Shkruan:Prof.Dr.Mehdi HYSENI/
*** Nebojsha Stefanoviq (minister i Mbrojtjes së Serbisë) ka deklaruar se “Kosova nuk mund të ketë ushtri, përpos KFOR-it” (http://radiomitrovicasever.com/2021/02/12/stefanovic-kosovo-ne-moze-da-ima-vojsku-stalnim-izborima-izbegavaju-preuzete-obaveze//.
Mesazhi i kësaj deklarate është kërcënim i hapur ndaj shtetësisë dhe popullit shqiptar të Kosovës. Kjo është përzierje direkte e Nebojsha Stefanoviqit në punë të brendshme të Republikës së Kosovës, që si pikëmbështetje ka theksuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën (https://undocs.org/S/RES/1244(1999), e cila pas pavarësimit të Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk është e vlefshme (as de fakto e as de jure) për shtetin e ri të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, të njohur nga më se 100 shtete të OKB-së.
Për më tepër, kjo deklaratë e ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq paralajmëron shtetin e Kosovës, që të heqë dorë nga Ushtria legjitime dhe legale e saj, në mënyrë që një ditë të afërt a të largët, ushtria pushtuese dhe gjenocidale e Serbisë të rikthehej në Kosovë pa asnjë “ferrë në këmbë” (në emër të “shpëtimit” të minoritet serb), ashtu sikurse gjatë shekujve XIX dhe XX për t’i shfarosur dhe për t’i shpërngulur sistematikisht shqiptarët nga Kosova e Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse bëri me gjenocidin e saj të fundit, të drejtuar nga Slobodan Milosheviqi (1989-1999).
Mirëpo, harron Nebojsha Stefanoviq, se sot nuk jemi në vititn 1878, kur ushtritë serbe pushtuan Nishin, Vranjën, Prokuplen, Bllacën, Leskocin, Kurshumlinë…etj. GJithashtu, harron Nebojsha Stefanoviq vitetet 1912-1918-1945, kur ushtritë gjenocidale serbe e pushtuan jo vetëm Kosovën, por të gjitha territoret e Shqipërisë Lindore dhe Veriore, duke i aneksuar dhe kolonizuar për të zgjeruar territorin e Serbisë së Madhe. Gjithashtu, harron ministri Stefanoviq, se nuk jemi në vitin 1989, kur soldateska dhe policitë vrastare e pushtuan Kosovën, duke vrarë dhe bërë masakra dhe terror ndaj shqiptarëve, jo më pak se një dekadë (1989-1999). -Por, jemi në fillim të dekadës së tretë të shekullit XXI, kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që ka polici, forca të sigurisë dhe Ushtrinë e vet, si dhe forcat e aleatëve evropianoperëndimorë (AMERIKËN dhe NATO-n).
E gjithë kjo do të thotë se Kosova është e blinduar dhe e mbrojtur me çelik, që ushtritë dhe policitë e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale nuk kanë asnjë shans, që të shkelin në territorin e Kosovës sikurse 200 vjet më parë, sepse i gjithë populli është i armatosur dhe i mbrojtur nga forcat e veta policore dhe ushtarake, si dhe nga Amerika dhe nga NATO-ja. Ky është realiteti i sotëm i Kosovës. Kush e kupton ndryshe, mund të digjet në këtë realitet.
Prandaj, nëse Serbia dëshiron që ta mbrojë minoritetin serb në Kosovë, nuk parapëlqehet që ushtria, kisha dhe policia e saj të përzihen në çështje të brendshme të Kosovës, sepse kjo vetë me ligje dhe me kushtetutë, si dhe me të gjitha ligjet ndërkombëtare mbron të drejtat dhe liritë e të gjitha minoritetve në Kosovë, jo vetëm të serbëve (2008-2021).
Serbia ta harrojë Kosovën si koloni të dikurshme
Serbia si shtet i dikurshëm kolonialist nëse dëshiron të ketë marrëdhënie të mira, konstruktive dhe bashkëpunim reciprok me fqinjtë, patjetër, do të duhej ta shuante ushtrinë e saj, sepse ajo së bashku me Kishën Ortodokse Serbe, si “Vullkani i Vezufit” rrezikon vendet fqinje në Ballkan, në veçanti Kosovën dhe Kroacinë, duke pretenduar RICOPËTIMIN territorial të tyre, ashtu sikurse edhe në dekadën e fundit të shekullit XX (1990-1999), që kishte për qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve, të kroatëve dhe të myslimanëve boshnjakë, që me çdo kusht t’i zgjeronte kufijtë territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe (Velika Srbija).
