Shqiptarëve të Amerikës!
Organizatave shqiptare në cdo qytet amerikan!
Institucioneve fetare të komunitetit shqiptar të Amerikës!
Të nderuar bashkëkombas!
Shoqata KOMBI e Worcester,Massachusetts dënon dhunën e përdorur nga regjimi serb me heqjen e lapidarit të dëshmorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës!
Ne jemi të indinjuar që paqja në Luginën e Preshevës është e kërcënuar dhe u jemi në krah vendorëve dhe popullsisë shqiptare, vëllezërve tanë të një gjaku që me dinjitet po përballojnë presionin militar dhe policor të Serbisë!
Në vijimësi do kërkojmë që, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthjejnë dialogun midis vendorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Beogradit dhe të monitorojnë ushtrimin e të drejtave njerëzore nga shqiptarët sa më parë!
Ftojmë të gjitha komunitetet shqiptare dhe Organizimet e tyre në Amerikë , ti bashkohen kësaj thirrjeje që ti drejtohemi me një Zë Qeverisë Amerikane për një përkrahje unanime për vëllezërit tanë të Luginës së Preshevës!
Këshilli Drejtues i Shoqatës KOMBI
22 Janar 2013
Worcester, Massachusetts, SHBA