• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

15 VJET PAS KODRËS,PIKTORIT QË THIRRI: “DON’T MOVE!”DHE ENGJËLLI MBROJTËS…

February 8, 2021 by dgreca

NGA VISAR ZHITI/

Nga Visar ZHITI/

15 vjet më parë, në ditën e 7-të të shkurtit të vitit 2006, piktori Ibrahim Kodra mbylli sytë përgjigjmonë në Itali, në Milano, ku jetonte që para Luftës së Dytë Botërore dhe, si të thuash, lufta për të nuk rreshti, kaloi në fushën e artit, ku ai triumfoi, u bë ndër piktorët më të njohur në Europë në kohën e tij. 

Po, ai ka kohë të veten, tashmë.

Dhe piktorin e njohur e sollën në atdhe, që të prehej në vendlindje, në Ishëm të Durrësit, mbi nje kodër të lartë është varri, ku duken deti, Durrësi, Kruja, edhe Shkodra më tej, madje, kur bën kohë e mirë, edhe bregu Italian përballë.. 

Patjetër që Ibrahimi fëmijë, jetimi, kishte ardhur aty, mbase për të kullotur delet, do jetë ndjerë më pranë qiellit, si shpirt, si tani dhe ka ëndërruar të ikë larg, te ëndrrat, të bëhet piktor, se ja, a nuk habiten të gjithë kur vizatonte mureve apo në fletat që ia sillte babai marinar?

Dhe iku. Atdheu i mbylli dyert për shumë gjatë, një gjysmë shekulli dhe ai u bë shqiptari i famshëm, siç i thoshte Pikasso, “shqiptari im”.

  Hapi ekspozita nëpër të gjithë Italinë dhe në metropolet e Europës, në Francë, Austri, Gjermani, Spanjë, Zvicër, etj, shkonte dhe vetë, deri në SHBA ka qenë i ftuar. 

Mbi 6000 vepra të tij janë përhapur në të gjithë kontinentet…

  Albumet, librat për të, kujtimet, intervistat, edhe ato televizive deri në Japoni, dokumentarët, ekspozitat prapë, postume janë të shumta dhe joshëse.

Do të desha ta kujtoj dhe unë piktorin Ibrahim Kodra në këtë 15 vjetor, kam mall, u bëmë miq, edhe familjarë, kam arsye dhe ca më shumë, dhe kërkoj nga ato që kam botuar për të, artikuj, madje dhe në shtypin Italian, në “Corriere della Sera”, që ai u gëzua shumë, jo për vete, po për mua, edhe në katalogë të tij kam thënë diçka, deri edhe në një roman, po i nxjerr… më mërmërit dhe ëngjëlli im… 

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.985\IMG_6466.jpg
C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.072\IMG_6487.jpg

          Ibrahim Kodra: 

    portrete të Visarit dhe Edës 

MIQËSI ME PIKTORIN: 

Ne e kemi njohur piktorin Ibrahim Kodra, ai e kishte te shenjtë miqësinë. Kemi qenë dhe në shtëpinë e tij në Milano, jemi kthyer në Akademinë “Brera” ku ai studio, e kemi pritur dhe në Tiranë, kemi parë ekspozita të tij… kemi bërë dhe homazhe dhe…

…Vepra e tij ndrit, me të vërtetë ndrit, me ato ngjyra të gëzueshme jete, kur arti i shekullit XX, i pas Luftës së Dytë Botërore në Perëndim, ra në një ekzistencializëm pesimist, në një alienim të pa mëshirshëm, kurse te postkubisti Kodra mbeti dhe një buzëqeshje fëminore dhe e mençur, për të cilën ka aq shumë nevojë, jo vetëm arti, por i gjithë njerëzimi… Dhe kujtimi i Kodrës ashtu është, njerëzor, që sa më plak bëhej, aq dhe më shumë fisnik. Madje i gjithmonë për pikturën. 

Siç duket, krahas miqve të mëdhenj që pati Kodra, piktorë së pari deri edhe Pikasso-n, poetë, madje bashkëpunoi me nobelistët italianë Eugenio Montale e Salvatore Quasimodo, ndërsa shkrimtarit Dino Buzati do t’i thoshte: “po vizaton ashtu siç shkruan”, që e ngazëlleu së tepërmi, ishte bashqytetar me ta në Milano, po kështu vazhdoi miqësitë dhe me brezin e mëpastajmë të tyre, si me poetin dhe kritikun e artit Sebastiano Grasso, i cili na bashkoi me Kodrën tonë, etj, po Kodra njihej dhe me Alberto Moravian, kishte pritur në shtëpi poetin francez Paul Eluard, kishte ndejtur me shkrimtarin amerikan Heminguejin, etj, etj, miq të tij ishin dhe të panjohur, fqinjët, kamerirët, mjekë, juristë, studentë, etj, etj, por mbi të gjitha të vegjëlit….

Ndërkaq në biseda ai mallëngjehej menjëherë kur fliste për fshatin e lindjes, imazhin e nënës, që e la fohnjë, shokët, kujtohej që para se të ikte me studime nga Mbretëria e Shqipërisë, ilustronte reklamat për filmat e rinj, tekstet e të cilave i bënte shkrimtari që do të burgosej më vonë, Mustafa Greblleshi, bëri kopertinën e romanit të njohur atëhere, “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit, etj, do të çmonte shumë si shkrimtar bashkatdhetarin e tij Kadare, shkonte në Kosovë, ku e shpallën dhe akademik, takohej me Presidentin Rugova apo priste prapë në shtëpi kitaristin me famë botërore, Ehat Musa, që tashmë jetonte në Paris, e gëzoi pa masë monografia–album e Abdulla Tafës, pritjet në Tiranë, helikopteri presidencial që Berisha i vuri në dispozicion, datëlindjet qe festonte, gjithmonë 79 vjetorin, një here, dy, tre, 80 do të bëhem kur dua unë, thoshte…

Në këtë kohë me Kodrën rrinte shumë arbëreshi Demetrio Patitucci, bënte manexherin e pastaj, deri në fund, me një besnikëri epike, Fatos Dashi Faslliu, duke i dhënë atij copëza atdheu, ngrohtësi familjare të familjeve të tyre, por edhe gjuhë amtare. Deri më tani, pas vdekjes…

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.665\IMG_6476.jpg

                      Ibrahim Kodra: “Fëmija me emrin Atjon” 

FËMIJËT:

…atij i mbeti një çiltërsi dhe një buzëqeshje fëminore për gjithë jetën, ndoshta nga që i pëlqente shumë të rrinte me fëmijët, ishin miqtë e tij përrallorë. Edhe ushqimet, kur e njohën ne, na dukej se pëlqente nga ato të fëminïsë dhe i patëm çuar në Milano gatime shqiptare, i bënte Eda ime, e falenderonte si një atë, i tregonte se sa mirë bëjnë ngjyrat për sytë, sidomos fëmijëve, teksa hidhte shpejt ca vija dhe skiconte portretin e saj.

 Fëmijët, vërtet fëmijët ishin gëzim për Kodrën. Dhe jo vetëm aq. Ka një mister në miqësinë e artistëve, poetë, piktorë, me fëmijët, marrin jo vetëm nga nga spontaneiteti i tyre, por dhe nga ajo habi për të cilën arti ka aq shumë novojë. Nuk ka art pa habinë magjepsëse. Pastaj në kujtesën e fëmijëve gjyshi do të mbetet më gjatë, e thotë dhe Frojdi pak a shumë kështu.  

E ç’të kujtojmë më parë, kur për ne kujtimet janë bërë aq të shtrenjta, qiellore… Ja, një herë në një festë me miq, kur Kodra po luante me dy fëmijë spanjollë, motër e vëlla, e i tha dikush përreth: janë si ëngjëj fëmijët, jo, u përgjigj Kodra: janë engjëj. Ndërsa në vendlidjen e tij, në fshatin Ishëm të Durrësit, i rrethuar nga qindra fëmijë të shkollës, u dëgjua t’i përgjigjej gazetarit të një televizionit, që po e pyeste ndër të tjera se ç’fëmijë kishte: ja, të gjitha këta, tha Kodra dhe qeshi I gjithë, sytë, buzët, balli, duart…

E kishim parë në studion e tij, që ndërsa pikturonte totemin e tij të famshëm, po i shtonte një Pinok përballë, do ia dhuroj një djali, kemi miqësi familjare, më dha një orë për datëlindjen, tregoi. Në kavaletin më tej kishte mbaruar një pikturë që dhe ajo do të dhurohej, një kirurgu këtë radhë, në vend të pagesës për një operacion që kishte kryer mbi bashkëshorten e një miku.

Ndoshta të mbi 6 mijë pikturat e Kodrës, të shpërndara nëpër botë, kanë nga një histori.

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.402\IMG_6468.jpg

      Kopertina e romanit, vepër e piktorit Alfred Mirashi Milot,

                   student i Akademisë “Brera”, ku Kodra është diplomuar i pari.

“NË KOHËN E BRITMËS” 

KODRA PERSONAZH NË ROMAN

Në një nga romanet e mi, “Në kohën e britmës”, botuar në 2009 dhe ribotuar një vit më vonë, piktori Ibrahim Kodra është persoznazh. Besoj se kur bëhen personazhë letrarë personalitete të jetës dhe artit, ndjehen më mirë se kudo, janë të gjallë shumë më tepër se në monografitë apo konferencat, aty jetojnë, janë mes nesh siç do të donin.

Po sjell pjesë nga kreu për Kodrën:

 – Ku është tryeza jonë? – pyeti Adriani kushërirën e vet kameriere. 

 – Ja, përballë është e maestro Kodrës. 

 – Bukuri, – fërkoi duart Evgjeni. – Ka verë të mire… Në tryezat më tej kishte gra, dukeshin të bukura. Llërë, dorashka të bardha, të zeza, gjinj, dekolte, kapela, gjunjë, uli sytë, çizme […]. Një riprodhim me numër serie e një totemi-muzikant të Kodrës. I qeshur ndërkohë, siç janë veprat e tij. I fundmi postkubist i botës, mendoi Evgjeni. Ca shkallë të drunjta, kati i dytë i lokalit dhe muzikë klasike, ulët fare.

 – Vilma, të thashë, janë miqtë e mi, Evgjeni dhe Martini. 

 – Gëzohem. Këtë e kam parë, më duket, po, po, – dhe ajo tregoi Martinin. – Na erdhët në shtëpi, kur kërkonit… Ka ndonjë lajm? 

 – Jo, jo. 

