“Zgjedhjet në SHBA janë akoma disa muaj larg, por një qytet në Shqipëri ka vendosur të ngrejë një monument për Hillary Clinton”.
Kështu ironizon Russia Today, teksa raporton se qyteti turistik i Sarandës i ka ngritur një monument kandidates demokrate për presidente e SHBA.
Shqiptarët kanë ngritur statuja për presidentë amerikanë, por kjo është hera e parë që i ngrihet statujë një kandidati për president, raporton RT.
Shumë komentues thonë poshtë videos së postuar nga RT se kjo është gjëja më e çuditshme që kanë dëgjuar.
“Nuk kanë gjë tjetër për të bërë shqiptarët,” shkruan dikush.
Megjithatë Jessica Rightmayer, një turiste amerikane që ishte në Sarandë në ato momente, qau kur u luajt himni amerikan.
“Mendoj se është një monument i bukur dhe i ngjan,” tha ajo për Reuters.
Skulptori Idriz Balani tha se ka përdorur tre foto për të krijuar këtë punim.
Lek Gjoka says
E lexova lajmin dhe ne te vertete cuditem me kombin shqiptar.Jemi bere sahan lepirsa.E respektoj zonjen Clinton por ajo nuk e meriton te kete nje bust ne Sarande ne nje qytet shqiptar qe nuk ka kontribuar aspak.Gjithashtu kjo zonje e nderuar nuk ka asnje bust te sajin ne USA dhe me duket anormale te ket nje ne Shqiperi.
Shqiptare hapni syte mire dhe mos kujtoni se duke iu bere buste politikaneve Amerikane do tiua ndertojne Shqiperia.Atdheu yne ndertohet vetem nga shqiptaret me nje bashkpunim reciprok me miqte e saj.
Ju faliminderit
Lek Gjoka
Jacksonville Florida
shefqet says
Urime per kete shtatore qe Bashkia dhe komuniteti i Sarandws ja shtoi qyetetit te vet. Nje akt mirenjohes, dinjitoz, diplomatik, historik dhe largpames. Natyrisht zonja Hilary e meriton ate statuje ne radhe te pare per kontributin personal, por dhe familjar ne dobi te ceshtjes shqiptare. se cfare vjen pas mund ta perforcoje kete veprim. pershendetje per punen plot pasion, kembengulje e nivel artistik te skulptorit dhe mikut tim idriz Balani, se afermi tek gazeta dielli do keni nje interviste te zgjeruar te kwtij skulptori te sukseshem. Me virtuozitetin e tij, ky njeri duarartw ka arritur tw perjetsoje figura madhore te kombit shqiptar, ndwrsa ne keto vite dhe diplomate te shquar qe kane kontribuar ne ceshtjen shqiptare, te cilet natyrshem kane zene vend ne historine e popullit tone. Ndaj jane ne unision me figurat tona. Sa per ate se cthone te tjeret, aleatet, miqte dhe kundershtaret, qendrimet e te cileve populli shqiptar i njeh mire, ndaj e ka te qarte tashme rrugen e zhvillimit kombetar, mjafton qe tymi te na ece drejt.
urimet me te mira per qytetaret sarandiote, nje seson te pasur turistik, dhe zotit Idriz Balani, shendet e jete per te na dhuruar vepra te tjera.
Shefqet Kercelli