Shkruan:ALMA LIÇO/
Shoku Hoxha! .. (nuk mund t´ju drejtohem me “Zoti”, pasi do të sfidoja prejardhjen tuaj)!
Lexova letrën tënde publike drejtuar kryeministrit të shtetit shqiptar, si dhe disa përfaqësive diplomatike. Për të shmangur çdo keqkuptim, që në fillim dua të qartësoj bindjen time, që në një shtet ligjor qytetarët duhet të respektohen dhe trajtohen në mënyrë të barabartë. Por Kryeministri të cilit i drejtohesh ti shok, ështëpinjoll i Bllokut qëme aq zell ndërtoiyt atë. Ai ështëgjithashtu dhe drejtues/pasues i partisëqë në mënyrë barbare dhe mizoreai, babai yt, me dorë të hekurt drejtoi, dhe si i tillë ai nuk mundet të sillet e veprojësi kryeministër i një shteti demokratik, ku ligjet respektohen dhe zbatohen.
Nëse shqetësimi që ngre në letrën tënde, do të ishte ai i një qytetari të thjeshtë, do ta kuptoja dhe mbështesja atë me gjithë shpirt. Por nuk mundem ta mirëkuptoj atë, kur ky shqetësim vjen nga ty, dhe aq më pak ta mbështes. Sepse ti prezantohesh mearrogancëdhe krenari, jo si një qytetar i thjeshtë, por si i biri i atij krimineli. Krejt indiferent dhe i pandjeshëm për dhimbjen që shkakton tek viktimat trashëgimia e tij përçarëse dhe makabre.
A e di ti shok, (që nuk mundem tëtë kem shok) se sa qindra-mijëra familje patriotësh shqiptarë tërhoqi zvarrëdhe flaku babai yt nga shtëpitë e ndërtuara me djersën e ballit, duke sekuestruar e grabitur gjithçka ata kishin?
A e di ti shok (që nuk mundem tëtë kem shok) se pasi i nxirrte në rrugë ata të pafajshëm, i degdiste ose nëpër burgje, ose në internim, ku duhej të vuanin brez pas brezi persekucionin, së bashku edhe me fëmijët e djepit?
A e di ti shok, (që nuk mundem tëtë kem shok) se pikërisht në vilat dhe shtëpitë e atij Blloku, të grabitura prej prindërve të tu dhe shpurës së tyre, një familje pasi e nxorrën me dhunë nga banesa, e detyruan të merrte me vete në internim kufomën e të birit 16- vjeçar, i cili sapo kishte ndërruar jetë? Nuk i dhanë kohë as ta varrosnin, sepse ajo shtëpi duhej urgjentisht të vihej në dispozicion tëfamiljes sënjësigurimsi, i cili ishte ngarkuar të ruante familjen tënde nga “armiqtë”e partisë?
A e di ti shok (që nuk mundem tëtë kem shok) sa të pafajshëm, fëmijë dhe të moshuar , por dhe burra e gra humbën jetën në kampet e çfarosjes?…
Nuk i di, dhe as të intereson t´i dish. Ti nuk e ke një ndjeshmëri të tillë. Madje krenohesh me mizoritë e prindërve të tu, që masakruan, përçudnuan dhe ç´denatyruan një popull të tërë, aq më pak të shprehësh pendesë apo ndjesë për gjithë krimet që ata kryen.
Përmend disa herë se veprimet e IKMT-sëjanë fashiste. Më shumë se fashiste, kam bindjen se ato janë veprime dhe metoda enveriste. Po, po, janë enveriste. Mendoj se shembujt që kam përmendur më sipër janë mësetë mjaftueshme për të mbështetur këtëgjykim. Ishte pikërisht babai yt ai që i flakte e degdiste familjet, duke dhunuar edhe të drejtat më minimale njerëzore.
Që të kishe të drejtën morale e të pretendoje të merreshe në konsideratë, minimalisht duhej tëkërkoje ndjesë për mijëra viktima që u masakruan gjatërregjimit diktatorial që ati yt barbar ngriti dhe drejtoi me aq zell. Madje duhej ta kishe bërëshumë, shumë vite më parë, ti dhe të ngjashmit e tu.
Por ti nuk mundesh të ndjesh keqardhje, aq më pak të kërkosh ndjesë. As dje, as sot, as kurrë. Për fat të keq, në këtë vend nuk u bë kurrë drejtësi dhe të dënohej periudha terroriste në të cilën mbijetuam, përgjegjës kryesor për të cilën janë prindërit e tu dhe regjimi diktatorial që ata ndërtuan.
Ajo qëtë ndodhi ty, është rezultat i asaj trashëgimie qëata me aq zell lanë pas. Pikërisht për këtëarsye je i destinuar të përballesh dhe të vuash pasojat. Vjen një ditë qëDrejtësia e munguar nuk kursen askënd. I ndëshkon te gjithë.