Prandaj, në këtë kontekst, popat, ministrat, kryeministrat dhe presidentët e Serbisë, mund të flasin dhe të merren vetëm me ushtrinë e tyre serbe, jo me USHTRINË E KOSOVËS, sepse kjo është çështje e brendshme e Kosovës, ashtu sikurse që ushtria serbe, është çështje e brendshme e Serbisë.
Milosheviqi ka “ngordhur”, s’ka më Kosovë nën Serbi, e as ushtri serbe në Kosovë! – “E ka hanger ujku gomarin”!
Pikësëpari për vetë serbët dhe për të gjithë popujt e Ballkanit, është shpëtim dhe fatbardhësi, që ka bërë vetëvrasje Slobodan Milosheviqi në burgun e Shevingenit të Tribualit të Hagës në Holandë, më 11 mars të vitit 2006, mbase ai kryekriminel ishte racist fashist dhe vrasës masiv i kroatëve, i myslimanëve boshnjakë dhe i shqiptarëve (1990-1999).
Prandaj, duke mbajtur parasysh atë tragjedi të rënë mbi shqiptarët e Kosovës, realisht, kurrë më nuk do të shkelë këmbë ushtari, as polici dhe as paramilitari serb në tokën e Kosovës, sepse Kosova ka USHTRINË E VET TË FUQISHME DHE MODERNE, që do të përballojë çdo armik, që tenton për të pushtuar Kosovën.
-Nebojsha Stefanoviq nuk ka se çfarë të kërcënohet dhe të përzihet në punë të brendshme të Kosovës, duke ndërlidhur kinse “mbrojtjen” e minoritetit serb me shuarjen e USHTRISË së Kosovës!?
Ky është vetëm një absurd politiko-propagandistik, sepse minoritetet në Kosovë nuk i gëzojnë të drejtat dhe liritë e tyre në varësi direkte os indirekte nga ushtria, por nga ligjet dhe nga kushtetuta në fuqi tështetit të pavarur të Republikës së Kosovës.
Për më tepër, kjo ndërlidhuri e “mbrojtjes” së minoritet serb nga Beogradi, është një lloj paralajmërimi provokues jo vetëm politik, por edhe i llogaritur gabimisht dhe naivisht nga logjika e politikës së përdorimit të forcës parashikuese serbe (duke shfrytëzuar si pretekest “mbrojtjen e interesave” të minoritet serb në Kosovë), se Kosovës nuk i nevojitet USHTRIA e saj, por ajo duhet të shuhet, se gjoja po e “kërcnuaka” minoritetin serb në Kosovë!?
Mirëpo, logjika e shëndoshë e thotë ndryshe, USHTRIA e Kosovës, do të jetë jo vetëm në GARANT i mbrojtjes së territorit të saj, por edhe i mbrojtjes së shtetit, si dhe të të gjithë qytetarëve të saj pa dallim, ashtu si thotë ligji dhe kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Prandaj, as minoriteti serb e as populli serb në Serbi nuk kanë pse të frikësohen nga USHTRIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, sepse nuk do të jetë sikurse ushtritë vrastare famëkeqe pushtuese dhe gjenocidale serbe, të cilat për t’ua pushtuar tokat dhe për t’ua plaçkitur dhe djegur shtëpitë dhe pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme kanë vrarë dhe masakruar me qindra e mijëra shqiptarë (1878-1999). Kosova pa ushtrinë e vet, nuk është kurrfarë shteti !
Prandaj, si shteti serb, ashtu edhe minoriteti i tij në Kosovë, duhet të jenë të vetëdijshëm se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, por e Shqipërisë Etnike (edhe pse dikur ishte koloni e Serbisë-1912-1999), prandaj, edhe ka USHTRINË E VET MBROJTËSE derisa Kosova të bashkohet me SHQIPËRINË.
