• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Search Results for: themistokli germenji

BLLOKADA NDAJ EMRIT “PELLAZGË”

March 28, 2013 by dgreca

NGA RASIM  BEBO/ Addison/ Çikago/

      Dorëshkrimet e shumta të lashtësisë, janë kopjuar dhe rikopjuar në Kohën e Pisistratit (600-527) duke kaluar nga një logograf tek tjetri, deri në përkthimin përfundimtar. Duke përcjellë atë që u dukej e “rëndësishme”, apo e denjë për “kauzën” e tyre, duke hequr, të harruara, të mbuluara apo të djegura në biblioteka të ndryshme emrin Pellazgë.  Semito-egjiptianët ”grekë” e kanë fshehur tinëzisht apo na është mbuluar krejt qëllimisht.  (Mikena f.17-18).

Është fatkeqësi, ky mohim i stërgjyshërve tanë Pellazgë, që fillon nga shekulli i VII p.e.s. dhe vazhdon edhe sot në vendin e stërnipërve të tyre, pikërisht në Akademinë e Shkencave, të Shqipërisë, kur arkeologu  M. Korkuti, Pellazgët nuk  i zë në gojë, por vetëm ILIRËT dhe  PARAILIRËT. Kësisoj, ky studiues bazohet në atë që thonë “ajatollahët”. Pra, në Akademinë tonë të Shkencave, janë kthyer në pro grekë, apo pro sllavë, kur askush nuk guxon të përdorë  emërtimin “PELLAZGË”.

Ka intelektualë të politizuar, që shkruajnë për epokën e lashtësisë dhe nuk e përmendin  emrin  pellazgë. Si shembull mund të marrim artikullin “Lashtësia dhe shkalla e lartë e zhvillimi të kulturës sonë popullore”, Artikulli ka rreth 2200 fjale dhe nuk flitet asnjëherë për stërgjyshin tonë pellazgë, por vetëm kujtohet disa herë stërgjyshi i afërt Ilir. Mohohet emri pellazgë nga njerëz tërësisht të politizuar.

Le të flasin të huajt, për stërgjyshin tonë pellazgë!

Shtjefën  Gjeçovi na e jep të përkthyer:  Nga “Vide Plin. H. N. II dhe Juvenali, XII. 46”.  “Por, le ta marrë vesh bota se, mënyrat e sjelljet besimtare, si grekët ashtu dhe latinët e vjetër, i patën prej pellazgëve”.

Historiani Amerikan Edwin Jacques shkruan: “Folklori grek e kërkon origjinën e themelimit të “Greqise” te Deukalioni mitologjik dhe e shoqja e tij Pirrha, – dy njerëzit e vetëm që i shpëtuan përmbytjes së madhe. Biri i tyre Heleni, ishte pasardhësi  legjendarë i racës Semito-egjiptiane “greke”, që datohet rreth vitit 700 p.e.s.  Prej tij njerëzit e këtij populli morën emrin helenë. Kurse atdheu i tyre Hallas. Nga kjo del qartë,  përse Homeri nuk përmend emrat Helen, grekë, Hellas ose përmbytje të madhe. (“Shqiptarët”, bot.1995, f. 65).

Ndërsa  Prof. Dr. M. Aref i Sorbonës në Francë,  jep këtë përgjigje: “Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë të kaluarën pellazgjike, një përmbytje që përfshinë gjithçka, në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe i Pirrhas: Helen. Eponim i stërgjyshit të grekëve”.  De Zhubaunvil e thotë më forcë:  “Ndërhyrja e një përmbytjeje në fund të historisë pellazge, është pasojë e natyrshme e pushtimit të Greqisë nga raca helene, historia e së cilës fillon me përmbytjen e Deukalionit”.  (“Shqiptarët” f. 22).

Homeri nuk i njihte as Deukalionin, as përmbytjen e tij, as Helenin, as Delfin, as Panteonin Olimpik etj.  (Shkurt është një gënjeshtër e manipuluar e grekëve, shën. im). (Mikena , f. 77).

Pellazgët  hyjnorë: “Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët Homeri, Scymni, Hesiodi, Hekateu i miletit, Akusilatos, Hellanikos, Herodoti, Tukididi ose Efori, na bëjnë të ditur shkurtimisht por mjaftueshëm,  se përpara mbërritjes së semito-egjiptianëve  “grekë”, vendi që do të bëhej “Greqi” ka qënë i banuar nga pellazgët hyjnorë.  Ata, gjithashtu, pohojnë se këta Pellazgë, nuk ishin “grekë”, por “barbarë”, d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe, së fundi, ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe të perëndive të tyre” (M. Aref, “Shqipëria”, bot. 2007, f. 13).

M. Aref vërteton: “Ilirët kanë për stërgjysh” pellazgët”, që bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar, se qytetërimi grek, ka lindur pas shek. të VII- para Krishtit”.  (“Pellazget antik…” Paris 7-6-07).

          Robert d’Angeli shkruan:  “… populli i racës pellazge, kudo fliste, me disa dallime të vogla dialektore, pothuaj të njëjtën gjuhë: pellazgjishten. … Ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë, dhe ne nuk e vëmë në dyshim; kemi gjithashtu, të shohim edhe dëshminë e Biblës, që thotë tekstualisht:  “para shpërhapjes, që ndodhi në kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njërezimi fliste një gjuhë të vetme të njëjtë”. (“Enigma”, f. 200).

Studiuesi i parë i kohës sonë, që përcaktoi shqiptarët e sotëm pasardhës të pellazgëve, ishte Johan fon Han, i cili vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve… Studiuesi arbëresh në Itali, Jeromin De Rada, mbrojti të njëjtën tezë, duke provuar se toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet gjuhës shqipe.

Herodoti, “Babaj i historisë”, i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën “Greqi”, fillimisht quheshin pellazgji…

Ai pohon se vendi i kultit, apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashtë dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në DODONË. Kjo është vërtetuar nga HOMERI (IliadaXVI. 234), i cili e trajton ZEUSIN, jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson për më tepër “DODONAS”.  (Aref Mati Mikena, f 67).

Karl O. Myler thotë:  “…me shumë mendjemprehtësi të depërtohet në historinë e Greqisë,  më shume vëmendje t’i kushtohet elementit pellazg të sakrifikuar deri më tani”. Nieburi zbuloi arsyen kryesore të zhdukjes së qytetërimit pellazg nga pushtuesit  “semito – egjiptianë”. Epiqendër e këtij qytetërimi është Tempulli në DODONË. Historia e pellazgëve, një nga popujt  më të vjetër të njohur të Evropës, është  zanafilla e qytetërimeve më të mëdha Eurpiane: greke dhe romake. (M. Aref “.  (Shqipëria”, f. 45).

Plini Plaku Gaius Plinus Sekundus 23-79 e.j.:  “Ilirët kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga Ilirët”.

Në të tre shtetet pellazge, Iliri, Maqedoni dhe Epir, malësitë e pamposhtura dhe relievi tepër i thyer i (lartësia mesatare më e larta e Evropës, rreth  700 m. mbi nivelin e detit, me malet që kulmojnë 2800 m.) kane ruajtur të paprekura: kulturën, gjuhën, zakonet, doket dhe kostumet e lashta të tyre. Kjo është fosile e gjallë e gjuhës pellazgo-Iliro-shqipe të sotme. (M. Aref “Shqipëria, f. 67).

Robet d’ Angeli thotë: “Vetëm pesë shekuj pas Homerit dhe homerikëve, kanë filluar të përkthehen ato që tashmë ishin hartuar e shkruar në pellazgjishten. Poemat janë shkruar në gjuhën pellazge për t’u kënduar nga vetë autori  (“to be sung by himself”), thote R. BENTLEY) dhe rrjedhimisht për t’u kuptuar nga e gjithë bota, shumica e së cilës fliste vetëm pellazgjishten: është pikërisht po kjo gjendje shoqërore, që pas vitit 1800 pas K. dhe 1821, në epokën e Pavarësisë së Greqisë, gjatë së cilës popullsitë e quajtura dhe te mbajtura si helene, nuk ishin në të vërtetë veçse shqiptare.  (“Enigma”, f 136).

Aref Mati shkruan: “Këto dy poema u përkthyen në gjuhën “greke” Semito-egjiptiane
dhe u përhapën në kohën e tiranisë së Pisistratit (600-527 dhe në vijimësi nga Hiparku i biri Pisistratit dhe nga Pindari (510-438) dhe Eskili (525-456). Dhe në shekullin e II p.e.s. pellazgjishtja u përkthye në gjuhën latine.

Fenikasit pellazgë, të themeluar në vitin 814 p. k., filluan pushtimet koloniale nga viti 775 p.e.s. në Kartagjenë u përhap në perëndim, në lindje në Sidon, Tir, Biblo, El Mina tej.  (M. Aref f. 16 Shq.)

Prof. Dr. Vedat Shehu shkruan: “Fatkeqësi!  Greqia e Ungjillit Bizantin u ngrit mbi qytetërimin e shtetit pellazgo-Ilir, shqiptar, Arban – Alban, Arnaut- Arvanit. Po ashtu u ngrit duke përvetësuar: kulturën, artin, letërsinë, shkencën e lashtësisë, klasicizmin antik të ngritur në gjuhen antike të qytetërimit pellazg…”.  (V. Shehu internet, mars 2013).

Ernest Renan, Arkeollog, në Finiki kishte zbuluar mijëra monedha të vjetra floriri në vitin 1860, qelqi, masa të peshës, lopata, ngjyrën dhe pëlhurën e ngjyrosur. Gjithë Mesdheu u bë toka e gjuetisë për tregtarët e fenikas: Qipro, Kretë, Kartagjenë, Maltë, Sicili, Sardenjë, Kadikës, Mikenë, Korinth, Finiq (afër Delvinës, ndërtuan kështjellën). Themeluan dy banka, të Tirit dhe te Kartagjenës. Pellazgo-fenikasit u morën dhe me tregtinë e skllevërve. Kudo ndiheshin si në shtëpinë e tyre. Semito-egjiptianët “Greket” dhe romakët e shikonin me admirim, të përzier me përbuzje këtë aftësi përshtatjeje të fenikasve. Poemat homerike iu bëjnë homazhe fenikasve për aftësitë artistike. Romakët flasin për besnikërinë fenikase”. (Karl Grimberg , “Historia…” vol. I, f. 210).