 – Të gjithë humbim, – psherëtiu Vilma. – Unë e kam vënë njoftimin në xham, që na e dhatë atë mbrëmje, ja […]’

Adriani po ulej në karrigen e tij, kurse Evgjeni me Martinin po vazhdonin bisedën. “Miqtë e Afërditës dhe të Gjergjit”, thoshin… të sensibilizonin shqiptarë dhe italianë… të kërkonin të humburit… të jemi kundër harresës… për përgjegjësi të barabarta. Të gjithë jemi përgjegjës. Po, po, pse jo?…

 – Po vjen Maestroja, – tha Vilma, është me një mik. 

 Piktori plak ecte rëndë-rëndë, siç e përshkruanin gazetat, “Zhan Gabeni i ngjyrave”, ashtu qe veshur, xhaketë me katrorë të bardhë, pantallona me katrorë të zinj, kapelë me katrorë të verdhë, shall blu, të mëndafshtë rreth qafës, flokë të rrallë, por me pak bisht pas, e kam shpikur unë, thoshte, pastaj u bë modë, këpucë me tri ngjyra, njëra si e shtuar rishtas. Ç’i tundej te këmbët, kone e vockël? Jo, i kishte rënë llapa e njërës prej çorapeve, ha–ha-ha, sa piktoreske. Gjithë mirësi në fytyrën e rreshkur, me rrudha të shumta, me një hundë të madhe e buzë të trasha, e poshtmja pak e kthyer, sy të vegjël, të qashtër. Në gishta, unaza të shumta si të arixhinjve, byzylykë dhe zinxhirë të florinjtë 

 – Bah, duket që është i madh! – u entuziazmua Evgjeni. – Mitik dhe ky… – “Sa pleq të mirë ka Shqipëria, – tha me vete, – veçanërisht kur janë mërgimtarë! Po im atë si po plaket?” 

 Maestroja u drejtua për në tryezën e vet, tërhoqi karrigen… Tjetri, që i shkonte nga pas, burrë i ri, arkitekt italian, kështu tha Vilma, por që ka një merak, a i shkon xhaketa me sherrin që ka bërë me gruan që bashkëjeton. Po, po, tha vetë. Kamerierët e dinin se ç’duhej të sillnin si fillim. 

 Maestroja hante pa u ngutur, me sqimë, i mbushte vetë gotat me verë, të kuqe patjetër, jo vetëm që s’të bën dëm, por mirë gjithmonë, nga pak, se Zoti na e ka dhënë përjetësinë, njerëzit s’dinë dhe vdesin, thoshte Kodra dhe bëhej gjithë sy e veshë kur fliste tjetri, tundte kryet i qeshur, futte lugën e madhe në tarator, përgatitur për qejfin e tij. Mbaroi më parë se tjetri. “Ti ha, – i tha, – peshku s’ishte i ndenjur, ka fosfor, të bën mirë për kujtesën, merr dhe ëmbëlsirë. E di ti që kam botuar në “Corriere della Sera” në faqet “Salute” për ushqimet dhe shëndetin, çfarë të forcon njëra dhe çfarë tjetra dhe si duhen përdorur? Vëri re frutat: çdo prodhim ka formën e një organi të njeriut… Ti pare?… Molla i bën mirë zemrës. Por edhe domatja, prite dhe shiko si është e ndarë në 4 xhepa si zemra. Se, po s’e gjete ngjashmërinë së jashtmi, ndaje frytin, autopsi… shiko një rrotëz karote, është si irisi, se i bën mirë syrit. Dardha, patëllxhani, kanë formën e seksit të gruas, atë e ushqejnë më shumë, si fiqtë që i duhen burrit të hajë, përnjëmend e kam, farzat brenda ndihmojnë farën. Dhe më vinin letra nga gratë, kërkonin të dinin se çfarë u bënte mirë… deri dhe për qerpikët më pyesnin. Pisha, thosha, të ziesh halat e tyre.” – Dhe qeshi. 

 Maestro, pse s’je martuar? Kam pasur raste shumë, nuk u thosha unë ikni, iknin vetë, të duan të gjithin ato, kurse unë vazhdoja të punoja. Maestros i sollën një pije tjetër me pak akull brenda. Duhej të ishte e fortë. Heshtte dhe shikonte pa u kuptuar se po këqyrte përreth. Dhe kthente herë pas here gotën. 

 Dhe filloi mrekullia. Ai nisi të bënte atë për të cilën kishte ikur herët nga shtëpia, që para luftës, nga fshati i tij, nga atdheu, përshkoi qytete e shkolla dhe moshën e vet e u bë piktor, ndër më të njohurit, shkonte kudo me ekspozita, në të gjitha kontinentet, por vetëm në atdhe s’mund t’i çonte veprat e tij. Ishte i ndaluar arti i tij, impresionist, abstrakt, postkubist… Arriti të vinte një herë në Tiranë dhe tha se donte të vizitonte burgjet, por s’ka burgje te ne, i tha shoqëruesi. Pse, ç’i bëni ata që i dënoni? – pyeti. Jo, i kritikojmë në mbledhje në lagje dhe u mbajmë pará nga rroga, një ditë, dy ditë pune, kaq. Ashtu? – tha Kodra, – s’e dija, se kam ca miq në burg, s’më kishin thënë gjë… U mbani ditë pune apo vite jete? Tani i zhdukin, Maestro, sikur të mos kenë qenë kurrë. 

 Ai po vazhdonte të vizatonte mbi një gazetë çfarëdo. Ngadalë. Me qejf. E shikonte fletën e madhe, përllogaritte shkronjat, vizat e tij, e anonte, hidhte sytë nga tryezat përtej. Nxori një tjetër tip stilolapsi nga xhepi i madh i xhaketës, me majë më të trashë. “Ik më merr një gjethe nga ajo vazoja atje, – i tha atij që kishte pranë, – jo, jo, atë tjetrën.” E mori gjethen, e bëri shuk me gishtat e trashë dhe e ngjeshi mbi vizatimin. E kaloi disa herë lart e poshtë deri sa ajo lëshoi ngjyrë aq sa donte ai, një e blertë natyrale. 

 Demokracia më e mirë është ajo në natyrë, kishte thënë Kodra gjatë një interviste me një gazetar të opozitës, që kishte ardhur nga atdheu. Njëlloj janë palmat në Afrikë me palmat në Vlorë, vazhdoi Mjeshtri, dhe ato s’u bëjnë gjë mollëve. Edhe bari s’ka frikë nga ullinjtë. Do të doja një apel, ia ktheu me kujdes gazetari, që në Shqipëri të votojnë për… Po pse, që këtej do t’i mësoj unë se ç’duhet të bëjnë shqiptarët atje, i doli kundër Mjeshtri, ata e dinë vetë se ç’duhet të bëjnë. 

 “Maestro, kanë kapur bashkatdhetarë të tu në stacion të trenit me drogë”… – “S’kanë faj emigrantët, – bëri të urtin ai, – por qeveria, pse s’u jep shtëpi e punë?”

Vazhdonte të vizatonte. Portret gjysmë i blertë e gjysmënatë dhe lajmet e botës. Nënshkrimi poshtë, për të cilën Pikasso i kishte thënë: firma jote është një vizatim më vete, shqiptari im. I bëri shenjë kamerieres. Iu afrua një shoqe e Vilmës. 

 – Çoja, të lutem, atij, – i tha ngadalë. 

 – Uaa, sa bukur! Kush e bëri? – ngritën zërin në tryezën tjetër. – Ngrije pak më lart… ta vëmë në korrnizë…

 – Ai plaku e pikturoi, kush është ai?… 

 – Kodra? A? Po, po, e kemi dëgjuar …ç’farë fati! Falemnderit shumë. 

 Ndërkaq Kodra po fshinte me cepin e shamisë së tij një pjatë të bardhë porcelani. 

 – Shko tek ajo gruaja matanë, – i tha prapë shokut të tryezës, – merri pak të kuqin e buzëve. – Ndërkohë futi një shami të mëndafshtë në gotën përpara. I duhej e lagur. Po vizatonte mbi pjatë, po, po, me të kuqin e buzëve: sy, flokë, buzëqeshje, qafa e mjellmët… dhe ngazëllehej. – Çoja… 

 – Ç’mrekulli! Uaa, che bello, a mund ta marr pjatën? – i tha kamerieres gruaja e vizatuar. 

 – Po, po, urdhri i Maestros. 

Dhe ajo sikur donte të thoshte diçka tjetër, po hapte çantën, jo, jo, atëherë të paguante të paktën verën e tryezës së Maestros a të porositte çfarë të donin, po jo, bënte moskokëçarësin ai. Dhe ajo e puthi në faqe. Plaku u skuq. Mori një pjatë tjetër bosh. Po shikonte nga salla. 

 – Është e kotë t’i lutesh, – po thoshte Vilma, – nuk dëgjon, vizaton atë që do ai, kush ta ketë fatin. 

Po grumbulloheshin njerëz përreth tij. Është Kodra i madh, po thoshin. E shikonin me adhurim si punonte. U afrua dhe Evgjeni. I doli nga pas. Si e lëvizte dorën e trashë si degë e zhveshur. 

 – Maestro, sa rron ky vizatimi në pjatë? 

 – Jo dhe aq, nja 50 vjet, – buzëqeshte.

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.524\IMG_6470.jpg

        Ibrahim Kodra “Lufta për Paqen”, një ndër veprat m:e të njohua të tij…

BEFAS VJEN SHEJKU

(Vërtet si në roman)

 Një si zhurmë brutale karrigesh, shtyrje dhe zëra, hapuni, ej! Dhe dy burra të hardallosur përballë, njëri me një gotë të gjatë wisky në dorë dhe tjetri… me një revole po aq të gjatë në brez. 

 – Bëja portret një zotnias tim, shpejt, këtu! – urdhëroi me një italishte çapraz ai i revoles. Tjetri, i gotës së wisky-t, ktheu karrigen duke nxjerrë shpinoren e saj nga përpara, u plandos mbi të dhe fill po pozonte i kreshpëruar. Dhe po gajasej. Duhej të ishin ca çakërrqejf nga pija. 

