The Guardian/
Pergaditi per Diellin Gjon Kadeli/
Simbas gazetes The Guardian, Serbia detyroi nji grup Rusesh te ktheheshin ne vendin e tyne, sepse dyshohej se kishin marre pjese ne nji plan, per nji grusht-shteti ne Mal te Zi.
Sic duket, njerzite ne fjale do te visheshin me uniforma policesh, do te sulmoshin Parlamentin, do te vritshin udheheqsin e Malit te Zi, Milo Gjukanoviqin, dhe do te formoshin nji parti politike pro-Ruse.
Keto veprime, qe duket se i organizoi Moska, muejin qe kaloi, kane shtue dyshimin rreth qellimeve te Rusise ne disa vende te Europes, qe synojne te bahen antare te Bashkimit Europian.
Nji grup prej njizete vetesh, qe perbahej nga Serbe e Mala Zez, disa prej te cileve, luftuen ne Ukrainen lindore, ne anen e kryengritesve Ruse, u arrestuen ne Podgorice. Nderkaq ne Serbi, disa shtetas Ruse, te dyshimte se bashkrenduen planin per grushtshteti, kishin pase me veti 120,000 Euro dhe uniforma te forcave speciale. Simbas te perditeshmes se Beogradit Danas, Ruset kishin gjithashtu, mjete speciale diktuese, te cilat ua bashin te mundun atyne, me dijte se ku ndodhej Gjukanoviqi.
Burimet diplomatike e njoftuen The Guardian, se qeveria Serbe, i detyroi Ruset ne fjale, ne menyre te qete, te largoheshin nga Serbia, mbas nderhymjes se drejtorit te Keshillit Ruse te Sigurimit, Nikolai Patrushev, i cili shkoi me aeroplan ne Beograd me 26 tetor, sic duket, per t’u perpjek, qe ky skandal te mos perhapet shume. Nga nan tjeter, Ministri i Mbredshem i Serbise, Nabojsha Stefanoviq, pergenjeshtroi lajmin se vendi i tij ,detyroi Ruse te ktheheshin ne vendin e tyne, gjoja se kishin marre pjese ne ndonji komplot.
Qeveria Serbe u tronditedhe ma teper, kur nji sasi armesh u gjete ne afersi te vendbanimit te kryeministrit Serb,Aleksander Vuciq. Armet ne fjale u zbuluen ne vendin ku automobili i Vuciqit do te ngadalsonte shpejtesine, kur t’i afrohej vendbanimit te tij.
Qe nga koha qe u zbuluen keto arme, Vuciqi njotoi planin per riorganizimin e Sherbimit te Fshehte. Lidhun me kete ceshtje ai tha ” gjendja e sigurimit asht ma serioze, se sa na kemi mendue.”
Nji analist i zones se Ballkkanit, i cili nuk pranoi te tregonte emnin e tij, tha se, tuej u bazue ne burimet e Sherbimeve te Fshhta, incidnetet ne Ballkan, kane te bajne me perpjekjet Ruse, per te shtue ndikimin dhe aftesine manovruese ne ate rajon si rrjedhim i zgjedhjeve per prtesident ne Shtetet e Bashkueme, ku prtiej t’i fitonte Zgjedhjet Hillari Klinton, e cila pritej te mbante nji qendrim ma te forte, kunder veprimtarive Ruse, ne zonen e Ballkanit.