpore sana).
Nji fmi qi ka trupin e shendoshe,aj ka edhe mendte e shndoshte e asht I gadshem me i rroke mesimet si duhen.Familja duhet te kete kujdes, qi femite me I dergue te paster ne shkolle.
Tash do te flasi per (terbijen) edukaten e shpis e mandej te shkolles.
Ma pare se kerkushi, I takon nanes kujdesimi I femivet, per arsyet se:
1-Ndermjet prindve e femive,gjindet lidhnije ma e ngushte,pse fmija din me dashte ma fort njate qi I plotson dishirat e nevojat e tij. Nji femis po ju afrue nji I huej menjihere nise me u ngervalle.
2-Ndermjet prindve e femive, ne mnyre te vecante, frymzimi I nanes ka fuqine ma te madhe,pse nane e femi gjinden ma afer se kerkushi,aq afer sa gadi me u thane nji.
Pestalozi, themelues I edukates ( I ilmi-terbijes) na msoj me I lshue nanes vendin e pare.
Nanat e edukueme, lindin e rrisin fmi te edukuem. Kete fuqi te nanes e gjejme edhe te fjala popullore: Ban nane se te gjas e dy kambe i rreshqas.
Vepra e prindve ndaj femijve asht cmos e fuqishme pse pak a shume prind e femi kane nji gjak e nji natyre. Femija pa dale mire prej djepit mundohet me I ndihmue vllazenve te vet ma te dobet,ketu kuptohet edhe veprimi I perbashket.Aty ne shpi mundohet me u marre parasysh personaliteti I femis.
Tue kene se ne familje jane femi ma pak,munden me ju plotsue te gjitha nevojat secilit femi
Por ktyne te mirave u rrin perballe edhe keto te kqija :
Jane disa prind qi nuk dien a as nuk ju vjen perdoresh edukata.
Disa per shkak te punve te shumta qi kane jashta shpijet,nuk mund t’ u a barin kujdesin e as nuk mund t’u vien rreth femive.Disa te tjere, nuk i japin randsien qi i perket edukates.Kto gjana ndodhin edhe neper familje ku nanes e babes i del koha me rrite femit.
Jane disa nana,zoja shpijash,te cilat ja japin vet tamlin e gjiut femive.Kjo asht ndera e stolija ma e madhe per nji nane shqiptare.Ka disa nana te tjera,te cilat per me i dhane vedit randsi ose per me u duke se jane shpijash te mira nuk merren aspak me rritjen e femivet, edhe tamlin e gjiut nuk ja japin atyne. E ktu vjen edhe rrenimi i familjeve te mdha. Femit e tyne jane lane ne doren e disa te rejave, qi jane ma fmi se fmija.
Prandaj tue marre per baze se shteti yne te gjithe shpresen e ka pshtete ne familje,te cilat sa ma nalt qi te jene, aq ma nalt qendron shteti.
Duhet ta dime se pasqyra e fmijve ne shkolle asht nana e pasqyra e konstruktorit te shtetit asht shkolla.
Prej shka thame deri ktu,kuptohet se shkolla e pare e fmive asht familja,por edhe shkolla ka te mirat e saj.
Femija ne shkolle gjindet si nji gjymtyre e nji shoqnije e kjo gja asht nder faktoret ma kryesor qi e bajne ate me perfitue ndiesit e rrelacionit shoqnuer. Aty shef se si mundet me I ndihmue nji ma t’vobegtit, nji ma te dobtit fizikisht.
Ne shkolle e kqyrin edukaten njers competent (qi e kane per zanat) te cilet kane mesue po per njate pune e jane te rrahun me cashtje feminore.
Mesuesi ne shkolle I rrin femis pa paragjykime e kjo pune I ndihmon fort per me pru nji gjykim te madh mbi sjelljen e mbi te metat e femis.
Ne shkolle tue punue nxansit krijohet nji fare zelli (calltije) me ja kalue njeni tjetrit. Kjo pune ka nji njoftje te madhe per fmi deri sa te ruhet e te mos kalohet kufini.
Ne shkolle, fmija din me njofte fuqite e veta mendore e trupore e mos me I besue vetes
Ma teper se sa vjen, pra i zhduket madheshtija.
