*Një Epokë e re tek Demokratët dhe Klubi Politik i Pavarur – janë për Ken Biberajn për Këshillin Bashkiak /
*Organizata e pavarur “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë New York Cityn.”/
Nga BEQIR SINA, New York City/
WEST SIDE – NEW YORK CITY : Në njoftimin më të fundit, përcjellur për shtypin amerikan dhe shqiptarë, nga znj. Mediha Kosovrasti, zëdhënsia dhe manaxheria e fushatës së kandidatit për Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Kandidatit Demokratë, Ken Biberaj – Qarku 6 -të, thotë se organizata e pavarur “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubi Politik i Pavarur – përkrah Ken Biberajn për në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut.
Organizata e pavarur “Një Epokë e re tek Demokratët”, e cila qendron gjithmon shumë afër demokratëve dhe në zgjedhjet e fundit ka mbështetur fuqimisht Presidentin Obama, në New York, thotë se “Ken ka parimet demokratike dhe kualifikimet e lidershipit të nevojshme për të përfaqësuar jo vetëm anën e Perëndimit të qytetit, por të gjithë New York Cityn.” – thotë Presidenti John Orlando.
“Me ndryshimet e ardhshme dhe “pasojat” që priten vitin e ardhshëm ne kemi nevojë, për një njeri si Ken në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut, për të parë të gjithë me sinqertë dhe të fokusuar në atë që është më e rëndësishme për lagjet tona dhe bizneset e vogla.” – ka thënë Mateu W. Daus
“West Side – Pjesa Perendimore”, është një lagje e madhe, që përballet me të njëjtat sfida si shumë komunitete të tjera të tjera në qytetin tonë. Njerëzit duhet të kuptojnë se Këshilli Bashkiak merr vendime që ndikojnë të gjithë ne. Ken do të jetë i sinqertë se lideri i aftë që kërkon të ketë mbështetjen tonë; “Një Epokë e re tek Demokratët” – dhe Klubit Politik i Pavarur – . Unë pres që të punojë me të( Ken) në Këshillin e Qytetit “- ka deklaruar 97 vjeçaria Mary C. Sansone. e cila është dhe themeluese e NED
“Unë jam i nderuar që të kemë mbështetjen e demokratëve, të “Një Epokë e re tek Demokratët” , thuhet në dekleratën për shtyp të fushatës së Ken Biberaj. “Ky klub i pavarur politik, thotë më tej Ken Biberaj me të vërtetë mishëron frymën që unë jam sjellë në fushatën time. Ne kemi nevojë për njerëz “shpëtimtar” për problemet në qeverisjen e qytetit, jo për politikanët.Unë dua të të sjellë energji të përtërirë të Këshillit Bashkiak, dhe me mbështetjen e demokratëve të “Një Epokë e re tek Demokratët” , ne shpresojmë për të përmbushur këtë qëllim. ”
Organizata “Një Epokë e re tek Demokratët”- NED, është një organizatë e pavarur politike, por që është shumë e afërt dhe bënë politikën e Demokratëve, duke besuar se duhet të jetë më e aftë për detyrën e qeverisjes, dhe njerëzit duhet të jenë ata që zgjidhen për të bërë këtë. NED është e përkushtuar ndaj idesë që votuesit të votojnë për një kandidat dhe jo një parti.
Në fund të dekleratës për shtyp thuhet se: “Ken Biberaj – është një kandidat nga partia Demokratike për Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, Zona Elektorale numër 6-të në Upper West Side, në një garë që është hapur për të zënë një vend për herë të parë mbas 12 vjetëve, ku si anëtare aktuale e Këshillit të Bashkisë, është Gale Brewer, e cila ka arritur kufirin e afatit limit- dhe dorzon mandatin e saj.
Ken aktualisht punon si Vice President i lokalit më të njohur në New York Russian Tea Room dhe ka një Master në Politikat Publike nga Shkolla Kennedy në Harvard, si dhe një JD nga Shkolla Juridike në New York. Para se t’i bashkohej firmës të pasurive të patundshme që zotëron Russian Tea Room, ai shërbeu si Drejtor i Kërkimeve në Florida për fushatën presidenciale të John Kerry. ”