Tomasz Kamusella
Universiteti I Shën Andreas, Britani
Përktheu: Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021
Pasi në 1989 ra komunizmi në Bllokun Sovjetik, kanë mbetur pesë shtete të vetëdeklaruar si komuniste: Kina Popullore, Kuba, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami. Bjellorusia dhe Venezuela mund të shtohen gjithashtu në këtë me qenë se ata përmbushin kriteret e një shteti komunist- ndonëse nuk e thonë këtë zyrtarisht. Kështu bëhen shtatë shtete. Ҫështja është se në Kinë motori i ekonomisë është kapitalizmi, ndonëse ajo deklarohet si një shtet komunist. Në se numri i shteteve komuniste do rritet në të ardhmen atëhere çfarë do të thotë kjo për demokracinë?Interesimi im për komunizmin nuk vjen te unë si historian, por është diçka vetiake. Kam lindur dhe jam rritur në një vend komunist si Polonia në vitet 1970 dhe 1980. Polonia ishte një vend i hirtë ku populli dukej se e kish humbur shpresën. Të gjitha gjërat thelbësore, përfshirë këpucët dhe kafenë, ishin me racion. Por triskat e racionit nuk të siguronin se do merrje gjithçka kishe nevojë. Radhët me orë të gjata (disa herë me ditë) për të blerë gjithçka, që sapo kishte hyrë në shitore, ishin diçka e rëndomtë.Padyshim që jeta që bëja formësoi edhe karierën tiem. Studimet e mia u përqendruan në Europën qendrore dhe lindore, në nacionalizmin dhe regjimet autoritare gjatë dy shekujve të kaluar. Gjatë rinisë time në vitet 1989, andrallat u bënë më të zakonshme, kur mallrat skarco mund të bliheshin vetëm me dollarë amerikanë. Mund të shkëmbenit një fustan veror të madh me një këmishë T, ose një magnetofon që nuk e donit më me ca pelena për bebet. Vetëm uthulla gjendej gjithmonë në raftet e zbrazuar të shitoreve. Mbase, me fytyrë të ngrysur dhe në mungesë të buzëqeshjeve. Studiuesit perëndimore sajuan një fjalë për këtë si “ekonomia e skarcitetit” si rezultat i planifikimit shtëror në prodhim dhe në popull.
. from ëëë.alamy.comRadhët e njerëzve në Poloni në vitin 1990Por nuk ishte vetëm mungesa e ushqimit. Mungonte, së pari, liria. Polonia sikurse I tërë Blloku Sovjetik mbahej mbyllur me një “dry të dyfishtë”, ishte madje e vështirë të udhëtoje edhe në një vend tjetër socialist, qoftë fqinj si Ҫekosllovakia apo Gjermania Lindore. Duhet të nxirrje një pasaportë speciale për të udhëtuar në “demokracitë popullore” (dmth vendet e Bllokut Sovjetik) në Europë. Dhe, pasi të kthehej në shtëpi nga udhëtimi, këtë pasaportë duhej ta dorëzoje sërish në zyrat vendore ushtarake (policia atëherë konsiderohej si repart luftarak).Në se donit të vizitonit një vend kapitalist si Gjermania Perëndimore, ju duhej një lloj tjetër pasaporte. Por në këtë rast kishte të drejtë vetëm një person nga familja për të udhëtuar në “vendet e shthurrura perëndimore”. Pjesa tjetër e familjes mbahej si peng për t’u siguruar që ju nuk do ta shpërdoronit lejen e nuk ktheheshit në atdhe. Nuk kam parë asnjëherë ndonjë pasaportë për të udhëtuar në gjithë vendet e botës, që u jepte mundësi disave me fat të shkonin në SHBA ose Australi.Për mua dhe shumë të tjerë, shtëpia dhe vendi im ngjasonte me një burg të madh. Një cenzurë tepër e rreptë për botimet, filmat dhe televizioni synonte të na bindëte se jeta jonë në Poloni dhe në Bllokun Sovjetik ishte shumë më e mirë se në Nju Jork apo Paris. Dhe disa e besonin këtë propagandë. Njërëzit fshehurazi dëgjonin radion “Europa e Lirë” dhe “Zërin e Amerikës” (me gjithë zhurmimet e qeverisë). Gjatë viteve 1980 u bë më e lehtë të blije libra që shkruheshin me dorë (të pacensuruara, të nëndheshme). Në mesin e rinisë, vlonte ëndërra për t’i shpëtuar këtij burgu dhe për të shijuar “jetën normale” në një “vend normal”. Në një vend pa triska ushqimore dhe me shitorë plot e përplot, ku me një rrogë të vetme mund të kaloje një jetesë me standard të denjë, një apartament dhe pushime verore në Kanariet. Në të folmen polake atë kohë këta ishuj të arqipelagut spanjoll u quajtën Kanary.Endërroni me sy hapur, na thonin prindët. Na këshillonin të rrinim urtë, të bënim sikurse na mësonin mësuesit ose kujdesatrët- dhe kurrë të mos flisnim ato që mendonim. Mbi të gjitha, të mos shanim vijën e Partisë Komuniste, ta lavdëronim Poloninë Socialiste, përndryshe kjo do na kushtonte edhe hyrjen në universitet, humbjen e apartamentit, ose edhe hyrjen në burg. Në vitet 1950, në kohën e stalinizmit, shumë njerëz janë ekzekutuar për kundërshtime të tilla ideologjike.