Heshtje dhe ankth. Dhe një revole në brez. Po, po, prej vërteti… 

 – Një sheik arab me shoqëruesin… Vijnë shpesh këtu, – u dëgjua të shpjegonte njëra nga kamerieret si për të qetësuar gjendjen. – Ishin lart. Panë vizatimet dhe morën vesh se na paskësh ardhur një piktor i madh. Mysliman… 

 Plaku Kodra s’tha asgjë. Pa u shqetësuar, si një beduin, e vërejti sheikun. Mori një pjatancë, e rrotulloi dhe nisi të hidhte vija mbi të. Ca si mustaqe të paka allafrënga. Sheiku u zgjat që nga karrigia dhe buzëqeshi. Elipsi i fytyrës, i syve… Prapë sheiku lëvizi, iu afrua vizatimit, hetoi atje dhe u rregullua mbi karrige. E kishte harruar pozicionin e parë. Mjeshtri priti pak. Dhe po zhgarravitte flokët. Sheiku qeshi dhe u ngrit përgjysmë. Piu një gllënjkë nga gota që i dridhej. Njëri vesh… Tjetri. Sheiku u përkul përsëri mbi vizatimin dhe qeshi sikur e gjithë kjo punë të ishte meritë e tij. Pa nga njerëzit më këmbë përreth karriges së tij, piu dhe një gllënjkë tjetër dhe…

 – Don’t move! – bërtiti Maestro Kodra. Se si i doli zëri, si i deveve. Sheiku ngriu. Shoqëruesi i tij vuri dorën mbi revolver, priste urdhrin. Martini u bë gati t’i hidhej. Njerëzit panë njëri-tjetrin. “Eja, futu në kuzhinë”, – i mërmëriti Vilma Adrianit. Vetëm piktori plak ishte i qetë dhe po vazhdonte të vizatonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Evgjeni shikonte i mrekulluar sheikun e ngrirë. Nuk lëvizte, sikur t’i kishin bërë magji. A merrte frymë? Atij, siç duket, nuk i bërtiste kurrkush, zevzek siç duhej të ishte, vetëm urdhëronte. Dhe i plotësohej çdo dëshirë prej pasurisë që mund të kishte. Dhe ja, për herë të parë një plak në vend të huaj i klithi: mos lëviz! Dhe atë e zuri ngërçi. Të tërin. Zbuloi se kishte pasur mall t’i thoshin një gjë të pazakonshme për të, aq e zakonshme për të tjerët. Pra, kishte më të fuqishëm se ai dhe kjo e bënte që të besonte se herë-herë kishte pasur frikë nga fuqia e vet, të gjithë në jetën e tij prisnin prej tij dhe i bindeshin. Dikush e urdhëroi. Allah, Allah, bekuar qoftë! “Edhe unë qenkam si të tjerët dhe kjo s’është pak!”

 Vizatimi mbaroi. Emri në fund si me shkronja arabe. Gjindja përreth duartrokiti. Bravo, Maestro! Sheiku në pjatancë shkëlqente si në pasqyrë, gjithë nur. Plaku ia zgjati pa thënë asnjë fjalë. Sheiku e mori pjatancën me dy duar dhe gati sa s’po hidhej përpjetë nga qejfi. Diku tjetër shëmbëlltyra e tij na paskësh tjetër tërheqje, sharm dhe një lloj sigurie, sa po e rikrijoi mbi një sipërfaqe të paktë, të brishtë, të thyeshme një rob zoti, që i thirri: Don’t move! Ia dha pjatën shoqëruesit dhe i shtrëngoi dorën piktorit plak. Ha-ha-ha, qeshi dhe iu kthye prapë shoqëruesit, seç i tha në gjuhën e vet duke ia marrë pjatën. 

 – Sa para pagojmë ne? – pyeti shoqëruesi. 

 – Ikni! – tha Kodra. – Pjatanca të lyhet me llak, për t’u mbrojtur portreti. 

 – Ka ashtu llaku restoranti? – Asnjë përgjigje. 

Shoqëruesi i sheikut iu drejtua përsëri Mjeshtrit: 

 – Sa duhet pagojmë, thoni ti, që firmos çekun ai. 

 – Nuk dua gjë, jua thashë një herë. 

 – Zotëria im jo qetë, po nuk dha çmimin. 

 – Dëgjoni, – ndërhyri më në fund ai që kishte ardhur bashkë me Kodrën, – ç’keni për të dhënë, çojeni në banak dhe vijmë e pimë ndonjëherë tjetër këtu, për miqësinë tuaj, na kënaqët. Do you understand? – O yes, yes.… Të gjithë qeshën me zgjidhjen. Dhe arabët ashtu bënë. Sheiku doli duke përshëndetur me njërën dorë, kurse me tjetrën mbante pjatancën e paketuar mirë në kuti picash. 

 – E dini sa kanë paguar? – tha Vilma në tryezën ku ishte Adriani me shokët dhe zuri kokën me duar, – qyqja, moj nane, t’ja shtrojnë me darka këtu për nja 20 vjet rresht. E bëri llogarinë banakieri. 

 – Për natë do t’ju vijmë, – tha seriozisht miku i tryezës së Kodrës. Maestroja buzëqeshte heshturazi. 

 – Eja edhe vetëm, kur unë s’do të kem kohë. 

 – Maestro, duan t’ju njohin, – tha Vilma duke vënë duart mbi supet e tij dhe, pa marrë përgjigje, vazhdoi në shqip: – Janë nga Shqipëria. 

 – Po afrohuni, more çuna, – i ndritën sytë Kodrës. – Ç’kemi andej? Si po janë punët? Ju si ia çoni? Uluni, bashkë jemi parë edhe një natë tjetër, – i tha Adrianit, – po, po, çfarë do të merrni, apo shkojmë në një lokal tjetër, “Il sole mio”? Është këtu afër, pimë ndonjë gja. 

 – Mjafton të jemi me ju, ku të doni. 

 …

 Mbasi dolën nga “Il sole mio”, italiani, miku i tryezës së Kodrës, që Vilma tha se ishte arkitekt dhe mbante një xhaketë që shkonte me sherrin që do të bënte me atë me të cilën bashkëjetonte, iku.

– Po të lë me bashkatdhetarët e tu, Maestro, është ora 2 pas mesnate.

– Shkojmë në shtëpi, pimë atje, – këmbënguli Kodra.

– Maestro, ti nesër çohesh në mesditë, në një…

– Po të dua, s’çohem fare, – e ndërpreu Kodra. 

– E po mua më duhet të shkoj. Kam një projekt në dorë, do të punoj

– Ne duam të bëjmë dhe pak muhabet, apo jo, çuna? I thuaj Adalbertos, se ai nuk na erdhi, ngaqë kishte shkuar në studion e Stefanit, ishte vonuar atje, se i kishte shpjeguar pikturat e veta, – po thoshte Maestroja me zë të zvargur, – Po jo, mor njeri, nuk shpjegon piktori pikturat e veta, pikturat shpjegojnë piktorin, i thuaj. 

– E drejtë, Maestro. 

 Evgjeni i futi krahun piktorit plak dhe bënë për tutje, në një rrugë që s’kishte pikë rëndësie se ku të çonte, në Milano jemi, gjithsesi. U kuptua, Kodra i ruhej vetmisë, ajo e gërryente, ai donte njerëz, shokë, i ftonte për drekë, për darkë, të panjohur, ikim në barin tjetër i cytte, sa më vonë, gjithë natën, vetëm të mos ishte vetëm, sidomos në shtëpi. 

 Tej dukeshin prostitutat, në rresht, jo shumë larg njëra nga tjetra, ndriçonin. E përshëndeti atë më pranë, sa e bukur! 

 – Ishim një natë me Heminguejin, – po tregonte Kodra, – dhe me Moravian, gruaja e tij i kishte gjinjtë të zbuluar përgjysmë, po pinim, por Hemingueji mbeti duke parë nga gruaja e Moravias, nga gjinjtë e saj. I thashë kamerierit në vesh, merre Heminguejin dhe çoje atje… të zgjedhë një nga ato… U mbyllën në një dhomë lart dhe, kur u kthye, Hemingueji nuk shikonte më nga gjinjtë e gruas së Moravias. 

 – Cili Heminguej, cili Moravia? – u kthye Martini nga shokët. – Për kë e ka fjalën Mjeshtri? 

 – Janë shkrimtarë, njihen, – tha Kodra. – A s’po e flas mirë shqipen, e kam harruar? – u bë merak vërtet ai. 

 – Jo, jo, shumë mirë, Maestro, – i thanë ata dhe ia shkrepën të qeshurit së bashku. 

 – Janë përkthyer vepra të tyre edhe te ne, – tha Adriani. 

Hemingueji, Moravia… të dy ishin ndaluar më pas. Rezana lexonte “Çoçarja”, ia kishte dhënë Gjergji romanin. Unë endesha me biçikletë. E mori Beti librin ta lexonte natën në punë, ishte infermiere-rojë në spital. Ia vodhën. Dhe Kodra ka ndenjur me ta? Don’t move! – i tha vetes Martini. Dhe ndjeu mall për motrat dhe e përfytyroi veten në dasmat e tyre, duke treguar për Kodrën […]

Para se të ngjiteshin në apartamentin e madh të Kodrës, panë vetet e tyre në pasqyrat e mesores: jemi shqiptarë të bukur, bëri humor Maestroja. Evgjeni ndihej i lumtur. Çfarë store, po thoshte Adriani me vete. Martini kishte një pikëllim, që i shkonte. 

Portat e shtëpisë kishin sistem alarmi. Nga brenda mbante erë boje, ngjyrash të përziera me erë lulesh. Medalje shumë, kupa, vegla muzikore, libra, pllakate dhe fotografi kudo, bardhezi, të mëdha, të vogla, rregull artisti, dikush shërbente këtu, dhe një pikturë e pambaruar. Edhe një tjetër… 

– E kam për një shok, – tha Kodra, – i operohet e shoqja dhe do t’ia japim mjekut. Hapeni frigoriferin dhe merrni çfarë të doni, ka, shikoni dhe shishet në dollap. Më jepni dhe mua… – dhe u ul te një poltronë lëkure. Një kapicë me albume të tij mbi dysheme dhe riprodhime pikturash. 

Pikasso s’ka qenë komunist vërtet, – po thoshte Kodra çfarë i kujtohej, – por e bënë komunistët të tillë. Ishte kundër çdo forme të borgjezisë dhe donte që pikturën e tij ta kuptonin edhe punëtorët. Dalí po, ishte egocentrik, dua ta mposht Pikasson, më ka thënë njëherë. Pol Kle ka vuajtur shumë. – Evgjeni po trallisej. Sa i madh! 

– Po ti ç’bën? – pyeti befas Adrianin. 

– Maestro, ja, studioj kështjellat… se si më duken ndonjëherë, ala buzzatiane, – u përgjigj, por donte që Kodra të vazhdonte. 

 – Shumë mirë. Kur filloi të vizatonte Buzzati, më pyeti njëherë: “Si të duken?” – e mori prapë fjalën Kodra. “Dino, – i thashë, – ti po vizaton siç shkruan.” – U gëzua shumë. Dëgjoni, modestia dhe altruizmi janë pasuria më e madhe në botë. Papa puth dhe lebrosët, por personazhet e mëdha kanë vdekur të gjithë. Edhe në Itali…. Statizmin e kanë krijuar arabët, modernistët i panë nëpër xhami dhe i bënë me 2-3 ngjyra… Po ti ç’bën? – iu drejtua Martinit. 

 – Asgjë, do të shes lule në Sanremo. 

 – Bukur! Edhe unë kam shumë lule në tarracën time. Ti je piktor, – u kthye nga Evgjeni, tundi gishtin tregues dhe buzëqeshi si fëmijë. 

