Rezoluta e 11 kongresmenëve – Alarmi i SHBA: Zgjedhjet në Shqipëri të rrezikuara nga ndikimi i Rusisë/
Qeveria e Vladimir Putin ka për qëllim të influencojë zgjedhjet në të gjithë Europën. Shqetësimi vjen nga Shtetet e Bashkuara dhe nga ky risk nuk shpëton as Shqipëria.Rezultati i zgjedhjeve parlamentare mund të ndikohet nga sulmet kibernetike dhe fushata propagandistike e Rusisë.Nisur nga akuzat e përfshirjes së Rusisë në procesin zgjedhor amerikan, por edhe në disa shtete të tjera, 11 kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara, kanë depozituar në Dhomën e Kongresit një rezolutë, ku kërkohet ndalimi i menjëhershëm i përfshirjes së Rusisë në këto fushata si dhe vendosjen e sanksioneve nga Amerika, ndaj personave përgjegjës.Në dokumentin prej 4 faqesh, kongresmenët listojnë rastet, kur disa shtete nëpërmjet agjencive të inteligjencës apo institucioneve të tjera, kanë denoncuar sulme kibernetike apo kanë zbuluar hakera rusë, të cilët kanë tentuar të marrin, por edhe kanë marrë në kontroll disa servera të rëndësishëm, duke ndikuar në procesin zgjedhor.
Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre, është dhe përhapja e lajmeve të rreme nëpërmjet rrjeteve sociale, por edhe dy agjencitë e lajmeve ruse “Russia Today” apo “Sputnik News” gjatë periudhës së referendumit në Mbretërinë e Bashkuar për daljen e saj nga Bashkimi Europian.
Kongresemenët kërkojnë që në kohën kur Shqipëria, Franca, Gjermania, Serbia, por dhe disa shtete të tjera kanë të planifikuara të mbajnë zgjedhje të përgjithshme, lokale apo presidenciale gjatë këtij viti, Federata Ruse është angazhuar në një fushatë të gjerë sulmesh kibernetike dhe dezinformimi për të influencuar politikën dhe zgjedhjet në të gjithë Europën.
“Zyrtarët rusë, thuhet ne rezolute, kanë shprehur dëshirën e tyre për të ndarë NATO-n, dobësuar institucionet demokratike dhe mbështetur ekstremiste, kandidatët pro-Moskës në të gjithë Europën”.
Për këtë arsye, kërkohet që Rusia të ndërpresë menjëherë të gjitha sulmet kibernetike që kanë në shënjestër qeveritë europiane, partitë politike, zyrtarët e qeverisë, subjektet zgjedhore dhe sistemet informuese publike.