Sami Repishti, PhD*
Ridgefield,CT.-Me 8 qershor 2022, nji Komision Kombëtar Special, i autorizuem nga Dhoma e Perfaqsuesve (Parlamenti) me nandë anëtarë nga të dy partitë politike amerikane-demokratike dhe republikane- mbajti sesionin e parë publik. Komisioni Special krysohet nga Kongresmeni Ben Thompson (D.Missisipi).
Qellimi i nji inisiative të këtillë ka qenë, dhe mbetet, sqarimi i veprimeve jo-ligjore në datën 6 janar 2021 që ish-presidenti Donald J. Trump ndermori me diskreditue sistemin e zgjedhjeve elektorale të lira presidenciale të nandorit 2020, dhe përfundimin e tyne me humbjen-diferencë të madhe prej 7+(shtatë-plus) miljonë vota ma pak për ish presidentin D.J.Trump dhe fitoren e kandidatit demokrat të ish nen-presidentit demokrat Joseph J. Biden JR, për postin e presidentit të Republikës Amerikane.
I paknaqun me këto zhvillime, ish presidenti Trump shkeli traditën 238 vjeçare të transferimit normalisht të pushtetit në mënyrë paqësore, me pranimin publik të rezultateve. Z. Trump deklaroi se votimet ishin të padrejta, të manipulueme, të vjedhuna e të tjetërsueme; prandej të pavlefëshme.
Karakteristika dalluese e këtyne votimeve ka qenë organizimi korrekt, rregjistrimi, zhvillimi i lirë, numërimi i tyne pa incidente, kontrolli nga përfaqsues zyrtarë të dy partive politike, si dhe deklarimi publik e zyrtar i rezultatit. Kërkesat e Z. Trump kanë nji karakteristikë të përbashkët: mungesën e provave, akte të pakonfirmueme, dhe mashtrime të qellimëshme – të njohuna me sloganin “the Big Lie” (gënjeshtra e madhe), dhe rrëzimin e të gjitha kërkesave të tia nga Gjykatat e Apelimit.
Me 5 janar 2021, djali I ish Presidentit Trump, Donald Trump Jr.ka tekstue për shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, nji plan: si krijohet mundësia që babaj i tij të qendronte në fuqi edhe katër vjet të tjera si president mbas numrimit të votave. Ky mesazh kërkonte që ndjekësit e Z.Trump të krijojshin nji situatë ku thuhej se asnjeni kandidat kishte fitue, dhe se vendimi mbetej në duert e Dhomës së Përfaqsuesve. Në fakt, plani ishte përgatitë nga këshilltari jo zyrtar (eminence grise!) Stephen K. Bannon, nji figure e njohun mirë për parimet e tia ultra-konservatore.
Kjo taktikë kërkonte dy nderhymje ilegale;
E para, N/Presidenti Mike Pence duhej të shkelë Kushtetutën me 6 janar 2021, ditën kur votat e “Kolegjit Elektoral” , (organi që ka fjalën e fundit, simbas Kushtetutës Amerikane), numrohen, tue krijue kështu përshtypjen se e drejta e deklarimit të fituesit i kalon organeve legjislative të 50 shteteve. Këtu ish presidenti Trump do të përdoronte të gjitha manovrimet e tia me mohue votat e 83 miljonë votuesve per J. R.Biden, Jr. dhe me fitue Presidencën edhe katër vite të tjera.
E dyta, me zgjedhë të gjithë anëtarët e ri të Kolegjit Elektoral nga elemente pro-Trump në Asambletë e 50 shteteve dhe me sigurue kështu fitoren e tij.
Hapi I parë, presioni dhe kercënimet direkte mbi N/Presidentin Pence i cili refuzoi me zbatue urdhnin e Presidentit Trump “si i paligjëshëm” tue shkelë Kushtetutën. Për këte qellim, me 6 janar 2021, ish presidenti Trump urdhnoi ndjeksit e tij me sulmue Kapitolin, ndertesa e Parlamentit dhe fortesë e demokacisë. Demonstratorët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë. N/Presidenti Pence dhe Zonja Nancy Pelosi, speaker e Parlamentit, u kercënuen me varje ne litar por ata shpëtuen. Nji strukturë prej druni me litar për varje u ngrit në oborrin e Kapitolit.