 – Maestro, guxoj t’ju pyes, – ia ktheu Evgjeni, – nëse do t’ju thoshin se cili është mesazhi i veprës suaj, çfarë përgjigje do të jepnit sonte? 

 – E kam thënë: njeriu si viktimë, po humbet…

 – Por ju s’keni njerëz në veprat tuaja! 

 – Ashtu është, unë nuk paraqes njerëz, por njerëzimin. – Maestroja heshti. E ktheu gotën, të gjithën. Pas peizazheve mahnitëse, fundeve të detit, nëpër portretet e tij kubiste, totemë e robotë, ende xhufkëronin flokë dhe jo tela. Dhe duart, jo ganxhat. Gishta të trashë. Janë forma të qëndresës së njeriut. Mund të krihesh ende, thoshte dhe qeshte, duhet të zbukurohesh. Kurse dora është përvoja, ndjenja dhe mendimi bashkërisht. Dashuri dhe punë. Është e shenjtë dora… – S’kam asnjë dorë andej…, – po ankohej Kodra, – kërkoj njeriun. 3 vjeç më la nëna mua… Ajo s’më kujtohet, por vdekja e saj. Graria më thoshin se po flinte, e zeza. Një vëlla ma zhdukën, se ishte patriot, me Ballin, babai m’u vra në det, nga minat angleze, transportonin petrol. Mua më humbi atdheu…

 – Edhe ne kërkojmë të humburit tanë…, – tha Evgjeni. 

 Maestroja s’bëzani. I shikoi një grimëherë në sy të tre me radhë. Si ta kuptonte: kishin humbur vërtet njeri apo ishte britmë intelektuale? 

 – Vuajnë më shumë ata që kërkojnë, ndonjëherë më shumë se ata që kërkohen. I kam provuar të dyja: edhe të humb, edhe të më humbasin, – tha me zë të pasmesnatshëm. Pas pak shtoi:        – Prandaj jeni kaq të mirë ju. Miqësia është më e madhja e të gjithave…, – dhe kapsalliti sytë. – I thashë presidentit të Shqipërisë, dua të vij, të pikturoj… të bëj afreske nëpër mure, në institucione… që të mësohen njerëzit atje, t’i respektojnë… se ishin ngritur, i kishin shkatërruar institucionet… gjersa kam vepra në Milano, Vatikan, Napoli, Sorrento, Palermo… nëpër botë… pse të mos kem në atdhe? – Kodra heshti. – Mbushini gotat, edhe timen..

 – E çfarë tha presidenti? – po priste me padurim përgjigjen Adriani. 

 – “Institucionet janë të mbyllura, – më tha. – Veprat e tua duhen të jenë kudo, ku mund t’i shikojnë të gjithë…”

 – Po ju çfarë i thatë? – u ngrit në këmbë Evgjeni.

 – “Atëhere hapni institucionet, që t’i shohin qytetarët”, i thashë, – qeshi Kodra. Evgjeni përpoqi gotën e tij me të Maestros. – “Shkëlqyer!” – buçiti. – Dhe s’doja asgjë, vetëm një student të pikturës, që të më ndihmonte të mbante kovat me bojëra. Nuk hipi dot shkallëve tani… E si i quanin ata? 

 – Cilët?

 – Miqtë tuaj të humbur… janë dhe të mitë…, – u përlot Kodra.

 – …Gjergji, Afërdita… 

 – Emra të bukur, të vjetër… T’i kërkojmë… në fillim brenda vetes… – Dhe u ngrit me mundim, dalëngadalë, mori mandolinën te rafti tjetër. – Është një pjesë, – tha, – që Salvatore Quasimodo ma kërkonte shpesh, kompozim imi, melodi shqiptare, “Dhentë zbresin nga Olimpi”, po i bie, thërrasim shpirtrat e tyre të bardha…  

 Don’t move! Megjithatë ne do të ikim, Maestro. Afër mëngjesit Evgjeni e la Martinin në rrugën “Buenos Aires”, me dy-tri albume të ndryshme të Kodrës, të firmosura nga ai, po kështu dhe Adrianin, në Institutin “Padre Mondi”, afër një kishe dhe e ktheu makinën me shpejtësi. Vetë do të ikte për në Milano Fiori. Në shesh ende s’kishte lëvizje. Agimi vazhdonte të rridhte nga qielli si një ujëvarë e madhe. Don’t move, don’t move, thoshte me vete dhe s’kishte gjumë. Mos lëviz, o njeri, rriji besnik vetes! Eppur si muove, kishte thënë një plak tjetër, që desh e vranë për këtë fjalë, agjitacion dhe propagandë kundër Zotit, neni 55 i Kodit Penal, me anën e të cilit na kishin dënuar. “Anti-55” duhej të ishte ajo gazeta në Tiranë, jo “55”. Bota, po, duhet të lëvizë, kjo është e drejtë, të ikë, në universin pa fund, të rrotullohet, kjo mjafton, por njeriu jo: don’t move!, të mbetet njeri. Me virtytet te liria dhe lirinë në virtyte. Profeti, Maestroja, çfarë pleqsh, si perëndi… thinjat e arta të kohës… po u shtoj dhe një shok, Galileo Galilein, çfarë trinie…! Kur vdes, njeriu i merr me vete të gjitha sekretet e tij, por jo imazhin, as disa nga idetë, as mirësinë… çfarë etërish! Ashtu dua të plakem dhe unë… Dhe u pa në pasqyrën e makinës, në mes… Ku paskam vajtur kështu, tha, në ç’rrugë jam?  Dhe e drejtoi makinën në anë të këmbësores plot me gjethe të mëdha, të rëna. Të kuqërremta si bakër. Mbështeti krahët mbi timon, vuri kokën përsipër dhe donte që ta zinte gjumi. Sa për një ëndërr, s’dihej ç’i thoshin pleqtë e shenjtë… 

ËNDRRA ME MUR 

(prapë në roman)

Muri i këtejmë i burgut. 

Afroma kovën, thirri Mjeshtri plak. Atë tjetrën. Trazoje me penelin e madh. 

Dhe Evgjeni ashtu bëri. 

Shikon gjë në mur ti? Ç’janë këto përhijime? 

Janë mbështetur të burgosur. 

Mos i hiq. Lëri njolla. As gjakun mos ia pastro murit…

Dhe Mjeshtri plak nisi nga puna. Hidhte ngjyra, të zeza, të kuqe, njëra mbi tjetrën, me penel, me bishtin e penelit, blu, të blerta, hije, krahë, zinxhirë, bir, çfarë ngjyre ishin plagët? Në atë të diellit kur perëndon?… Merri shkallët, hip lart dhe puno mbi atë që bëra unë, mbaroje afreskun. Vër fytyrat e miqve të tu të humbur…

Hidh ca ujë në kovë, nga përmbytja e asaj nate, përzieje me britma, flaki penelat, pikturo me gishta, me duar, ngjishe fytyrën tënde mbi atë të Afërditës… fort… si puthja… Ja dhe sytë e Gjergjit, çfarë shikojnë? Je ti brenda në ata sy… Pranë tij Rezana… Profeti… Erdhi dhe Martini, Adriani… Të gjithë bashkë. Ç’afresk tronditës, i shkëlqyer! Ta ngremë me gjithë mur dhe ta çojmë në kryeqytet.

Është e mundur?

Po. Unë jam arkitekt, miku i Kodrës, do ta presim murin…

Jo, në asnjë mënyrë, kundërshtoi Drejtori, s’mund ta heqim, se na hapet burgu dhe ikin të dënuarit. 

Po ky është qëllimi i veprës sonë, ulëriu Evgjeni… 

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.254\IMG_6471.jpg

Autografi i Kodrës për djalin me emrin Atjon 

ENGJËLLI IM

…bashkë me Edën duam të tregojmë që Kodra i vonë u miqësua shpejt dhe me djalin tonë, Atjonin dhe ai e deshi atë si një gjysh mitik, që kur e pa, foshnjë në Romë, diku aty afër “Piazza di Spagna”, teksa rrekej të afrohej dhe befas binte. Kodra tha: “Po shpik të ecmen” dhe nisi ta vizantonte mbi gazetën që gjendej mbi tryezën tonë, ashtu siç ai e kishte zakon. Na skiconte dhe ne, kë t’i shkrepej. I ruajmë ato portrete me dashuri.

Kur u bë tre vjeç djali ynë, Kodra i dhuroi një pikturë me autograf. Rastet e bukura erdhën bujarisht për t’u takuar prapë. Kodrës i pëlqente të bënte lodra me fëmijëtnga ato që quhen “numra shpejtësie”, zhdukte letra, sajonte njolla nëpër duar pa u kuptuar, i mahniste fëmijët, këndonte… Lodrat që mësoi nga Kodra, Atjoni ua bënte fëmijë të tjerë dhe u dukej atyre si magjistar i vogël.

Së fundmi u panë në Tiranë. Kodra kishte sjellë një ekspozitë antologjike, më të madhen të tijën në Galerinë Kombëtare, ishte viti 2003. Kështu u krijuan mundësitë të rrinim përsëri gjatë me Kodrën, në darkat ku ai rrethohej me miqtë e shumtë, në hollin e hotelit, ku linte qelqen me verë dhe tundohej si përherë të merrte një gazetë, menytë, jo që t’i lexonte, por të vizatonte mbi to, le të ishte ç’të ishte, edhe pjatë, ngjyrat i kishte gati nëpër xhapat e mëdhenj dhe të shumtë, ashtu ishte i veshur, në mënyrën më piktoreske dhe vetë, por ndodhte të përdorte për ngjyrime dhe petlat e luleve e të gjtheve përreth.

Atjoni ishte 8 vjeç dhe tani me Kodrën fliste më gjatë e kuptohej më shumë. Dhe donte të bënte dhe ai diçka për të, gjyshin e artit, një si dhuratë, një vepër si të atij, postkubiste,  një totem, “Homazh Kodrës”, kështu e titulloi siç kishte bërë dhe Kodra dikur “Homazh “Pikassos”.

Piktura e Atjonit do të vlerësohej më pas nga kritikë arti, nga studiuesi Prof. Gëzim Qendro, kuratori i ekspozitës së Atjonit në Tiranë, po kështu dhe nga piktori dhe botuesi i njohur Gëzim Tafa, përgatitësi i Albumit të Atjonit, nga shikues të shumtë. 

Dhe mbase dhe në Qiell shkëmbejnë prapë piktura parajsërore. 

