Protestë paqësore për Kosovën, më datën, 20/02/2018, Bruksel, në Place du Luxembourg në orën 13.00/
Bashkatdhetarë të nderuar të Belgjikës, të Evropës e më gjerë, Kosova dhe kombi ynë ka nevojë për bijtë dhe bijat e veta. Për 10 vjetorin e Kosovës si shtet, me një inisiativë të Profesorit Nusret Pllana, në kuadër të dorëzimit 751 Eurodeputetëve dhe 28 EuroKomisionerëve të librit të tij Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999, do të mbahet nje protestë paqësore përpara Parlamentit evropian me këto kërkesa :
– Liberalizim të vizave për banorët e Kosovës pa kushtin e demarkacionit;
– Njohje nga 5 shtetet evropiane (Spanjë, Slovaki, Qipro, Greqi dhe Rumani) të Pavarësisë së Kosovës;
– Kushtëzimi i njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia për vazhdimin e integrimit evropian;
– Dhe që të gjithë shtetet e Ballkanit përendimor (Shqipëria, Kosova, Bosnia, Mal i Zi, Maqedonia dhe Sërbia) të bëhen pjesë të BE-së në të njëjtën kohë.
PROTESTA:Data : E martë 20/02/2018
Ora : 13.00 deri 14:30
Vendi : Place du Luxembourg në 1050 Bruksel