Hoëard A. Baker, III
Ish Sekretari I Shtetit -1989-1991
Ridgefield, CT. (Gazeta me influence globale, The New York Times botoi me 6 shtator 2022 nji shkrim nekrologjik për Presidentin e ish Bashkimit Sovietik, Mikhail Gorbaçev që vdiq me daten 30 gusht 2022. Figura e këtij udhëheqsi do të rikujtohet, studjohet, gjykohet, dhe vendoset në histori përjetësisht.
Nga leximet mbi këte figure historike e paqësore në krye të nji shteti agresiv siç ka qene “Bashkimi Sovietik”, dhe kontributi I tij me përfundue “Luften e Ftohët” pa gjakderdhje, tue rifillue marrëdhanjet normale me nji botë ku sundon legjitimiteti i shteteve ashtë shkrue -. Shkrimi ma konkret, i ndershëm dhe objektiv , për mendimin tim,ashtë ba nga ish Sekretari i Shtetit amerikan, i nderuemi James Å. Baker, III -që shqiptarët njohin dhe kujtojnë që nga vizita e tij në pranverën e vitit 1991 në Tiranë, si dhe fjalimin e tij që deklaronte kthimin e lirisë në nji vend ish komunist.
Kam përkthye shkrimin e Z. Baker që të ekspozoi lexuesin shqiptar me nji pikëpamje qe spjegon nji të kalueme të hidhun. Falënderoj me këte rast Z. Baker për kontributin e tij t çmueshëm dhe gazetën The New York Times për botimin e këtij shkrimi. Përkthimi ashtë edhe tributi I nji viktimë të terrorizmit stalinian në Shqipëri për këte figure të madhe që luftoi për “paqën në botë” dhe “lirinë e popujve”- Sami Repishti)
***
“ Nuk ka udhëheqës politik botënor që zen nji vend ma me randësi në historinë e viteve të fundit të shekullit njizet, se Mikhail Gorbaçev, për rolin kryesor që ai luejti në përfundimin e Luftës së Ftohët. Bota e Lirë do të jetë për jetë mirnjohse pr veprimtarinë e tij, megjithëse mjaft nga bashkatdhetarët e tij, nuk janë.
Ne vitet 1950-a, Bashkimi Sovjetik dergoi tankset me ruejte tanësin e imperatorisë sovjetike nga lëvizjet për liri në Gjermaninë Lindore, 1953, Hungari, 1956, dhe Çekosllovaki, 1968.
Por, me 6 tetor 1989, Z.Gorbaçev, hapi nji rrugë të re. Në nji fjalim të mbajtun në ndertesën e Asambles Popullore në Berlinin Lindor ai arriti në përfundimin se çdo komb në Europën Lindore duhet të gjej rrugën e vet drejt socializmit. “Vendimi si ashtë e organizueme nji shoqëni duhet vendosë nga populli vet, por ma parë asht i nevojshm varieteti. E ardhmja e Gjermanisë Lindore, -deklaroi Z. Gorbaçev me fuqi,- duhet të vendoset në Berlin, e jo në Moskë!”.
Dhe ashtu u ba! Në nandor 1989, Z. Gorbaçev nuk u frikësue nga “hard-liners” në Moskë, dhe refuzoi me përdorue forcën e me pengue ardhjen e lirisë. Megjithate, Lufta e Ftohët që kercënoi Botën me asgjasimin atomik për ma shumë se katër dekada, filloi me u dekompozue.
Z.Gorbaçev ishte nji forcë me peshë në bashkëpunimin ndërkombëtar. Na, në qeverinë e SHBA-së ne atë kohë e kuptuem se duhet të përpiqemi me bashkëpunue me Z. Gorbaçev, sepse nji marrëdhanje produktive me Bashkimin Sovjetik, dhe ma vonë me Rusinë, mund të revelohej si baza e nji rendi të ri mbas Luftës së Ftoht- njI rend në të cilin demokracitë mund të lulzojn. Fatkeqisht, sot na jemi akoma larg nga ky moment optimizmi për arsye të luftës së Vladimir Putin-it në Ukrainë.
Megjithëse u përpoq me riformue eksperimentin e falimentuem me diktaturën komuniste, ai punoi me frymë ndertuese me rivalt e së kaluemes për kombin e tij.- Shtetet e Bashkueme, Franca, dhe Britania e Madhe-me bashkue Lindjen me Gjermaninë Perendimore. Ai përfundoi marrëveshje me presidentët Reagan dhe George H .Ë.Bush me pakësue arsenalin e armëve që efektivisht përfunduen vrapimin për armët atomike të ndermarrun nga të dy superfuqitë. Ai bashkëpunoi fortësisht me Shtetet e Bashkueme në Organizatën e Kombeve të Bashkueme me detyrue Irakun të tërhiqej nga okupacioni I Kuveit-it, si dhe me Shtetet e Bashkueme me promovue paqën në mes të Israelit dhe Årabëve si bashkëkryetar i Konferencës për Paqë në Madrid. Ndamja për shumë dekada në Lindje dhe Perendim, u mbyll.
Po me aq randësi. demokracia dhe liria filuen të përhapen në çdo kand të Botës, ndërsa grushti i tiranisë u dobësue. Me 1987, qytetarët e 75 vendeve të botës jetojshin nën sundimin e rregjimeve autoritare. Por me mbarimin e Luftës së Ftohët edhe vetë Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuemi, demokracia u përhap me shpejtësi. Në vitin 2017, vetëm 15 kombe vepronin si rregjime autoritare. Dhe megjithse “demokracia”pësoi disa disfata në zhvilimin e saj në botë në vitet e fundit, afërsisht ma shumë se gjysma e vendeve të Botës jeton në forma qeveritare demokratike.
