Përgatiti per Diellin: Gjon Kadeli/Beograd, Ministri i mbrojtjes i Serbisë Zoran Gjorgjeviç tha mbas kthimit te tij nga nji vizite në Moskë, se vendi i tij dot furnizohet me gjashtë aeroplan luftarak te tipit Mig -29 nga Rusia.
Gjorgjeviç tha gjithashtu se Rusia do te dergojë në Serbi ekspertë par t’i pajisun aeroplanat në fjalë me aparatura moderne. Shtimi i armatimeve nga ana e Serbisë ka shkaktue nji shqetsim të madh në Ballkan, i cili u përshkue nga nji luftë e përgjakeshme që u zhvillue
gjatë viteve 1990, gjatë të cilës u vranë ma shumë se 110000 njerës, u plagosën me qinda mija të tjerë, dhe me miliona mbeten pa shtëpi.
Serbia, zyrtarisht ka ba përpjekje për t’u antarsue në Bashkimin Europian, por si dhjedhim i presionit të ushtruem nga Kremlini, në mënyre të dukeshme po anon ndaj Moskës, e cila ka per qellim që Serbia të mos bahet anëtare e NATO-s as anëtare e institucioneve të tjera Perendimore.
American Thinker