Nga Përparim Hysi/*
Do këndoj, se ma do shpirti/
Për ty, Faslli Haliti!/
Sapo mbushe tetë dekada/
Sikur vjen nga balada./
Flokë të bardha, zemërbardhë
Nuk di ç’të rreshtoj më parë?
Je poet dhe prozator
Publicist,edhe piktor.
Si përkthyes, ha bukë veç
Jam zënë ngusht me timen vjershë.
Ke kaluar të rëndë kalvar
Porse balli mbetë i bardhë.
Ty ta bënë shpirtin natë
Por nga goja nxirrje mjaltë.
Kurrë kokën s’e përkule
E dëshmon e gjithë një Lushnje!
Hape brazda e kanale
Dhe punëtor në komunale
Të hoqën të drejtën e profesionit
I bën gjë vesa betonit?
Nga gjithë vuajtjet më i fortë
Se ke zemrën sa një botë
Ndaj me varg dhe me shkrime
Harron vuajtje e mundime.
Qoftë në prozë e poezi
Ti mbjell veç dashuri
Shkrim e varg sa njerëzor
Je i thjeshtë dhe je tokësor.
Këto vargje dedikim
Si fjalim në atë tubim
Një tubim ekas për ty
100-vjeç, i miri FASLLI!
* ka lindur më 5 dhjetor 1935
Tiranë, 4 dhjetor 2015