Ngjyrat e asaj miqësie që lidhën piktorin e madh Kodra me fëmijën me emrin Atjon, qoftë dhe për aq, çaste që fluturonin, tani vezullojnë me fuqinë e së vërtetës së bukur, janë dëshmi të një lumturimi që mbetet ashtu si një vepër arti, Nuk ka art pa xixëllima të tilla, që na i jep në jetë Hyu dhe nuk na i merr dot më…

C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.937\IMG_6478.jpg
C:\Users\User\AppData\Local\Temp\Rar$DIa0.694\IMG_6474.jpg

     Vepra që Kodra i dhuroi Atjonit                                  Vepra që Atjoni ia dhuroi Kodrës

Filed Under: Featured Tagged With: 15 vjet, Engjelli Mbrojtes, Ibrahim Kodra, Visar Zhiti

“BIJTË E SHQIPES” NË FILADELFIA FESTUAN 15 VJETORIN

June 15, 2017 by dgreca

1 Filadlefia
NGA VLASH FILI/
     “Shoqata “Bijtë e Shqipes”, e krijuar në Shkurt të vitit 2002, me 20 anëtarët e parë të saj, festoi ditën e Dielë më 11 Qershor 2017 15 vjetorin e “lindjes”, kur në gjirin e saj janë të anëtarësuar dhe punojnë për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia disa qindra anëtar. 
1 ambasa1     Këshilli drejtues i shoqatës kishte programuar që këtë 15 vjetor ta festonte me një mbasdite celebruse por edhe argëtuese në lokalin e bukur “Falls Manor Catering & Special Events” në adresën: 4010 Neë Falls Rd. – Bristol Toënship, PA 19007.2ok kori Ishin marrë masat, të programuara qysh më parë, si për anën dekorative të mjedisit ashtu edhe për përmbajtjen e kësaj feste, për të cilat janë kujdesur të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, e në veçanti, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë i shoqatës, Z. Haki Çollaku dhe Z. Dritan Matraku, n/kryetar i dytë i shoqatës.
1 ok bijte    
          Merrnin pjesë anëtarët e parë që krujuan shoqatën, anëtarë të tjerë të shoqatës, nxënës e mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, dashamirës të shoqatës, si dhe miq e të ftuar nga Harrisburgu, kryeqendra  e shtetit të Pensilvanisë, Ëashingtoni dhe Nju Jorku: z. Jovencio Gonzales, Special Asistant i z. Mike Stack, Leutenant Governor, znj. Filoreta Luli Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Ëashington DC, Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork me gjithë bashkëshorten, z. Adnan Mehmeti, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikane me qendër në Nju Jork, së bashku me poetin Mëhill Velaj, anëtarë dhe activist i kësaj shoqate, së bashku me bashkëshortet.
1 filadelfia1      
          Qysh në hyrje të lokalit apo edhe brenda tij, binin në sy, një flamur i madh shqiptar, dy stenda të mëdha me foto nga jeta 15 vjeçare e shoqatës, si dhe banderola të ndryshme të cilat ishin përgatitur me kujdes dhe vendosur në vende që binin në sy menjëherë.   
          Festën e hapën dy drejtueset,
dy bukuroshe, anëtare të shoqatës, znjsh. Erblina Koka dhe znj. Lorena Sako, për të cilat dhuhet thënë se, gjatë gjithë festimit e drejtuan atë si të ishin dy profesioniste me përvojë.
1 ambasad Kryet    Mbasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe iu uroj atyre mirësearrdhjen dhe festim sa më të gëzushëm, prezantoi të gjithë miqtë e ftuar, që nderuan këtë festim me praninë e tyre, znjsh. Lorena Sako ia dha fjalën z. Tajar Domi, kryetar aktual i shoqatës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, midis të tjerave tha: “Shoqata atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, hodhi hapat e para të saj 15 vite më parë, më 24 Shkurt2002, si nismë e një grupi atdhetarësh e intelektualësh shqiptar, të cilëve në vitet që do të pasonin iu bashkuan disa qindra bashkatdhetarë të tjerë, me banim në Filadelfia e qytetet e tjera të Amerikës, në Kanada e disa shtete te Europës, si dhe në atdheun tonë mëmë, në Shqipëri. Kështu ajo erdhi duke u rritur e mbështetur çdo vit e më shumë, duke u organizuar çdo vit e më mirë e duke shtuar veprimtaritë e saj vit pas viti gjithnjë e më cilësisht……… Tashmë shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk është vetëm një emër i bukur, por ajo një organizëm në funksion të komunitetit tonë këtu në Filadelfia, që nëpërmjet punës së madhe gjatë gjithë këtyre viteve, është bërë e njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Vetëm në vitin 2016, u organizuan gjithsej 38 veprimtari të ndryshme, një numër që do ta kishte zili çdo institucion shtetëror në Shqipëri e Kosovë,  që nga ekskursionet në Ëashington DC e vizitat e ambasadave të Shqipërisë e Kosovës me mbi 120 veta, në Nju Jork e vizita tek Statuja e Lirisë, e deri tek veprimtaritë në Atdhe si ajo e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në Farkë të Tiranës, apo ndihma financiare e dhënë për të përmbyturit në Shkodër, për shtëpinë e fëmijve jetimë në Tiranë e Vlorë, për shoqatën e paraplegjikëve në Përmet, për grupin e fëmijve autik në Paskuqan të Tiranës, etj. etj.………. Bashkatdhetarët tanë po konkurojnë denjësisht në sektor të ndryshëm të punës, të shkencës e të bisnesit, ndersa në çdo hap i shoqëron krenaria e origjinës dhe nuk harrojnë te thonë … : “ Kuq e zi janë ngjyrat tona,/ Mes flamurit jeton shqiponja,/ Kokën lart e shumë krenar,/I themi botës që jemi shqiptar”.     
           
Ai e mbylli ligjëratën e tij me fjalët: “Le të gëzojmë së bashku, në këtë drekë festive ku shpresojmë se muzika dhe gjithçka tjetër do të na sjellin kënaqësinë e këtyre orëve që do të kalojmë me njëri-tjetrin, duke uruar “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, festofsh edhe shumë përvjetor të tillë të suksesshëm me kontribute të tilla atdhetarie.”     
            Pastaj znjsh. Lorena i drejtoi atij një pyetje: “ Z. Tajar, çfarë do të veçoni nga jeta e shoqatës gjatë këtyre vitëve që ju jeni në drejtimin e saj.          
            Dhe ky fillim ceremonial, ishte programuar me pyetje dhe përgjigje për të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Ajo thirri në krye të sallës, me radhë, sekretarin e shoqatës, Z. Llazar Vero, ish kryetar i dytë i shoqatës, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë, z. Sadik Elshani, ish kryetar i katër, z. Dritan Matraku, z/kryetar i dytë, dhe anëtarët e tjerë të këshillit drejtues, z. Bashkim Bërdufi e znj. Suela Teme, si dhe anëtarët më të rinj të këshillit drejtues, z. Haki Çollaku dhe  z. Sokol Hasa. Iu drejtonte atyre nga një pyetje që përgjigjet e të gjithëve së bashku, nxorën në dukje punën e madhe të bërë nga shoqata në këto 15 vite.     
            Duhet thënë këtu se në këtë festim mungonin, për arsye objektive, z. George Ziu, ish kryetar i parë i shoqatës, z. Petrit Zanaj, ish kryetar i tretë i shoqatës dhe z. Bujar Çela, anëtar i këshillit drejtues.      
            Mbas intervistave që thamë më sipër, drejtuesja e programit përmendi emrat e znj. Elvira Budo, znj. Suzana Vangjeli, znj. Frida Sulo, znjsh. Orela Suku dhe znjsh. Erblina Koka, që kanë dhënë ndihmën e tyre, në vite, si anëtare të këshillit drejtues.    
            Në fund ajo iu drejtua sallës: “Kam lindur në Shqipëri, jam larguar prej andej e vogël e jam rritur në Greqi, kurse tani banoj në Filadelfia. Nuk oheshin duke uruar organizatorët për këtë ngjarje të organizuar në shkallën më të arrirë. Po ashtu nuk munguan edhe urimet për jubileun e ardhshëm, 20 vjetorin e shoqatës. Edhe organizatorët uronin dhe shprehnin njëri-tjetrit kënaqësinë që u fali ky feste di e flas mirë gjuhën shqipe?” Gjith salla u përgjegj me një “Po” të gjatë.       
            Pastaj radha iu la muzikantëve, këngëve e valleve. Këngëtarët Kujtim Shehu dhe Anilda Jaupllari, të shoqëruar nga instrumentistët Ilmi Kacani dhe Fil Avdia, me atë ambjent të gëzushëm që krijuan, i dhanë festës ceremoniale, bukurinë muzikore dhe gjallërinë e valleve, gjatë gjithë festimit. E gjithë festa e këtij 15 vjetori, ishte programuar më së miri dhe e ndërthurur me intervista të ndryshme, me përshëndetje, shpërndarje vlerësime dhe këngë e valle.           
            Mbas një momenti muzikor, u ftua, nga znjsh. Erblina Koka, z. Juvenicio Gonzales, i cili përshëndeti në emrin e Lieutenant Governor, z. Mike  Stack dhe i dorëzoi z. Tajar Domi, përshëndetjen speciale, të firmosur nga z. Mike Stack, shoqëruar me një foto të tavolinës së punës së tij.          
            Mbas z. Gonzales, mikrofoni iu dha znj. Filoreta Luli Faber, e cila, falenderoi organizatorët e festimit për ftesën që iu bë, shpreu kënaqësinë që u bë pjesë e këtij festimi dhe vlerësoi punën e madhe që bënë shoqata “Bijtë e Shqipes”. Shumë kuptimplot ishte një nënteks i shkurtër i saj: “……Më keni vënë në “sher” me shoqatat e tjera, mbasi kam ardhur më shpesh te ju dhe më pak tek ata……….”.        
           