M. Arefi citon Emil Miro, J. Berard, Finley … sipas autorëve antike, Pellazgët dhe fiset e tyre të shumta të një trungu, luzmonin në rajonin ballkano-danubian dhe në pellgun e Mesdhetar përpara mbëritjes së semito-egjiptianëve “grekë” në shek. VII p.e.s. (Herodoti 1, 56, 58, / II, … Tukididi 1, 3, etj.): Në Ballkan, duke përfshirë të gjithë pjesën e jugut, ndër të cilat Thesalia, Atika, Argolida, Lakonia,Arkadia… Ilirët, Trakët, Peonianët, Dardanët, Tribalët, Thesprotët, Mollosët, Kaonët, Dakët, Kretasit. Etj. Homeri XIX, 177 / Herodoti 1,56, 57, 58, / VII,94, 95 etj. Ishujt e Egjeut (Pellazgët tirrenian, karianë, lelegë, lisianë.);  Azisë së Vogël (pellazgët, trojanë, teukër, lidianë, japodë, dardanë, frigjianë, kaukonë etj.); Itali  (pellazgët, ligurë, etruskë, mesapë, japigë, pesenianë, daunianë, venetë etj.); gadishulli Iberik (iberët, baskët); Kaukazi (kolkidianë, kaukazianë etj.);  Qipro (driopët); Palestinë (fenikasit, filistinët, girgashitët, jezbuzianët… etj. Ky popull “parahelen” pa dyshim që ishte zhdukur, ndërkohë që ai përvijoi në Shqipëri  nëpërmjet thrako-ilirëve të fundit, paraardhës të etnisë pellazge. (M. Aref “Shqiptarët”, f. 39.) Dhe më tej paraqiten dy harta me shtetet pellazge prej shekuiit  8-5 p.e.s. te pushtimeve koloniale për gjatë Detit Mesdhe  dhe Detit të Zi: Ilirët me të gjelbër, Thrakët me të verdhë,  Lidianët, me vjollcë,  Fenikasit me të kuqe. Është vërtetuar se në luftën 7 vjeçare ndërmjet Athinës dhe Korinthit, në fillim të shek VI p.e.s. fituan Athinasit dhe Korintet u shpërngulën dhe krijuan koloni në Iliri: Butrint, Durrës, Apolloni,  etj. Kolonizatorët nuk ishin “greke” por pellazgë, të ardhurve  nuk u duhej përkthyes, se ishin i të njëjtës racë dhe gjuhë pellazge.

Edwin Jacques thotë: “Një shkrirje unike midis energjive të tokës pellazge dhe kulturës së hollë mionike, solli si rezultat rreth viteve 1600-1400 dhe më vonë, nga vitet 1400-1100 p.e.s. qytetërimin mikenas në Mikenë. Princët Pellazgë u strehuan në Kala të fortifikuara mirë, në maja kodrash. Tukididi na thotë, se Akropoli, më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë. Banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 p. e. s.; më vonë u shndërrua në një fortesë.  (“Shqiptaret”, f. 67). Harta e tregtarëve Fenikas ne Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi, përgjatë shekullit te VIII – V, me dy banka ne Tir dhe Kartagjenë.

 

Shqiptarët kanë bërë karrierë në vende të tjera, duke afruar shërbimin e tyre. Kanë ditur të vlerësohen falë cilësive të tyre si udhëheqës, strategë, me ndjenja miqësie, mikpritje dhe me besën e famshme. Kanë bërë karrierë (perandorë, gjeneralë, mbretër, papë. Guvernatorë, arkitektë, skulptorë, piktorë, mercenare et…) ndër grekët, romakët, venetët, bizantët, turqit, egjiptianët (148 vjet dinasti shqiptare nga Mehmet Aliu dhe 60 vjet gjeneral mercenar Mërkur Bua Shpata në Evropë). Mikena 84.)

 

 

Nga shekulli V para Krishtit deri në vitin 168 para Krishtit, data që u pushtuan shtetet pellazge (Iliria, Epiri dhe Maqedonia) nga romakët, të cilëve gjithsesi u kishin dhënë më shumë se 20 perandorë dhe me                                                                                                                    dhjetëra gjeneralë.  Sipas Lukanit romakët  kanë mësuar artin luftarak në Ilirinë e Jugut (Shqipëria e sotme), në veçanti në Dyrrahium (Epidami  i lashtë, Durrësi i sotëm) dhe në Apolloni (Pojani i sotëm).  Cezari  zhvilloi në Durrës betejën e tij kundër Pompeut, përpara se ta mundte atë në Farsallë në vitin 48 p. e. s. Gjithashtu Ciceroni u syrgjynos në Durrës. Katula e quan Durrësin taverna e Adriatikut. (Mikena f. 214.)

Probi  276-282 Perandor romak nga Sirmiumi i Panonis së Ilirisë.  Ai formoi koloni bujqësore me ushtarë, kur nuk ishin në luftë. Kur ishte komandant në Egjipt, legjionet e tij kryen punime të mëdha për të përmirësuar lundrimin mbi Nil. Në Iliri, që ishte atdheu i tij i lindjes. Probi vuri ushtarë të mbyllnin vreshta. Por ata ishin rebelë në shpirt dhe e quanin një degradim të prodhonin me djersë atë që mund ta fitonin me armë në dorë, se vullneti i ushtarit profesionist ishte lufta, që i sjell fitime dhe jo puna e bujkut dhe e argatit. Kur legjionarët humbën durimin, në një ditë verë të vitit 282  e. j.,  po punonin për të tharë kënetat e Sirmiumit, vendlindja e Probit, ushtarët flakën tutje shatat dhe lopatat, rrëmbyen armët. Perandori e pa rrezikun dhe u mbyll në një kullë. Turma e egërsuar shkallmuan dyert, u turrën mbrenda dhe një mijë shpata e copëtuan trupin e Probit.  (Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë”,  bot.1998 f. 41-57).

Ushtarët e Probit e thyen heshtjen dhe e morën hakun kundrejt perandorit.  Ndërsa ne, pas 2300 vjetëve heshtim.  Duke parë drejtuesin me hosten  në dorë që drejton parmendën  që e tërheqin dy buaj xanzarë  për të shkallmuar këtë vend.

Në këto dy dekada, janë botuar shumë libra që flasin për lashtësinë tonë, të cilët përpara 1990 nuk mund të botoheshin. E vetmja anë pozitive i kohës së “pluralizmit”, është lënia e lirë e shtypit dhe shumë njerëz, si vetë ky artikullshkrues, nuk  merrnin asnjë referencë të asaj kohe. Pse? Nuk duan të kujtojnë emrin Pellazg. Kanë marrë referenca edhe nga Akademia e Shkencave, kur kjo Akademi nuk mbrojti figurën e rilindasit të madh  Naim  Frashëri, që me urdhër të guvernatorit  Janullatos e prishën shtëpinë e kulturës “Naim Frashëri” në Përmet dhe në vend të saj ngritën kishën greke, dhe më tej buldozeri natën hodhi për tokë shtëpinë muze të flamurit dhe të Themistokli Gërmenjit në Korçë dhe një mëngjes u gdhi  gurë mbi gurë. Dhe ju akademistë shqiptarë, në vend që të luftoni kundra përçapjeve skandaloze greke, keni kaluar  në përkrahje të kishës greke, duke shkelur amanetin e Nolit, me tradhti të hapur.

Janullatosi i pranuar nga tradhtari Ramiz Alia, që nga viti 1991 ka uzurpuar kishën Noliane dhe po varros gurë dhe po zhvarros kufoma.  Gurët me shkrime greke i vendos në themelet e kishave shqiptare (si te kisha e Linit në Pogradec) për t’i quajtur kisha greke dhe nga ana tjetër zhvarrosur shqiptarë për ushtarë grekë të vrarë para 73 vjetëve dhe sarkofagët i mbushi me kufoma të moshave të ndryshëm shqiptarë. Si është e mundur që qeveria dhe Akademia e Shkencave hesht?!… Kjo gjendje tregon as më shumë as më pak, për  parmendën me dy buaj, që ka vënë përpara Janullatosi që e drejton:  Këta janë drejtuesit e shtetit tonë që morën vulën e turpit, që do të urrehen gjithmonë nga brezat e ardhshëm, për kthimin e kombit Shqiptar  përmbys, për t’u helenizuar, dhe për ta bërë Shqipërinë një provincë greke, kurse ne të gjithë heshtim.

U krijua shoqata “Qendra Studimore Pellazgjike” në Tiranë, më 15-4-2011, u ftuan dhe nuk morën pjesë përfaqësues nga qeveria dhe Akademia e Shkencave. Pse? Bllokadë për emrin pellazg… Po kështu as në Sorbonë, Paris me 3-1-2012 në mbledhjen për marrjen e doktoraturës  nga  Aref Matit “Kërkime mbi pellazgët, si origjinë e civilizimit grek”, as ambasadori i Shqipërisë në Francë nuk morri pjesë. Pse? Bllokadë kur flitet për emrin Pellazg.

Prof. Dr. Eshref  Ymeri flet: “Marrëdhëniet Shqiptaro-greke. Një paqe e armatosur”.

“…  Pushtimi i kishës ortodokse fanoliane prej një uzurpatori dhe mashtruesi të thekur, si Janullatosi…

Kjo nepërke greke, ka 21 vjet që po zvarritet nëpër Shqipërinë e Jugut, duke mbjellë gjithandej helmin e greqizimit… Organizon akte terroriste, siç ishte masakra e Peshkopisë e vitit 1994. (ushtarët roje me pushkë pa fishekë. Shën. im)… Ajo nepërkë ka qenë përherë armiqësore, tinëzare dhe e shoqëruar me shfaqje flagrante urrejtjeje dhe agresiviteti… Janullatosi si pararojë e shovinizmit grekomadh, në mënyrë që t’u thuhet breznive pasardhëse se Shqipëria e Jugut është, demek, tokë greke. Prandaj ndërton varrezat e ushtarëve agresorë grekë, manastiret dhe memorialët e ngritur në nderim të tyre, në Përmet, në Gjirokastër, në Korçë e gjetiu pikërisht këtë qëllim kanë.

“Dosjen e zezë të Greqisë” që prej vitit 1913 e deri tani, klasa politike shqiptare duhet ta hapë dhe ta demaskojë botërisht shtetin grekë dhe kishën shoviniste greke, si një shtet kriminal dhe si një kishë kriminale në qëndrimin ndaj kombit shqiptar…  Klasa politike shqiptare, duhet ta ndërmarrë, pasi ta ketë pastruar Shqipёrinë krejtësisht nga priftërinjtë grekë, si dhe nga krejt varrezat e ushtarëve agresorë grekë, nga manastiret dhe memorialët në nderim të tyre, për të cilat i duhet kërkuar Greqisë, t’i zhvendosë në territorin e vet. Dhe nëse Greqia nuk pranon, atëherë duhen vënë në punë buldozerët… (nga interneti mars 2013.)

“Një ditë të bukur  do të vijë në pushtet një klasë politike me dinjitet të vërtetë kombëtar, ta “skanojë” klasën politike që ka qenë në pushtet që prej vitit 1991. Kjo është e domosdoshme…” .

