Dr. Nikollë Loka/
Veprimtaria arsimore amerikane në Shqipëri.
Investimi në arsim dhe kulturë është një nga burimet që SHBA ka vënë në dispozicion të vendeve të Europës Juglindore, për të mbështetur zhvillimin e tyre gjatë shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi(Pano, Gjika, 2022: 24-34). Njohja e parë e amerikanëve me shqiptarët vihet re gjatë themelimit të misioneve ungjillore amerikane në territorin e Perandorisë Osmane, pas zhvillimit të reformave të Tanzimatit. Nga këto kontakte, misionarët amerikanë vlerësuan dëshirën dhe etjen e madhe të shqiptarëve për arsim, dije, kulture. Bursat amerikane, të ofruara për shumë të rinj shqiptarë në fund të shekullit të 19-të i lejuan ata të studionin në kolegjet dhe institutet amerikane në Princeton, Boston dhe Filadelfia, si dhe në disa shkolla që vepronin në vende të tjera, gjeografikisht më afër, si: Bullgaria dhe Turqia(Pano,Gjika, 2020: 74).
Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga veprimtari më të institucionalizuara dhe më të organizuara, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulanca anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë; mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar(Pano,Gjika, 2020: 74). Selia e AYRC në Uashington dërgoi përfaqësuesin e saj O. M. Salisbury në Shqipëri për të vëzhguar nevojat urgjente të vendit në shtator 1919. Gjatë vizitës, Salisbury vuri në dukje mungesën e plotë të shkollave dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për arsim. Ai rekomandoi menjëherë sigurimin e bursave për të rinjtë që dëshironin të studionin në kolegjet amerikane në Stamboll, si dhe sugjeroi hapjen e shkollave të mesme bujqësore e profesionale në Shqipëri(Pano,Gjika, 2020: 74), ndër të cilat dhe Shkollën Amerikane të Kavajës, të quajtur më vonë Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës, vepër e Kryqit të Kuq Amerikan e më pas e Kryqit të Kuq të Rinisë Amerikane(Dervishi, 2021: 56). Instituti ishte një shkollë, dy degëshe, me degën e buqësisë për djem dhe degën mësuesi e ekonomi shtëpijake për vajza.
Instituti shqiptaro-amerikan në Kavajë
Themeluesi i kësaj shkollë ka qenë misionari protestant Dr. Telford Erikson. Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë, Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe Qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris(Krisafi,2020: 89). Në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, ai themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat(Krisafi,2020: 90). Me datën 8 mars 1922, Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, e informoi Eriksonin se atij i lejohej të zgjidhte nga një listë prej tetë ose dhjetë fermash më të mira në pronësi të shtetit, për ta ngritur shkollën. Më 4 korrik 1922, Eriksoni u njoftua se qeveria i kishte dhënë lejen për tokën e Kavajës. Më 28 maj 1923, Parlamenti Shqiptar i dha miratimin përfundimtar projektit të Eriksonit(Sota, 2021: 26).Meqenëse gjeti mirkuptim nga autoritete shqiptare, ai nisi menjëherë nga puna. Sipas kontratës qeveria i jepte me qera kontraktuesi për 25 vjet, 300 ha nga pasuria e shtetit që gjendej në nënprefekturën e Kavajës(Dervishi, 2021: 57).
