Shkruan Loro STAJKA/ SHBA/
Në vijim të diskutimit për problemin e pronës që e trajtuan të gjithë kryetarët e partive gjatë periudhes së fushatës elektorale para zgjedhjeve të 23 Qershorit, tani mebtet detyrë kruesisht e z. Edi Rama. Por dëshiroj të shtoj se z. Sali Berisha duhet të pranojë gabimet e tij dhe të ndihmojë për korigjimin e tyre ndërsa Edi Rama të kryej detyrat për të bërë realitet funksionimin e shtetit ligjor dhe zbatimit besnik të detyrimeve kushtetuese. Prona do të ishte zgjidhur shumë mirë, që në vitin 1991-92 nga z. Sali Berisha dhe z. Fatos Nano, nese ata do të kishin ndershmërinë, patriotizmin, integritetin moral dhe formimin e duhur për të zbatuar parimet bazë të demokracisë. Sot pas 23 vjetësh kuptohet qartë ata i dhanë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste karakterin e klanit dhe të grupimit që për 23 vjet luftoi dhe zbatoi me fanatizëm parimet e Katovicës dhe këshillat e Ramiz Alisë. Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani që është njëkohësisht kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe garantuesi për zbatimin e Kushtetutës, nuk duhet të ndihet i qetë në karriken e presidentit përderisa kushtetuta shkelet dhe prona e trashëguar që përbën themelin e lirive dhe të drejtave të njeriut vazhdon të dhunohet për të mbushur xhepat e politikanëve. Eshtë shumë e qartë se derisa nuk ka pefunduar kthimi fizik, procedurat e kompensimit dhe legalizimit janë vjedhje e pronës. Jam i mendimit se jo vetëm gazeta Telegraf, që po e kryen shumë mirë detyrën e një shtypi të lirë dhe të pavaruar, por të gjitha gazetat e tjera dhe stacionet televizive duhet të mos heshtin derisa prona të kthehet tek i zoti dhe të zhduken pasojat e Ramiz Alisë. Nëse kjo është berishizmi i të djathtës që reflektoi edhe në të majtën, kjo është politika antishqiptare të cilës duhet ti japi fund Kryeministri i ri z. Edi Rama, përndryshe edhe ai do jetë vazhdimësi e politikës antikombëtare. Do të ishte me interes për demokracinë një përgjigje në media e zotit Berisha për çka ka gabuar dhe e zotit Edi Rama se si e mendon shkëputjen nga gabimet e gjetura.