RASIM  BEBO,  Addison,  Çikago, mars  2013

Filed Under: Kulture Tagged With: bllokada, Cikago, ndaj emrit, Pellazge, rasim bebo

NJE RREFIM I RRALLE PER MASAKRAT GREKE KUNDER SHQIPTAREVE

February 19, 2013 by dgreca

Ervehe Grabocka: Ju rrëfej masakrën e Panaritit nga “andartët” grekë/

95 vjeçarja vjen në një rrëfim të rrallë për masakrat e andarteve greke ne Panarit/

Nga Raimonda Moisiu & Skënder Demolli/

Ervehe Grabocka –Bacelli është një nga veteranet më të vjetra në moshë dhe gruaja më heroike që ka nxjerrë Grabocka, e cila edhe sot akoma me një fizik e kujtesë interesante e të admirueshme ruan tiparet e një gruaje fisnike, të fortë e të zonjën. Është shëmbull i gjallë i vitalitetit të një gruaje në moshën e tretë, (sot ajo i ka kaluar të 95 vjetët),dhe kujtdo që i bie rasti të takohet me Ervehenë, ngelet i çuditur se si ajo shpalos dimensione të perceptimit të dukurive e ngjarjeve në kohë e pa kohë, në ecje me kohën, që ia kanë treguar të parët e saj apo përjetuar edhe vetë, me forcën e logjikës, kujtesës dhe intelektit, që e bëjnë portretin e saj të dallojë, -gjë që ia rrit vlerat kësaj zonje të hekurt e të madhërishme. Sigurisht mosha bën të sajën por nga goja e Nënë Ervehesë, askush nuk dëgjon të ankohet për shëndetin dhe pleqërinë, apo çfarëdolloj ankese që zakonisht, bëjnë në përgjithësi, sidomos pleqtë, por meraku i kësaj zonje idealiste qëndron ende për lirinë shpirterore, e intelektuale të popullit të saj e më gjerë-idealit për Liri & Demokraci-që ajo luftoi. Fillimisht le të bëjmë një retrospektivë se kush është Ervehe Grabocka-Bacelli..
Ka lindur në Grabockë, fshat në thellësi të maleve të Korçës, në zonën ku ndahet Korça me Skraparin. Fshatin e saj e ndan një përrua me fshatin Backë të Skraparit. Është e bija e Bektash Grabockës (1870-1956) nga Panariti, dhe Zylfie Shtyllës (1890-1981) nga Shtylla. Dy prindërit e saj vijnë nga një familje me tradita të mëdha luftarake, patriotike, arsimdashëse që i kanë dhënë Shqipërisë burra të mëdhenj si luftëtarë për liri apo burra shteti, si Dëshmorin e Kombit, Qazim Panaritin, (1866-1918), i cili ka qenë xhaxhai i Ervehesë, Medar Shtylla, (1888 – 1963), daju i saj, Behar Shtylla,(1918-1994), kushëriri i parë,dhe Myftar Grabocka, (1917) vëllai i Ervehesë , është edhe halla e regjisores së shquar shqiptare, Vera Grabocka, etj, burra dhe gra të shquar që i ka njohur Shqipëria. Duhet përmendur se paraardhësi i shtatë i Ervehesë takohet me themeluesin e Korçës, Iliaz Bej Mirahorin, (Ilia Panariti) që ishte nip i Papa Petro Panaritit (1360-1440), stërgjyshi i Ervehesë. Vetë Erveheja ka qenë luftëtare në radhët partizane që me krijimin e formacioneve të para luftarake. Ajo është dalluar në luftime me armikun dhe mban dekorata të shumta që tregojnë se ka qenë një luftëtare dhe punëtore e palodhur në shërbim të kombit dhe shqiptarëve. Që në fillim të vitit 1942 Erveheja u aktivizua nga Lëvizja Nacional-Çlirimtare për të ngritur në luftë fshatrat Grabockë dhe Panarit së bashku me tre shoqe të tjera të cilat kanë qënë, Noi Polena, Antigoni Gjançi dhe Anie Vila. Këto gra bënë të mundurën, që disa vajza prej këtyre dy fshatrave të dalin partizane. Erveheja doli partizane në fillim të vitit 1944 së bashku me tre vajza të tjera nga Grabocka; Sedie Sejfulla Selenica, Përparime Brahim (Abazi) Cane dhe Vajide Jaupi. Erveheja u inkuadrua në Brg. XV S. në batalionin e parë me komandant Selman Vishocicën dhe komisar Hamdi Babanin. Pas çlirimit Erveheja ka punuar në Kryqin e kuq Shqiptar, në fillim në Voskopojë së bashku me tre shoqe, Përparime Cane, Meleqe Protopapën dhe Dadenë e Porodinës.- kështu e njihnin të gjithë korçarët. Në Voskopojë ajo u njoh me burrin e saj të ardhshëm, i cili punonte si sekretar lokaliteti. Më pas ajo punoi në Korçe derisa u martua me Ademin, një nga ish partizanët më trima i cili ka mbajtur medaljen e Trimërisë dhe ka qenë korrieri i Shtabit të Brg. IV S. Ademi vdiq papritur në moshën 65 vjeçare nga një atak kardiak dhe u varros në Lezhë në vitin 1987. Kujtesa e saj është e plotë, e saktë dhe e veshur me mëncuri, urtësi e pasion rrëmon në “arshivat e kujtesës”, tregon ngjarjet sikundër kanë ndodhur atëherë me qetësi. E ndërpret bisedën për një çast, pi pak lëng frutash, na pyet nëse duam kafe tjetër, dhe më pas vazhdon bisedën për të na sjellë ngjarje të dhimbshme e copëza jete të vyera për historinë e kombit, vecmas në këtë bisedë ajo na rrëfen për Masakrën e Panaritit nga “andartët” grekë, sikundër e kanë përjetuar dhe qënë pjesë e asaj masakre, prindërit e Ervehe Garbocka –Bacelli.
Masakra e Panaritit – rrëfyer nga Nënë Erveheja.
Në shtëpinë prindërore të Ervehesë u krye një nga masakrat më të tmerrshme të grekut në zonën e Korçës. Maskara filloi pasi komitët shqiptarë me Th. Gërmenjin në krye i ndalën andartët disa herë të hyjnë në Zonën e Vakëfeve duke i vënë përpara si lopët dhe duke vrarë shumë prej tyre. Njëra nga ato beteja ishte ajo e 15 janarit të 1914, kur komitët qenë në Panarit, qeveria shqiptare dha urdhrin e gabuar që z. Themistokli Gërmenjit, i cili qe kajmekam (nënprefekt) në Skrapar, të vejë në Kolonjë të marrë në dorëzim detyrën, se grekërit do të hiqen prej Kolonjës. Grekët i prisnin t’i çarmatosin dhe pastaj me siguri t’i vrisnin. Themistokli Gërmenji, siç e thashë ishte në Panarit në shtëpi të Dajlanit bashkë me Sali Butkën e me të tjerë trima shqiptarë. Në atë kohë ngrihen fshehurazi grekut në Kolonjë patriotët kolonjarë, Tike Prifti Spirua dhe Xeka i vëllaj i Nucit nga Trebicka dhe venë e piqen me shqiptarët në Panarit, u rrëfejnë fuqinë e grekërvet, atëhere shqiptarët përmbledhin fuqinë e tyre dhe filloi lufta e madhe e papritur në Qesarakë dhe në Selenicë të Pishës, ku vriten 30 grekër, 4 plagosen dhe 2 grekë bien rob në duart e shqiptarëve. Andartët u tërbuanë dhe sollën përforcime të shumta.
Strukturat ushtarake greke organizuan “Batalionin e Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgjet e Greqisë, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu masakra në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët pasi më parë kishte pastruar Çamërinë dhe Gjirokastrën.
Fushata antimyslimane (kupto antishqiptare) e andartëve grekë, në fakt prapa tyre ishin kisha dhe qeveria greke, bënë edhe masakrën e Panaritit që nuk do të harrohet kurrë nga përmasat dhe egërsia me të cilën u krye.
Kjo ndodhi në atë kohë siç e quajmë ne korçarët, Greku i Parë, gjatë Luftës së Parë Botërore. Pushtimi i të ashtuquajturës Vorio Epir nga Greqia u bë në prag të Luftës së Parë Botërore, menjëherë pasi qenë caktuar kufijtë e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha europiane. Ata hynë në jugun e Shqipërisë dhe pasi mobilizuan tërë ata shqiptarë që e quanin veten grekër, filluan pastrimin etnik duke vrarë, internuar dhe përzënë nga trojet e tyre të gjithë ata që patën guximin ta quanin veten shqiptarë. Në Jug të Shqipërisë nisën revoltat. “Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për lënien jashtë Greqisë të Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas kronikave të kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet e fshatrat e Gjirokastrës, Korçës e Përmetit.
Masakra e Panaritit ka ndodhur në vitin 1914. Po e tregoj ashtu siç ma kanë treguar nëna dhe babai im pasi kjo masakër u krye në atë shtëpi qe ne e blemë, pas Masakrës së Panaritit, nga të zotët e shtëpisë që ishin orthodoks dhe që u larguan nga fshati dhe shkuan në Korçë dhe Tiranë pasi ata nuk mund t’i qëndronin dot kërkesës greke që të bashkoheshin me ata kundër vëllezërve të tyre muslimanë. Masakra mizore, sikundër tregon Myftar Grabocka, vëllai i Ervehesë, u bë nga andartët (banditët) grekë më 1914 në fshatin Panarit, si hakmarrje për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në shtëpinë e Dajlan Panaritit. Grekët therrën mbi 400 burra, gra, fëmijë dhe pleq. Veprim më të llahtarshëm s’mund të të dëgjojnë veshët. Por grekët me këtë akt makabër, si kanibalë, nuk donin të ndëshkonin vetëm popullsinë panaritase, që në pjesën dërmuese ishte myslimane, por të gjithë zonën. Ndaj ata me djallëzinë më të madhe, gratë, pleqtë, dhe fëmijët i therën në Grabockë, kurse burrat vendosën t’i thernin në fshatra të tjera. Së pari, tentuan t’i çonin burrat të lidhur njëri pas tjetrit në Trebickë, por aty hasën në rezistencën e mjaft patriotëve të shquar të krishterë trebickallinj, të cilët nuk pranuan të bëheshin pjesë e atij krimi të shëmtuar çnjerëzor. Atëhere grekët ju drejtuan fshatit Panarit, ku për fat të keq nuk hasën ndonjë rezistencë për arësye se edhe ata pak njerëz që ishin, qenë të moshuar. Hauret dhe shtëpitë e boshatisura të grabockallinjëve në Panarit e Grabockë u mbushën me 300 burra të lidhur njëri pas tjetrit me litar. Prej andej në të gëdhirë, i çonin në gijotinën e caktuar tek vëndi i quajtur Karakoll, në krye të Rripës së Melckës, një hon i vërtetë dhe tepër i frikshëm ku rrokulliseshin kokat e prera të djemve panaritas dhe gjaku rridhte tatëpjetë si në një thertore. Qëndrimi i atyre pak krishterëve grabockallinj në këtë rast nuk qe pajtues, përkundrazi, me aq sa mundën, ata morën në mbrojtje panaritasit që tentonin t’u shpëtonin thonjëve të bishave të tërbuara. Për t’u përmendur është rasti i Bajram Bilo Rezhdës, i cili shpëtoi nga këto masakra sespse e ndihmoi Guri Liko që e nxorri nga oxhaku pasi mashtroi rojet greke, duke e marrë në kurriz të mbështjellë me qilim dhe me enët në duart e tij gjoja për të mbushur ujë. Fatmirësisht ose fatkeqësisht ekziston lista e personave që mbështetën sjelljet vandale greke (kjo e botuar në revistën “Ylli i Mëngjezit” SHBA në vitet 1917-1918, artikulli “Nisja e Zjarrit në Toskëri” nga Sotir Dhosi Treska ku rezulton se martirët më të shumtët ishin nga Trebicka, por edhe nga Kolonja, Marjani dhe Panariti. Ata krishterë që ndihmuanë myslimanët janë, Gjik Prifti, Niçi Nikolla, Peçi Mihali, Toli Dhosi, Naum Toli, etj.

 

Ja një pjesë e shkrimit të asaj kohe në revistën “Ylli i Mëngjezit”.

