PUSHOI SE RRAHURI ZEMRA E SHKRIMTARES ROZI THEOHARI/
Rozi ndërroi jetë sot në mesditë. Përballja me sëmundjen e kancerit ishte fatale. Rozi luftoi fort, por nuk mundi. Zemra e saj nuk rreh më. Lamtumirë Rozi!
Sic kishte njoftuar Dielli, ajo prej kohësh dergjej në Nahant Hospital Jesmond Nursing House ne Boston në dyluftim me sëmundjen. Por, sot, e Shtunë, 13 Dhjetor 2014, në mesditë, Rozi ndërroi jetë!
Lamtumirë Rozi, shpirti në Paqë!
Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA, anëtare e së cilës ishte Rozi Theohari, Gazeta Dielli, bashkëpunëtore e së cilës ishte Rozi, i qëndrojnë pranë familjes duke e ngushëlluar për humbjen dhe duke u përcjellë kurajo!
Lamtumirë!
Familjes dhe gjithe miqve u shpreh ngushellimet me te thella. Rozi u prehte ne paqe!
Nuk më besohet se edhe Rozi mori rrugën e pakthyeshme. Jam takuar disa herë; kemi qenë anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve. Gati të gjitha shkrimet që ka shkruar i kam lexuar; më kanë lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Ishte talente dhe zemërbutë. Pushofë në Paqë! Q. Rrushaj
U prefte ne paqe shpirti i sa! Ngushellime familjes!
Rozi ti gjithe jeten je munduar me perkushtim si familjare e pashembullt,atdhetare, shkrimtare,krijuese etj,etj.
Te kujtojm si shembull frymezimi ne gjeneratat tona jashte vendit.
Tju rojne femija!
Ani
Asnjehere nuk do ta pranoja se vitet qe jetove ishin mjaft mikja ime e dashur.Drama e ikjes tende nuk ka asnje fuqi te shuaje driten e energjise humane qe le pas per te gjithe ne. Ne diten e deshires se Zotit, ne kete dite te veshtire, dashuria per njeriun eshte e dhimbshme dhe e perjetshme.Rozi, le te prehet shpirti yt ne paqe.Rozi, nje kenge e kendshme ne brendesi te qiejve.
Lamtumire
respekt per njeriun e mire