Por, papritur, lufta e ftohtë ndërmjet demokracive perëndimore dhe Bllokut komunist sovjetik mbaroi në vitin 1989, e pasuar dy vjet më vonë nga shembja e Bashkimit Sovjetik vetë. Kjo superfuqi komuniste thjesht dhe paqësisht (të paktën në Europë) u tret në ajër, duke sjellë zhdukjen e komunizmit si sistem politik dhe ekonomik nga një pjesë e madhe e botës.Ne u bëmë të lirë. Sekretari i fundit komunist i Bashkimit Sovjetik (Mihal Gorbaçov) na dukej si një engjëll që e bëri ëndërrën tonë të zemrës të vërtetë. Ai vendosi që nuk ishte e drejtë ta linte në skamje popullin e vet duke bërë garë armatimesh me Perëndimin. Pesëmbëdhjet vitet që pasuar bënë që shtetet e Bllokut Sovjetik, Polonia dhe Hungaria deri te Rumania e Bullgaria, të futen në NATO dhe në Bashkimin Europian.Në këtë liri mu dha mundësia të vazhdoja studimet në Afrikën e Jugut dhe në Republikën Ҫeke. Kreva studime në Itali, SHBA dhe Japoni, përpara se të zija poste universitare në Irlandë dhe Skoci.Por, me këtë rast, nga 15 vendet që dolën nga shkatërrimi i BS, vetëm vendet Balltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë u bënë vertet demokraci perëndimore. Shumica, përfshi Rusinë, u bënë autokraci- ndonëse mëtojnë se ushtrojnë demokracinë parlamentare.Gjeorgjia, Moldavia dhe veçanërisht Ukraina, tani janë gati të bëhen demokraci perëndimore me ardhmëri për në BE dhe NATO. Turkmenistani është pothuaj aq shtypës si Korea e Veriut, ndërsa Azerbajxhani dhe Uzbekistani shihen si shembuj mësimorë të diktaturave shtypëse dhe kleptokratike.Por tani, asnjë vend i vetëm paskomunist ose pas sovjetik nuk e ka deklaruar veten si komunist. Kina Popullore u prin autokraciveMe huazimin e komunizmit të stilit sovjetik në ekonomi dhe politikë, shumica e regjimeve komuniste të mbështetura nga Bashkimi Sovjetik në botë, si Etiopia, Afganistani dhe Jemeni i Jugut dështuan, gjithashtu. Kuba komuniste është një përjashtim i vetmuar në këtë prirje, Ishuli karaibian ka qenë një ferrë e vazhdueshme ndanë SHBA, që nga viti 1961.Komunizmi i ditëve tona është i prirë nga Kina Popullore- ekonomia e dytë më e madhe në botë. Pekini ka qenë krenarisht komunist që nga viti 1949 dhe tani po merr rolin e kundërshtarit kryesor të SHBA, që prin ende dobët kampin e pakësuar të demokracive të globit. Që nga viti 2010, një numër i madh shtetesh kanë hequr dorë nga demokracia.Në dhjetëvjeçarin që shkoi, në Ruandën e pasgenocidit, demokracia u përmbys. E njëjta gjë ndodhi në Etiopi pas luftës civile (Në Tigray në 2020), ndërsa arritjet demokratike të Pranverës Arabe u zbehën në Lindjen e Mesme. Sikurse në Rusinë e Putinit, u instaluan autokracitë elektorale në Bullgari (2009), në Hungari (2010), Serbi (2014), Turqi (205), Poloni (2016) dhe Slloveni (2020).