“Fshatarët myslimanë të Panaritit, për të shpëtuar, ikën nga fshati dhe kaluan nëpër Backë, brenda në Skrapar. Bashkë me një nga agallarët e Panaritit, që u largua me dhentë e tij, qe edhe Stefan Panariti me bagëtinë e tij. Më vonë kthehet Stefani dhe grekët e bindën këtë që t’i shkruante agajt që të kthehej edhe ai, pasi grekët siguronin lirinë dhe jetën e tyre. Agaj besoi dhe kthehet. Edhe nga populli kthehen ata që e njihnin veten jo të kompro-mentuar. Por një natë i marrin burrat dhe i vrasin ndër afërsitë e Grabockës dhe të Melckës, ashtu i masakrojnë edhe gratë e fëmijët. Këto masakra bëhen prej kapedan Stratosit. Patrioti i vjetër Harri Panariti, bashkë me një patriot tjetër nga Treska, shkruajnë në Amerikë mbi ngjarjet tragjike të Panaritit dhe me këtë lajmërim erdhi një komision i huaj prej dy vetash për hetime. Stefan Panariti nuk e thirri aganë panaritas me qëllim tradhëtie. Për këtë dëshmuan edhe tre të krishterë panaritas përpara qeverisë greke në Janinë. U konstatua se heroi i kësaj tragjedie qe kapedan Stratosi. Edhe Harri Panariti, për shkak se lajmëroi miqt e tij në Amerikë, u dërgua në Janinë nga u lirua vetëm mbas 6 muajsh burgimi madje në sajë të një mijë frangave ari që pagoi në dorë. Kështu mori fund hëpërhë përpjekja për lir-imin e prefekturave të Korçës e të Gjirokastrës. Grekët ia mbërritën qëllimit të tyre duke zënë vijën Llogara – Salari – Qafa e Kiçokut – Ostrovicë – Maliq.”

Grekët arrestuan në Panarit, Trebickë, Treskë etj. ç’gjetën; të gjithë ata fëmijë dhe pleq që nuk mundën të largoheshin por edhe që menduan se greku s’mund ta prekte këtë kategori njërzish. Ata qenë 300 shpirt. I lidhën me litarë si kafshët nga duart dhe këmbët dhe u vunë një litar tjetër që kalonte qafë më qafë tek të treqindët duke u bërë nga një hallkë që u shtërngonte qafën dhe nëse dikush do tentonte te largohej qoftë edhe një hap nga shoku para apo prapa tij, automatikisht do të mbytej nga ajo hallkë që nuk mund të toleronte ritmin dhe distancën e caktuar nga njëri tjetri. Pastaj i shpunë në fshatin Grabockë dhe i futën pikërisht në shtëpinë e caktuar. Kjo shtëpi qe një ndërtesë e re dykatëshe; kati i parë ishte haur dhe kati i dytë kishte qënë shtëpia ku flinin anëtarët e familjes. Në atë kohë kishte lindur motra ime e madhe Reshiko. Im atë mori me vete nënën dhe motrën dhe së toku me shumë fshatarë të tjerë ikën nga Panariti dhe shkuan në Kaninë të Vlorës. Pasi burrat i siguruan gratë dhe fëmijët tek miqtë e tyre në Kaninë, vete ata u kthyen në Panarit për të luftuar pushtuesin. Ata i udhëhiqte xhaxhai im, Qazim Panariti. Në Kaninë vdiq gjyshja ime Habibe dhe xhaxhaica ime Limaja e cila ishte gruaja e Qazimit i cili sot është Dëshmor i Kombit dhe gjendet në varrezat e dëshmorëve. Të dyja këto gra vdiqën nga kolera. Ato i kanë varret edhe sot në Kaninë të Vlorës. Panariti u dogj i gjithi. Panaritasit shumë pak u kthyen në fshat pas ikjes së grekëve pasi shumica u larguan në të katër anët e Shqipërisë. Familja ime u vendos në Grabockë dhe pikërisht në atë shtëpi ku ishte bërë Masakra e Panaritit. U quajt Masakra e Panaritit pasi shumica që u therën atë ditë ishin panaritas. Grekët pasi i futën shumicën në atë shtëpi e cila ishte një ndërtesë tip kulle me dy dhoma të mëdha, njëra, ajo e sipërmja ishte dhomë gjumi siç e thamë dhe tjetra poshtë ishte haur. Grekët i merrnin një e nga një dhe në pragun e haurit u prisnin kokën mbi një kërcu. Lemeria e atyre që shikonin nënën, çupën, djalin, vëllanë, motrën, gjyshin dhe gjyshen që thereshin si kafshë, ishte e paimagjinueshme pasi i njëjti fat i priste edhe ata. Në këtë kohë, në katin e dytë, ashtu me duar të lidhura, një plak, Barjam Bilo, është futur në oxhak ku u fsheh dhe qëndroi vetëm me bryla për aq orë sa mbaruan së theruri të 298 njerzit e shkretë. Tjetra që shpëtoi nga të 300-ët ishte një grua e re nga Panariti që quhej Shane e cila me dhëmbë ka hapur një dërrasë të dyshemesë duke u fshehur në tavanin që ndante dhomën e sipërme me haurin. Shania e gjorë ka dëgjuar ulurimat e djalit kur grekët e tërhiqnin zvarrë derisa ja prenë kokën. “Nuk lëviza, – na tregonte Shania pasi unë s’mund ta shpëtoja dot djalin tim veçse do të isha therur edhe unë. Ndërkohë që kisha edhe dy fëmijë të tjerë të vegjël që m’i kishte marrë burri nuk e di se ku… Jeta qënka shumë e dhimbsur.” Pasi Shania thotë këto fjalë fillonte dhe qante pa pushim duke mos folur më. Grekët i morën kokat e 298 njerëzve të therrur dhe i hodhën në një hon të thellë ku nuk hyn dot njeri. Atë vënd ne e quajmë Kullë pasi sipër rripës së honit ngrihet një bregore si një kullë natyrale dhe që u ka shërbyer grabockallinjëve si Kullë Vrojtimi për të mbrojtur fshatin në shekuj. Kafkat e tyre kanë qënë atje deri pas luftës së dytë botërore kur unë jam larguar nga Grabocka dhe nuk e di nëse janë akoma. E tregova këtë histori pasi u rrita me atë dhimbje dhe u forcova duke u përgatitur që të në rast përsëritje të isha e aftë të mbrohesha e të luftoja me tërbim duke u hakmarrë edhe për viktimat e Grekut të Parë.

Erveheja rrëfen si u bë partizane.

Në shtëpinë tonë një ditë erdhi Safet Butka që ishte mik shtëpie dhe e pyeti babain tim, Bektash Canen, se ku i kishte djemtë. Babai i tha se djemtë e tij ishin partizanë. Safeti ju lut që ti thërresë djemtë dhe nipërit që ta braktisin luftën partizane dhe të luftojnë më forcat balliste. Babai nuk pranoi pasi ai më parë kishte biseduar më Medar Shtyllën që e kishte kunat të cilit i kishte dhënë fjalën se shtëpia e canellarëve do të mbante anën e partizanëve, e atyre që po luftonin me armikun. Në atë kohë erdhi në shtëpinë tonë, Katina Starja, Noi Polena dhe Antigoni Gjançi dhe takuan babanë tim të cilit i kërkuan që unë të dilja partizane. Ato kërkuan që të dalin partizane edhe Përparimja, çupa e xhaxha Brahimit, edhe Vaideja, komshija ime, çupë e Jaup Grabockës. Prindërit tanë nuk nguruan pasi ishte edhe dëshira jonë të luftonim dhe na dhanë lejën duke na pyetur neve nëse pranonim te dilnim malit partizane. Ne mezi prisnim që të luftonim pasi në shtëpitë tona në ato kohë s’kishte bisedë tjetër veçse trimërisë, guximit dhe gadishmërisë së shqiptarëve për të luftuar pushtuesin. Ne kishim punuar në terren për luftën nacional – çlirimtare për një kohë të gjatë dhe ishim përgatitur për këtë punë. Ishte muaj prill i vitit 1944 kur na mblodhën në Katund, fshat i vogël afër Trebickës. Atje, në një lëndinë ishte një mur një metro i lartë. Neve na reshtuan të gjitha vajzat e fshatrave të zonës së Panaritit dhe na thanë se, kalimi i këtij muri do të jetë simbol i pranimit të kapërcimit të mentalitetit patriarkal dhe dëshirës për të kapërcyer çdo vështirësi që do të na dilte përpara në luftën kundër pushtuesit. Ne ishim rreth nja 50 vajza të zonës sonë. Siç e thashë më sipër, nga Grabocka ishim vetëm tre çupa; Përparimja, Vaideja dhe unë. E para që kaloi murin qe Perparimja e cila thirri, “Nuk do të ketë asnjë mur që do të na pengojë në rrugën tonë drejt lirisë dhe pamvarisë!” Pas ne vajzave murin e kapërcyen edhe disa djem nga zona. Nga Grabocka ishin edhe dy kushërinjtë e mij, Kadri dhe Arshin Cane së bashku me tre të tjerë. Pastaj shkuam në Lavdar të Korçës ku na veshën partizane. Atje gjeta kushëririn tim të parë Behar Shtylla i cili u gëzua shumë dhe ka qeshur pasi dikush i tha që Erveheja do të bëhet një luftëtare më e madhe se ai. Na caktuan fillimisht në prapavijën e forcave partizane dhe pikërisht të punonim në spitalin partizan të Lavdarit. Atje ndënja rreth katër muaj. Në atë kohë spitali i Lavdarit u transferua diku gjetkë dhe neve na dërguan në Brig. 15S ku do të kishim të njëjtën detyrë, pra do të punonim në prapavijë. Me mua qenë edhe Përparimja së bashku me Vaidenë. Të plagosurit ne i shpinim në Gurmujas dhe atje i mjekonim. Atje punova rreth dy muaj. Në tetor më dërguan në brigadë si partizane me përgjegjës kompanie Avni Babanin dhe komandant batalioni Selman Vishocicën. Mora pjesë në disa beteja së bashku me brig. e XV Sulmuse….Më kujtohet një rast kur na u plagos shoqja jonë Neta e cila po këndonte dhe një plumb i ra grykë. Sa e shpunë në spital ajo vdiq. Pasi u çlirua Shqipëria mua më dërguan të punoj në zonën e Vithkuqit, Panaritit, Treskë, Trebickë, Qinam dhe Radovickë. Më pas në Voskopojë dhe Korçë. Me mua ishin dhe Përparimja, Meliqe Protopapa dhe Mynever (Kolaneci) Shtylla. Detyra jonë ishte të ngrinim organizatat e grave atje ku nuk kishte dhe të forconim ato organizata grash që ishin ngritur gjatë luftës.

