PRISHTINË, 14 Maj 2016/ Dy parti opozitare, AAK e Nisma, kanë ftuar për sot pasdite në Prishtinë protestë paqësore që “do të jetë më e madhja që është mbajtur në Kosovë”. Në protestat e opozitës kundër qeverisë, kur organizatore ishte edhe Vetëvendosje, së fundi më e madhja ishte në 17 shkurt me 100 mijë pjesëmarrës sipas organizatorëve e rreth 15 mijë sipas Policisë së Kosovës.
Është paralajmëruar se protesta do nis në ora 14:00 me një marsh nga Biblioteka Kombëtare drejt Sheshit Skenderbej, para ndërtesës kryesore të qeverisë kosovare.
Për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së sotme në Prishtinë organizatorët kanë zhvilluar dje takim me Policinë e Kosovës.
“Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe drejt Prishtinës do të nisen mijëra automjete organizatorët kanë kërkuar mbështetjën e Policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”, theksonte njoftimi i opozitës.
Policia nga ana e saj, sipas AAK-së, është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, çka është edhe përcaktim i organizatorëve të saj.
Në 8 prill bëhej e ditur se, pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së opozitës së bashkuar që e përbënin tre subjekte, përfshirë Vetëvendosjen, e paraparë që të mbahej me 26 mars, AAK ka marrë vendim për mbajtjen e një proteste gjithpopullore në 14 maj.
“Një vendim i tillë është marrë pas diskutimeve me të gjitha forumet e AAK-së dhe një përcaktimi të palëkundur, që të vazhdohet me kundërshtimin e kapjes së shtetit”, thuhej në njoftim.
Paralajmërohej se, AAK do të konsultohet edhe me partitë tjera opozitare dhe me shoqërinë civile e me grupet e interesuara, në mënyrë që protesta të jetë sa më e fuqishme./b.j/ Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.