Xhezika Mulliqi, u nda nga jeta aksidentalisht ne moshen e re ne qytetin e Feniksit ne Arizona me daten,1 dhjetor,20014,duke lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike.Poashtu,Ajo ishte edhe nje veprimtare dhe moderatore e dalluar e shume aktiviteteve te Komunitetit shqiptaro- amerikan te Nju Jorkut,Kolorados dhe te Arizones.Me kete rast per sofren poetike te Diellit,kemi shkeputur per ti botuar disa poezi nga permbledhja poetike”Qyteti i Engjejve”…/
XHESIKA (JESSICA) MULLIQI,u lind ne fshatin Abri e Eperme,te Drenices ne Kosove ne vitin 1984.Shkollen fillore e perfundoi ne vendlindje,ndersa shkollimin e mesem e vijoi ne Gjimnazin”Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” ne Drenas.Me pas ajo ishte regjistruar ne Teatrin e te rinjeve”DODONA” te Prishtines.Meqe Serbia ushtronte dhune te papare ndaj popullates shqiptare te Kosovës,duke mbyllur Shkollat ne te gjitha nivelet,nga ai parashkollor e deri te ai universitar dhe duke burgosur,maltretuar,plagosur dhe vrare shqiptare te pafajshem,Ajo si kurse edhe shume shqiptare te tjere qe detyruar te emigroje ne Ameriken mike,ku gjeti strehim dhe perkrahje morale dhe materiale.Vendosja ne SHBA,per Xheziken solli nje jete te re ,ku Ajo studio dhe diplomoi per Teater dhe aktrim ne Kolegjin”Theride” ne Kolorado(SHBA).Me pas Ajo ka luajtur ne Teatrin e qytetit te Phoenixit “Harkins Theatre ” duke interpretuar Ofeline nga “Romeo dhe Xhulieta”.Ajo nuk eshte ndal ur me kaq,por ka luajtur edhe ne shfaqjen e radhes “Person in my Heart” apo (Personi i zemres sime) si dhe ne disa shfaqjen te tjera aktoreske.Zhezika Mulliqi,me letersine filloi te merret qysh heret,ku me vone ne SHBA publikoi disa nga krijimet e saj se pari ne proze sic Ishin,novelat ne gjuhen Angleze” Two for Two” si dhe romanin per femije”The Last Kiss in Paris”Veprimtaria e saj frytdhenese dallohet edhe ne fushen e poezise e cila la te botuar ne gjuhen Shqipe,permbledhjen poetike” Qyteti I Engjejve”.Xhezika Mulliqi, u nda nga jeta aksidentalisht ne moshen e re ne qytetin e Feniksit ne Arizona me daten,1 dhjetor,20014,duke lene pas vetes nje krijimtari te pasur letrare dhe artistike.Poashtu,Ajo ishte edhe nje veprimtare dhe moderatore e dalluar e shume aktiviteteve te Komunitetit shqiptaro- amerikan te Nju Jorkut,Kolorados dhe te Arizones.Me kete rast per sofren poetike te Diellit,kemi shkeputur per ti botuar disa poezi nga permbledhja poetike”Qyteti i Engjejve”.
Qyteti i Engjejve
Dikur shikoja filmat me kauboje dhe Indiane
Apo te James Bondit dhe Marilyn Monroes
Yje qe ata linden bashke me yet e nates
Kur u shnderruan ne uje te kristalte
Walk fame(shetitje fame)
Ku rruget e Hollywoodit
Vizitohen nga million a njerez
Qe ndryshe pagezohet
Qyteti i Engjejve
MALL
Kur te kesh mall per mua
Tek liqeni shko
Nese ndjen ndonje ere
Te lutem mos u largo
Tek dyqani ku u takuam shko
Nese e takon ndonje vajze
Qe me ngjan mua
Mos u largo
Kur te kesh mall per mua
Tek Shkollat ime shko
Nese e takon shoqerine
Te lutem bisedo
Kur te kesh mall per mua
Te lutem te shtepi a ime shko
Nese e takon nenen
Te lutem mos u largo
Kur te kesh mall per mua
Tek Varri im shko
Nese te parafytyrohet fytyra ime
Te lutem mos u largo!
NE DATELINDJEN TENDE
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh telefonate
Ne datelindjen Tende
Do ta kesh zemren te ngrate
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh me dhurate
Ne datelindjen Tende
Nuk do te kesh me urate
Ne datelindjen Tende
S’ke me arome
Ne datelindjen Tende
Do te mungon pergjithmone
Zeri im i ngrohte!
NENES SIME
Qe Kur me solle ne kete bote
Nga ti mesova kenget e ninullave
Me rrite me plot gezime dhe hidherime
Ti e paharruara nena ime.
Nene e dashur nga ti mesova
Shkronjat e para te Abetares
Nga ti mesova krenarine
Nga ti mesova nderin
Atdheun dhe shqiptarine.
Ti me je me e shtrenjte se jeta
E dashura nene,Une bija jote
Do te mundohem t’ ndjej
Hapat e krenarise sate!
MALL PER FEMIJERINE
Sa mall kam qe edhe nje here
Te kthehem ne femijerine time
Te luaj e te mendoj si me pare
Me gaz e hare jeten ta kaloj
Ah,me mungon oxhaku i shtepise
Sa shume me mungojne
Kenget e femijerise
Ah,me mungojne kujtimet e femijerise.
Duke ecur neper sokak
Ah,me mungojne bagetite
Qe dikur i mbanim me aq deshire
Me mungon shumecka e femijerise
Sa me mungon Atdheu
Uji i burimit te ftohte
Ah,sa me mungon ajo bote
E shenjte e femijerise sime.
LULEKUQET E JASHARAJVE
Sa here nenat i perkundin femijet
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here hapet Shkolla ne shtator
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here ngrihet flamuri
Juve me mall Ju kujtojme
Sa here vjen marsi
Juve me mall Ju kujtojme
Ju jeni lulet e lirise me truproje
Ne Kosoven e lire
Ju lule te Jasharajve
Ju Lulekuqe te Kosovës
Ne Token tone martire.
Pergatiti per botim:
Mr.sci.Lulzim Mulliqi.