Ne shkolle, ku pa ndryshim rrin e meson si I vobegti si pasaniku, perpjeket e afrohet ma teper gjaja shoqnore. Ktu fillon pra, me ja diet pasaniku te vobegtit,zengjini fukarase.
Ktu meson fmija c’asht zeqati, sadakaja, buka e shndandout. Sidomos ne kohe te sotshme, ku popujt nji pale kane rrezervue kapitale e nji pale te tjere jane denue me vdeke uje, per kte shkak po perligjen me lufta e gjaqe.
Dhima per te vobegtin e drejtsia per te gjithe jane bazat esenciale te shkolles se sotshme.
Ketu do t’ju flas pak per edukimin e perbashket ku do te mesojne pa ndryshim varzat edhe djelmte.
Ne statistiken qi kam ne dore,shof se jane regjistruem 227 djelm e 97 varza.
Kjo gja me ban me dyshue mbi formimin e nanave shqiptare (ulqinake) prej te cilave do te mvaret e ardhshmja e femivet.
Ndeja e pandame e djelmve me varza I ban te paret ma te paqet ne fjale.
Kur te dy palet do te edukohen ne shkolle do te kene respekt per njeri tjetrin.
E keqja asht, kur prindja i lane femit, djelm e varza pa shkolle, ku asnji njeri s’merr mbi ta kurrfare pergjegjsije. Prandaj ju thrras, o vllazen ulqinake qi te mos i leni femit t’u rrugve, pse ktu ne shkolle ecin zbashku djale e vajze, si ne voter vllau me moter.
Prej shka thame deri ktu, kuptohet se shpija asht baza e edukates, ndersa shkolla i con perpara me disiplinen e vet.Prandej shkolle e shpi duhet te kene nji lidhni e krahasueme si njena dore lane tjetren e te dyja lajne fytyren.
Femija ne shkolle huen 6 vjetsh, e aj I ka kene shtrue edukates se prindve e vazhdon gjithnji nen mbikqyrjen e tyne.
Ne qofte se nji femi kalon nji ore ne shkolle e shume ore ne ship c’do te ngjante ne qofte se familja asht ne kundershtim me shkollen.
Po e xame se ne shkolle ndalohet kumbara,alkooli etj.c’do te ngjante ne qofte se familja i ep letra me luejt per nate ose pjek rakine vete .Puna e mesuesit ne kte mnyre shkon ne Buen. Pra nji gja qi e ndalon mesuesi duhet te jete e ndalueme edhe prej prindve.
Per kte asht e domosdoshme me permbledhe njohuni mbi jeten e fmive tuej. Nji prind ankohet se djali s’kap liber me dore.
Mesuesi ankohet se djali vjen vone ne shkolle.
Ka fmi qe rrine te merzitshem ne shkolle, mesuesi duhet te dije ne qofte se ka ndonji hall apo ndonji smundje,e tue dijte shpirtin e nji femije ,din me gjete edhe dermanin per te.
Ka fmi qi vuejne me smundje te ndryshme,prindi duhet te bisedoje me msuesin, e mesuesi ka me kene i gadshem me u sjelle me te si i perket.
Shume femi qe kane probleme, vehen ne rruge te mbare prej nji mesuesi specialist,kur prindi e mesuesi punojne zbashku. Por nji gja duhet me pase parasysh,mos me I msue femit vetem me urdhna.
Fmija e sahati nuk duhen me u ngrehe shpesh por duhen lane me ece edhe vetiut.Ne dac me e vu femin ne rruge te mbare duhet me I kallxue ate c’ka do te bajne e jo kurre gjane e ndalueme . Ne qofte se mesojme nji femi me punue vetem me urdhna, ka me mbete gjalle e ngusht,e kur t’I bien ndonji gja mbi krye s’ka me diet me e plotsue .
Fjala qi i thue femis duhet me kene nji mur celiku,nuk duhet te thyhesh e te bajne ate qi nuk e ke lejue ma pare.
Kurre mos i fol me gjak te nxete, e aty ku mundesh me krye punen me nji fjale t’ambel. Fmija bindet ma shpejt me fjale te mira se sa me fjale te ashpra apo me rrahje.
Femija asht tue u formue dhe na duhet ta respektojme ate qi edhe ai mandej te na respektoje ne.Pendesa: Mungon.
Përgatiti për Diellin:Pertefe Leka