![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/Portreti-Origjinal-Skenderbeu-2024-764x1024.jpg)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/Kuvendi-i-Arberit.jpg)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/Bibligrafi-e-Skenderbeut-2-001-745x1024.jpg)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/Scanderbeg-3-001-745x1024.jpg)
Hysen S.Dizdari/
NË KUJTIM TË 25 VJETORIT VDEKJES – AT VINҪENS MALAJ
At Vinçens Malaj ishte një dijetar i madh, historian, bibliograf, folklorist, piktor, skulptor, studies i gjuhës e letërisë shqipe, lindi me 1 dhjetor të vitit 1928 në fshatin Ljare (Krajë), të komunës së Tivarit dhe ndërrojë jetë me 4 shkurt të vitit 2000.
Ai rradhitet në plejadën e artë të françeskanve shqiptarë si At Gjegj Fishta, At Leonardo De Martino, At Shtjefën Gjeçovi, At Vinçens Prenushi, At Marin Sirdani, At Anton Harapi, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, At Ndre Mjeda, etj. të cilët gjatë gjithë historisë i qëndruan besnik fesë, atdheut ,gjuhës shqipe e kombit shqiptarë. Át Vinçenci shkollen fillore e fillojë në vendlindje dhe e kreu në Tivar, kurse të mesmen në Split, e Pazin ku dhe u diplomua. Në vitin 1945-1946 , kreu shkollën fetare në Troshan afër Lezhës, ku dhe veshi petkun e meshtarit françeskan. Kryen nji vit Filozofije në Dubrovnik. Mbas shërbimit të detyruem ushtarak, vazhdon studimet për Filozofi dhe Teologji në Zagreb ku edhe diplomohet.
Prej vjetit 1957 deri më 1966 shërben në Kotor dhe Dubrovnik, si kapelan dhe kujdestar biblioteket. Nën drejtimin e prof. dr. Ernest Koliqit, mbledh tekste gojore të 31 vendeve shqiptare në Kalabri. Prej vitit 1966 – 1972 studion në letërsi italiane në universitetin shtetëror “La Sapienza” në Romë, ku dhe doktoron nën udhëqjen e Ernest Koliqit me tezën: Kuvendi i Arbënit 1703. Prej vitit 1969 – 1995 merr pjesë në më shumë se dhjetë simpoziume ndërkombëtare me tema të ndryshme albanologjike. Ka botuar më shumë se tridhjetë studime shkencore në fusha të ndryshme, mbi Gjergj Kastriotin, studime historike, bibliografike, folklorike, etj.
At Vinçens Malaj ishte themelues i shoqatës : “Don Gjon Buzuku” që veproi në Ulqin e Tuz dhe ishte kryetar Nderi i saj. Ai ishte Profesor i shkollës së naltë teologjike në Shkodër, ku ligjëroi për histori kishtare. Përveç se e donte librin, ai është marrë edhe me veprimtari kulturore e letrare, me arkeologji, pikturë, skulpturë, vizatime, etj.
At Vinçens Malaj ka dhanë një kontributë, Madhorë në njohjen e studimin e zbulimin e veprave kushtuar, Gjergj Kastriotin Skënderbeut:
Në vitin jubilarë të 500-të vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut, shqiptarët në diasporë organizuan një sërë aktivitetesh në shumë vende si në Romë, Bruksel, Paris,New York, Boston. Në një nga sheshet më të bukura të Brukselit u ngrit shtatorja e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, një sheshi në qëndër të Parisit ju dha emri një sheshi : “Scanderbeg”. Organizime të tilla i shtynë organizatorët (Qendra Ndërkombëtare për Studime Shqiptare në Itali dhe Kryesinë e Federatës Panshqiptare “Vatra”, që të mbahej një Seminar Ndërkombëtar në New York në Nëntor të vitit 1968.
At Vinçens Malaj është një nga studiuesit më të njohur të ikonografisë e përfytyrimit të Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu në artet figurative të cilat gjenden në muzetë e Evropës si në Firence, Milano, Vjenë, Berlinë e Palermo.
At Vinçensi shkruan:“Skënderbeu është një figurë shumë e njohur në botë”,prandaj ai është marrë me mbledhjen e shumë veprave biografive e botimeve mbi figurën e Skënderbeut në mbarë Evropën, që nga shekullit XV e deri në vitin 1969. At Vinçensi i ndihmuar edhe nga shkrimtari patriot, Ernest Koliqi, organizojë një ekspozitë me të gjitha botimet e ribotimet e veprave kushtuar, Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeun në prill të vitit 1969.
Nxitja që e kish shtyrë At Vinçensin për tu marrë me temën “Cili është portreti i Skënderbeut më autentik, a egziston një i tillë?” ishin pyetjet e ndjeshme për gjithë studjuesit shqiptarët dhe të huaj.
At Vinçens Malaj shkruan se nuk dihet me siguri, cili është portreti original i Skënderbeut, por portretet e tij janë kopje të kopjeve të bëra nga ekzemplarë autentikë më të vjetër, apo janë realizime sipas përshkrimit të Dhimitër Frangut, Marin Barletit e biografëve të tjerë.
Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Heroit tonë Kombëtar në kundërshtim me çfarë bënin princat e tjerë evropianë të epokës së tij, nuk kishte kohë që të rrinte duke pozuar përpara piktorëve dhe artistëve, sepse atij ditë e natë i duhej të organizonte sulme kundër pushtusve dhe të rindërtonte kështjellat e rrënuara.
Referuar autorëve G.T. Petrovitch në vepren e tij: “George Castriota Scanderbeg, Essai de biblographie raisonee, Paris 1881”, Legrand-H.Goys në : “Biblogragraphie Albania, Paris1912”, Marin Barleti e përshkruan me një shtat të lartë e i hedhur, krahët që s’ishin parë kurrë më të bukura tek njeri, gjerësia e supeve e admirueshme, shikimi i syve as i ashpër, as i egër, por shumë i këndshëm.
Paulus Jovius e përshkruan kështu Skënderbeun: “Kishte një shtat të lartë e të hedhur dhe një trup të madh, këtë dukje kemi parë në Apulje tek princat e familjes së tij të cilët zunë vend këtu, sikurse duket edhe prej përfytyrimit që gjendet në muze, i ngjet sidomos Ferdinantit stërnipi markjon i Sant “Angelo” në Gargano, i cili ra në luftën e Ticinos i vrarë nga dora mbretërore.”
Disa studjues theksojnë se autor i një portreti të tillë mund të ketë qenë piktori i famshëm i kohës veneciani Gentile Bellini(1429-1507) i cili mbas kërkesës së senatit të Venedikut udhëtoi deri në Stamboll dhe bëri një portret të Mehmetit të II(i cili ruhet sot në Londër). At Viçensi shkruan se egzistojnë shumë koleksione të vjetra botërore dhe private me portretin e Skënderbeut, por shumica e tyre janë mjaft të dobët, dhe janë të gjitha janë kopjeve të shumta të fundshekullit XVI, XVII e XVIII.
Potreti më i mirë që njohim deri sot për të cilin mund të diskutohet për autinticitetin e tij, është padyshim portreti me ngjyra që sot ruhet në “Galleria degli Uffizi” në Firence. Në këtë portret, të pikturuar nga një piktor i dorës së dytë, Skënderbeu na paraqitet me profil nga e djathta në moshën 60 deri 65 vjeçare, me mjekër të gjatë të thinjur. Një tjetër autorë të cilës i referohet At Vinçensi është edhe zonja Dhorka Dhamo, e cila në materialin, e botuar në revistën “Shqiptarja e Re” Nr.11, Tiranë 1967, fq.26. shkruan : “Rezultatet e deritanishme dëshmojnë se portreti më i vjetër i Skënderbeut është ai i pikturuar në natyrë nga piktori i dëgjuar, Xhentile Belini, gjatë kohës kur Skënderbeu ishte në Itali’.
Veprat e tij më të rëndësishme kushtuar Skënderbeut janë:
1-Necessita D, Un Coordinamento Bibliografico Castriotiano, [Shqip-Nevoja për një kordinim Bibliografik Kastriotian], Palermo,1969
2- Nevoja për një kordinim Bibliografik Kastriotian,Vëllimi I, Të dhëna Albanologjike,Botimet Françeskane, Shkodër,2016
3- Zbulio:Vepra muzikore “Skanderbeg” të kompozitorit francez,Antonio Vivaldi, botim i vitit 1718
4- Zbuloi: Vepra muzikore “ Skanderbegu” , të dy kompozitorëve francez:Rebel e Franceur, botim i vitit 1735.
4-Përfytyrimi i Skanderbegut dhe autenticateti i tij-Mbajtur në 500 Vjetorin e vdekjes Skënderbeut , në nëntor të vitit 1968. Vëllimi I, Të dhëna Albanologjike,Botimet Françeskane, Shkodër,2016.
Vepra të tjera janë:
–Bibliografia di Giuseppe Valentini, botim,1970
-Biografia e Antonio Baldacci (1867 – 1950), Bibliografski Vjesnik, God. XVI, Br. 1 Cetinje, 1985, është një bashkëpunim me Vukiq Puleviq.
-Kuvendi i Arbënit 1703 , Podgoricë,2017
-Don Gjon Buzuku Ulqin ,Tuz, 1999
– Të dhëna albanologjike, -2 Vëllime, Botimet Françeskane ,Shkodër, 2016
-Bibliografi ilirjane, dorëshkrim
– Në biblotekën At Vinçens Malaj ai ruajti e koleksionojë libra të rrallë, ky koleksione sot ndodhet në Kuvendin Franceskan, Tuz, të cilat janë :
-Fjalori i parë i gjuhës shqip i Frang Bardhit, botim i vitit, 1635
-Historia e Skënderbeu e Marin Barletit botim i vitit, 1568 dhe shumë vepra të rralla e dorëshkrime etj.
Bibloteka përsonale e At Vinçens Malaj, kjo pasuri e madhe kombëtare, me vepra të rralla në fushën e albanologjisë, duhet të mbrohen dhe të ruhen, jo vetem nga Kuvendi Françeskan, në Tuz por edhe nga Drejtoria e Kulturës e Komunës Tuzit e cila sot drejtohet nga shqiptarët.