Në organizim TV ILIRËT në Çikago për të dytën herë me radhë u mbajt takim i ngrohtë me shqiptaro-amerikanët për të shpall më të dalluarit për vitin 2016 në anketën publike ,,TOP 10,,.Programin kulturo-kombëtar e udhëhoqi Ardian Dervishi,regjisor nga Elbasani në fjalën e tij të ngrohtë u tha se të dalluarit shqiptaro-amerikan në fushat e ndryshme të jetës si bisnismenë,artistë,sportistë,studentë të suksesshëm tregon se brezi i ri shqiptarë në Amerikë është rreshtuar mirë në udhët e jetës dhe të ardhmes së tyre.Për të pranishmit me një fjalë rasti u paraqit Gëzim Muhaj,producent TV ILIRËT duke thënë se përmes anketës sonë kemi dhënë mundësinë që të afirmojmë më të mirët për angazhimet në fushat e ndryshme të jetës dhe integrimi i tyre në institucionet dhe shoqërinë amerikane.
Në këtë manifestim kulturor me kupën për më të dalluarit u nderuan artisti i këngës dhe valles shqipe Ilir Hasani,Meti Shemsedini,Bjondi Dervishi,Aleksa Doçi,Drin Ahmeti,Majlinda Dervishi,artisti i afirmuar i skenës së filmit Edi Mehana,Arian Karalli dhe futbollisti KF,,Albanian Stars,,Betim Bekteshi.
Programi TV ILIRËT u begatua me paraqitjen e aktorit të mirënjohur të skenës së teatrit Pajazit Murtishi,i cili recitoi poezinë,,Trëndofili i Çamërisë,,dhe për të pranishmit nisi mesazhin poetik se gjaku dhe shpirti i tokës shqiptare në Çamëri është gjallë dhe nuk vdes.Një ditë do të vjen Çamëria në Shqipërinë etnike,u përcoll me duatrokitje dhe emocione lotësh të mërgimit!