Kush ashtë “fajtori”? Ligjërisht, “fajtor” ashtë ai që ban nji akt të keq, të denueshëm nga ligji dhe të kryem me qellime kriminale. Për 16 muej me rradhë, Komisoni Special ka mbledhë dokumentacionin e akteve të kryeme dhe tashti i paraqet për njoftimin për qytetarët amerikanë. Ashtë opinioni i shumicës dërmuese të qytetarëve amerikanë se demonstruesët luftuen me Policinë e Kapitolit për tri orë me inkurajimin direkt të ish Presidentit Trump.
Natyrisht, pyetja kryesore ashtë: Në se ish presidenti Trump deklarohet “fajtor” për aktet e tia dhe zhvillimet e rrjedhuna, ai mund të arrestohet, të gjykohet e të denohet? Kushtetuta amerikane konfirmon se asnji qytetar qendron përmbi ligjin, tue përfshi kështu edhe Presidentin. Ndërkohë, drama në Kongres vijon….!
*****
Shtypi amerikan paraqet këte dramë politike si lufta e Trump-it me qendrue në zyrën presidenciale edhe mbas humbjes së thellë në votime. Për këte, Z.Trump kishte përkrahjen e nji turme lojale por të paedukueme politikisht, mbrenda dhe jashtë strukturës së Administratës. Kapitull mbas kapitulli drama u përsërit pa efekt, sepse organet gjyqsore refuzuen kërkesat për çvleftësimin e votimeve, dhe gjykatat federale përfunduen se ankesat ishin “without merit” (pa meritë), si dhe aktet në esencë kishin elementë të nji “konspiracioni kriminel”, rrjedhimet e të cilit ishin damtimi i njenës nga shtyllat e demokracisë amerikane (zgjedhjet e lira dhe të drejta). Z. Trump shkoi aq larg sa që planifikoi mundësinë e përdorimit të forcave ushtarake të Departmentit të Homeland Security për konfiskimin e të gjitha kutive të votimit (sic!).
Evidenca që konfirmon nji dramë të këtillë ashtë tronditëse! Z.Trump humbi kontrollin e duhun. Speakeri i Dhomës së Përfaqasuesve, Zonja Nancy Pelosi, e frikësueme nga sjellja e ish Presidentit kontaktoi Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosuna Amerikane, Gjeneralin Miller, dhe e këshilloi të konsultohet para se të veprojë me masa të jashtëzakonëshme me kërkesë të ish Presidentit….! Gjenerali Miller u pergjegj pozitivisht.
( Kushtetuta amerikane cakton Speaker-in e Dhomës me marrë pozitën e Presidentit në rast emergjence për Presidentin dhe N/Presidentin) Manovrimet e Z. Trump morën nji drejtim absurd. Deklarata “Italogate” reklamonte pa asnji bazë se disa persona italianë kanë përdorue teknologjinë ushtarake me konvertue votat në maqinat e votimeve në SHBA. Ide të këtilla qarkullojshin në Shtëpinë e Bardhë, si sekuestrimi i të gjitha kutive të votimit, perdorimi i forcës ushtarake dhe invokimi i “ligjit martial”, përdorimi i reparteve ushtarake për qellime të caktueme etj.
“Marc Meadows, “shkruente gazeta The New York Times,” konfidon pwr Kwshillin e ShtpIs s Bardh se (Presidenti) Trump mendon (N/Presidenti) Pence ‘meriton’ tw varet nw litar” (21.VI.2022) Dwshmitarja Cassidy Hutchinson, Kryesekretare e Mark Meadows, tha para Komisionit Special:” Mw kujtohet Pat (Cipolloni, kwshilltar legal i Presidentit Trump) qw thonte diçka tw kwtillw”. Mark, duhet detyrimisht tw bajmw dikça. Åta (ndjeksit e ish-Presidentit Trump) kerkojnw qw N/Presidenti (Pence) tw varet nw litar”; dhe shtoi:”… Mark (Meadows) pwrgjigjet diçka si “ Ju e ndigjuet kwte Pat. Ai (ish -Presidenti Trump) mendon se Mike (Pence) e meriton. Ai mendon se ata (ndjeksit) nuk e kanw gabim….”
