Nga Daniel Gàzulli*/
Po atyne, kush do t’u vejë kunorë?/
In memoria /
Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e Martirëve, të çdo kohe qofshin ata.Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ta nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun.
Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull. Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmiljonshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:
Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendëshme.
Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).
Burgu i Prefekturës (kati përdhé).
Konvikti “Malet tona”.
Burgu i Madh pranë Prefekturës.
Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
Shtëpia e Ulqinakut.
Kuvendi i Motrave Servite.
Kisha e Motrave Servite.
Shkolla e Çelës.
Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).
Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).
Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin).
Shtëpia e Dr. Karamitrit.
Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
Shtëpia e Guljelm Sumës.
Shtëpia e Sandër Saraçit.
Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.
Paraprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata Atdhetarë.
Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta.
Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.
Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.
Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë. Prandaj po sjell vetëm emnat.
Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.
Kel Abati, Shaban Abdullahi Riza Alia
Dr. Alfred Ashiku, Kolë Ashiku, At Anton Harapi,
Dul Bajrami Injac Baqli, At Bernardin Llupi,
At Bernardin Palaj, Skënder Sadik Çaushaj, At Çiprian Nika,
At Daniel Dajani SJ, At Florian Berisha SJ, At Gaspër Suma,
At Giovani Fausti SJ,At Gjon Shllaku, Pashuk Biba,
Mark Cacaj, Prekë Cali, Mark Çuni,
Tomë Lekë Daka, Bardhosh Dani At Mati Prennushi,
Simon Darragjati, Zef Darragjati, Kolec Deda,
Nikollë Prenk Deda, Pjetër Shan Deda, Maliq Bajrami
Prof. Simon Deda, Brahim Derguti Qemal Draçani
Caf Dragusha Dom Aleksander Sirdani, Mark Sadiku,
Dom Alfons Tracki, Dom Andrea Kalamashi, Dom Anton Muzaj,
Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Malaj, Dom Ejëll Deda,
Dom Ejëll Kovaçi, Dom Kolec Prennushi, Dom Lazër Jubani,
Dom Lazër Shantoja, Dom Lec Sahatçija, Dom Luigj Pici,
Dom Luigj Prendushi, Dom Marin Shkurti, Dom Mark Dushi,
Dom Mark Hasi, Dom Mark Xhani, Dom Ndre Zadêja,
Dom Nikollë Gàzulli, Dom Nikoll Gjini, Dom Nikoll Shelqeti,
Dom Nikollë Kaçorri, Dom Nikoll Laskaj, Dom Pal Gjini,
Dom Pjetër Çuni, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Tusha,
Dom Shtjefën Kurti, Dom Zef Bici, Dom Zef Maksen,
Fra Gjon Pantalia, Gaspër Simon Gaspri, Pjetër Gegë Gurakuqi,
Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi – Bajraktari i Shoshit,
Ndokë Gjeloshi, Pjetër Gjoka, Mark Luc Gjoni,
Mark (Markagjoni), Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti,
Imz. Ernesto Çoba, Imz. Frano Gjini, Imz. Gjergj Volaj,
Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda Imz.Vinçenc Prennushi,
Ndoc Jakova, Zef Jakoviq, Xhelal Hardolli
Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati, Dulo Kali
Simon Kraja, Jup Kazazi Sadik Kazazi
Ndrekë Loka, Gjelosh Lulash Bajraktari, Prof. Gjelosh Lulashi,
Llesh Marashi, Kolë Margjini, Angjelina Marku,
Bal Marku, Gjush Marku, Gjergj Martini,
Caf Meti Frano Pjetër Mirakaj Pashuk Bib, Mirakaj,
Pal Bib Mirakaj, Marash Miri, Mark Miri,
Zef Miri, Qerim Sadik Myftari Ingj. Ludovik Zojzi,
Gjon Mark Ndoj, Mëhill Ndoja, Gjokë Nikaj,
Dodë Nikolla, Dr. Av. Paulin Pali, Mark Pali,
Mark Zef Pali, Ndue Pali, Pjetër Prendush Pali,
Prof. Kolë Parubi, Av. Myzafer Pipa Martin Sheldija
Prof. Kolë Prela, Zef Kolë Prela, Ndrec Prenga,
Ndrekë Puka, Dr. Luigj Radoja Kir Dul Doshi,
Gjelosh Luli, Ludovik Saraçi, Cin Serreqi,
Dedë Lulash Smajli, Kolë Sokoli, Guljelm Suma,
Kolë Nuri Sheldija, Çezar Shllaku, Marie Shllaku,
Mark Temali, Kol Mark Toma, Maria Tuci,
Pal Thani, Gjergj Vata (Cukali), Gjokë Nikoll Voci,
Dedë Mirash Zefi, Prof. Alush Lushanaku, Maria Zojzi (Deda).
E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im.
Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue!
Ata u flijuen si Martirë për Atdhe.
Shenim: Të dhanat historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit
“Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.
Shtator 2012.
* Me dt. 12 Shkurt, i Ndjeri Daniel Gazulli ban tre muej qe u nda prej nesh.Ne kujtim te Tij po Ju dergoj nje artikull te cilin Ai ma dergoi para se te shkonte per mjekim ne Itali. Kush ka mundsi asht mire me e botue.
Me respekt, Fritz Radovani.
Viktori says
Me siguri ka shum tjer qe meritoin nderim e rrespect. Kushdo qe i njef te paraqesin emnat e atyne deshmorve.
Un sugjeroj dy emna:
Monsinior Zef Oroshi, kapelan i rresistenzes ne malet e Shkodres.
Mark Ndoc Daragjati, qe vdiq nen tortura ne burgun e Burrellit, i akusum si pjesmarres ne levizien e Fran Pjetres. Nuk ka vorr.