Shkolla Shqiptaro-Amerikane e Kavajës u hap në kohë të ndryshme; dega normale femërore më 20 shtator, ndërsa dega bujqësore e djemve më 10 tetor 1926. Lokali i degës femërore u vendos në ndërtesën e vjetër të një ish shkolle greke, që u riparua sipas kërkesave pedagogjike të kohës. Ndërsa për degën mashkullore,u sajua një lokal modest, i ngritur me blloqe të vogla çimentoje(Dervishi, 2021: 57). Pas tre vjetësh punë, shkolla nisi të ndjente krizë financiare, kështu kjo shkollë kaloi në duart e një tjetër bamirësi amerikan, Samuel Irvin. Pas tratativash të shpejta dhe në mirëkuptim të palëve, Qeveria shqiptare, me vendimin Nr.503, datë 18.06.1929 ratifikoi marrveshjen që kishte fuqi 20- vjeçare me këto kushte: Samuel Irvin merte përsipër një kolegj shqiptaro-amerikan me një klasë përgatitore, 6 klasë gjimnazi dhe dy klasë kolegji (shkollë e lartë). Drejtori dhe profesorët do të ishin amerikanë dhe mësimi do të bëhej në gjuhën angleze. Profesorët do të paguheshin prej Irvinit dhe do të vareshin nga ligjet shqiptare. Gjuha shqipe, letërsia, gjeografia dhe historia e Shqipërisë do të jepeshin nga mësues shqiptarë. Programet mësimore do të aprovoheshin nga Ministria e Arsimit dhe shkolla do të ishte nën kontrollin e saj(Dervishi, 2021: 57). Në korrik të 1929 nisën punimet për ngritjen e godinave, por shumë shpejt fondet u shterruan, pasi donacionet nga SHBA munguan. Në këtë kohë kishte filluar të ndihej kriza ekonomike botërore. Në qershor të 1930, Irvin, me një letër drejtuar Ambasadës Shqiptare në Uashington, hiqte dorë nga të gjitha të drejtat që kishte marr prej Qeverisë shqiptare. Në ato kushte, u ofrua një tjetër shoqatë amerikane,që jepte ndihmë për arsimin rural. Organizata e re mbante emrin “Fondacioni i Lindjes së Afërme”, i cili grumbullonte fonde si kontribute të popullit amerikan,që dëshironte t’u dërgonte ndihma atyre popujve që kishin nevojë(Dervishi, 2021: 57-58). Marrëveshja ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe Fondacionit të Lindjes së Afërme u nënshkrua në tetor të vitit 1930 dhe kishte fuqi 20 vjeçare. Fondacioni i përfaqësuar nga Xhejms Bartën dhe Barsli Eiçson merrte përsipër të ngrinte Institutin bujqësor shqiptaro-amerikan të Kavajës. Qeveria shqiptare i jepte Institutit për përdorim dhe shfrytëzim të plotë tokat që kishin patur më parë në koncension Eriksoni dhe Irvini, duke shtuar edhe 50 ha në Malin e Robit. Nxënësit dhe nxënëset do të mbaheshin me bursat e Qeverisë shqiptare dhe të Institutit, duke akorduar secila palë jo më pakë se 25 bursa në vit, për secilën degë. Programi arsimor dhe administrimi i Institutit ishin në dorë të administratës së tij, e cila ishte e detyruar t’u përshtatej ligjeve në fuqi dhe zakonevetë mira të vendit. Mësimi i historisë dhe gjeografisë do të bëhej nga mësues shqiptarë, të emëruar nga Ministria e Arsimit. Shkolla do t’i nështrohej inspektimit nga specialistët shqiptarë, sipas ligjit në fuqi(Dervishi, 2021: 58).
Marrja përsipër e shkollës nga ana e Fondacionit dhe vendosja e saj në lokale të reja u kushtëzua nga reforma Ivanaj, kur kjo shkollë u mbyll dhe kaloi nën administrimin e kontrollin e Ministrisë së Arsimit. Tashmë, pranë drejtorit teknik amerikan u vendos edhe një nëndrejtor administrativ shqiptar, Ali Cungu.
Ndriçimi në të dy konviktet bëhej me vajguri nga shoqëria SESA në Durrës; uji për të pirë merrej nga një krua afër. Për nevoja shtëpiake nxirrej ujë me pompa. Ushqimi jepej në një sallë të madhe. Nxënësit ishin të ndarë në tryeza nga 9 vetë.Nxënësit jetonin në ndërtesa të reja higjenike, në formë odash fshatare, ku në secilën prej tyre flinin 18 nxënës. Kishte shtretër të hekurit dyfish ose të thjeshta; dyshekët ishin me bar. Infermieria kishte dy shtretër të posaçëm. Shërbimi shëndetsor jepej nga Zllatkova, doktoresha e diplomuar në Universitetin e Sofjes. Kishte dhe farmaci me barna të shkollës.
Në degën e bujqësisë jepeshin lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyrore, bujqësi, rritje bimësh të përvitëshme, të drunjta(pemë të ndryshme, vreshta dhe ullinj, mana për krimba mëndafshi, pyje)zootekni, veterinari, industri bujqësore(tlyen, djathë etj), lëvrim tokash me makina moderne dhe përdorim i të gjitha makinave të nevojëshme, kontabilitet tregtie dhe bujqsie, ekonomi rurale(bujqësore)patologji të sëmundjeve të bimëve. Dega femërore kishte lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, shëndetësi, shkencë natyrore, shtëpiake(të qepurit, të larët, të mbajturit mirë të shtëpisë, gatim gjellësh, rritje foshnjash dhe shikim të sëmurësh, punë dore, punim me vegë, të materialeve të pambukut, leshit dhe mëndafshit prej lëndëv që prodhoheshin në fermën e shkollës(AQSH, F.195, v.1926, fl.1; Pano,Gjika, 2020:177)
Për sa i përket pjesës praktike të programit mësimor, sipas kurrikulave të asaj periudhe, nga 50 orë mësimore, tri orë ishin mekanikë bujqësore, teori dhe praktikë, 10 orë traktorë dhe motorë, përveç punës së përhershme në fermën e shkollës. Për të nxjerrë specialistë të aftë, për t’i ardhur në ndihmë sa më shpejt ekonomisë shqiptare, specialistët amerikanë përdorën me shumë efektivitet fermën komplekse bujqësore(Pano,Gjika, 2020:177).