Këtë të vërtetë, duhet ta ketë mbajtur parasysh çdo prift, çdo lider politik dhe çdo qeveri e Serbisë, që të mos përzihet në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës, sepse kjo, kurrë më nuk do të jetë plaçkë koloniale e Serbisë, as e Malit të Zi, as e Maqedonisë Veriore, por vetëm pronë dhe tapi e ligjshme dhe legale e shqiptarëve dhe e SHQIPËRISË ETNIKE.
Kosova ka Ushtrinë e vet, Serbia le ta mbajë ushtrinë e saj brenda territorit të vet, JASHTË REPUBLIKËS SË KOSOVËS !
Prandaj, ministri Nebojsha Stefanoviq, të kujdeset për ushtrinë e vet, jo të përzihet në çështjet e brendshme të shtetit të ri të Kosovës, duke i diktuar, se duhet ta pezullojë UAHTRINË e vet, sepse sipas logjikës së tij militariste dhe hegjemoniste, gjoja kjo po “rrezikuaka ekzistencën e minoritetit serb në Kosovë” !?Megjithëkëtë “dëshirë” të shkretë të N. Stefanoviqit me prapavijë të rrezikshme për: mbrojtjen, sigurinë, rendin dhe paqen e Kosovës, Ushtria e Kosovës mund të shuhet vetëm nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë një shtet unik, i cili, natyrisht se, do të ketë vetëm NJË USHTRI KOMBËTARE SHQIPTARE. Pra, vetëm në këtë rast Kosova nuk do të ketë nevojë të ketë Ushtrinë e saj, mbase shqiptarëve nuk u duhen “ushtri mbi ushtri”, por vetëm NJË USHTRI DHE NJË SHTET I FUQISHËM I PËRBASHKËT-SHQIPËRIA ETNIKE NATYRALE. Të gjitha ushtritë serbe ishin pushtuese të territoreve të SHQIPËRISË ETNIKE
Këtë tragjedi shekullore e dëshmon edhe historia kombëtare shqiptare, qysh nga pavarësimi i Serbisë në Kongresin e Berlinit (maj 1878) e deri në dekadën e fundme të shekullit XX (1990-1999), e cila ka pasur dhe, edhe sot ka në Platformën e saj shfarosjen e kombit shqiptar në Ballkan. Prandaj, shqiptarët, duhet të kenë USHTRINË e vet KOMBËTARE, që të mbrohet nga çdo ushtri e huaj agresore qoftë e Serbisë, apo ndonjë shteti tjetër fqinjë.
Këtë të vërtetë e dokumenton edhe akademiku ynë ( i ndjerë) i shquar dhe patriot i madh shqiptar, Mark Krasniqi se “Qëllimi i përerhshëm i Serbisë është zhdukja fizike e popullit shqiptar nga trojet e tij shekullore, duke zbatuar terror, gjenocid shtetëror dhe msakra me përmasa shumë të gjera, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” ( Mark Krasniqi: 1992: 36).
Kjo është një nga arsyet kryesore, pse Kosova sine qua non , duhet të ketë Ushtrinë e vet, që të mbrohet nga ushtritë, nga policitë dhe nga paramilitarët vrastarë të Serbisë kolonialiste , e cila historikisht dhe praktikisht ka dëshmuar se me rastin e çdo ndërhyrjeje dhe çdo pushtimi të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike, së pari ka çarmatosur me dhunë, me terror dhe me gjenocid shqiptarët, sepse vetëm në këtë mënyrë, duke ua grabitur armët shqiptarëve, ia kanë arritur që t’i vrasin, t’i masakrojnë dhe t’i dëbojnë nga shtëpitë dhe nga tokat e tyre autoktone. Kjo është “ABC-ja” e kolonializmit gjenocidal serb ndaj shqiptarëve dhe SHQIPËRISË ETNIKE! Kjo është një nga shkaqet, pse, edhe sot ( 12 shkurt 2021) Nebojsha Stefanoviq (minister i Mbrojtjes së Serbisë) kërkon që Republika e Kosovës, të mos ketë Ushtrinë e saj .
Mirëpo, këtë “ëndërr strategjike” tejet provokuese dhe të rrezishme të ministrit serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq për ripushtimin e Kosovës shqiptare, nuk do t’ia plotësojë Qeveria e Republikës së Kosovës e as populli shqiptar i Kosovës, edhe sikur të ringjallej ndonjë “sejdo bajramoviq” ose “rrahman morinë”, i nënshtruar regjimit policor dhe militarist shtetëror të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit.