FEDERATA VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVËS NË NEW YORK PROMOVOJNË“INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË” TË ASTRIT ZEMAJ, KONSULL NË FARNKFURT
Në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në New York, promovon librin mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë, nga autori Astrit Zemaj, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Promovimi do të bëhet ditën e Premte me 6 dhetor, n’orën 6 pm, në Monroe College, ne adresen:
2501 Jerome Avenue,
Bronx, NY 10468.
Për librin do të flasë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Bekim Sejdiu, i cili është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në promovim do të jetë prezent edhe autori, Konsulli Zemaj, i ardhur nga Gjermania.
Jeni të lutur që të lajmroni rrethin tuaj, që të marrin pjesë në këtë promovim, natyrisht ata që dëshirojnë. Në mënyrë të posaçme porositen kryetarët e degëve të New York-ut që të lajmrojnë antarët e tyre.
Mirë u pafshim në tubimin e promovimit!
KRYETARI I VATRES
Gjon Buçaj.
Ne foto: KONSULLI ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES
Naseri says
Pershendetje per Konsullin tone ma te mir z.Astrit Zemaj,pershendetje per komunitetin shqipetar ne USA.