Nga viti në vit, gradualisht specialiteti zooteknikë po zinte vendin kryesor në specializimin e nxënësve. Pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë zooteknike në atë shkollë ishte të mësuarit me regjimin e ushqimit e të higjienës në stallat moderne të tipit amerikan me moton: “Më e mira dhe më e bukura në Shqipëri”, duke stimuluar shtimin e pasurisë bujqësore e blegtorale të vendit(Pano,Gjika, 2020:177).
Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës, në vitin 1938, kishte në pronësi dhe administrim 300 ha tokë dhe, përveç drithërave të bukës, kishte mbjellë 10 ha jonxhë e tërfil, për të ushqyer 33 krerë lopë, dema, viça të racave Jersey e Gensey. Ferma e shkollës kishte 575 bagëti të imta, 200 pula livorneze e të tjera kafshë bujqësie. Një pjesë e ushqimeve, si produktet bujqësore dhe ato blegtorale prodhoheshin në fermën e shkollës.
Viti shkollor fillor fillonte të hënën e parë, pas 15 janarit dhe mbaronte të shtunën e fundit, para 15 dhjetorit të çdo viti. Përveç ditëve të festave zyrtare, shkolla kishte një muaj pushime në dimër, 10 ditë në pranverë dhe 1 javë në vjeshtë. Në mbarim të kursit, nxënësit mernin një dëftesë provizore, e cila do të shkëmbehej me një dëftesë bujqësore, vetëm kur të konstatohej zotësia e kandidatit në ushtrimin e mjeshtërive të mësuara(Dervishi, 2021:59).
Objektivi i degës së bujqësisë ishte formimi i administratorëve dhe specialistëve të ardhshëm të bujqësisë. Drejtuesit e shkollës synonin që nëpërmjet kuadrove të përgatitur të mbushnin një boshllëk në tregun e punës që lidhej me mekanikën bujqësore, edukimin kontabël dhe disa profesione të zejtarisë. Zgjedhja e pozicionit gjeografik ishte e tillë që tërhiqte të interesuarit për këto profesione nga Myzeqeja deri në Durrës(Pano, Gjika, 2020:176). Nëpërmjet përdorimit të teknikave të zhvilluara në bujqësi e blegtori, do të të tregohej konkretisht epërsia e fermerit të kualifikuar mbi bujkun dhe blektorin tradicional. Prej kësaj shkolle do të dilnin edhe teknikët bujqësorë. Nga djemtë, pranoheshin nxënës me shëndet të plotë, që kishin arritur moshën 14vjeç dhe kishin mbaruar shkollën fillore. Për t’u pranuar kërkohej çertifikata e shkollës fillore dhe çertifikat shëndetësore(AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9).
Dega për vajza përgatiste mësuese, si dhe amvisa të shkolluara që do të përshtateshin me një shoqëri në modernizim e sipër. Vajzat mësonin vlera të tilla si: detyrimi për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të pasur një karakter të fortë. Pranoheshin vajza që kishin arritur moshën 11 vjeçe(Lita, 2004: 119).
Në dy vitet e para, shkolla e drejtuar nga Telford Erikson kishte zv.drejtor amerikanin David McConnell dhe mësues bujqësie Dr. Swoppe dhe Dr. Harold Freeman-Button. Për vitin shkollor 1927-1928, drejtor i shkollës erdh një agronom hortikulturë Dr. Kenneth Reeves, ndërsa Dr. Burch Schneider, mësues i zooteknikës dhe veterinarisë. Drejtori i shkollës, që nga viti 1927, ishte Dr. Kenneth Reeves, me nëndrejtor Arthur R. Dalamarter, që të dy specialistë dhe mësues të bujqësisë, si dhe Dr. Elliot J. Taylor, mësues të zooteknikës. Në vitin 1931, drejtori Reeves zëvendësohet me Dr. Joseph Beach Bangor, i cili shërbeu deri në fund të vitit shkollor 1933-1934. Ai kishte punuar 14 vite radhazi në Armeni dhe Siri. Pas tij, në tetor të vitit 1934, emërohet një drejtor i ri, Dr. Ralf H. Alleen, i cili punoi në atë shkollë për katër vite shkollore. Së bashku me drejtor Alleen, në shkollë punuan si mësues: Dr. Merrill Knapp dhe Jones McLean.
