
Ramiz Mujaj/
Kosova apo siç duhet të thuhet Dardania është shtet që 15 vite, Shqipëria që 110 vite, e sa është numri i shqiptarëve rreth e rrotull shteteve tona dhe diasporë? Në vitet 90-të kur po shpërbëhej Jugosllavia, Serbia hegjemoniste e kasapit te ballkanit, siç eshte e ditur, se pari ja mësyu Sllovenisë për ta nënshtruar edhe që me numër të popullsisë te përafërt me të Kosovës. Atë kohë e tërë ish-Jugosllavia e pati mesy Slloveninë, por ata ishin të organizuar mire e që para se te hynin ne kufi forcat jugosllave u penguan dhe nuk munden ta pushtojne Slloveninë dhe vetem per nje jave forcat jugosllave nuk ja arriten qe ta pushtojnë popullin Slloven dhe atë ditë e sot ata jetojne te pavarur dhe te lire. Pastaj lufta filloi në Kroaci dhe dihet që pati shumë viktima por kah fundi u përdor forca ushtarake në Knin dhe liruan edhe ate pjese te territorit nga Serbet dhe ata sot jetojne te lire. Mali i zi që është me popullsi edhe më pak se gjysma e popullsisë së Kosovës Dardane me ca probleme minoritare serbe sot është shtet funksioanl dhe anëtar i NATO-s.
Maqedonia e brishte me shume probleme dhe me nje identitet fallco sot eshte me e qetesuar nga pikepamja e stabilitetit politik ne krahasim me Kosoven. Dardania me nje identitet krejtesisht tjeter me nje popullsi thuja 95% nje etnike ne krahasim me shtetet per rreth nesh e sidomos me shtetin serb edhe qe jemi bere shtet sot kemi probleme e problemi thelbesor eshte mos uniteti i mendimit kompakt brenda partive tona brenda Kosove po ashtu i Qeverise se Tiranes me ne krye Edi Ramen i cili sot eshte i rreshtuar ne krahun e kriminelit te serbise Vuqic. Ne sot jemi shtet qe 15 vite te njohur nderkombtarisht dhe qe 23 vite e kem fitua luften kunder Serbise. Problemi numer nje tek populli yne eshte se ne nuk dijmë të jemi kompakt per qeshtjen tone madhore. Shifeni si populli shovenist serb vetem per te perfituar ende territore te vendit tone i vrasin edhe njerezit e vet vetem qe t’i akuzojne shqiptaret dhe ne dialog te jene disi viktime para bote me fakte te rrejshme. Serbet ne Kosove jane 2-3 % dhe e gjithë bota duhet te punojnë në favorin e tyre. Fatkeqësisht, qeveria e shtetit Shqiptar ne krye me Edi Ramën mbështetë hegjemoninë e Vuqiqit dhe injoron qeverinë Kurti, ne vend qe te ishti ne perkrahje te kesaj te fundit 100%. A e shihni sa kompakt jemi “ne zgjidhjen e problemeve tona si shtet. Nje minoritet 2-3 % eshte ne gjendje te na beje “pike e pesë” per problemin tonë shtetëror. Se pari shiko opinionet serbe, qe i madh e i vogel luftojne vetem per ta shfrytezuar rastin qe me çdo kusht gjate negociatave te marrin diçka ose çkado nga shteti i Kosoves. Shikoni opinionistat dhe opoziten e Kosoves se si sillen dhe flasin. Shumica e lidershipit sot ne Kosove duhet te jete kompakte per hire te dialogut duhet te jene ne anen e qeverise dhe mos te thone qe serbia duhet tekompenzohet me Zajednice e dikush me veriun e Kosoves apo dikush me Trepcen. Sot qeveria aktuale eshte ka mbet e vetme dhe stoike ne kerkesat legjitime e cila eshte e vendosur qe ta ruaj me cdo kusht soranitetin dhe prespektiven nderkombetare te Kosovës pa bërë leshime. Sipas qeverisë Kurti, Serbia duhet të jep llogari së paku për tri gjenocidet e bëra në 100 vitet e fundit ndaj popullit shqiptar, per te gjeturit e zhdukur gjate luftes dhe të kerkoj falje per shkatërrimet e luftes se fundit. I gjithë lidershipi Shqiptar duhet te jete ne perkrahje te kerkesave te qeverise Kurti. Per shkak te mos ketij uniteti, sot flitet qe bashkesia nderkombetare si duket do ta anashkaloje qeverine aktuale per t’ua bere te mundur Serbeve qe te marrin sado pak kompetenca brenda shtetit te Kosoves bashke me opoziten ne Kosove dhe sa duket me shoqerine civile apo OJQ-te qe i ka ne grusht te financuara prej shume vitesh prej tyre. Kjo pune te jep te kuptosh se ne si popull jemi e zeza e vehtes sonë. Shiheni qeverine e Shqiperise me ne krye Edi Ramen i cili me lojerat e ndyta, pro Serbe, me vite te tera i eshte afruar presidentit famëkeq te Serbise ne vend qe te ishte 100% afer Kosoves. Shihni, edhe sot aferat korruptive te kryeministrit te Shqiperise Edi Rama ne bote, deshtëm apo nuk deshtëm, na i dobesojne pozitat tona ne prag te ketij dialogu. Eshte e turpshme qe nuk punojme te gjithe si shtet, si dy shtete apo si komb, te gjithë per te njejten kauze kombëtare. Shpresoj te mos ndodh siç po flitet. Deshiroj qe te jem une gabim ne mendimet e mia dhe zgjidhja te jete gjithsesi ne te miren e popullit tim. Une mendoj se askush tjeter nuk ka te drejte te nenshkruaj dhe të vendose per popullin tim, perveç të zgjedhurit e popullit bashke me opoziten. Mendoj se anashkalimi i Qeverise, ashtu siç po flitet, dhe zhvillimi i dialogut me komponent tjerë si me ata te opozites dhe OJQ apo shoqërinë civile, mendoj se eshte metodë “Haxhi Qamilqe” që nuk e zgjidhë problemin. Opozita dhe OJQ të Kosovës nuk duhet të bien pre e askujt. Mund te jene perkrahëse te qeverisë dhe ne ndihme te qeverise sepse e kunderta do te ishte gabim i pariparueshem.