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: 95 vjecarja qe tregon, Ervehe Grabocka, masakrat ne Panarit, Raimonda Moisiu, Skender Demolli

5 VJETORI I PAVARËSISË -MUZEU I KOSOVËS PREZANTON NË VLORË:” 100 VJETORI I PUSHTIMIT SERBO-MALAZEZ TË VILAJETIT TË KOSOVËS”

February 5, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

Muzeu i Republikës së Kosovës prezantoi në qytetin e Flamurit ekspozitën historike “100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të vilajetit të Kosovës”.Ekspozita tematike muzeore e përgatitur nga Mehmet Gjoshaj me fakte dhe dokumente historike u hap në muzeun historik arkeologjik të qytetit të Vlorës. Drejtori i këtij muzeu Skënder Spahiu tha se lufta çlirimtare e Kosovës ndër shekuj është e gjallë në memorien e kombit tonë. Ekspozita është përgatiture e realizuar nga Drejtor: Dr. Shafi Gashi Autor: Mr. Mehmet Gjoshaj Lektor: Prof. dr. Mehmet Halimi Dizajnues: Prof. Shyqri Nimani .Skenimi i materialeve: Fahrije Luma. Mundësuan realizimin kësaj ekspozite tematike muzeore, ne radhe te pare: Ministrinë për Kulture, Rini dhe Sporte ne Qeverinë e Kosovës, -Arkivin Kosovës, Prishtine,Muzeun Historik Kombëtar, Tirane, -Arkivin Qendror te Shqipërisë, Tirane,Arkivin e Ministrisë se Punëve te Brendshme, Tirane. Muzeun e Pavarësisë, Vlore, -Arkivin e Maqedonisë, Shkup. Mr Mehmet Gjoshaj prezantoi eksponatet e kësaj ekspozite .

Ç’fare përmbante ne thelb ekspozita?

Lufta e popullit shqiptar për çlirim nga pushtimi osman dhe për bashkim kombëtar, zë fill qysh herët. Ndërsa ne gjysmën e dyte te shekullit XIX dhe ne fillimin e shekullit XX, aktivitetet, veprimtaritë dhe lufta e armatosur e popullit shqiptar për çlirim dhe për bashkim kombëtar, marrin hov dhe përmasa kombëtare. Dy nga pikat me kulmore te përpjekjeve dhe luftës se popullit tone gjate periudhës ne fjale, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878, dhe kryengritjet e armatosura te viteve 1908-1912, veçanërisht Kryengritja e Përgjithshme e vitit 1912, e cila mori përmasa mbarëkombëtare. Duke ndriçuar dhe afirmuar ne veprat e tyre prejardhjen ilir-pellazge te shqiptareve dhe periudhën e Skënderbeut, rilindësit tanë, duke filluar qe nga De Rada, Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Naim Frasheri, Sami Frasheri, Koto Hoxhi, Vaso Pashe Shkodrani, Nikolla Naco, Ibrahim Temo, Pandeli Sotiri, Zija Prishtina etj, ndikuan fuqishëm ne ndezjen e zjarrit atdhetar tek populli ynë për lufte çlirimtare. Rol të rëndësishëm ne këtë drejtim luajtën klubet, komitetet dhe shoqëritë shqiptare, qe vepruan brenda dhe jashtë Shqipërisë. Roli i veprimtareve atdhedashës, intelektualeve, krerëve dhe oficereve shqiptare, por edhe i vete popullit tone, ne Revolucionin Xhonturk, ishte mjaft i madh, veçanërisht roli i Dr. Ibrahim Temos, themeluesit te Komitetit “Bashkim e Përparim”. Megjithëkëtë, si shoviniste dhe antishqiptare qe u treguan, turqit e rinj, pushkën e pare e zbrazen kundër shqiptareve, fillimisht ne Shkup e me pastaj ne Boletin, ku ne vjeshtën e vitit 1908, rreth 1.500 ushtare’ osmane, te armatosur edhe me artileri, e sulmuan Kullën e Isa Boletinit, me ç’rast u vranë 3 shqiptare dhe mbi 30 ushtare osmane. Mirëpo, përkundër disponimit dhe ngarkesës antishqiptare te turqve te rinj, Revolucioni Xhonturk hapi rruge për zhvillime te rëndësishme ne viset e pushtuara shqiptare, siç ishte Kongresi i Manastirit, mbajtur me 14-22 Nëntor te vitit 1908, ku u be unifikimi i alfabetit te gjuhës shqipe, pastaj themelimi i Shkollës Normale te Elbasanit, aktivizimi i komiteteve, i klubeve dhe i shoqërive shqiptare etj, ngjarje këto, qe ndikuan ne forcimin e mëtejshëm te vetëdijes kombëtare dhe shtimin e përpjekjeve, veprimtarive dhe luftës se armatosur për çlirim dhe për bashkim kombëtar. Kryengritjes se Përgjithshme i paraprinë një mori përleshjesh dhe kryengritjesh lokale te armatosura shqiptaro-osmane, duke filluar qe nga viti 1908 e kedej. Përleshjet dhe kryengritje lokale ishin pasoje e dhunës se ushtruar nga ana e pushtuesve osmane, siç ishte ekspedita e Xhavit Pashes, me 1909, ekspedita e Shefqet Turgut Pashës, me 1910 etj, por edhe pjese e luftës çlirimtare te popullit shqiptar. Me 24 prill 1910, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Isa Boletinit dhe Idriz Seferit, ia prenë” rrugën ushtrisë osmane ne Gryken e Kaçanikut. Me 24 mars 1911, rreth 3.000 kryengritës shqiptare te Kelmendit, Hotit, Grudës dhe Kastratit, nen udhëheqjen e Dede Gjo Lulit, rrethuan ushtrinë turke ne Tuz dhe çliruan Rapshin e Traboinin. Ndërkohë, ne majën e malit Decic, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar. Kryengritjet lokale te vitit 1911, bene qe te vendosen lidhje midis Veriut dhe Jugut, por nuk u arrit qe te krijohej një udhëheqje e vetme e lëvizjes kombëtare, e cila do t’i koordinonte veprimet kryengritëse ne mbare Shqipërinë. Me 23 qershoret vitit 1911, nen përkujdesjen e Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit etj, ne Podgorice u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Krerëve Shqiptare, apo Kuvendi i Gerces, ku u formuluan 12 kërkesa te paraqitura ne memorandumin e njohur si “Libri i Kuq”.Midis udhëheqësve te kryengritjeve te armatosura shqiptare, kundër sundimit osman, dallohen Dede Gjo Luli, Mihait Grameno, Cerciz Topulli, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Ismail Qemali, Spiro Bellkameni, Themistokli Germenji, Mehmet Pashe Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Hasan Ferri, Hasan Hysen Budakova,Shaban Binaku, Mehmet Shpendi, Abdi Toptani etj.

Me 21-25 maj te vitit 1912, ne Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjese rreth 250 veprimtare, organizatore dhe udhëheqës te kryengritjeve shqiptare. Ne këtë Kuvend u morën vendimet rëndësishme për luftën e mëtejshme çlirimtare. Pas çlirimit te Pejës, Gjakovës, Tregut te Ri, Sjenices, Mitrovicës etj, kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Curri e Hasan Prishtina ne jug, ndërsa nga Isa Boletini etj, ne veri, marshuan drejte Prishtinës. Për shkak te mossuksesit ne bisedimet shqiptaro-osmane, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Bajram Daklanit, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, marshuan drejte Ferizajt dhe Kacanikut, ndërsa me 13 gusht 1912, hyne ne Shkup. Ndërkohë u çlirua Kumanova, Presheva, Tetova, Velesi etj. Ne korrik-gusht 1912, u zhvilluan luftime kunder foreave pushtuese osmane ne Tirane, Shijak, Kruje, Kurvelesh, Durrës, Fier, Permet, Leskovik, Konice dhe ne krahina tjera. Nga fillimi i gushtit, 1912, Hasan Prishtina e mori mandatin e përfaqësimit te Shqipërisë se Mesme dhe te Jugut. Kjo, ne fakt, ishte krijimi i një udhëheqje te përbashkët e te gjitha forcave kryengritëse ne mbare Shqipërinë.

Me 18 gusht 1912, qeveria turke i pranoi 12 pika, nga 14 sosh sa kishin kërkuar kryengritësit. Me marrjen e këtij lajmi, kryengritja pushoi, duke e tronditur nga themelet sundimin osman ne Shqipëri. Kur shqiptaret po korrnin fitore ndaj forcave pushtuese osmane, shtetet ballkanike, si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria, formuan aleancën e tyre kundër Turqisë. Ne realitet, qëllimi kryesor i kësaj aleance ishte pushtimi i tokave shqiptare. Kjo u pa në tetor te vitit 1912 e këndej, kur forca pushtuese malazeze, serbe dhe greke marshuan drejte viseve shqiptare. Serbia pushtoi dy vilajete, Vilajetin e Kosovës dhe atë te Manastirit. Me 14 tetor, ne Shkup u themelua Komiteti “Shpëtimi”, te cilin e përbenin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Salih Gjuka, Bedri Pejani. Veprimtarinë dhe luftën e popullit shqiptar gjate viteve 1908-1912, e përcollën me interesim te veçante jo, vetëm qarqet diplomatike te shteteve ekspansioniste fqinje, siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, por edhe qarqet diplomatike te fuqive te mëdha, veçanërisht qarqet diplomatike ruse, te cilat kishin interesa ne viset shqiptare. Luftën e drejte te popullit shqiptare ndihmoi kryesisht Austro-Hungaria. Pas shume përpjekjeve, luftimeve te përgjakshme dhe peripecive te renda, me 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i mbledhur ne Vlore, nen udhëheqjen e Ismail Qemalit, e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e cila u njoh ne Konferencën e Londrës, me 1913. Konferenca e Londrës, e pranoi pushtimin dhe aneksimin e trojeve etnike shqiptare nga shtetet ekspansioniste fqinje, duke lënë padrejtësisht jashtë shtetit të porsaformuar shqiptar me shume se gjysmën e viseve etnike shqiptare. Pushtuesit e rinj të shume viseve shqiptare, vendosen robëri edhe me te egër se ne kohen e pushtimit osman. Me metoda gjenocidale dhe etnocidale, pushtuesit e rinj kishin për qellim shkombëtarizimin dhe dëbimin e popullsisë shqiptare, spastrimin etnik te viseve të pushtuara dhe kolonizimin e këtyre pjesëve te arealit shqiptar. Fatkeqësisht, në disa vise edhe ia arritën qëllimit.

Çfarë mund të korrigjohej nga mbishkrimet e fotografive të ekspozitës per të qene më autentike?

Në stendën e cila paraqet fotografin me tre persona dhe ku shkruhet Ismail Qemali,Hasan Prishtina dhe Luigj Gurakuqi .Në këtë fotografi janë: Ismail Qemali,Hasan Prishtina dhe

Qazim bej Vlora,personi qe i ngjanë Luigj Gurakuqit është Qazim bej Vlora . Lindi në Stamboll më 1893. Qazim bej Vlora e shoqëronte Ismail beun kudo.

Fotografia e dytë paraqet selinë e qeverisë së Vlorës të viti 1913. Në këtë fotografi është shkruar “Akti i shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Në fakt kjo ka qenë fotografia zyrtare që ka dominuar për 50 vjet kur flitej ose shkruhej për pavarësinë tonë. Kjo fotografi është bërë nga Petro fotografi ,pra P.Dhimitri. Viti ka qene 1913 ne përvjetorin e pare te pavarësisë. Godina muzeu kombëtar i pavarësisë.

