LULZIM BASHA: PROJEKTIN E BLLOKOI RAMA, ISHTE GATI QE PARA 3 VJETESH/
Me ne fund rruga e Arberit do te nise se shpejti. Memorandumi eshte firmosur. Ka njoftuar sot vete Kryeministri Edi Rama, i cili eshte pjesmarres në Samitin e Kinës. Njoftimi eshte preferuar te jepet përmes Facebook-ut, ku Rama ka thënë se u nënshkrua mbrëmjen e se Henes memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank për hapjen e një kantieri projektesh në Shqipëri me financime kineze.ja njoftimi i Rames: “U nenshkrua mbreme memorandumi i bashkëpunimit me Chinese Exim Bank per hapjen e nje kantieri projektesh ne Shqiperi me financime kineze. Projekti i pare qe do te cele siparin e nje epoke te re bashkepunimi mes Shqiperise e Kines do te jete Rruga e Arberit, e cila do te nise vitin e ardhshem”.
PERPLASJA- BASHA: PROJEKTIN E BLLOKOI RAMA
“Rruga e Arbrit” është bërë “mollë sherri” mes kryeministrit dhe kreut të opozitës. Rama dhe Basha ndërkohë që vazhdojnë sulmet mes njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale, këtë herë janë kapur për projektin e ri që kryeministri deklaroi më herët e do të nisë vitin e ardhshëm.
Kreu i qeverisë, Edi Rama reagoi pas deklaratës së Bashës, se projekti për “Rrugën e Arbrit” ishte gati që në qeverisjen “Berisha”. Kryeministri tregon se edhe ky projekt si të tjerat në të kaluarën, ishte pjesë e borxheve të shtetit, të cilët i hoqën në kurriz qytetarët.
“Rruga e Arbrit ishte gati? Po, mu si gjithë gropat e tjera të borxheve zinxhir në qafën e shqiptarëve! Një vit negociata për të mos rënë brenda”, shkruan Rama në “Facebook”.
Më herët kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se “Rruga e Arbrit” u ndalë vetëm për shkak të kësaj qeverie. Me të njëjtën arsye, Basha justifikon edhe shtyrjen e marrëveshjes për fatin e Qafë Murrizit.
“Projekti strategjik i Rrugës se Arbrit që nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kësaj qeverie, si shumë projekte të tjera të rëndësishme për njerëzit dhe ekonominë e vendit. Edhe pse marrëveshja me palën kineze për financimin e tunelit të Qafë Murrizit ishte gati që në shtator 2013, ajo u shty me papërgjegjshmërinë më të madhe nga qeveritarët për plot një vit e gjysmë. Në vend që të kërkojnë ndjesë për këtë vonim të pajustifikueshëm tani rreken ta shesin sapunin për djathë”, shkruan Basha në “Facebook”.
Mark Gjonaj says
Nga urrejtja dhe mosmarrveshjet qe kane njeri me tjetrin kreret shqiptare, lajmi nuk behet i plote. Ne radhe te pare me dy fjale, kush eshte rruga e Arberit, nga kalon ajo, Aproksimativisht sa i kushton popullit shqiptare dhe per sa kohe mund te perfundoje! Dhe pastaj dhe kete marveshje!