Ka shumë faktorë që kontribuen në përfundimin e Luftës së Ftoht, e veçanërisht fryma rezistuese e popujve të robnuemë të Europës Lindore. Por Amerika, pa dyshim luejti nji rol me randësi. Çdo udhëheqës amerikan që nga Harry Truman deri te George H.W. Bush qendroi pa u lëkundë n kundërshtim të vijës ekspansioniste sovjetikel. Kur erdhi koha, Presidenti George H.Ë. Bush qendroi, në bashkëpunim me Z.Gorbaçev dhe Presidentin Yeltsin, rregulluen me aftësi përfundimin e lojës, kështu që konflikti përfundoi në mënyrë paqësore., dhe jo me krizmat e armëve bërthamore që miljonat kanë përjetue për vite të gjata.
Tek Z. Gorbaçev, dy presidentët e fundit amerikanë të Luftës së Ftohët, Z. Bush dhe Z. Reagan- gjetën nji udhëheqje sovjetike që kuptonte se vendi I tyne nuk ishte në gjendje me përballue nji konfllkt militarisht as ekonomikisht me Botën Perendimore. Të dy leaderët amerikanë kuptuen se udhëheqsi sovjetik Gorbaçev kishte të njajtën energji, dhe frymëzohej nga I njajti optimizëm si dhe ata, të dy.
Megjthëse Z. Gorbaçev nuk ishte nji figurë impozante, personaliteti I tij mbushte dhomën meë nji qendrim qellim-mirë qe entuziasmonte të pranishmit. Përmbi të gjitha, Z.Gorbaçev, Z. Reagan dhe Z. Bush formuen nji mirëkuptim për mirëbesim që ishte I paimagjinueshëm per parardhësit e tyne, si dhe ata sovjetikë. Ka qenë nji privilegj me punue afersisht dhe bashkërisht me Z. Gorbaçev gjatë atyne ditëve të ndryshimeve dramatike në marrëdhanjet Lindje- Perendim. Me ramjen e Bashkimit Sovjetik, megjithate,, Z.Gorbaçev humbi besimin e popullit të vet, dhe u detyeue me dhanë dorëheqje, 1991. Ai u detyrue të tërhiqet nga skena politike në njI situatë kur Rusia përpiqej akoma me zhvillue nji demokraci të fortë dhe nji ekonomi prodhuese. Por aI luftoi per ato!
Përsëri për ma shumë se nji dekadë mbas dorëheqjes së tij, Lufta e Ftohët përfundoi. Kompanitë perendimore filuen afarizmin e tyne në Moskë, dhe marrëdhanjet Lindje-Perendim, me gjithë vështirësitë që perballuen, kanë qenë mjaft miqsore. Ekzistonte nji bashkëpunim aktiv në shume sektore. Përsëri, pesembjetë kombe të pavaruna u formuen, dhe qytetarët e ish Bashkimit Sovjetik filiuen me gëzue liritë që ata nuk kishin njohë kurrë ma parë.
Sot, andrra e Z.Gorbaçev për nji Rsui demokratike dhe të zhvillueme mirë, në paq me fqinjt e saj, ashtë dermue me Z.Putin në fuqi, vendi ka zbritë në autoritarianizëm. Në botën e jashtëme, Z. Putin ka preferue ballafaqimin me Shtetet e Bashkueme dhe Botën Perendimore. Ai ka shkelë vazhdimisht normat ndërkombëtare të sjelljes korrekte, veçanerisht me sulmin e pa provokuem të invazionit të Ukrainës. Sot, jemi në Luftë të Ftohët prsëri me Rusin, nji situatë në të cilen Moska përsri ban përpjekje me imponue vullnetin e saj me forcën e grushtit që kercënon jo vetëm Ukrainën, por edhe paqen në të gjithë Europen.
Ka mendje që gjykojnë se Shtetet e Bashkueme dhe aleatët perendimorë duhet të pranojnë nji pjesë të prgjegjsisë për situatën e tanishme. Megjithëse korrekt në politiken e tyne, rritja e NATO-s mbas Luftës së Ftohët u arrit n nji atmosferë që alarmoi Moskën. Akoma ma shumë, ndoshta do të ishte arrrijtë në se do të ishte angazhue edhe Rusia në nji partneritet me të vertetë strategjik. Por asnji nga këto potencialitete, ose heqja e tyne, sherben nji justifikin për Z.Putin me deklarue luftën kundër nji vendi fqinj.
Deri në fund, Z. Gorbaçev qendroi i dedikuem kauzës së paqës. Megjithëse, shëndeti I tij i dobët e pengoi nga komentimet per invazionin në Ukrainë ne fillim të ketij viti, Fondacioni Gorbaçev u deklarue qartësisht me deklaratën:
’Na konfirmojm nevojen për nji pushim të luftave dhe per nji fillim imediat të negociatave për paqë. Asgja tjetër ashtë ma e çmueshme për Botën se jetët njerëzore.’ (Theksi i im.SR)
Nji deklaratë e këtillë ashtë besnike e trashëgimit të Mikhail Gorbaçev-it, njI udhëheqës i guximshëm që u ba nji frymëzues dhe avokat për ma shumë liri për popjt e Bashkimit Sovjetik. Dëshira e këtyne popujve për liri nuk do të shuhet kurrë. Dhe as edhe kujtesa e trashgimisë së tij, përpjekjet me arrijtë ate liri për të gjithe ata,”
Pushoftë në Paqë!
—————————————————————————
( James A. Baker, the U.S.Secretary of State from 1989 to 1991. “How I Want the World to Remember Gorbachev” Th N.Y.Times 6 Sept. 2022 Opinion Page.