Mbas përshëndetjes së znj Filoreta Luli Faber, sekretari i shoqatës, i dorëzoi asaj, vlërësimin “Miku i Shoqatës”, dhënë me vendim të këshillit drejtues. Po ashtu, i njëjti vlerësim iu dha edhe znj. Vlora Citaku (në mungesë), Ambasadore e Republikës së Kosovës në Ëashington DC.     
            Një mjedis të gëzuar, krijoi grupi i fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, që me një program artistik të shkurtër, por mjaft cilësor, nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, përshëndeti shoqatën në jubileun e saj të 15-të.        
            Në vazhdim, mikrofoni kaloi për Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork, i cili solli përshëndetjen e akademisë që ai drejton. Ai theksoi bashkëpunimin e mirë të shoqatës dhe akademisë, vlerësoi lart punën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe prezantoi “Aëard Certificate”, për shoqatën si edhe i dha z. Llazar Vero një certifikatë të tillë.  
                Përshëndetje kishin dërguar edhe Dr. Adem Harxhi, anëtar i kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, znj. Teuta Sahatçiu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork si dhe z. Bedri Buzi, anëtar i vjetër i shoqatës, me banim në Tiranë.    
            Përsëri muzikë, këngë e valle. Në vazhdim, në një çast të shkurtër, u ftua pranë mikrofonit, miku jonë më i afërt, dhuruesi i shumës me të cilën u ble godina e Qendrës Kulturore, z. Benjamin Risilia, të cilit iu dorëzua vlerësimi “Njeriu i vitit 2017”. “Pas dhurimit të $ 64,000 për blerjen e godinës së shoqatës, ai vazhdimisht, edhe gjatë vitit 2017, ka punuar për organizimin e një fushate financiare, për blerjen e një mjedisi më të madh, për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia”- ishte motivacioni i vlerësimit që iu dorëzua z. Benjamin Risilia, i cili, mbasi falenderoi për vlerësimin e dhënë theksoi se nuk do pushoi së ndihmuari shoqatën me të gjitha mundësitë dhe rrugët e tjera të mundëshme.    
            Në vazhdim grupi muzikor vazhdoi të plotësoi më së miri “shijet” e pjesëmarësve.          
            Përsëri një i ftuar tjetër. Këtë radhë z. Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Jork. Ai shprehu i kënaqur që merrte pjesë, si i ftuar, në këtë festim dhe vlerësoi lartë punën e shoqatës. Në përfundim ai i dhuroi një pllakatë të shoqatës, president i së cilës ai është, me urimin për 15 vjetorin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, si dhe dhuroi dy numëra të revistës “Pena” organ i shoqatës së shkrimtarëve, të shoqëruara me librin e vet me titull: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan – Aktivitete dhe Krijimtari”, botuar në vitin 2016.     
            Më pas, sekretari i shoqatës, shpërndau disa vlerësime, me vendim të këshillit drejtues të shoqatës, për këtë 15 vjetor. U vlerësuan me “Nderi i Komunitetit” znj. Silvana Çumani, mjeke dentiste, z. Mexhit Koboci, bisnesmen; me “Anëtar i dalluar të shoqatës” z. Abedin Teme, anëtar i vjetër i shoqatës; me “Pishtar i gjuhës shqipe” znj. Lindita Hysko, mësuese; me “Certifikatë Mirënjohje”, Edmond Ismailati, anëtar i vjetër i shoqatës me banim në Nju Jork, znj. Suela Teme, znj. Frida Sulo, z. Kalosh Kupa dhe z. Ahmet Shabani. Disa ditë më parë, gjatë muajit maj, në qytetin e Vlorës, iu dorëzua nga sekretari i shoqatës “Certifikatë Mirënjohje” znj. Laureta Petoshati, anëtare e grupit nismëtar për krijimin e shoqatës, tashmë me banim në këtë qytet, kurse një ditë mbas festimit, iu dorëzua “Certifikate Mirenjohje” z. Kalosh Kupa, në vendin e tij të punës  
            Përsëri me këngë e valle, me të cilat u mbyll kjo festë e gëzushme e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.            
            Gjatë gjithë festimit kameramani i shoqatës z. Florian Bezhani si dhe ai i ardhur nga Nju Jorku z. Adem Belliu filmuan, kurse kamera të shumta fotografike nëpër duart e pjesëmarrësve, fiksuan çaste të shumta të këtij festimi. Në fund u bë edhe një foto masive e pjesëmarrësve, si kujtim nga ky festim mbreslënës.  
            Mjaft të kënaqur e të gëzuar, të gjithë pjesëmarrësit largim jubilar.   
            Duhet përmendur që gjatë gjithë festimit pjesëmarrësit merrnin edhe librin e fundit të shoqatës me titull “Bijtë e Shqipes – 15” që plotësonte jetën e shoqatës në vijim të librit të botuar pesë vjet më parë në 10 vjetorin e shoqatës. Po ashtu u shpërndanë edhe stilolapsa me siglën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” të përgatitur dhe sponsorizuar nga mikja e shoqatës, poetja Ilirjana Sulkuqi, me banim në Nju Jork.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 15 vjet, bijte e shqipes, Flash Fili

15 VJET BIJTE E SHQIPES- Rrugetim i bukur atdhetar

May 29, 2017 by dgreca

4 filadelfiaMe rastin e 15 Vjetorit te Themelimit te shoqates “Bijte e Shqipes”, Filadelfia/2 filadelfia

NGA SADIK ELSHANI/3 filadelfiaKy eshte nje vit i shenuar per shoqaten tone – festojme 15 Vjetorin e Themelimit dhe te qenjes se saj. Qe nga koha e Rilindjes sone Kombetrae (ndoshta edhe me heret) e kendej, shoqatat atdhetare te mergimtareve shqiptare kane luajtur nje rol vendimtar ne zhvillimin e arsimit, letersise, artit e kultures sone kombetare. Po ashtu, ato kane dhene nje ndihmese te jashtezakonshme per ruajtjen e gjuhes, traditave tona kombetare, si dhe ne ngritjen e ndergjegjes kombetare, zgjimin kombetar ne pergjithesi. Ato ishin vatra te verteta ku shqiptaret u brumosen me idete atdhetare, ndjenjat e atdhedashurise dhe ndert vite e shekuj e mbajten te gjalle frymen dhe qenjen shqiptare. Per rolin e saj qe luajti gjate historise sone kombetare, Federata Gjitheshqiptare “Vatra” u be shembull udherrefyes sesi duhet organizuar e vepruar per te miren e atdheut dhe te çeshtjeve madhore te kombit tone. Ne krye te ketyre shoqatave qendronin njerez idealiste, atdhetare, vetemohues, qe çeshtjet, interesat e atdheut i kishin vene para interesave te tyre vetjake. Per Shqiperi ata sakrifikuan cdo gje, madje shpesh edhe jeten e tyre.1 Filadelfia 1

Edhe shoqata jone, si dhe shoqatat tjera me te hershne te mergimtareve shqiptare, u krijua per te dhene nje ndihmese per  ruajtjen e gjuhes,kultures dhe traditave tona te shkelqyera dhe per te zhvilluar nje veprimtari te organizuar si bashkesi shqiptare. Eshte ky nje rrugetim i bukur pesembedhjetedhjetevjecar, rrugetim i bukur atdhetar, jane keto vite perpjekjesh, vite te nje pune te palodhshme e te panderprere dhe plot perkushtim per t’i arritur synimet dhe qellimet tona.

5 filadelfia Gjate ketyre viteve jane zhvilluar nje varg veprimtarish te llojllojshme dhe kete fale angazhimit kembengules te veprimtareve te shoqates sone. Shoqata jone organizon me dhjetera veprimtari atdhetare, kulturore, perkujtimore e sportive, si: promovime te librave te autoreve te Filadelfias, diaspores e trevave shqiptare, perkujtime te fytyrave te ndritura te kombit tone, ngjarje te rendesishme historike. Çdo vit me dashuri e krenari e festojme ne menyre madheshtore 28 Nentorin, Festen tone Kombetare, pavaresine e Kosoves, festat e 7 – 8 Marsit, organizojme piknikun veror, etj. Ndersa nga viti 2012, ne menyre madheshtore organizojme ngritjen e flamurit Kuq e Zi ne Bashkine e Filadelfias. Ne nentorin e vitit te kaluar (2016) na u shtuan edhe dy veprimtari te reja te rendesishme: pjesemarrja ne Paraden e Dites se Falenderimeve(Thanksgiving Parade) qe organizohet ne Filadelfia dhe tjetra, ngritja e flamurit tone ne Pennsylvania State Capitol ne Harrisburg (kryeqytet i shtetit te Pennsylvania-s) Ketu nuk ka nevoje te flitet me hollesi per veprimtarite tona, sepse ato te gjitha jane pasqyruar ne faqen e internetit te shoqates sone, Facebook, ne shtypin e diaspores dhe ate shqiptar, si dhe ne dy librat  qe ka botuar shoqata me rastin e 10 Vjetorit (2012) dhe tani me rastin e 15 Vjetorit te themelimit te saj (2017). Ne keta libra pasqyrohet historiku i shoqates, pershkruhet rruga dhjetevjecare – pesembedhjetevjecare e shoqates sone, veprimtarite qe ka zhvilluar shoqata, sfidat me te cilat ballafaqohet shoqata, etj. Ne çdo faqe te ketyre librave rrjedh djerse, rrjedh dashuria per atdheun, kombin, gjuhen shqipe, flamurin tone, fytyrat e ngjarjet e ndritura te kombit tone.

Por eshte edhe nje veprimtari qe na jep nje kenaqesi shpirterore dhe na ben krenare, i jep kuptimin ekzistences se shoqates sone: eshte funkcionimi i rregullt i shkolles shqipe “Gjuha jone”. Kete ne e cilesojme si kryeveprimtarine e shoqates sone. Shoqatat krijohen per te ruajtur dhe per te krijuar vlera kombetare ne menyre te organizuar. Misioni i shoqates sone eshte: Kujdesi dhe ruajtja e trashegimise, gjuhes, traditave e kultures sone kombetare. E kush mund ta kryeje kete mision me mire se shkolla shqipe?! Shoqata jone ka 13 vite qe ka hapur shkollen shqipe ku femijet mesojne gjuhen tone te embel e te vlere, letersine dhe kulturen tone kombetare, njihen me historine tone te lavdishme dhe brumosen me ndjenjat e dashurise per atdheun dhe vlerat e larta njerezore te kombit tone. Nuk ka kenaqesi me te madhe se kur i sheh femijet tane duke folur shqip, duke lexuar e recituar shqip, duke kenduar shqip, duke lozur shqip!

Nje ngjarje kyce, ndoshta kryesore, ne kete histori te shkurter te shoqates sone, eshte blerja dhe rregullimi i nderteses ku sot eshte vendosur dhe zhvillon veprimtarine e frytshme e te suksesshme shoqata jone. Pa kete ndertese ne nuk do te kishim mundesi t’i benim keto veprimtari qe kemi zhvilluar gjer me tani. Per kete ne do t’i jemi gjithmone mirenjohes familjes Risilia e cila kreu detyren e saj atdhetare, dha fondet per blerjen e nderteses qe me vone u be e perdorshme fale punes vullnetare e te palodhshme te dhjetera bashkatdhetareve tane. Ndertesa e shoqates sone, apo siç njihet tashme si “Shtepia e shqiptarit”, eshte bere nje vater e ngrohte atdhedashurie per te gjithe shqiptaret e Filadelfias e me gjere. Aty mblidhen shqiptaret, takojne njeri-tjetrin, çmallen me njeri-tjetrin, diskutojne dhe zhvillojne veprimtarite e permendura me lart. Per shqiptaret e Filadelfias, shoqata jone eshte bere nje Shqiperi – larg Shqiperise, nje vater – larg vatres. Me veprimtarite dhe punen tone po mundohemi qe bashkatdhetareve tane t’ua lehtesojme peshen e rende te mergimit, t’ua shuajme mallin e vendlindjes dhe t’ua mbajme gjalle dashurine per atdheun dhe kombin tone. Dashuria, respekti, ndihma per njeri – tjetrin, solidarizimi me njeri – tjetrin jane vlera kombetare, vlera njerezore, qe per fat te keq, sot jane duke i munguar shoqerise shqiptare. Shoqatat qe mbeshteten ne nje platforme kombetare, udhehiqen nga nje program kombetar dhe ku mbizoterojne: harmonia, ngrohtesia, mirekuptimi njerezor, zhvillojnre nje veprimtari te begatshme, e gezojne nje jete te shendetshme e te gjate.

