•Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, gjykon se Parlamenti dhe klasa politke duhet të angazhohen për dënimin e krimevet të komunizmit dhe për ligjin e lustracionit./
*Vatra gjykon se zbatimi i ligjit lidhur me dëmshpërblimet është detyrë morale dhe ligjore./
Deklarate e VATRES/
Vatra e ndoqi me vëmendje grevën e urisë të ish të përndjekurve politikë dhe u ndje tepër e shqetësuar për shëndetin e ngujuarëve, të cilët kaluan 20 ditë në grevë, duke vënë në rrezik jetën. Ndërkohë lajmin se presidenti Nishani priti në audiencë përfaqesuesit e grevistave te urisë me 15 qershor, u vlersua nga vatranët si një hap pozitiv për zgjidhjen e gjendjes se krijuar në mënyrë institucionale. Ndërsa dhënia e fund e grevës një ditë pas takimit me presidentin, tregoi pjekurinë e grevistëve, të cilët besojnë tek zgjidhja institucionale e kërkesave të tyre, plotësisht të drejta. Vatra e vlerësoi faktin që Kreu i shtetit jo vetëm se shprehu solidaritetin e tij për kërkesat legjitime të grevistave, por ai u zotua edhe se do të përdorëte autoritetin e tij për rikthimin dhe zbatimin e Rezolutës të vitit 2006 . Vatra gjykon se, për kalimin e Rezolutës, duhet të angazhohen të gjithë segmentent e klasës politike dhe, Gjykata Kushtetuese të mos bëhet pengese për një akt që duhej të ishte realizur shumë kohë më parë. Si Parlamenti ashtu edhe klasa politke duhet të angazhohen për dënimin e krimeve të komunizmit dhe për Ligjin e Lustracionit.
Edhe ata që kanë ende nostalgji për diktaturën komuniste, duhet të kene aq ndërgjegje dhe gjykim për të kuptuar se shoqëria shqiptare ka nevojë të eci përpara drejt një të ardhmeje me demokraci të vertetë dhe me drejtësi qe doemos do të vijë- Gjenerata e sotme duhet ta ndjejë veten të privilegjuar që ka rastin ta realizojë!
Për sa i përket dëmshpërblimit të ish të përndjekurve, Vatra u bashkohet kërkesave të grevistëve për zbatimin e ligjit dhe mbajtjen e premtimeve. Ky proces edhe ashtu i vonuar duhet të zbatohet nga qeveria pa vonese. Në botën e civilizuar është e pakuptueshme mungesa, se paku, e një gjesti human nga ana e qeverisë ndaj grevistave, të cilët gjatë dy dekadave të tranzicionit kanë hyrë shpesh herë në greva dhe janë sakrifikuar për të drejtat e tyre. Vatra gjykon se zbatimi i ligjit lidhur me dëmshperblimet është detyrë morale dhe ligjore.
VATRA i bën thirrje Qeverisë që të mos presë ringujim në Greva Urie të ish të burgosurëve, por të programojë realizimin e kërkesave të tyre të drejta, nga ana e saj Klasa politike, të mos kujtohet për ish të burgosurit vetëm në fushata elektorale. Vatranët shpresojnë se premtimi që u bëri presidenti Bujar Nishani përfaqësisë së grevistëve, një ditë para se ata të mbyllnin grevën, nuk do të kalojë në heshtje, as nga Parlamenti, as nga Qeveria!
Ilir says
Ju lumtë VATRA!
Komunizmi është ANTI-Shqiptare dhe duhet të ndëshkuar dhe denohet si krimet më monstruoze te veshtira dhe kundërta e kombit tonë!
Nderim dhe Lavdi Deshmorve te Kombit tone!