

Safet Hysenaj/
Me krenari duam të ndajmë një lajm të mrekullueshëm me komunitetin tonë dhe shqiptarët kudo që ndodhen!
Pas shumë pune, bashkëpunimi dhe përkushtimi, qyteti i Cleveland ka njohur zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një proklamatë të nënshkruar. Në shenjë nderimi, flamuri shqiptar do të ngrihet në City Hall të Cleveland-it, në qendër të qytetit — një moment historik për të gjithë shqiptarët në Cleveland.
Si kryetar shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj gjithë bordit të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane të Cleveland për punën e palodhur, unitetin dhe mbështetjen për të sjellë ndryshime reale në komunitetin tonë. Një falënderim të përzemërt të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Cleveland për kontributin e tyre atdhetar e komunitar.
Dëshiroj gjithashtu të falënderoj ish-Kryetarin Frank G. Jackson dhe bordin që punuan në atë kohë për të bërë Fierin qytet motër me Cleveland-in, një arritje që hapi rrugën për më shumë njohje kulturore.
Dhe sot, falënderojmë Kryetarin Justin M. Bibb për nënshkrimin e proklamatës që zyrtarizon 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin tonë Cleveland, Ohio.
Kjo arritje i përket të gjithë neve që punojmë e jetojnë në këtë qytet të mrekullueshëm. Së bashku vazhdojmë të ndërtojmë histori, krenari, identitet dhe një të ardhme më të ndritur për komunitetin shqiptar në Cleveland e më gjerë. Zoti e bekoftë kombin shqiptar, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Photo: AI