Me mësuese kryesisht të huaja, të përgatitura në shkolla pedagogjike amerikane, shkolla normale femërore zhvilloi punë serioze. Meqenëse personeli mësimor u ndërrua shpesh, nga ato mësuese që punuan më gjatë përmendim: Merverette Smith, Anne Irvin, Busta Mai Teylor, Margaret Ewans. Me kalimin e kohës u shtua personeli shqiptar, që fillimisht përbëhej nga Sadije Bogdo dhe Angje Qerraxhia; erdhën pas tyre vijnë Vrisidha Pepo, Bediha Asllani, Afërdita Asllani, Shpresa Hamzarai e Marie Çelo(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490). Përveç mësuesve, në shkollë shërbenin edhe 25 punonjës shërbimi ku hynin mjeku, infermieri dhe të tjerë në specialitete të ndrsyhme të bujqësisë dhe të blegtorisë(Dervishi, 2021:59).
Deri në vitin 1933, dega femërore funksionoi si institucion i specializuar pedagogjik pesëvjeçar, me programe amerikane të miratuara nga Ministria e Arsimit, kurse prej vitit 1934 deri në vitin 1937 zbriti në shkollë dyvjeçare, që përgatiste punonjëse për ekonomi shtëpiake dhe ekonomi bujqësore. Megjithatë, edhe ato nxënëse që mbaruan programin dyvjeçar, falë formimit të shëndoshë që morën në shkollë, dolën mësuese të afta(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490).
Në Institutin shqiptaro-amerikan të Kavajës, për 14 vite punë u përgatitën 177 agronomë të mesëm, nga të cilët 65 u morën me punë bujqësie dhe u punësuan si agjentë bujqësorë në administratën lokale; 48 u morën me administrimin e tokës dhe pronës së tyre; 19 u bënë mësues edhe 21 vazhduan studimet e tyre nëpër universitetet e Evropës dhe SHBA. Nga dega normale femërore, deri në vitin 1930 ishin diplomuar 90 vajza që punuan mësuese; në periudhën 1934-1939, ky numër u shtua(Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, 2003: 490).
Instituti shqiptaro-amerikan i Kavajës me mësues amerikanë, specialistë të aftë e të talentuar, ka dhënë një kontribut të madh në krijimin e një plejade teknikësh bujqësorë djem dhe mësuese të përgatitura nga ana profesionale, që punuan me përkushtim në detyrat që iu ngarkuan.
OK
Investimi në arsim dhe kulturë është një nga burimet që Amerika ka vënë në dispozicion të vendeve në zonën e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur zhvillimin e tyre gjatë shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System
Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
Njohja e parë e amerikanëve me shqiptarët vihet re gjatë krijimit të Misioneve Ungjillore Amerikane në territorin e Perandorisë Osmane, pas zhvillimit të Reformave të Tanzimatit (Asllani, 2011). Në përshkrimet e asaj kohe, të dokumentuara më vonë nga studiues, përmenden kontaktet e para të misionarëve amerikanë me rilindësit shqiptarë dhe fëmijët e tyre.
ndër të cilat të Shkollës Amerikane të Kavajës, të quajtur më vonë Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës, vepër e Kryqit të Kuq Amerikan e më pas e Kryqit të Kuq të Rinisë Amerikane. Lorena Dervishi, Arsimi në Shqipëri gjatë mbretërimit të Ahmet Zogut (1928 – 1939), disertacion, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës, 2021,56.
Nga këto kontakte, misionarët amerikanë vlerësuan dëshirën dhe etjen e madhe të shqiptarëve për arsim, dije, kulturë dhe mundësuan kontributet e para për edukimin e rinisë shqiptare. Bursat amerikane të ofruara për shumë të rinj shqiptarë në fund të shekullit të 19-të i lejuan ata të studionin në kolegjet dhe institutet amerikane në Princeton, Boston dhe Filadelfia, si dhe në disa shkolla që vepronin në vende të tjera, gjeografikisht më afër, si Bullgaria dhe Turqia.
Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga aktivitete më të institucionalizuara dhe më të organizuara pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulantë anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë, edukoi nënat shqiptare me norma higjienike, mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
Selia e AYRC në Uashington dërgoi përfaqësuesin e saj O. M. Salisbury në Shqipëri për të vëzhguar nevojat urgjente të vendit në shtator 1919. Gjatë vizitës, Salisbury vuri në dukje mungesën e plotë të shkollave dhe dëshirën e madhe të shqiptarëve për arsim. Ai rekomandoi menjëherë sigurimin e bursave për të rinjtë që dëshironin të studionin në kolegjet amerikane në Stamboll, si dhe sugjeroi hapjen e shkollave të mesme bujqësore dhe profesionale në Shqipëri. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
. Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris. f.89
Çarls Telford Erikson në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat. f.90
Instituti Shqiptaro-Amerikan, i njohur në Shqipëri si Shkolla Bujqësore Amerikane e Kavajës, është një tjetër institucion që kishte ndikuar shumë në zhvillimin e arsimit profesional të orientuar drejt tregut si dhe në zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Ajo filloi veprimtarinë e saj në vitin 1926, e themeluar dhe drejtuar nga specialistë amerikanë (Dr. Telford Erikson) dhe të diplomuarit e parë të saj ishin dhjetë studentë në vitin 1930 (Asllani, 2011). Drejtuesit e shkollave kishin synim të plotësonin një boshllëk për mekanikët bujqësorë, kontabilistët dhe zejtarët në tregun e punës, duke ofruar staf të trajnuar në këtë shkollë.
Objektivi i Shkollës Bujqësore të Kavajës ishte formimi i administratorëve dhe specialistëve të ardhshëm të bujqësisë. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System
Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
Gjatë 14 viteve të funksionimit të shkollës kanë mbaruar 177 agronomë, nga të cilët 65 janë marrë me punë bujqësore dhe janë punësuar si agjentë bujqësorë në administratën vendore, 48 persona kanë marrë përsipër administrimin e tokës dhe pronës së tyre, 19 janë bërë mësues dhe 21. vazhduan studimet në universitetet evropiane dhe amerikane. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
Në vitin 1925 u krijua Instituti Shqiptaro-Amerikan i Kavajës.
u hap me dy degë, dega e bujqësisë për djem dhe ajo e ekonomisë shtëpiake për vajza. Lita , 119 Themeluesi i saj ishte Telford T. Erickon, filantropi i parë amerikan që ndihmoi shqiptarët në
arsimimi. Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26
Shkolla amerikane e Kavajës mbahej nga fondacioni Near East dhe synonte të përgatiste mësuese për fshatrat e Shqipërisë. Drejtor arsimi i Fondacionit ishte Harold. B. Allen. AQSH, F.195, Viti 1931, D.532, f.1
Me datën 8 Mars 1922, Kryeministri i kohës, Ahmet Zogu, e informoi Erickson-in se atij i lejohej të zgjidhte nga një listë prej tetë ose dhjetë fermash më të mira në pronësi të shtetit, për ta ngritur shkollën. Më 4 korrik 1922, Erickson-i u njoftua se qeveria i kishte dhënë lejen për tokën e Kavajës. Më 28 maj 1923, Parlamenti Shqiptar i dha miratimin përfundimtar projektit të Erickson-it.
Shkolla për djemë ishte e bujqësisë për të pergatit agronom dh ebujqë. Ndërsa shkolla e vajzave për ët përgatit shtëpijake.
shkolla kishte kompleksin e saj prej 12 godinash (konvikte, baxho, baxho, stalla dhe hambare). Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26
Të dy shkollat kishin internate të veçanta. Mësimet vazhdonin tre vjet dhe zhvillohehsin në shqip dhe anglisht. Shkolla e djemve kishte këto lanë: Gjuhë shqipe, nglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyre, bujqësi, rritje bimësh, zootekni, veterinary, lëvrim tokash me makina modrene, kontabilitet tregtar dhe bujqësije, ekonomi rurale, sëmundje bimësh.AQSH, F. 195, Viti 1926, Dosja 22, fq. 24
Çarls Telford Erikson (Charles Telford Erickson), si drejtor i American Board of Foreign Missions në Shqipëri, shërbeu zyrtarisht për dymbëdhjetë vjet dhe në vijim, për katërmbëdhjetë vjet të tjera, qëndroi e punoi si individ i pavarur. Për përkushtimin, kontributet dhe dashurinë e dëshmuar ndaj Shqipërisë Federata e Shqiptarëve të Amerikës dhe qeveria e përkohshme e Durrësit e zgjodhën delegat nderi në Konferencën e Paqës në Paris. Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.89
Çarls Telford Erikson në vitet 1922-1923, i gjëndur në Shqipëri, si pjesë e stafit të Legatës Amerikane në Tiranë, i mbështetur edhe nga qeveria shqiptare, themeloi një shkollë bujqësore për djemtë dhe një shkollë të arteve shtëpiake për vajzat. Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane, Ksenofon Krisafi, Nga historiku dyshekullor i marrëdhënieve dyshekullore shqiptaro-amerikane, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.90.