Kwtu, ish presidenti Trump mohonte votat e 83 miljonë votuesve pro-Biden dhe “fitoren”: Presidencën edhe për katër vite tjera. Hapi i parë: me sulmue Kapitolin-ndertesa e Kongresit. Demonstratorët sulmuen Policinë për Mbrojtjen e Kapitolit për tri orë dhe shkaktuen shumë dame materiale.. Pesë viktima vdiqën. Ma shumë se 100 u plagosën, mbi 800 demonstrues u arrestuen dhe do të dalin para Gjyqit.
Përforcimet policore ia dolën me zmbrapë demonstruesit që shkaktuen konfuzionin e madh dhe rreth 36 mijonë dame materiale. Por N/Presidenti Pence ia arriti me konvokue Mbledhjen Solemne dhe me lexue publikisht rezultatet e dhanuna nga Komisioni Qendror i Votimeve: Z. Joseph R Biden, Jr. fitonte bindshëm me shumicë votash. Ky akt kushtetues konfirmonte zgjedhjen e Z. Joseph R. Biden Jr. President i Amerikës.
Tentativa me vashdue në përpjekjet e rritjes së “’krimit të pengimit qellimisht të njI procesi zyrtar” dhe konspiracioni me mashtrue Shtetet e Bashkueme deshtoi, me gjithë kundërshtimin e hapët të humbësit, Z. Trump, i cil fillloi, drejtoi dhe inkurajoi këte proces revoltimi kundër Kushtetutës amerikane me fjalime të mbajtuna pubiikisht, dhe instruksione sekrete. Makina propagandistike e ish presidentit Trump prodhoi nji lum keqinformimesh për konfuzion të masave.
Zyra legale e Shtëpisë së Bardhë njoftoi shefin e personelit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfaqsuesët republikanë të Kongresit se “…plani me përdorue ‘zgjedhje alternative’ për zgjedhjen e Presidentit nuk kishte “nji bazë legale të shëndoshë”; Z.Trump e përkrahsit e tij nuk e pranuen verdiktin. Mbetej presioni mbi N/Presidentin Pence me vendosë arbitrarisht: me mohue legjitimitetin e votimeve të deklarueme me 6 janar 2021, dita kur Kongresi do të mblidhej me konfirmue rezultatin e votimeve, akti final I zgjedhjes së Presidentit. Kur N/Presidenti Pence refuzoi kërkesën e ish Presidentit Trump, në turmen e grumbullueme filluen thirrjet “Pence në litar!”, dhe “Ku ashtë Nancy Pelosi?” u rriten dhe konfirmuen egërsinë e revoltës trumpiane .
I dekurajuem, tue folë para përkrahësve, Z. Trump përsëriti:” Këto zgjedhje u vodhën…por ashtë koha me u shpërnda”…dhe”ne ju duem, ju jeni të veçantë per ne…”. Simbas nji deshmitari okular raporton gazeta The New York TImes , Z. Trump tha edhe ”…ndoshta Z, Pence duhet të varet në litar!…! ”E pabesueshme!
Përforcime policore dhe të ‘National Guard’ zmbrapsen demonstruesët agresivë. Asnji ushtar i Forcave të Armatosuna u mobilizue për veprim. Amerikanët janë shumë të kujdesshëm mos me angazhue ushtrinë në probleme të mbrendshme që zakonisht janë “probleme” për Policinë dhe National Guard. Ndërkaq, në sallën e caktueme të Kapitolit, N/Presidenti kryesoi mbledhjen solemne të Kongresit (të dy Dhomat) dhe lexoi publikisht Raportin e Komisionit Qendror të Votimeve. Kandidati Joseph R Biden Jr, u zgjodh President i Amerikës me shumice votash : Biden:306 vota; Trump:232 vota. Tentativa me vazhdue veprimtarinë anti-kushtetuese të pengimit te aktit zyrtar dhe konspiracioni me mashtrue 330 miljonë amerikaneë deshtoi përfundimisht!
Në edicionn e saj te 14 qershorit 2021, fletorja The New York Times pershkruen me hollësi qendrimin e ish-Presidentit Trump :”Pa interesim me u familjarizue me faktet”nji frazë e ish Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr. Komisioni special që heton ngjarjet e 6 janarit 2021, “sulmi mbi Kapitolin”, shkruente gazeta, trajtoi me hollesi rastin kur ish Presidenti Trump krijoi, dhe pa nderpremje përhapi “gënjeshtren e madhe” sikur zgjedhjet e vitit 2020 kanë qenë të vjedhuna në kurriz të tij tue marrë parasyshë evidencën përherë në rritje e të grumbullueme nga nji grup këshiltarësh.