Fotografi e tretë që i përket Vlorës është ajo e muzeut historik arkeologjik të Vlorës e cila ka qenë bashkia e Vlorës .Kjo foto është emërtuar kështu:Ndërtesa historike në Vlorë ,ku më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Në fakt ky është muzeu i sotëm historik i qytetit dhe kjo godinë nuk ka ekzistuar fare në ato vite kur është shpallur pavarësia .Është godina e Bashkisë së parë të Vlorës,ku ka qenë edhe kryebashkiak, poeti Ali Asllani. Kuptohet që mbishkrimet janë trajtuar të tilla edhe për efekt të mos njohjes sepse fotografit u përkisnin qytetit të Vlorës. Së bashku me S. Spahiun, Drejtor i këtij muzeu,Dr.Prof B,Gace këto sugjerime ia kaluan grupit organizator të Kosovës,Mehmet Gjoshi që do të kryente ndryshimet përkatëse. Ekspozita ka pasur çdo ditë vizitorë vlonjate të interesuar.

*Mrs. Anetar i Akademise Evropiane te Artev

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: 100 vjetori i pushtimit, Gezim Llojdia, i Kosoves, serb0-malazes

ALBANIA-GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË

January 10, 2013 by dgreca

SOFRA POETIKE E DIELLIT- POEMË PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT/

Xhemail Ali Peci/

I/

GJAKU I ARBËRIT E KA NJË FJALË/

                                                     Të kam Mëmë,/

                                                      E më ke Djalë,/

Shqipëri, O Zemra Ime!/

Shqipëri, O Mëma Ime!/

 

 

GJUHA SHQIPE

 

“O gjuhë e folun për trimi prandvera;

    e tok na mbajte ndër pushtime t’hueja

sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe

     as kur u ndam n’besime e n’doke tjera”

Ernest Koliqi: “Gjuhës Shqipe”

“Gjuha Shqipe të fisnikëron shpirtin”

(Holger Pedersen)

“O djellë i llaftaruar që ndrinë si pikë lot”

(Lasgush Poradeci për Gjuhën Shqipe)

 

 

Kushtuar: Kujtimit të Paharruar të Mësuesit Atdhetar Sali Elhyka, nga Kavaja, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shkollat Shqipe të Kosovës, mbolli tek Brezat Atdhetarë: Dashurinë e Shenjtë për Gjuhën Shqipe, për Kulturën Kombëtare, për Atdheun dhe Kombin.

 

Sali Elhyka u likuidua për veprimtarinë e tij atdhetare nga shërbimet sekrete jugosllave, të cilët nga fundi i Luftës së Dytë Botërore e dërguan në burgun famëkeq të CZ së Beogradit, ku pas 17 ditë torturash mizore e likuidojnë.

 

Qoftë i Paharruar Kujtimi dhe Nderimi për Sali Elhykën dhe Veprën e Tij Atdhetare e Arsimore, në Shërbimin e Shenjtë, sa Fisnik aq edhe Heroik, Për Shqipërinë e Lirë e Demokratike.

 

Në ligjërimin shqip e në këngëtimet e gjakut,

në thëllimet e shekujve me krahë vetëtimash,

degët e trungut ilir me rrënjët bri pragut,

me vite nëntorësh mbi supe e me re suferinash,

përflakur dhe përgjakur fletëve të meshareve,

nisej të shkruhej Gjuha Shqipe :

me gjakun e shqiptarëve !

 

Nisej me një Formulë Pagëzimi,

nga Pal Ëngjulli,

me datën 8 të nëntorit të vitit 1462,

një copë e shkëputur e mbishkrimeve të përgjakura,

një zë ëngjullimi në fletët e përflakura,

viteve dhe shekujve,

nisej Gjon Buzuku e Lekë Matrënga,

Kënga e Përshpirtshme e Gjuhës Shqipe,

nisej Pjetër Budi, Pjetër Bogdani e Frano Bardhi,

të çante shekujt me zërin shqip,

nisej shqiptari.

 

Nisej Mësues Todri,

me ca shkronja mbështjellur në gji,

kaptonte malet me fusha,

kodrat me brigje,

në borë dhe në shi,

çante shtigjet e diturisë,

nisej Mësuesi i Gjuhës Shqipe,

në mes territ dhe errësirës,

Dritërrëfenjësi :

nëntorëve të bardhë sogjetarë amshimi,

mes baltës dhe shëllirës,

e në zemër kish pengun e dëshirës,

të sillte Shkronjat e Gytenbergut,

në Tokën e Skënderbeut.

 

Ca shkronja shqipe,

ca fjalë dhe ca rrokje si një melodi,

si këngët e zogjëve shtegtarë,

pranverave me shi ciu ciu ci,

do flasësh me shkronjat e shpirtit tënd Shqipëri,

do flasësh me shkronjat e zërit tënd Shqipëri,

do shkruash me shkronjat e zemrës sate Shqipëri,

me zanoret me rrokjet dhe me bashkëtingëlloret,

e gjuhës sate Shqipëri.

 

E tutje Naum Panajot Bredhi Veqilharxhi,

qëndisej me shkronja ari Evërtari,

Martiri i Gjuhës Shqipe,

e Konstantin Nelko Kristoforidhi:

Dritësjellësi,

Babai i Gjuhës Shqipe,

me ca shoqëri biblike angelze,

Biblën përkthente shqi:

o ja që edhe Jezu Krishti,

po dika të flasi Shqip!

 

Shqip niste të shkruante Shqipëria,

e shkronjat hidhte prej Gjakut të kulluar,

tej Petro Nini Luarasi,

Shqiponja e Gjuhës Shqipe,

epikë e shekujve me shkronja stralli,

Papa Kristo Negovani:

Dëshmor i Gjuhës Shqipe,

për shqipen e digjte malli,

e Naim Frashëri me gjuhën qilizmë:

Bilbili i Gjuhës Shqipe,

e Princi i saj Faik Konica,

me zjarrin e qëruar të fjalëve,

niseshin të shkruanin dhe të flisnin,

me gjuhën e të parëve.

 

Vinin vargut :

Samiu, Asdreni, Çajupi,

Dom Ndre Mjeda e Gergj Fishta,

matanë detit :

Jeronim  De Rada , Serembe, Santori

e Gavril Dara i Riu.

Gjuha Zonjë!

Përanash Porta e Lartë e Patriarkana Greke,

rrethuar mes Scillës dhe Haridbës,

mes kudhrës dhe çekanit,

kështu niseshin dhe vinin :

Ata,

me kokë në torbë,

e me libra në duar,

viganë dhe madhështorë,

parakalonin :

Ata,

të fliste Shqipëria,

të shkruanin ato që si Shenja të Shenjta,

si ndjenja të ndrydhura shekujve,

i ruante për relike të shtrenjta.

 

O edhe Shekspiri fliska shqip !

Edhe Dante !

O madje edhe Eskili !

Gjëmonte Salla e Kombeve,

tek fliste,

Theofan Stelian Noli,

dhe Kisha Autoqefale Shqiptare,

niste të fliste shqip,

e teatrot e Evropës ushtonin shqip:

nga zëri Aleksandër Moisiut.

 

Mërmërisnin armiqtë e Atdheut,

të Kombit,

e të Gjuhës,

po çanin tufanet,

udhërrëfenjësit e dritës dhe diturisë,

flamurtarët e zemërthirrjeve të Shqipërisë,

me thinjat e bardha flokëve,

e me peshën e viteve mbi supe,

me ca shkronja në duar,

e me ca rreze dielli në sy,

me ca traste me libra,

e me ca abetare në gji,

një Pashko Vasë,

një Thimi Mitko,

një Hoxhë Hasan Tahsin,

Koto Hoxhi,

Petro Nini Luarasi e Papa Kristo Negovani,

Gjerasim Qiriazi, Parashqevi e Sevastia:

 

Gjethi fletënjomë i diturisë u hodh!

Qeshu e gëzohu o Korçë o lule,

nisnin vargëzimet dhe ligjërimet e tyre:

Bilbilat e Gjakut Tënd Shqipëri,

meloditë e këngëve nëpër kapilarë,

viteve dhe shekujve,

me flakë vetëtimash,

me supe nëntorësh,

për Gjuhën Shqipe,

për Kombin Shqiptar:

Kongresi i Manastirit,

tek Kongresi I Drejtshkrimit,

e Një Ditë:

Kongresi I Drejtshkrimit,

Tek:

Kongresi I Mbarëshkrimit.

 

Si ushtarë të rrjeshtuar,

nën urdhërat e Atdheut,

niseshin Poemat e Gjakut Tënd:

të ngrenin Gjuhën Shqipe,
të Bijtë e Shqipërisë,

siç ngrenin të parët tanë,

Flamurin e Lirisë:

Kështjellave të Skëndërbeut.

 

 

 

VDEKJA E THEMISTOKLI GËRMENJIT

 

“Në baladën që dua të bëj për Themistokli Gërmenjin dua të fut një ndodhi nga jeta e Dantonit.

   Kur ushtima e topave gjermane dëgjohej në Paris, shokët për ta shpëtuar, i thanë Dantonit: shko në Angli. Dhe ai u përgjigj: po a e marr dot Francën, La douce France, me shuajt e këpucëve të mia ? Dhe nuk iku. Dhe u vra, duke e ditur që do të vritej. Edhe Themistokliut i tha e shoqja: Mos shko se do të të prishin. Po ai u përgjegj: Po të shkoj unë do të ketë Shqipëri. Po të mos shkoj, s’ka Shqipëri. Dhe shkoi i bindur që do ta prishnin. Po unë dua të ve ato fjalë që tha Dantoni – a e marr dot Shqipërinë me shuajt e këpucëve të mia?”

 

                                                                                Lasgush Poradeci

 

“Themistokli Gërmenji hapi gjoksin dhe me trupin drejt e sypatrembur e priti breshërinë e plumbave burrërisht dhe si shqiptar i vërtetë”.

 

                                                                               Koloneli Ogyst Mortje

 

Togu i ushtrisë franceze merrte shenjë pushkatimi!

Nuk dua të m’i lidhni sytë, ua tha pa pikë frikësimi.

 

E për dëshirë të fundit donte t’i lexohej një letër!

Një letër, çuditej oficeri i togut francez!

Ushtarët prisnin urdhër në radhë.

 

Themistokli Gërmenji po thoshte fjalët e fundit:

Edhe pse u dënova me vdekje, po vdes i pafajshëm,

dhe jam i bindur se vdekja ime do t’i shërbejë Shqipërisë,

por më vjen keq se po vdes nga plumbat e francezëve,

me të cilët lidha besë për t’i shërbyer çështjes shqiptare –

si dhe miqësisë me Francën.

Po s’ka gjë !?

Kjo dhembkë do të jetë e ëmbël :

duke ditur se po vdes në luftë për lirinë e atdheut tim,

Shqipërisë sime të dashur…

Po vdes i lumtur dhe i kënaqur,

se e kam ndërgjegjën të pastër,

dhe shpirtin të qetë,

në përmbushjen e detyrave,

kundrejt Shqipërisë…

 

Lutja e fundit që u drejtoj francezëve

është të mos e rrëzojnë flamurin kombëtar shqiptar,

të cilin e kam ngritur në Korçë,

dhe të mos bëhen shkak e të mos prishet kjo copë Shqipëri.

 

Kaq u tha ushtarëve francezë,

atyre që vinin nga nëna e lirisë dhe e arteve,

nga Franca.

 

9 Nëntor 1917:

Togu francez i pushkatimit,

zbatonte urdhërin e zi,

nga Këshilli i Luftës së Armatës së Lindjes,

zbatonte qejfin e gjeneralit Hanri Sal :

Zjarr…

Toka e Selanikut u la prapë me gjak shqiptari.