Jane keto perpjekje, jane keto veprimtari qe na japin kenaqesine shpirterore, na japin nder dhe na bejne krenare, sepse edhe ne, brenda mundesive tona, me punen tone te perkushtuar, jemi pjese e nje vazhdimesie te veprimtarive qe kane zhvilluar brezat e mehershem te prire nga Noli, Konica, Kristo Dako, motrat Qiriazi e shume te tjere, emrat e te cileve kane hyre ne Panteonin e kultures, arsimit dhe historise sone kombetare.

Te ndihmosh bashkatdhetaret, te luftosh per çeshtjet madhore te kombit, te ruash gjuhen, kulturen dhe traditat tona te shkelqyera, nuk eshte bezdisje, kokeçarje, kohe e humbur, perkundrazi, eshte sakrifice sublime, eshte nje pune fisnike, nje pune dhe detyre atdhetare.Edhe ne me punen tone jemi duke u munduar, duke bere perpjekje qe edhe ky pesembedhjeteshi yne te jete nje copez, nje gure i vogel i mozaikut te arsimit, kultures e historise sone kombetare.

Deshirojme qe shoqata jone te zgjerohet, te zhvillohet dhe te forcohet edhe me shume ne te ardhmen, duke mbajtur gjithmone lart e me lart flamurin e shenjte te shqiptarizmit. Jami te vetedijshem se bashkesia jone shqiptare ne Filadelfia ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional. Ne mesin tone kemi talente te profileve te ndryshme dhe njerez te perkushtuar dhe mund te bejme edhe me shume, por per t’i permbushur keto synime, per t’i arritur keto qellime duhet nje angazhim me i madh nga te gjithe bashkatdhetaret, sidomos te rinjte tane. Nga pervoja jone, tani disavjecare, po duket qart se, ajo qe po na mungon eshte perkushtimi,kembengulja, vendosmeria, vullneti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere diçka me teper se vetja jone. Asnje pune nuk kryhet vetevetiu, çdo pune kerkon angazhim! Prandaj, do t’u kishim lutur te gjithe bashkatdhetareve tane, te gjithe te rinjve tane qe t’i bashkohen shoqates dhe me punen e tyre te perkushtuar t’i çojne edhe me tutje nismat, endrrimet tona. Te synojme qe edhe shoqata jone nje dite te festoje 100 vjetorin dhe pse jo edhe me shume. Por, per kete shoqates i duhet gjak i ri, i duhet nje perttrirje, i duhen synime, qasje dhe horizonte te reja. Dhe ky gjak, kjo pertrirje eshte rinia jone.

Ne kete çast solemn u bejme thirrje edhe njehere te gjithe bashkatdhetareve qe t’i shtojme perpjekjet tona, te angazhohemi me mish e shpirt qe shoqata jone te vazhdoje me sukses rrugetimin e nisur, misionin e saj atdhetar e kulturor dhe te qendroje si njera nder shoqatat me te organizuara e me aktive shqiptare, jo vetem ketu ne Amerike, por ne te gjithe boten shqiptare.

Ne kete pervjetor  te shenuar, shoqates sone i urojme mbaresi e perjetesi! Gezuar!

 

Filadelfia, 29 maj, 2017

 

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Featured Tagged With: 15 vjet, bijte e shqipes, Sadik Elshani

KOSOVË-15 VJET NGA MBYLLJA DHUNSHËM E GAZETËS RILINDJA

February 21, 2017 by dgreca

3 Rilindja

-Sot u mbushën 15 vjet nga mbyllja dhe dëbimi i dhunshëm i gazetës tradicionale e historike të Kosovës Rilindja/2 Rilindja-“Zbatohet vendimi i UNMIK-ut për largim nga Pallati i Rilindjes – Gazeta ‘Rilindja’ detyrimisht ndërpret botimin derisa t’i sigurohet lokali i ri i punës”, theksonte në ballinë gazeta në numrin e fundit të përdishëm para 15 viteve, në 21 shkurt 2002/

1 RilindjaPRISHTINË, 21 Shkurt 2017/ Sot u mbushen plot 15 vjet nga 21 shkurti 2002, ditës kur administrata e UNMIK detyrimisht mbylli gazetën tradicionale e historike të Kosovës Rilindja me dëbim prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm.

Gazeta Rilindja kërkoi të drejtën edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm.

“Zbatohet vendimi i UNMIK-ut për largim nga Pallati i Rilindjes – Gazeta ‘Rilindja’ detyrimisht ndërpret botimin derisa t’i sigurohet lokali i ri i punës”, theksonte në ballinë gazeta në numrin e fundit të përdishëm para 15 viteve, në 21 shkurt 2002. Atë ditë, administratori i UNMIK-ut në orën 16:00 ndërpreu edhe energjinë elektrike pasi kohë më parë na e kishte ndërprerë edhe ujin në vazhdimësi të presioneve për të dëbuar Gazetën Rilindja nga Pallati i saj e që edhe mban emerin e saj. Pallatin Rilindja aministrata e UNMIK e mbylli edhe me grila hekuri për t’u pamundësuar hyrjen gazetarëve dhe punëtoreve të tjerë të gazetës.

Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Në kushte të jashtëzakonshme, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për shpalljen e Pavarësisë para 9 viteve në 17 Shkurtin historik nuk arriti të dalë të nesërmen, por në 22 Shkurt 2008 doli numër festiv me kryetitullin: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

“Dita e 17 Shkurtit 2008 e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është dita më e madhe në historinë e shqiptarëve, pas ditës së 28 Nëntorit 1912 të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse në një distancë të largët kohore prej 95 vjetësh, duket se po ndodh diç e afërt nga ajo që është dashur të ndodh që atëherë me përfshirjen edhe të Kosovës në pavarësinë shqiptare. Pavarësia po ndodh në kushte krejt të reja e pas shumë sakrificave e ecjeve rrugës së gjatë që na solli në cakun më madhor: të rrugës së afërt të Kosovës, shtetit më të ri, dhe Shqipërisë shtet gati një shekull, drejt Bashkimit Evropian”, shkruante në ballinë Rilindja.

Lart te logoja po në faqen e parë gazeta historike shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 72 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Në një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në këtë 12 shkurt 2017 do të festonte 72 vjetorin.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifillloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014. “Kompensimi i punëtorëve në procesin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja, për dëbimin kolektiv nga puna dhe dëmet”, është kërkesa tjetër drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në  shkresën e  21 shkurt 2014.

Një e drejtë tjetër e garantuar me ligj për punëtorët e gazetës Rilindja, por që ende nuk u realizua, është pagesa e 20 përqindëshit të vlerës së çdo prone, përfshirë Arkivin e Rilindjes, pasuri e madhe e gazetës tradicionale dhe kombëtare, për dërgimin e të cilit në Arkivin e Kosovës kemi nënshkruar marrëveshjen në 29 janar 2007 bashkë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – tash Privatizimit, duke pasur për këtë edhe vendimin me shkrim të Kryeministrit të Kosovës.

Para 12 vitesh, në vitin e 60 vjetorit, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, në 3 Maj 2005, gazeta Rilindja në numrin e jashtëzakonshëm protestues në ballinë shkruante në kryetitull:  “Gazeta Rilindja e drejtë e shkelur”. Poashtu në ballinë theksonte: “Rilindja në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka këtë mesazh: Në Kosovë nuk ka liri shtypi derisa ka gazetë të mbyllur e të dëbuar padrejtësisht nga autoritetet”. Ky mesazh proteste është edhe i ditës së sotme dhe i gjithëmonëshëm derisa të ridalë e përditshmja Rilindja.

Behlul Jashari

Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson)

Filed Under: Histori Tagged With: 15 vjet, Behlul Jashari, DHUNSHËM, MBYLLJA, Rilindja

GAZETA RILINDJA NË 72 VJETOR, 15 VJET DËBIM E MBYLLJE – DEKLARATË PROTESTE

February 12, 2017 by dgreca

Speciale-Gazeta DIELLI në SHBA në përkrahje të Gazetës RILINDJA në Kosovë/

Gazeta-Rilindja-31dhjetor2004-foto-Behlul-Jashari-1-Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 72 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana/Rilindja-pllakati- 60-vjetorNë një vend normal, të lirë e demokratik, të sundimit të ligjit e të drejtësisë, gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja në këtë 12 shkurt 2017 do të festonte 72 vjetorin.

Rilindja-12-shkurt-2002-foto-Gazeta-Dielli-Behlul-Jashari-1Por, në këtë Kosovë, në këtë muaj mbushen plot 15 vjet nga 21 shkurti 2002, ditës së dëbimit prej shtëpisë së saj, të kundërligjshëm dhe të dhunëshëm, nga administrata e UNMIK dhe detyrimisht mbylljes së gazetës historike Rilindja, e cila kërkoi të drejtën e saj edhe me padi në gjykatë e edhe duke nxjerrë rreth 40 numra protestues të jashtëzakonshëm të kohëpaskohëshëm.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 15 shkurtit 2005 mori vendim për ndërprerjen e punimeve që po zhvilloheshin – anulimin e kontratës për renovim të Pallatit të Rilindjes të uzurpuar, “për shkak të paqartësive juridike në lidhje me pronësinë dhe menaxhimin e objektit”, ndërsa për ta shndërruar në ndërtesë qeveritare i rifillloi në 7 nëntor 2008 duke siguruar për zgjidhjen e ligjshme që do bëhet edhe për gazetën  Rilindja edhe për punëtorët e saj, por që ende nuk u bë.Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, me punën e gazetarëve e punonjësve tjerë të saj nëpër shtëpa si në kohën e luftës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e kohëpaskohëshme në 30 dhjetor 2008, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.

Zgjidhja për Rilindjen, që ka statusin e ndërmarrjes shoqërore, pritet e kërkohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës, pa u ndërlidhur me objektin e saj të shpronësuar,  që tash është ndërtesë qeveritare, është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin.