Komiteti special ashtë tashti në kërkim të zanafillës dhe zhvillimit te asaj që ashtë përshkrue si “genjeshtra e madhe” (the Big Lie!) e Z.Trump. Ky kërkim nga deshmitë e gjata okulare të rregjistrueme, zbulon si ish presidenti kundërshtonte këshillat e “ndihmësve” të tij, tue insistue se ai kishte fitue “votimer e nandorit 2020” para se të deklarohej përfundimisht numërimi nga Komisioni Qendror i Votimeve, si dhe u banë përpjekje me kundërshtue humbjen e tij me argumente të pabesueshëm dhe pa nji bazë. Para nji situate të këtillë, Prokurori W.Barr bani deklaratën e ma sipërme…”pa interesim me u familjarizue me faktet…”!
*****
Analisti me renome nderkombëtare, Thomas L. Friedman komentonte:” …realisht, nuk ka as edhe nji dyshim se Trump bani përpjekje me përmbysë rezultatet e zgjedhjeve ligjore, dhe çdo gja deshtoi…Trump u inkurajue dhe bani perpjekje tue ndihmue nji sulm violent kundër Kongresit….Nuk ka personë të arsyeshëm që mohon se ajo që ngjau mbas zgjedhjeve të vitit 2020 ka qenë nji përpjekje për njI grusht shteti, dhe nji trathëti kundër çdo vlere që Amerika përfaqson….Veprimet e Trumpit janë shumë ma të damshme se çdo gja që njI tjetër President të ketë ba…Megjithate, 175 përfaqsues repubikanë në Dhomën e Përfaqsuesve votuen KUNDER formimit të nji komisioni kombëtar për hetimet e kryengritjes se 6 janarit (2020) dhe vetëm 35 në FAVOR…! Pa dyshim, nji disfatë morale historike për partinë republikane amerikane.
Politologu Richard L Hansen komentoi: “ish presidenti duhet të ndiqet penalisht per hir të mbrojtjes së demokracisë….Z.Trump çdo gja që bani në tanësi dhe në disa raste edhe në veçanti ka qenë kriminale! Analisti Bret Stephens shtoi:” Nuk shpresoj se (fanatikët republikanë) do të tregojnë ndjekësve : ‘Na ishim në rrugë të gabueme; na ngritëm në idhull nji njeri të gabuem. Por, mund të shohim nji lëvizje të qetë në anëtarsinë repubikane të largimit nga ky qendrim anormal që të mjaftojë për (eklipsimin e Trumpit)….
Qendrimet ekstra-egoiste të ish presidentit Trump kanë shkaktue ndasinë e thellë të shoqënisë amerikane. Åmerika ka nevojë për nji periudhë kohe kur të gjithë – jo vetëm nji parti!- të dedikohen në forcimin e idesë së sherbimit për atdhe, patriotizëm të sinqertë, ku “partia”, “ideologjia” e “-izma” të tjerë zajnë vendin e dytë e të tretë në prioritetet e mbar kombit amerikan. Aleksander Hamilton në frazën e parë të The Federalist Papers, e percaktonte momentin kritik :”Këto janë kohë që vejnë në provë shpirtët tonë.”
Që tashti, kanë fillue të krijohen shoqata amerikane dedikue lavrimit të idesë patriotike. Të gjitha kombet përjetojnë stuhitë e historisë së tyne. Ata mobilizohen, rezistojnë dhe fitojnë kur qytetarët mbahen të fortë në këto stuhi që na sjell fati, mbeten të fortë dhe marrin frymëzim nga pëshpëritjet e stërgjyshëve të tyne që kërkojnë ruejtjen e andrrës dhe kthimin e saj në realitet.
“Z. Trump” shkruen Richard L. Hansen” ka qenë i 45-ti president, dhe jo mbreti i parë amerikan; por në se na nuk përbuzim praktikën e tij, mbas-ardhësi president mund të shkojë edhe ma larg, dhe ma afër deklarimit të nji lloj pushteti absolut i cili do të ishte anti-teza e gjithëçkaje që na vlerësojmë sot me krenari si amerikanë.”
*Autori ashtë qytetar amerikan.