Republika Shqiptare e Korçës u la me gjak,

me gjak dhe me lot.

 

Pas pushkatimit, oficeri i togut lexoi fundin e letrës:

Rroftë Shqipëria!

Rroftë Franca!

Edhe pas vdekjes sime, rroftë Franca !

 

Franca, nëna e lirisë dhe e arteve !

 

9 Nëntor 1917.

Një ditë nga ditët e nëntorëve të Shqipërisë,

Flamuri shqiptar binte në gjysëmshtizë:

 

 

Kërkoj ndjesë nga gjithë atdhetarët,

në u kam bërë ndonjë të keqe pa dashur.

Lexonin tutje pas pushkatimit,

letrën e tij të fundit.

 

Një Nënë kishte lënë,

po s’ish e vetëm Ajo,

s’ishte vetëm as Evdhoksia,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

po as ndarja e Hektorit me Andromakën nuk qe,

me dhembje e me mall druante shoqja e re:

 

Themistokli!

Do ikësh,

do shkosh,

do nisesh?!

Mblidhej në ankth trazuar,

tek pyeste Evdhoksia.

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku thërret Liria,

se po s’shkova unë,

Do shkoj Shqipëria!…

 

Një Nënë kish lënë,

rënduar nga supet,

rënduar nga vitet,

po s’ish veç Ajo,

as vetëm Eiçeja e vogël nuk ish,

s’ish vetëm Evdhoksia,

ishte me të e gjithë Shqipëria:

 

 

 

 

 

Do shkoj.

Do nisem.

Do vejë atje ku më thërret Liria,

se po s’shkova unë,

do shkoj Shqipëria!.

 

 

 

KRAHU I SHQIPONJËS

(Kushtuar motrës sime, piktores me emrin: Çamëri)

 

Një kokë i rri në jug, dhe tjetra shikimin e hedhë në veri,

një krah në Tomor, e tjetri ç’i pikon gjak përmbi Çamëri,

një flatër mbi Tarabosh e tjetrën ia merr tej vet lumi Dri,

 e thërret Ura e Ibrit, dhe bien tupanat prapë në Dardani.

Përgjakur flatrat me sfondin e kuq të atdheut ç’pikojnë,

qumështin i marrin Rozafës e Teutës bekimin í kërkojnë,

ia marrin këngës ilirishte, e me sqep shqyer tisin e territ,

s’u mposht – jo kurrë prej tmerrit Kënga e Bilall Xhaferit.

E kënduar brezave edhe gjeneratave : Kënga e Çamërisë,

Fustanellë e përgjakur: çau Shqipëria, kësulë e vet Ilirisë,

kur iu turrën danajtë e bajlozët tokës sonë stërgjyshore,

Kënga iu bë Hymn e zë, mos ma shkel o barin mbi vorre!

Pikëllim i përgjakur që í rri mbi qepallë të syrit : Çamëria,

e  lotët í pikojnë faqeve, dhimbjet i mba në gji Shqipëria,

eh sa mot dhe sa mort, era e detit valën e mba pikëlluar,

ja troku i kuajve e tej Konstantini Doruntinën ka në duar.

A do vijë e a do t’kthehet, o Nënë a do vijë tej legjendës,

o Zot a do të gdhijë agimi në fjalën e dhënë tej bjeshkës,

po Fjala e Poetit që mba mbi supe valën e kaltër të detit,

Nënë, vallë a do t’vijë në gjirin tënd, e prapë pranë vetit?

Zot në çdo kapërcyell shekulli, dielli se ç’na rri përgjakur,

e në sfondet hyjnore të shqipes dykrenore rri i përflakur:

 Qielli i Arbrit dhe me këngë tupanash e shqyen vet terrin,

e sa herë që tiranët ngriten ajo e thërret : Bilall Xhaferin.

                    N’krahun e shqiponjës rri i biri i saj dhe penën e ka sqep,

ç’ia lakmojnë lakejtë, po kushtrimin ai e di se kujt ia jep,

se përkundur e ka vet, e këngët – veç tok i mbajnë në gji,

kur e thërrasin zemrat Shqipëri, ai e thërret veç: Çamëri.

 Atje është Arta, e atje është Janina, e tutje tëhu Preveza,

atje është kënga e gjyshërve tanë t’mbajtur nëpër breza,

atje ku bollat edhe sprija mëtojnë të t’veshin shamizeza,

shtojzovalle e zana ç’ngadhënjejnë mbi lafsha edhe keza.

Pikëllim zemrash e refkëtimë shpirtrash në gjakun si shi,

Kalorësit e Lirisë dhe krushqit e ngrirë: në këngët me oi,

oi,oi, oi, gjakim brezash rri, o ti e zemrave tona: Çamëri,

Fustanellë e bardhë e kësulë mbi sy se ç’të rri, Shqipëri!

 Një krah ia ka falë qiellit të përflakur Grykës së Valbonës,

e tjetrin Bajram Currit përmbi vetull majave të Tropojës,

Tomor Taraboshit i ngjitet si vetëtimat vet atje lartësive,

e në majat e plisave betuar ç’rilind: në zgjimin e hyjnive!

Shqiptar! Në pikat e shiut janë rrahjet e zemrës ku Poeti,

Bajroni e Bilall Xhaferi vijnë e rrijnë tok klithjes si zë deti,

zgjohen në tingëllimat e borive ca tingëllima në zë vargu,

një konstelacion kombëtar firmosur n’ lumenj prej gjaku.

Ja. Xhavella edhe Kundurioti me tufët e kuqe mbi opinga,

Boçari e ai Mark Suljoti, jataganë që ngriten përmbi diga,

ja erë e zefirit përmbi fytyrat tona, tutje si vet trëndelina,

me shpatën zhveshur:Shqiptare jam, zë thërret Bubulina.

E në heshtjen e gurëve rënë kalldrëmëve e monopateve,

e Drejta e Gjakut zë sfidon Europën që ah konferencave,

na la psherrëtimat lulevirgjëra, peng i thellë tej zemrave,

 që s’shuhet kurrë mësa kujtimi ì brezave e as ai i emrave.

Dhe rron në gjirin e rreshkur të nënës e në këngë nusesh,

i zgjon perënditë ilire, nën krisma armësh, e pesë pusesh,

Janino ç’të panë sytë, të pesë puset në grykë, Jaaaa-nino,

 dhe kokat për tokat numëron kur Oso Kukën zgjon: Nëno.

Nëno shpatë e zhveshur, e shpatë e brinjëve tu Shqipëri,

Çamëria, fustanellë e luftërave : në ëndrrën e vet për liri,

në valle shpatash e valle dasmash : kësulë mbi sy ç’të rri,

Kosovës ia bën me sy dhe ty zemrës të thërret veçse Iliri.

Filed Under: Kulture Tagged With: albania, Gjaku i arberit e ka nje fjale, poeme, Xhemail Ali Peci

FITORJA ESHTE GJYSMAKE SEPSE DIKTATURA NUK U PERMBYS

January 3, 2013 by dgreca

Mendime për veprën e P. Kullës JO GJITHE TE VDEKURIT PREHEN NE PAQE/

Nga Prof. Asc. Dr. Thanas L. GJIKA/

Pëllumb Kulla, është një nga shkrimtarët tanë, që u dallua në vitet e diktaturës për nivel të lartë artistik, kurse mbas shkërmoqjes së diktaturës, po ecën jo në vijë orizontale ose zbritëse, por në vijë ngjitëse. Ashtu si Visar Zhiti, Fatos Kongoli, Roland Gjoza e pak të tjerë, Kulla po ecën drejt niveleve të reja gjithnjë e më të larta si krijues letrar dhe si studiues në fushën e historisë dhe të analizave politiko-shoqërore. Ai po shquhet mbi të gjithë këta për kurajon e tij civile lidhur me kritikën që i bën së sotmes, politikanëve rozë e blu.

Për vijën e tij ngjitëse dhe kurajon civile flasin vëllimi me skica humoristike Rrëfenja nga Amerika (2003), romani satirik Vdekja e Enver Hoxhës (2008), studimi i gjatë Teatri, kjo lojë magjepsëse (vëll.I-III më 2007 dhe vëll. IV më 2011), monografia shkencore Skënder Sallaku, ose si qeshnim në diktaturë (2002),. një mori e madhe artikujsh dhe vepra e re Jo gjithë të vdekurit prehen në paqe (2012).

Kjo vepër është një studim historik mpleksur me analiza kritike të proceseve politiko-shoqërore nëpër të cilat kaloi shoqëria shqiptare në vitet 1943-2011. Aty janë dhënë me mjeshtëri portrete atdhetarësh e njerëzish të ndershëm të familjes Kulla, të cilët shteti diktatorial i pushkatoi, i vari, i vdiq në tortura e sipër, i dënoi me qindra vjet burgime e internime, ose i detyroi të merrnin rrugën e arratisjes e tani së fundi dhe rrugën e shpërnguljes. Të shumta janë portretet e bijve të kësaj familjeje të përshkruar me realizëm, që të ngjallin respekt e dashuri për bëmat e qëndresën e tyre. Jonuz Kulla plaku, Ajdini, Xheviti, Fehmia, Hodoja, Vedati si dhe disa të rinj, që po shkëlqejnë pas atdhesimit të ri këtu në Amerikën e largët si Gëzimi, Erbori, Enxhi, etj. Vepra mbyllet me riprodhimin e disa dokumenteve, për të mbështetur të vërtetat historike që ajo trajton. Tiparet e saj dalluese janë argumentimi logjik e faktik i ngjarjeve, konkluzionet e drejta, si dhe ndërtimi me një gjuhë sa shkencore po aq dhe artistike.

Duke qenë talent humoristik i lindur, Kulla u muar gjatë në teatrin e Fierit, për aq sa i lejohej, me trajtimin e temave aktuale, me goditjen e veseve, e zakoneve të këqia, e anëve të pamoralshme të shoqërisë. Rrahja në mënyrë të vijueshme e problemeve aktuale, e ka ndihmuar atë që në thelb të karakterit të tij krijues, të ketë mosarratisjen nga aktualiteti, pra luftën për t’i shërbyer së sotmes, kohës kur ai jeton e shkruan. Mesazhet e veprave të tij na ndihmojnë drejtpërsëdrejti për t’u kthjelluar lidhur me kuptimin e dukurive të sotme dhe për të gjetur një zgjidhje më të mirë për nesër.

Si shumica e krijuesve dhe studiuesve të shquar edhe ai është qytetar me ndërgjegje të lartë që ka si parim themelor: Indiferenca është antihumanizëm, është krim, parim ky i cili i bën këta njerëz armiq me qeveritarët, sepse ata përpiqen t’i thonë popullit të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, kurse qeveritarët shpesh herë gënjejnë dhe duan vetëm duartrokitje e lavdërime. Qeveritarët dhe politikanët nuk kuptojnë se kritikat konstruktive sado të hidhura të jenë, ato janë shumë më të vlefshme se lajkat e duartrokitjet e servilëve. T’u mbash mëri e të mos i vlerësosh të paktën me një pension të vecantë, krijues dhe studiues si P. Kulla, do të thotë të mos jesh politikan i ekuilibruar, të jesh zemërak e qefmbetës.

