PRISHTINË, 11 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, pritet sot në vizitë zyrtare në Kosovë.Presidenca kosovare në njoftimin e dërguar bën të ditur se, në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij, pret në vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta me ceremoninë e organizuar në Sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral.Në përmbyllje të takimit, në ambientet e Presidencës së Kosovës, presidentët Thaçi e Meta do të mbajnë konferencë për shtyp.Presidenti shqiptar Ilir Meta pritet të zhvillojë edhe takime të tjera me drejtues institucionalë e politikë të Kosovës.