Përpjekjet e individëve amerikanë në dekadën e parë të shekullit të 20-të u pasuan nga veprimtari më të institucionalizuara dhe më të organizuara, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një ekip prej 60 personash nga Kryqi i Kuq Rinor Amerikan (AYRC) erdhi në Shqipëri në shkurt të vitit 1919. Ky ekip hapi spitale, ambulanca anti-TBC dhe kundër malaries në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës e gjetkë; mblodhi fëmijët jetimë nga rrugë dhe i vendosi në qendra të veçanta, të cilat më pas u kthyen në strehimore shtetërore. Por mbi të gjitha, organizata AYRC pati një rol unik në arsimin shqiptar. Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.174
Drejtuesit e shkollës synonin që nëpërmjet kuadrove të përgatitur të mbushnin një boshllëk në tregun e punës që lidhej me mekanikën bujqësore, edukimin kontabël dhe disa profesione të zejtarisë. Zgjedhja e pozicionit gjeografik ishte e tillë që tërhiqte të interesuarit për këto profesione nga Myzeqeja deri në Durrës(Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f.176).
Në degën e bujqësisë jepeshin lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, fizikë, kimi, shkencë natyrore, bujqësi, rritje bimësh të përvitëshme, të drunjta(pemë të ndryshme, vreshta dhe ulinj, mana për krimba mëndafshi, pyje)zootekni, veterinary, industry bujqësore(tlyen, djathë etj), lëvrim tokash me makina modern dhe mërdorimi I të gjitha makinave të nevojëshme, kontabilitet tregtie dhe bujqsie, ekonomi rurale(bujqësore)patologji të sëmundjeve të bimëve. Dega femërore kishte lëndët: gjuhë shqipe, anglisht, histori, gjeografi, matematikë, shëndetësi, shkencë natyrore, shtëpiake(të qepurit, të alrët, të mbajturit mirë të shtëpisë, gatim gjellësh, rritje foshnjash dhe shikim të sëmurësh, punë dore, punim me vegë, të materialeve të pambukut, leshit dhe mëndafshit prej lëndëv që prodhoheshin ën fermën e shkollës(AQSH, F.195, v.1926, fl.1; Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177.
Për sa i përket pjesës praktike të programit mësimor, sipas kurrikulave të asaj periudhe, nga 50 orë mësimore, tri orë ishin mekanikë bujqësore, teori dhe praktikë, 10 orë traktorë dhe motorë, përveç punës së përhershme në fermën e shkollës. Për të nxjerrë specialistë të aftë, për t’i ardhur në ndihmë sa më shpejt ekonomisë shqiptare, specialistët amerikanë përdorën me shumë efektivitet fermën komplekse bujqësore. Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177.
Nga viti në vit, gradualisht specialiteti zooteknikë po zinte vendin kryesor në specializimin e nxënësve. Pjesa më e rëndësishme e veprimtarisë zooteknike në atë shkollë ishte të mësuarit me regjimin e ushqimit e të higjienës në stallat moderne të tipit amerikan me moton: “Më e mira dhe më e bukura në Shqipëri”, duke stimuluar shtimin e pasurisë bujqësore e blegtorale të vendit Nikollaq Pano,Ira Gjika, Kontributi i SHBA në zhvillimin e arsimit shqiptar, U.S. policy in the Western Balkans, Konferenca shkencore ndërkombëtare “Politika e SHBA në Ballkanin Perëndimor” Euromediterranean,UMSH Press 2020, f. 177.
Pranohen nxënësit me shëndet të plotë dhe që e kanë 14vjeç dhe kanë mbaruar shkollën fillore. Për tu pranuar kërkohej çertifikata e shkollës fillore, çertifikat shëndetësore. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9
ku zbatoheshin parimet e pedagogjisë amerikane të punës.
Qëllimi i kësaj shkolle do të ishte që nëpërmjet një teknike të zhvilluar në bujqësi e blegtori, të tregohej konkretisht epërsia e fermerit të kualifikuar. Gjithashtu qëllimi profesional i shkollës ishte nxjerrja e teknikeve të ulët bujqësore.
Në degën e vajzave u mësuan vlera të tilla si nevoja për t’u shërbyer të tjerëve dhe për të pasur një karakter të fortë. Ishte një shkollë normale pesëvjeçare me klasë përgatitore, qëllimi i së cilës ishte përgatitja e mësuesve për shkollat e fshatit. Zana Lita, Teacher education in Albania, Past, present, future, Scool of Education, Open University,2004,p. 119.
Dega e vajzave zgjodhi nxënës nga familjet intelektuale me supozimin se kjo do të ndihmonte në prodhimin e mësuesve më të mirë. Në shkollë frekuentonin vajzat e disa ministrave të qeverisë së atëhershme. Megjithatë, drejtoresha e shkollës kishte premtuar trajtim të barabartë dhe kishte deklaruar se “të pasurit dhe të varfërit do të trajtoheshin në mënyrë të barabartë gjatë periudhës së shërbimit të saj në Shqipëri”. Lita , 119.