Ahmet Zogu, kur i vlerësoi kritikët e kundërshtarët e vet, Faik Konicën e Fan Nolin, duke u propozuar poste të larta si ambasador të parit dhe kryepeshkop të kishës Orthodokse Shqiptare të dytit, u tregua diplomat e politikan i një niveli më të lartë se qeveritarët dhe politikanët tanë të sotëm, të cilët nuk i honepsin kritikat e P. Kullës dhe të kritikëve të tjerë objektivë, të cilët përpiqen t’i lënë mënjanë, pa i vlerësuar. Për të kuptuar këtë lënie në hije dhe mos vlerësim të intelektualëve të shquar si P. Kulla, S. Repishti, L. Pervizi, E. Merlika, M. Korca, Gj. Gjolekaj, Ilir Dardani, I. Karanxha, A. Cefa, K. Trabohini, etj, etj, që punojnë në diasporë pa u servilosur qeveritarëve e as opozitarëve, mjafton të përmendim se asnjë prej tyre nuk merr pension special nga shteti shqiptar, asnjë prej tyre nuk u ftua në manifestimet e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe as që u përmend në ndonjë nga listat e 100 personave eksellece që shpallën qytetet shqiptare gjatë këtyre manifestimeve.

Për të kuptuar cilësinë e verës së një buti mjafton të pijmë disa gllënjka prej saj, kështu edhe Pëllumb Kulla për të na treguar karakterin pervers të diktaturës shqiptare, dëmet e mëdha që ajo i krijoi popullit tonë në plan moral, ekonomik e politik, ai i jep ato duke treguar shkatërimin e familjes së madhe atdhetare të Kulljave, vëllezërve dhe pasardhësve të Jonuz Kullës, të cilët i kishin shërbyer çështjes kombëtare si mbrojtës me armë në Kongresin e Manastirit, si luftëtarë të çetave kryengritëse kundës zgjedhës osmane, si bashkëpunëtorë të Themistokli Gërmenjit për krijimin e Republikës Shqiptare së Korçës, etj. Shkaku i kësaj rokopuje ishte fakti se intelektuali i shquar Ajdin Kulla, djali i vogël i Jonuzit, kishte qenë shok klase në Normalen e Elbasanit me Nevzat Haznedarin nga Tërova. Ajdini, si nxënës i shkëlqyer kishte ngjallur zilinë e Nevzatit, nxënësit mediokër, njeriut që veshi këmishën e zezë të fashizmit në vitet 1940-1942, kurse më vonë u lidh me forcat komuniste dhe për të fituar besimin e PKSH e të udhëheqësit të saj, bëri gjithfarë vrasjesh e krimesh me një zell të papërmbajtur. Mbas luftës ai u emërua prokuror e më vonë arriti gradën e gjeneralit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kur ishte në pension ai vijoi të aktivizohej prej Ministrisë së P. B. për të torturuar e pushkatuar ish shokët e te luftës, viktimat e radhës, si Beqir Ballukun me shokë…

Ashtu si e pësuan prej Enver Hoxhës gjithë ata që dinin dobësitë e tij, po ashtu me dënime kapitale e pësuan edhe ata që dinin dobësitë e Nevzat Haznedarit, apo të besnikëve të tjerë të Enverit. Hakmarrës që nuk i kishte parë historia jonë e as ajo botërore, polli sistemi diktatorial komunist. Edhe pse nëna e vet i tha Nevzatit: Ki mëshirë dhe ndihmoi Kullat, se bukën e tyre e kemi akoma nëpër dhëmbët tona, ai dënoi e pushkatoi me dorën e tij shumë prej Kullave, midis të parëve, Ajdinin, yllin e karvanit të Kullave, sepse ai dinte dobësitë e tij. E arrestoi, e gjykoi dhe i dha dënimin me vdekje sepse kishte qenë ballist… koshient i Shqipërisë etnike. (Vlen të nënvizojmë këtu gjestin fisnik të Presidentit Topi, që në prag të lënies së detyrës së tij shtetërore dekoroi Ajdin Jonuz Kullën, me titullin e lartë “Nder i Kombit” duke përmbushur kërkesa të shumta për vlerësimin e këtij martiri të rrallë, i vizatuar në libër me dashuri e përpikmëri).

Për të justifikuar dënimet, njerëzit e krimit komunist krijonin një karakteristikë me pak fjalë për të ngjallur urrejtjen e popullit ndaj familjeve që duheshin persekutuar pambarimisht, në breza. Për Kullat u gjet formula: Ka strehuar Mbretin Zog gjatë largimit për në Greqi kur u sulmua Shqipëria prej Italisë Fashiste. Kjo karakteristikë i ndoqi Kullat brez pas brezi deri në fundosjen e diktaturës, madje edhe vetë autorin e librit…

Për t’i bërë më bindëse dhe më emocionuese ngjarjet dhe faktet, autori riprodhon të gjalla disa nga kujtimet e Kullave, si kujtimet e Sami Kullës, i cili ka qenë dhe nismëtari i kësaj vepre, grindjet e Vedatit me nëpunësin e emigracionit amerikan në Conecticut, etj, madje ai riprodhon dhe pjesë të tëra nga biseda imagjinare e Koço Devoles me Enver Hoxhën që gatitën Pëllumbi me Koçon dhe që e shfaqën me aq sukses këtu në Amerikë, etj. Në shërbim të këtij qëllimi është dhe shfrytëzimi i antitezës midis karakterit të lartë moral e atdhetar të bijve e bijave të Kullave dhe kundërshtarëve të tyre si Haznedari, që nuk rreshti së përndjekuri dhe dënuari Kullat; si dhe sekretarët e partisë në Zëmblak që nuk rreshtën së dërguari letra në qendër për t’i kujtuar partisë se Kullat ishin reaksionarë dhe tradhëtarë, etj.

E veçanta e Pëllumb Kullës, si thamë, është se ai nuk mjaftohet me vënien në dukje të krimeve gjatë kohës së diktaturës, ai shpalos me po aq vërtetësi e mëri edhe padrejtësitë e kohës së sotme, kohës mbas theqafjes së diktaturës, kur pritej përkrahja, rigjenerimi i familjeve të përndjekura, kthimi i dinjitetit të tyre, por forcat politike që erdhën në pushtet mbas 1991-it bënë pak në këtë drejtim…

Riprodhimi në kopertinë të librit i pamjes ballore të shtëpisë së Kullave në Zëmblak, ndërtuar madhështore më 1920, dhe e lënë pa asnjë përmirësim prej pushtetit lokal që e shtetëzoi gjatë diktaturës dhe që e mban edhe sot si një gjysmëgërmadhë, e krahasuar me shtëpitë e reja që kanë ndërtuar Kullajt e shpërngulur në Waterbury CT pranë parkut të këtij qyteti, shërben si një figurë pamore për të dëshmuar se diktatura shkatërroi, por edhe pasdiktatura nuk ndertoi atë që duhej.

Pronarët e vjetër të tokave dhe pasurive të tjera që i pati shtetëzuar diktatura, sot kanë marrë shumë pak, ato pasuri sot i kanë ndarë dhe po i gëzojnë komunistët e bijtë e nomenklaturës komuniste. Duke e vënë gishtin pikërisht në kjo plaga e fundit, autori mbërrin në përfundimet e veta të drejta: fitorja mbi diktaturën ishte një fitore e dhuruar, një fitore që nuk erdhi si pasojë e përmbysjes nga forcat e brendshme, shkërmoqjen e saj na e sollën rrethanat ndërkombëtare dhe forcat e jashtme. Në Shqipërinë e sotme nuk gjejnë dot hapësirë jetike forcat politike që vijnë nga radhët e të përndjekurve, ata që përbënin dhe përbëjnë forcat e vërteta opozitare të regjimit komunist. Ata janë degdisur me maryfete të ndryshme në diasporën e re, ose mbahen brenda vendit, por larg prej lojës politike. Në lojën politike pozitë – opozitë bëjnë pjesë vetëm ish komunistë, ish sigurimsa dhe bijtë e tyre, të cilët po e mashtrojnë popullin duke e shpallur veten të përndjekur, të shpronësuar, etj, etj. Me pak fjalë, Shqipërinë e sotme po e gëzojnë po komunistët me pasardhësit e tyre, ashtu si paratha Ramiz Alia, formuluesi i Katovicës shqiptare, para se të fillonin proceset e shpërbërjes së diktaturës.

Mesazhet e thella të veprës të nxitin të mendosh se gjatë Luftës Antifashiste paskej qenë më e lartë të ishe radhitur si antifashist në krahun e nacionalistëve të ndershëm, sepse gjatë asaj lufte dhe sidomos gjatë dhjetëvjeçarëve të sundimit komunist, ish partizanët dhe komunistët e ndershëm u transformuan prej një grushti drejtuesish kriminelë në vegla qorre, në njerëz pa moral që ndiqnin, spiunonin, torturonin e vrisnin njerëz të pafajshëm, shqiptarë, që e donin atdheun po aq sa ata, në mos më shumë. E quajtura luftë e klasave ishte vetëm një parodi kriminale gjatë së cilës besnikët e partisë, të armatosur me pushtet, polici, Sigurim, gjyqe, burgje, kampe internimi, hartim biografish, etj, etj, luftonin për të mbajtur nën zap brez pas brezi njerëzit e paarmatosur, njerëzit që kishin ndonjë lidhje me kundërshtarët e dikurshëm të PKSH-së. E në këtë të quajtur luftë, besnikët e partisë varfëroheshin gjithnjë e më shumë nga tiparet e humanizmit, kurse të dënuarit i forconin këto tipare, për të cilat ka pasur dhe ka aq shumë nevojë shoqëria njerëzore.

Lidhur me të sotmen vepra të nxit të ndërgjegjësohesh, ashtu si është ndërgjegjësuar Pëllumb Kulla, ky ish simpatizant e përkrahës i zjarrtë i djeshëm PD-së dhe sot një kritik objektiv i saj. Qeveritarët e PD-së duhet të kuptojnë se sot nuk është më si në kohën e shpërthimeve romantike, koha e mbështetjes dhe e përkrahjes së tyre me tifozllëk të tepruar e viteve 1991-1997. Sot mbas 20 vjetësh nga shkërmoqja e diktaturës, populli kërkon që qeveritarët dhe politikanët demokratë të veprojnë si forcë e djathtë europiane dhe jo më si e djathtë e dalë prej partisë komuniste, ata duhet të përpiqen seriozisht për t’u shkëputur prej mendësisë së tyre të kaluar dhe të luftojnë për t’ua kthyer pronat pronarëve të vërtetë, kurse vetes dhe qytetarëve t’u japin dinjitetin e merituar, sidomos njerëzve të artit e të shkencës që punojnë në fusha të vështira, ku janë bërë aq shumë shtrembërime nga kalemxhinjtë e diktaturës dhe forcat armiqësore të jashtme.

Qeveritarët dhe politikanët e sotëm të PD-së, duhet të luftojnë seriozisht për t’ua kthyer realisht, jo vetëm në letër, pronat pronarëve të vërtetë, t’ i gjallërojnë dhe afrojnë këta si forcë politike, tu japin qytetarëve, sidomos artistëve e studiuesve, dinjitetin e merituar. Përndryshe ajo gjysma e popullit që i ka votuar, në vend që të shtohet mund të pakësohet…

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Jo te gjithe te vdekurit, pellumb Kulla, prehen ne Paqe, Thanas Gjika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT