Berisha ne replike me Taulant Ballën: : “Atë që u bëra etërve tuaj nuk ua ka bërë kush ndonjëherë”….
* ** “Etërit” e tyre i eliminoi vetë koha dhe mosha. Por, ai bëri, ai bëri shumë, kundër atyre që u persekutuan nga “etërit” e tyre: kundër ish-pronarëve, kundër ish- të persekutuarve, kundër njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë. Ai nuk ktheu pronat, ai nuk ndihmoi financiarisht, moralisht dhe politikisht të persekutuarit e komunizmit, ai nuk hapi dosjet. Të gjitha këto ai mund t’i bënte fare lehtë, pa i thënë kush se përse i bënte, të gjitha këto ishin hapat e parë që duheshin bërë për t’u larguar nga komunizmi.
Opinion nga ILIR HASHORVA-New York/’
Më 4 dhjetor, 2015, pasi Taulant Balla lexoi në Kuvendin e Shqipërisë një kartolinë që Sali Berisha i dërgonte plot dashuri dhe respekt nga Parisi në vitin 1979 Hysni Kapos dhe Vito Kapos, me rastin e lindjes së një nipi në familjen e tyre, u ngrit Sali Berisha për replikë. Në vend që të përqendrohej te kartolina, iu drejtua Edi Ramës me një fjalim gjysmë poezi e gjysmë prozë, çdo strofë apo paragraf të të cilit e fillonte, duke përsëritur një herë apo disa herë, fjalën: Edi Rama. Fjalimi që mbajti ishte përgatitur, me sa duket, kohë më parë për ta përdorur kur t’i a lypte nevoja, sepse ai nuk kishte kurrfarë lidhje me kartolinën, pra me çështjen që diskutohej. Nga fjalimi i Sali Berishës që zgjati 4 minuta shkëputa këtë frazë: “Atë që u bëra etërve tuaj nuk ua ka bërë kush ndonjëherë”.
… Sali Berisha, në të vërtetë nuk u bëri asgjë “etërve” të tyre, ndonëse me fuqitë që pati dhe me përkrahjen e popullit të asaj kohe, mund dhe duhej t’u bënte diçka, qoftë edhe të vogël. “Etërit” e tyre i eliminoi vetë koha dhe mosha. Por, ai bëri, ai bëri shumë, kundër atyre që u persekutuan nga “etërit” e tyre: kundër ish-pronarëve, kundër ish- të persekutuarve, kundër njerëzve të ndershëm dhe atdhetarë. Ai nuk ktheu pronat, ai nuk ndihmoi financiarisht, moralisht dhe politikisht të persekutuarit e komunizmit, ai nuk hapi dosjet. Të gjitha këto ai mund t’i bënte fare lehtë, pa i thënë kush se përse i bënte, të gjitha këto ishin hapat e parë që duheshin bërë për t’u larguar nga komunizmi.
Sali Berisha rrahu barbarisht ish-pronarët kur ata u futën në grevë urie. Ai rrahu barbarisht ish-të përsekutuarit kur ata u futën në grevë urie, madje i detyroi edhe të vetëdigjen, ai nuk hapi kurrë dosjet, por i përdori ato për qëllimet e veta të trembjes së njerëzve dhe të mbajtjes së pushtetit. Ai, në vend që disa parti historike antikomuniste dhe atdhetare si Balli Kombëtar e Legaliteti t’i përkrahte e t’i kishte aleate të forta, i shpartalloi duke u futur farën e përçarjes, i ndau në dy ose më shumë pjesë e i shndërroi, ashtu siç janë sot, në kufoma. Ai po këtë gjë bëri edhe me të persekutuarit politikë të komunizmit: ua ndau shoqatën e tyre në shumë shoqata, duke i vënë nga prapa shoqatës që i shkonte mbas dhe cilësorin “demokrate” dhe “antikomuniste”, a thua se grupet e tjera nuk qenë demokrate dhe ishin komuniste.
Dhe nga këto probleme që duhej t’i zgjidhte jo vetëm si çështje drejtësie, por edhe si çështje pushteti, ai e humbi pushtetin. Ai e humbi pushtetin jo se ata që e morën ishin më të mirë, por sepse ai gaboi rëndë: në vend që të mbante pranë njerëzit që trumbetonte se përfaqësonte, pra të persekutuarit e komunizmit, antikomunistët dhe jokomunistët, intelektualë të ndershëm me personalitet, me integritet dhe me guxim, ai e rrethoi veten me servilë pa asnjë lloj vlere, me njerëz me lidhje të forta me komunizmin, madje edhe me spiunë dhe persekutorë të tij, duke menduar se ashtu do ta mbante më mirë pushtetin.
Ai nuk u ndesh kurrë në kuvend me opozitarët e tij për çështje të një rëndësie të veçantë për të gjithë vendin dhe popullin si, për shembull, për çështjen e pronave, të dëmshpërblimit të të persekutuarve të komunizmit, të hapjes së dosjeve, të zvogëlimit të privilegjeve të deputetëve etj. Jo, për këto ai nuk u ndeshe kurrë, madje ka qenë në pajtim të plotë me kundërshtarët e tij, me ata që pretendon se u ka bërë namin etërve të tyre, se atë që ua ka bërë ai nuk ua ka bërë kush. Por, ai ndeshet përditë, për jetë a për vdekje, me ta për çështje që nuk kanë asnjë rëndësi të vërtetë dhe kjo i gënjen kundërshtarët e komunizmit dhe e bën atë popullor midis tyre. Megjithatë, pas shumë kohësh, sado demagogji të përdorë për t’i kamufluar sjelljet e tij, dhe më duhet të pranoj se është mjeshtër i demagogjisë, njerëzit kanë filluar ta kuptojnë.
Ah, sikur atë fjalim pasionant që mbajti gjoja për kartolinën, ta mbante për çështjet e rëndësishme që përmenda më lartë! Të ishte i sigurt se pushtetin, ëndrrën dhe pasionin e tij më të madh, do ta kishe përjetë dhe historia do t’i siguronte një vend nderi. Ai këto tashmë i ka humbur dhe nuk ka gjasa t’i fitojë më. Me politikën që ndoqi rilindi pikërisht bijtë e “etërve” që pretendoi se i shkatërroi, rilindi kundërshtarët e tij.
Nju Jork, dhjetor 2015 – Ilir Hashorva
Astrit Bardhi says
Bravo Ilir, vetem me keto qe ke shkruar e ke tejkauar
Mero Bazen, lab nga Tepelena. Me keto qe ke shkruar je ai qe kundershtove te punoje prane Qeverise Demokratike qysh ne vitin 1992, kur Sali Berisha ishte ne fillimet e tij e bashkepunonte fuqishem me te perndjekurit politike
kur reformat ishin duke u diskutuar dhe kundershtoheshin nga opozita ende e kuqe flake. Mbete prapa dhe sot nuk di aspak sec ka ndodhur pas viti 1992. Shkruan ne tym dhe nxin te verteten e bie me poshte se Balla nje
ngadebutet me sherxhi qe kercente mbi kokat e policeve
si pelivan per votat e kapedanit te tij Edvin Rama.
Ketu Iir te shohim tek shkruan per Gandin e Indise,
mire ben, kalon kohen e lire dhe tani je kthyer egersisht kunder Gandit.
ermal gjoni says
Analize brilante e figures se sali berishes, i cili shkaterroi endrrat e shqipetareve te etur per demokraci e drejtesi. I shperdoroi besimin e gjithe atyre qe akoma nuk u dihet se ku i kane varret. Punoi vetem per by..then e tijdhe nje grupi hijenash qe grabiten e shkaterruan ate vend qe ka rrejdhir gjak ne gjithe historine e tij. Kush nuk e kupton eshte bashkfajtor ne kete katrahure.Nje pyetje kam per komentuesi e me parshem Astrit: Kush ja fali nje siperfaqe te konsiderueshme te gjiut te sarandes fqinjt tone jugor???. Sa per ta ditur M.Baze nuk eshte lab,megjthese eshte nga tepelena; Peshtani nuk futet ne krahinen e Laberise, Me respekt per komentesit, Emigranti OH, US