Për një muaj me radhë çdo ditë gra dhe burra në çdo cep të Kosovës iu përgjigjen thirrjes së artistes Alketa Xhafa, duke dhuruar fustane për të krijuar instilacionin artistik “Mendoj për Ty” për t’u solidarizuar me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se Kosova nuk ka qytetar për të humbur por do të kujdesen për ato gra, duke i përkrahur për të treguar rrëfimin e tyre sepse turpi nuk qëndron mbi to por mbi ata që kryen krimin.
Jahjaga: Ky fund ka një histori të mbyllur
“ E gjetëm përkrahjen e Vlorës që dha fustanin kur u nënshkrua shpallja e pavarësisë, të vajzave që dhanë fustanin e nusërisë, te Rifat Jasharit që na tha se faji nuk ka qenë i tyre, por dy funde të varura me mbishkrimet personale me kanë prekur shumë se kurrë. E kam një përjetim te hidhur ishte shkruar ne njërin. Ky fund ka një histori të mbyllur nga pranvera e vitit 1998 shkruante në tjetrin”, tha Jahjaga.
E para e vendit tha se turpi nuk rendon mbi to, por mbi ata që kryen këtë krim mizor sepse paqja jonë kurrë nuk do të jet ë e plot pa paqen e tyre.
Jahjaga: Ne komunikuam me njeri-tjetrin në gjuhën universale
“Në këtë vepër të artit publik në formën e 5 mijë fustaneve të varura në këtë stadium futbolli, ne komunikuam me njeri-tjetrin me gjuhen universale të artit pa ndërmjetësim drejtpërdrejt. Çdo ditë u rritem në numër, u bashkuam për t’i përkujtuar dhimbjet e tyre, për t’ua njohur atyre sakrificën, për të iu thënë se nuk janë vetëm”, tha e para e vendit Jahjaga.
Jahjaga tha se paqja jonë kurrë nuk do të jetë e plot pa paqen e tyre dhe se shpreson që të mbijetuarit te ndihen më të lehtësuar.
Jahjaga: Nuk ka ne dhe ata, jemi ne dhe jemi një
“Përjetuam shumë emocione, dëshmuam se Kosova nuk ka qytetar për të humbur se ne nuk i lëm ata pas dhe që në përvjetorin e çlirimit të vendit tonë, në këtë ditë të veçanët me të mbijetuarit e kësaj torture që jetojnë ende me këtë lufte brenda vetes do të jemi bashkë”, tha Jahjaga.
Ajo tha se jetësimi i instilacionit dhe dokumentimi i tij, do të kishte me qenë i pa mundur pa ndihmën dhe mbështetjen e partnereve tanë që mbështetën financiarisht dhe moralisht këtë përpjekje për të nisur këtë diskutim të rëndësishëm.
Në këtë ngjarje ishin të pranishëm ambasador, ministra dhe organizata nga shoqëria civile.V.Rashiti(Bota Sot)