Më 1 korrik 2019 Partia Komuniste Kineze festoi 100-vjetorin. From ëëë.alamy.comPopullsia e Kinës Popullore është prej 1.4 miliardësh, kjo do të thotë se një e pesta e njerëzimit jeton nën regjimin komunist. Tre shtetet e tjera të vetëdeklaruara si komuniste, Laosi, Korea e Veriut dhe Vietnami, janë kufitare me Kinën Popullore. U krijua vërtet një bllok i ri komunist Sinik (nën ndikimin kinez)Kështu, pas dy dhjetëvjeçarësh të rënies së komunizmit sovjetik (1989), është komunizmi me motor të stilit kinez 2.0- ai që përqafon kapitalizmin e që po merr fuqi.Ngritja dhe rënia e demokracisëPërkufizimi i brishtë i komunizmit të pas Luftës së Ftohtë sharton kapitalizmin me socializmin, sikurse u kuptua në ish Bashkimin sovjetik. Parimi gjithëpërfshirës i socializmit (i parë si komunizëm në Perëndim) thotë: “Nga secili sipas aftësive, secilit sipas ndihmesës së tij.” Në praktikë, kjo përzierje jo ortodokse e socializmit të stilit sovjetik dhe e kapitalizmit do të thotë autoritarizëm, ose madje totalitarizëm, një regjim nën një parti të vetme që ka kontroll të plotë kudo. Ky kontroll shtrihet në ekonominë e sotme të stilit kapitalist, po ashtu. Përmes kësaj partie të vetme, sundon një burrë prijës, i pandryshueshëm.Shpesh një kult individi ngrihet për të dhe çështja ëmbëlsohet me hollësira të të një shteti të mirëqënies. Në shumicën e rasteve këta shtete e reklamojnë veten si komuniste. Të tjerët, si Bjellorusia dhe Venezuela mundet të mos e quajnë veten “komuniste” sot por kësaj ideologjie i japin një emër tjetër.Për shembull, bolivarianizmi në Venezuelë, uniteti kombëtar në Bjellorusi apo Juche në Korenë e Veriut. Sistemi politik njëpartiak e bën Partinë Komuniste dhe prijsin e saj brenda shtetit një diktator. Kolektivizmi i hapur dhe sjellja prej sunduesi e diktatorit, po ashtu retorika populiste për t’u dhënë përparësi masave (duke iu referuar “kombit apo popullit”) përmbi individët, “justifikojnë” rolin e tij dhe sistemin. Në vende si Bjellorusia dhe Kina Popullore, kjo ka shpënë në lindjen e disidentëve që janë përndjekur dhe në kampet e përqendrimit të ngritura për t’i shkulur ata nga “shoqëria e shëndoshë”.Ashtu si shtetet komuniste para 1989, të gjithë këta regjime sunduese të vendit janë antiperëndimorë në retorikën e tyre zyrtare dhe shpesh edhe në veprimet e tyre. Ky agresion antiperëndimor është një tipar tjetër përcaktues i këtyre shteteve komuniste në shekullin 20.Do rritet apo të zbresë numri i tyre në shekullin 21? Gjatë dy dhjetëvjeçarëve pas rënies së komunizmit në Europë, demokracia si një doktrinë e të drejtave njerëzore dhe politike u përhap fort në mbarë botën. Diktatorët u detyruan të mbajnë, të paktën në dukje, një demokraci elektorale në vendet e tyre. Amnesty International dhe Freedom House i turpëruan me sukses autokratët për mënyrat e tyre të sjelljes dhe I detyruan të lironin të burgosurit politikë.Por pas 2010, kjo prirje nisi të përmbyset dukshëm. Simbolikisht, në këtë vit shkrimtari kinez dhe disidenti pro demokracisë Liu Xiaobo u vlerësua me çmimin Nobel për Paqë. Pekini u ndje i fyer nga Perëndimi dhe ndërmori hapa për ta përndjekur Liu-n, familjen e tij dhe miqtë. Autoritetet ia mohuan mjekimin për shërimin nga kanceri Liut dhe ai vdiq shtatë vite më pas.
