Ndriçim Kulla/
Ky libër më tepër vjen si një zgjatim në raport me me tërë punën që unë kam bërë si studiues dhe hulumtues i literaturës së mendimit shqiptar sidomos atij mendimi që ka qënë kryesisht i ndaluar nga sistemi komunist për arsye politike.
Mund të them sa për kuriozitet se, është nga librat më vitegjatë që puna hulumtuese dhe leximet e shumta më kanë mbushur me informacion por gjithashtu edhe me frymëzim.Për dekada me radhë gjatë leximeve dhe studimeve të mia me objekt shpesh edhe të pa përcaktuar jam “detyruar” që me dashje ose dashje të prekja gjurmët e mentalitetit juridik shqiptar. Që nga thellësia e shekujve, madje edhe deri para kohëve mesjetare kur nuk kishte kurrfarë informacioni edhe për europën e cila sapo kishte filluar të zgjohej ngadal ngadal vijnë gjurmët e qarta të këtij mentaliteti.Përtej krrau krraut të sorrave që nxijnë dhe fshijnë gjithçka ku, në biseda të ndryshme madje edhe në debatet publike , se ne qenkërkajemi jemi një popull pa trashëgimi qeverisëse dhe juridike dhe se kemi jetuar gjithmonë pa ligje dhe pa rregulla më rikthenin thirrje zgjimi dhe me argumenta të kundërta të këtij trishtimi të krijuar ,se ne jemi popull me koncept të qartë juridik.
Natyrisht që pushtimet e huaja të herë pas hershme kanë lënë pasojet e tyre shkatërruese në prishjen e rendit juridik që kishte vendosur populli ynë për tu vetë administruar dhe bashkëjetuar.
Besa,fjala e dhënë,kodi juridik zakonor, kanunet, që nga ai i Lekë Dukagjinit ,deri tek ai i Idriz Sullit,statutet, që nga ai i Drishtit deri tek ato të Shkodrës,korporatat dhe marrveshjet e Esnafëve,kodikët e shumtë të disa qyteteve,kuvëndet i pleqësisë etj janë dëshmi të forta dëshmuese se si paraardhësit tanë kanë rregulluar mardhëniet e jetës dhe të paqes sociale në jetesën e tyre.
Ne jemi një popull që ndryshe nga të zezat me të cilat na kanë paraqitur në mënyrë cinike fqinjët tanë kemi kulturën tone të trashëguar qeverisëse dhe juridike që është unikale .
Këtë kam synuar që të provoj unë në këtë liber nëpërmjet referencave të shumta që kam përzgjedhur për ta arsyetuar.Libri ֝është shkruar në stilin midis gjinisë së esesë dhe distertacionit.
Ka një strukture voluminoze prej 456 faqesh, format i madhB5 në të cilin përfshihen 56 kapituj, hyrjen, parathënien dhe një kapitull në vend të epilogut.