Kurrikula shkollore përfshinte lëndë të përgjithshme dhe profesionale. Sipas parimeve të arsimit amerikan, ngarkesa mësimore duhet t’i kushtohet fushave të ekonomisë shtëpiake dhe zejtarisë. Kurrikula nuk përfshinte vëzhgime dhe praktikë pedagogjike, pasi nuk kishte shkollë mentore të lidhur me të. Nxënësit bënin vetëm vëzhgime në shkollat e Durrësit dhe më pas në shkollën e fshatit Gazdare të rrethit Kavajë. Lita , 119.
Kjo shkollë ka filluar më 8 gusht 1925. Në fakt, procesi mësimor nisi rregullisht një vit më vonë (dega për femra).
Sipas kurrikulës, shkolla ishte “e mesme e ulët me drejtim thellësisht praktik, për të prodhuar
qytetarë të një shoqërie të përparuar”. Jani Sota, An Inclusive Education Policy Oriented to Profession is the Key to the Development of Albanian Economy (Historical Trends in Vocational School 2008-2018), Interdisciplinary Journal of Research and Development, Vol 8 No 1, July 2021, p.26
Instituti i Kavajws, mwsuesit
Ralf H.Allee, drejtor, Teori administrimi bujqwsor; Reshad Asllani, Probleme tw pwrmirwsimit rural, agronomi, teori dhe praktikw; Ahmet Çelo, Zootekni, teori dhe parktikw, anglisht; Ali Cungu, gjuhw shqipe, gjeografi, histori, merret dhe me biliotekwn; Qemal Dobi, aritmetikw, farkwtari, zdrukthtari, anglisht, praktikw; Stavri Frashwri, anglisht, ekonomi, magazinw; Pandeli Skrami, hortikulturw(teori dhe parktikw), higjenw. AQSH, F.195, viti 1936, D.512, f.1
Pasqyra e personelit administrative
Ilia Guma, sekretar llogaritar 120 fr. ar; Jak Delhysa shofer-meknaik, 120 fr. ari; Ahmed Punashevci, kujdestar i internatit, 120 fr. ar Teki Eminaj, ndihmws nw Degwn Mekanike, 100 fr. ar; Skwnder Ymerati, ndihmws nw degwn agronomi, 100 fr. ari; Ismail Sherifi ndihmws nw hortikulturw 100 fr. ari; Isolde Scifert infermiere 150 fr.ari; Ottilie Oberreiner, kujdestare ushqimi, 150 fr. ar. f.6
Personeli shwrbyes
Rifat Lame, gjellbanws; Mustafa Hurshidi, postier-puntuer; Besim Suri, rojtar nate; Shaqir Ademi, rojtar dite; Aleks Stefani, kopwshtar; Llazi Myzeqari, bari dhensh; Llambi Kavaja, lopar; Ibrahim Aliu punwtor nw Degwn Mekanike;; Abaz Emini mjeshtwr murator; Kije Jevga, petkalarwse. Shwrbenin dhe nwnshtetaset gjermane: Isolte Schifert, infermiere, me 150 fr. ar dhe Ottilie Oberreneier, kujdestare ushqimi, 150 fr.ari. f.6 AQSH, F.195, viti 1939, D.280, f.6.
Drejtor i përgjithshëm ishte amerikani Teford Erickson. AQSH, F. 195, Viti 1926, Dosja 22, fq. 24
Nxënësi dueht të kishte me vete 3 kmishe, 3 mbathje, një palë këpucë, 2 kwmisha nate, 1 krahën, 3 peshqir, 5 palë çorape, një palë rrobe, 6 shami, 1 furqë dhëmbësh, sapun teshash.
Gjithçka duhej për fjetje: dyshekë, çarçafë, batanie i kishte shkolla. Për nxënësit shkolla jepte me qera mushama për shi dhe kapele,si dhe një palë çizme llastiku. Çdo konviktor duhet të paguante 15 franga ari në vit garanci pwr mirwmbajtjen e mjeteve dhe orendive shkollore dhe të konviktit. Pagesa shkollore për një vit ishte 250 franga ari që paguhej në dy këste, në fillim të vitit shkollor dhe të semestrit të dytë. Nxënësit që nuk mund të paguanin për pamundësi ekonomike merrnin bursw prej Ministrisë sëArsimit dhe prej Fondacionit. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.9
Shkolla e djemëve përbëhej nga dy ndërtesa kryesore të mëdha që përbënin zyrat e drejtorit, sallën e bukës, sallën e studentëve, bujtoret. Pranë tyre kishte dhe shtatë ndërtesa të tjera për banim, një për drejtorin e shkollës dhe familjen e tij dhe dy të tjkera për banimin e mësuesve të martuar, si dhe shërbenin si magazine për material të ndryshme.
Kishte ndertesë për bagëti, një për pularinë, magazine për drithin etj.
Ndriçimi bëhej me vajguri në bisedë me shoqërinë SESA në Durrës për ta bërë ndriçimin me elektrik. Ujë për të pirë merrej nga një krua afër. Për nevoja shtëpiake nxirrej ujë me pompa. f.33
Ushqimi jepej në një sallë të madhe. Nxënësit ishin të ndarë në tryeza nga 9 vetë. Banimi bëhej në ndërtesa të reja higjenike, në formë odash katundare, kun ë secilën prej odave flinin 18 nxënës. Kishte shtretrë të hekurit, dyfish ose të thjeshta, dyshekët ishin me bar, që mos të zhdukin zakonin e shtëpisë.
Infermieria kishte dy shtretër të posaçëm. Shërbimi shëndetsor jepej nga Zllatkova, doktoresha e diplomuar në Universitetin e Sofjes. Kishte dhe farmaci me barna të shkollës. f.32.
Shkolla e Golemit të Kavajës u vendos në një fermë me 65 hektarë tokë pranë Kavajës, ku u ndërtuan godina të reja pastaj sipërfaqja e tokës u rrit në 250 hektarë. Shkolla kishte traktor, makina mbjellëse, makinë shirëse, 18 lopë, 3 dema, pula, dele dhe dhi. Një infermiere amerikane kujdesej për shendetin e nxënësve. Një pjesë e ushqimeve prodhohej në fermë. Gjeja e gjallë kulloste në livadhet që i kishte shkollat. Kishte kopësht perimesh ku shërbente një punonjës shqiptar. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73.f.8
Shkolla e Kavajës bante fletpalosje, aplikimet vazhdonin deri me 1 qershor dhe para mesit ët verës bëhej shqyrtimi. Lajmroheshin kandidatët 1-2 muaj para fillimit të mësimit. AQSH, f.195, Viti 1933, D.73. f.10
Kishte dhe sallë studimi, e cila përdorej edhe për shfaqja teatrale.
Instituti Amerikan i Kavajws u kalue nwn adminsitrimin e Minsitrisw sw Arsimit. U vendos tw riparohet çatia dhe tw bwhet meremetimi i pwrgjithshwm i tyre. f.1
Fondacioni Amerikan Near East i ndwrpreu kontributet e veta financiare dhe wkrkoi shitjen e prodhimeve dhe tw amterialeve tw inventarit. f.2
Prof. Dr. Nicola Carretto me vendimin, me vendimin Nr. 739 tw Kwshillit tw Ministrave u emwrua Drejtore e Institutit. Ti dorwzohen zyra, aktet, amterialet e tjera sipas procesverableve. f.41
Shkollat amerikane në përgjithësi, veçanërisht ajo e Kavajës me profesionistë dhe mësues të talentuar amerikanë, kanë kontribuar ndjeshëm në krijimin e një trupe fermerësh të arsimuar, që më pas u shndërruan në elitën intelektuale të bujqësisë shqiptare. Nikollaq Pano, Ira Gjika, American Advocacy to Education System Development – The Case of Albania, Volume 7 Issue 6, February, 2022, p. 24-34
Në vitin 1940, në shkollën bujqësore të Kavajjës të quajtur Arnaldo Munsolini u vendos komanda ushtarke e bazës kundërajrore. Me këtë rast dha urdhër për mbylljen e shkollës dhe shpërndarjen e nxënësve. Të gjitha ndërtesat u vunë në dispozicion të komandës s ëlartë ushtarake, vetëm u lanë kafshët nëpër stalla. Dr. i Institutit Nicola Caret kishet marrë leje në Ministri dhe ishte larguar deri sa gjendja të kthehej në normalitet. Punët e institutit do ti drejtonte rektori i konviktit Pandeli Skrami në bahskëpunim me profesorë Nusret Mamaçi që i ngarkohej barra e kujdeses për gjenë e gjallë. Kët at ëdy do të mbanin në shkollë vetëm personat më të domosdoshëm. AQSH, F.195, Viti 1940, D.272, f.2
Shkollës Kavajës, në vitin 1943 pas pushtimit gjerman i hiqet emri Arnaldo Munsolini dhe emërohet Shkolla bujqësore e punës Kavajë. AQSH, F.195, Viti 1943, D.204, f.1