11, 2010Ekspozitë në Oslo për disidentin kinez , 2010Hiri i Liut u hodh në det për të shmangur një varr për një person që shihej si një hero i demokracisë dhe martir i saj. Kjo do ishte një pikë vatrore për demokratët kinezë, që do shkonin për pelegrinazh duke shprehur respekt ndaj besnikërisë së Liut për lirinë dhe demokracinë.Më pas, në 2020, pandemia krijoi një rast ideal për Pekinin për ta çmontuar demokracinë në Hong Kong, një vend që ka qenë dikur një fener i lirisë politike dhe ekonomike. ‘ Të pasurohesh është e lavdishme’Mos vallë nuk është e tërë ideja e kapitalizmit dhe e anatemimit të fitimit ajo që përbën qëllimin e komunizmit? Në se do qe kështu, përse këto dy të kundërta tërhiqen? Në kohën e nisjes së reformave të 1978 nga Ten Hsiao Pini, në Kinë u zbulua “politika e zbatuar”: mund ta kesh kapitalizmin pa demokraci. Duke hapur një hendek në tregun e ideve, Ten dekretoi që ‘të bëhesh i pasur është e lavdishme’, dmth kapitalizmi ishte ideologjikisht asnjanës dhe mund t’u shërbente nevojave të regjimit komunist. Shartesa e kapitalizmit me komunizmin është një mësim për demokratët që të mos u besojnë mendjes së tyre plot dëshira. Përkundrazi, hipoteza e përfolur shpesh për ndikimet demokratizuese të kapitalizmit duhet provuar. Është e qartë se kapitalizmi nuk prodhon një Bjellorusi, Laos, Vietnam autoritarist dhe totalitarist, aq më pak një Kubë, Venezuelë apo Kore Veriore autoritariste, që dikur u bënë komuniste, (më 1959, 1999 apo 1948) dhe që nuk kanë vullnetin ta përqafojnë demokracinë. Por entuziazmi i Kinës Popullore për një kapitalizëm jo demokratik, që nga viti 2004 – i njohur si konsensi i Pekinit me Perëndimin- mund t’i shtyjë ata në këtë rrugë.Suksesi ekonomik i Kinës Popullore, në se zgjat për disa breza, mund të shërbejë për fortësimin e komunizmit 2.0, me kapitalizmin si pjesë përbërëse të kësaj ideologjie. Komunizm- kapitalizmi nuk është më tani një kundërthënie, përderisa sa Partia Komuniste sunduese i mban sipërmarrësit në shërbim të ideologjisë dhe qeverisjes së saj.Pra, cilat janë karakteristikat e shtetit të ri komunist 2.0? Mbase, vetëdeklarimi si shtet komunist është më i dukshmi dhe kjo figuron në kushtetutë. Edhe sikur disa shtete t’i japing kësaj një emër ndryshe.Të drejtat qytetare dhe njerëzore janë të kufizuara seriozisht dhe shpesh të etiketuara si “komplot perëndimor”. Për shembull, nuk ekziston e drejta individuale për të votuar, ndërsa shteti ka të drejtë t’i përdorë qytetarët sikurse dëshiron ai.Një nivel të ngjashëm tepërimi vërehet në Korenë e Veriur dhe në Vietnam. Është vënë re edhe një shtypje në rritje në Bjellorusi dhe Kubë.Kohët e fundit, Perëndimi është zgjuar ndaj rreziqeve që vlerat e veta liberale dhe demokratike kanë duke u ballafaquar me faktin që kapitalizmi i vetëm nuk mund të sigurojë të drejta lirie dhe njerëzore. Frika që epoka e imperializmit komunist kinez po vjen e kanë nxitur Australinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, për shembull, të formojnë një pakt ushtarak të ri. AUKUS, gjë që jo përsosmërisht dhe me gjasë e pëlqyer nga Pekini, përjashton BE.Totalitarizmi teknologjikNë Kinën Popullore, tiparet tradicionale të totalitarizmit janë kombinuar fshehurazi me oreksin e sistemit për kushtet dhe mbikqyrjen me teknologjinë e lartë. Për shembull, kontrolli i tërësishëm i myslimanëve të Xinjiang-ut u bë i mundur përmes database-ve masive të rajonit, të AND-ve dhe iriseve të syve të popullsisë.Teknologjia dhe AI janë metodat më të mëdha, pagjak, të komunizmit 2.0 për të shtrirë kontrollin tërësor në popullsi, duke u siguruar se çdo individ ndjek vijën e Partisë. Kjo ka mundësuar gjithashtu mbikqyerjen ushtarake të komplekseve industriale, që janë zemra e një kapitalizmi të suksesëshëm komunist.Më shumë kontroll do të thotë më shumë vende pune në këtë kompleks, të kthyer drejtpërdrejt në rritje ekonomike, që do japë më shumë investime dhe financime për totalitarizmin dhe kështu shtypja bëhet një motor i ekonomisë, një garanci mirëqënie për shumicën (jo të gjithë).Ekonomia e stilit komunist sovjetik 1,0, e bazuar në industrinë e rëndë, tek komunizmi 2.0 kinez mbështetetnga AI, por ajo mund të vështrohet në disa shkallë tek të shtatë vendet komuniste. Korea e Veriut mbetet një vend jashtë mode me komunizëm 1.0. Deri sot Puonggyang kundërshton të ndjekë komunizmin 2.0, megjithë nxitjet e Pekinit (gjithësesi ka dhenja për ndryshime), Kuba dhe Venezuela ndërkohë janë më pranë komunizmit 1.0, duke bërë ende zgjedhje jo pragmatike që ndikohen nga idealizmi dhe ideologjia. Në anën tjetër të spektrit, Bjellorusia, Laosi dhe Vietnami po përdorin metoda që punojnë ekonomikisht ( për derisa Partia sunduese kontrollon prodhimin dhe fitimin). Ata janë nxënës të vetëdijshëm të Kinës, për të përmbushur komunizmin 2.0. Alternativat demokratikePavarësisht që demokracitë botërore japin zgjidhje tërheqëse dhe me ndikim për sëmundjet socioekonomike sikurse papunësia, rënia e standartit të jetesës dhe të ardhurave, si edhe shërbimi mjekësor i keqësuar, kam frikë se komunizmi 2.0 do të fitojë. Në këtë skenar, numri i shteteve komuniste do rritet dhe liritë individuale dhe politike do pakësohen.Nisma kineze e Brezit dhe e Rrugës (BRI) është saktësisht tipi i një projekti ambicioz dhe demokracitë botërore nuk e kanë në këtë moment. Plani është të lidhen dhe të ndërtohet një rrjet i koordinuar hekurudhash, rrugësh dhe korridoresh detarë që të përshkojnë tërë Afrikën, Azinë dhe Europën të eksporteve pa kufij të prodhimeve nga Kina dhe importimin e lehtë të lëndëve të para për këtë shtëpi të fuqishme komuniste.
Ndërtimi i kryeqytetit të ri administrativ të Egjiptit, mars 2021. Egjipti ka partner një kompani shtetërore ndërtimi të Kinës (CSCEC) si pjesë e Nismës së Brezit dhe Rrugëve.BRI jo vetëm që lehtëson shfrytëzimin nga Kian të Euroazisë dhe Afrikës, por ajo funksionon si një brez kryesor për të përhapë në glob komunizmin 2.0Përshtatjet e politikës së shtetit të mirëqënies të markës kineze me prirjet në rritje të autoritarizmit dhe aspiratën e një partie të vetme për të kapur pushtetin janë vënë re në Europë që nga viti 2015 në Poloni, Hungari, Bullgari dhe Serbi. Nuk është habi që udhëheqësit autoritaristë të këtyre vendeve janë dashuruar me suksesin ekonomik dhe politik kinez. Ata shpresojnë të vendosin lidhje të privilegjuara dhe bashkëpunim me superfuqinë e re komuniste dhe nuk do jenë të vetmet në këtë drejtim.Për të marrë favore nga Pekini, autokracitë europiane janë të zëna me çmontimin e demokracisë në vendin e vet dhe duke ndërhyrë në të drejtat politike dhe lirinë atje. Që nga 2015, Polonia ka marrë dhjetëra miliardë euro nga BE për zhvillim por ka hedhur poshtë parimin bazë të BE atë të shtetit juridik. Duke u përballë me një cenzurë në rritje në vitin 2017, në mënyrë të pabesueshme, kryeministri polak tha se nuk ka rëndësi për të me klidhet Polonia, sepse vendi I tij mund të marrë më shumë para nga Kina se sa nga Brukseli.Kam frikë se, pas fëminisë time në Poloninë komuniste, mund ta jetoj pleqërinë nën një regjim komunist 2.0 me një shtypje të përtrirë. Sado shumëngjyrësh dhe me hi-tecj-e mund të jetë fasada e tij, futja me forcë e një partie të vetme sunduese ka për të qenë më e keqe dhe më totalitare se në të shkuarën parakibernetike të Bllokut Sovjetik.Database-t e mëdha të ADN së qytetarëve dhe ato të iriseve do ta bëjnë njëjtësimin vetiak të pamundur të gabojë, ndërsa shërbimet online, monitorimi i lëvizshëm dhe CCTV do e zhdukë privatësinë dhe çdo mundësi për disidencë të organizuar.Në këtë gjendje, çdo person nuk do ketë zgjidhje tjetër veçse të bëjë sikurse i thonë autokratët, ose të vdesë, i harruar nga të gjithë, i mbyllur në një “qeli të zezë” ose në një kamp përqendrimi ,që nuk ekziston zyrtarisht.Edhe kujtimi e një fajtori të tillë ideologjik do fshihet fare nga mendjet e njerëzve, falë “internetit sovran” të kontrolluar nga shteti. Sikurse parashikonte George OrWell te 1984: “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen” .
Përktheu Bardhyl Selimi 1 nëntor 2021