Në arsyetimin e  kërkesës për privatizim theksohet edhe se emri dhe tradita e gazetës Rilindja është një vlerë shumë e madhe, e krijuar gjatë mëse shtatë dekadave, është pasuri me vlerë më të madhe se e çdo pallati, dhe kjo duhet të vlerësohet edhe në procesin e privatizimit.

“Dhe, ai që do ta blejë gazetën Rilindja dhe natyrisht do e nxjerrë këtë të përditshme historike dhe tradicionale të Kosovës do jetë pronar i një pasurie të madhe mediale kombëtare, do të jetë trashëgimtar i ligjshëm i firmës-emrit, traditës. Rilindja ishte, është dhe mbetet edhe si një shenjë identiteti”, theksohet në kërkesën drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në 12 shkurt 2014.

“Kompensimi i punëtorëve në procesin e likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja, për dëbimin kolektiv nga puna dhe dëmet”, është kërkesa tjetër drejtuar Agjencisë Kosovare të Privatizimit në  shkresën e  21 shkurt 2014.

Një e drejtë tjetër e garantuar me ligj për punëtorët e gazetës Rilindja, por që ende nuk u realizua, është pagesa e 20 përqindëshit të vlerës së çdo prone, përfshirë Arkivin e Rilindjes, pasuri e madhe e gazetës tradicionale dhe kombëtare, për dërgimin e të cilit në Arkivin e Kosovës kemi nënshkruar marrëveshjen në 29 janar 2007 bashkë me Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit – tash Privatizimit, duke pasur për këtë edhe vendimin me shkrim të Kryeministrit të Kosovës.

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 72 vitesh, në 12 shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana.

Behlul Jashari/

Kryeradaktor i gazetës Rilindja deri në numrin e fundit dhe në kohën e dëbimit nga Pallati i Rilindjes (Ndërmarrja Shoqërore Gazetare Rilindja sipas Statutit nuk ka drejtor, por vetëm kryeredaktor i cili e menaxhon dhe përfaqëson)

Prishtinë, 12 Shkurt 2017

***
PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA PER RILINDJEN-“BUJKUN”:0-2

“‘Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, vlerësonte Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në funddhjetorin 2002, në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që i bëri kryeredaktorit të gazetës Rilindja, Behlul Jashari,  që ishte edhe kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës “Bujku”, tash edhe korrespondent në Prishtinë i Gazetës Dielli, me ç’rast  i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë, të cilën administrata e UNMIK e kishte dëbuar kundërligjshëm e padrejtësisht nga Pallati Rilindja në 21 shkurt 2002, pak ditë pasi kishte festuar 57 vjetorin në 12 shkurt.

AMBASADORI I SHBA NË GAZETËN RILINDJA NË 12 SHKURT 2002: “SUNDIMI I LIGJIT” APO “SUNDIMI I BANDAVE”? KOSOVA DUHET TË VENDOSË

“‘Sundimi i Ligjit’ apo ‘Sundimi i Bandave’? Kosova Duhet të Vendosë”. Me këtë titull, Ambasadori Xhon Menzis, Shef i Misionit, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë, shkruante ekskluzivisht për gazetën tradicionale të Kosovës në numrin e 12 shkurtit 2002, botuar në ballinë, ku fillimisht theksonte: “Sot shënohet 57-vjetori i gazetës ditore ‘Rilindja’, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë”.

Shkrimi i plotë:Rilindja-12-shkurt-2002-foto-Gazeta-Dielli-Behlul-Jashari-1

“Sundimi i Ligjit” apo “Sundimi i Bandave”? Kosova Duhet të Vendosë

Nga Ambasadori Xhon Menzis/

Shef i Misionit, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë/

Sot shënohet 57-vjetori i gazetës ditore “Rilindja”, gazetës më të vjetër në gjuhën shqipe në Kosovë. Kur filloi botimin në vitin 1945, Lufta e Dytë Botërore zhvillohej fuqishëm ende, bombat atomike ende nuk ishin hedhur, dhe Jugosllavia e Dytë ishte në formim e sipër. Shkurt, bota në të cilën u lind “Rilindja” ishte rrënjësisht e ndryshme nga bota në të cilën ajo jeton sot. Në këtë pjesë të botës, ndryshimet ndodhin shpejt dhe shpesh, dhe kurrë nuk dihet se kur do të jenë këto ndryshime për të mirë apo për të keq.Si shef i misionit të Zyrës së SHBA-ve në Prishtinë, unë e di mirë rolin që  e ka “Rilindja” në shoqërinë demokratike që është duke u krijuar në Kosovë. Me këtë rast të veçantë dëshiroj të flas lidhur me këtë rol të cilin duhet ta kenë mediumet në shoqëri.

Kosova e sotme është shumë më ndryshe se Kosova kohës kur u lind “Rilindja”. Kosova e sotme është shumë më e lirë, shumë më demokratike, thellë e futur në rrugën e formimit të institucioneve demokratike të vetëqeverisjes. Por poashtu, Kosova e sotme është një vend i ndarë keqësisht mes dy opcioneve – dhe mbetet të shihet se nëpër cilën rrugë do të shkojë ajo.Çështja është se a do të gëzojë Kosova sundimin e ligjit apo do të bie nën sundimin e bandave.Të premten e kaluar, bandat e demonstrantëve të padisiplinuar, me sa duket nën drejtimin e elementeve kriminale të vendosura që të shkatërrojnë sundimin e ligjit, janë turrur me tërbim nëpër rrugët e Prishtinës duke thyer dritaret, duke sulmuar policët ndërkombëtarë dhe ata kosovarë, dhe duke sulmuar kosovarët e tjerë të cilët nuk pajtoheshin me mendimet e tyre arrogante lidhur me kauzën e tyre të “drejtë”. Në vend se të mbronin tre të burgosurit, ish-anëtarët e UÇK-së, me anë të argumenteve, fakteve dhe me anë të mjeteve ligjore, ata do të përdornin vetëm forcën dhe taktikën e rrugës sepse me sa duket e dijnë se drejtësia nuk është në anën e tyre. Këta demonstrues zgjodhën grushtin, gurin dhe shufrën metalike për të argumentuar, e jo arsyen, debatin dhe institucionet e gjyqit.

Sidoqoftë, gjëja më e tmerrshme është se në rrahjen e shkaktuar nga demonstruesit u sulmuan dhe u lënduan dy policë amerikanë dhe pesë policë të tjerë ndërkombëtarë. Si mundi të ndodhë kjo? A harruan përnjëherë këta kosovarë gjithë atë që bashkësia ndërkombëtare – e veçanërisht amerikanët – ka bërë për ta që nga marsi i vitit 1999? A kanë harruar këta vagabondë të paktë, këta kriminelë, se amerikanët ishin të PARËT që erdhën në Kosovë në vitin 1996, dhe se përkushtimi i ynë ndaj paqës, drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë është i thellë dhe afatgjatë? Ky numër i vogël i kosovarëve – të cilët është e qartë se nuk i shprehin pikëpamjet e shumicës dërrmuese të popullit të Kosovës – a i kanë harruar ata pamjet dhe zhurmat e forcave ushtarake amerikane dhe të NATO-s duke e çliruar Kosovën nga shtypja? A kanë harruar ata se çfarë domethënie kishte këtu pamja e flamurit amerikan në vitet 1996, 1999, dhe përsëri tani gjersa ai valon mbi kulmet e shtëpive, në dritaret e dyqaneve të panumërta, madje edhe në veturat dhe veshjet e kosovarëve paqedashës dhe zbatues të ligjit? Kur këta banditë ngritën dorë të godasin një bashkëqytetar timin me gur, a nuk e panë ata flamurin në mëngën e tij dhe a nuk menduan ata se nuk po e sulmojnë vetëm një polic por vetë Shtetet e Bashkuara dhe gjithë njerëzit liridashës ? A kanë harruar ata se sa siguruese është për shumë kosovarë fakti se e shohin atë flamur në mëngët e qindra policëve dhe policeve që punojnë në Kosovë? Mua me duket se po, ata kanë harruar.Tre të arrestuarit do të ballafaqohen në gjyq me akuzat, me ç’rast procesi gjyqësor do të përcaktojë fajësinë apo pafajësinë e tyre. Çdo kosovar duhet të jetë i lumtur që njerëzit e akuzuar në këtë mënyrë nuk do të merren më në “biseda informative” dhe se ata nuk do të torturohen, por do të kenë mbrojtje juridike, proces të rregullt, dhe përfaqësim të drejtë dhe kompetent në gjykata. Nëse kanë faj, ata duhet të dënohen, ashtu si do të dëshironte çdo njeri i denjë. Prap, nëse janë të pafajshëm, atëherë gjyqi do ta vendosë këtë dhe ata duhet të lirohen – ashtu siç dëshiroj unë dhe çdo njeri tjetër që beson në sundimin e ligjit.Çka ka të bëjë e gjithë kjo me ditëlindjen e 57-të të “Rilindjes”? Shumë. Në një shoqëri që zhvillohet dhe transformohet në një shoqëri demokratike dhe shoqëri civile me sundim të ligjit dhe me institucione të vërteta të vetëqeverisjes, mediumet janë një ndër shtyllat mbështetëse të asaj shoqërie. Mediumet duhet të qëndrojnë gjithnjë si “roje” mbi institucionet e qeverisë, të veprojnë për interesa të popullit dhe të mbrojnë të drejtën e tyre për të ditur se çka ndodh në qeveri, se si punojnë udhëheqësit e tyre të zgjedhur, se çfarë vendimesh marrin ata në emër të popullit, dhe që të parashtrojnë vizionin lidhur me atë se ku shoqëria dëshiron të shkojë, dhe ta mbajnë atë vizion ashtu që të gjithë të mund ta shohin dhe ta diskutojnë.

Kur bandat dëshirojnë të kontrollojnë debatin, kur ato dëshirojnë të përdorin rrugaçërinë dhe dhunën për të shprehur vullnetin e tyre, kur ato dëshirojnë të mbysin zërin e kundërshtarëve dhe të frikësojnë të tjerët kur argumentet e tyre nuk qëndrojnë, atëherë mediumet duhet të jenë të parat që do t’i dënojnë dhe kritikojnë këto banda dhe kështu të mbrojnë sundimin e ligjit dhe ata të cilët e mbështesin sundimin e ligjit. Javën e kaluar e pamë sulmin e huliganëve kosovarë mbi forcën e re dhe trime policore të Kosovës. Ne kemi parë arrestimin e anëtarëve të TMK-së lidhur me veprat për të cilat është e qartë se nuk e kanë përkrahjen e TMK-së dhe të organizatës si tërësi, vepra këto të cilat shkojnë kundër po atyre vlerave mbi të cilat është ndërtuar TMK-ja. Në kohëra të tilla mediumet – TË GJITHA mediumet – duhet të marrin qëndrim dhe të apelojnë në të gjithë kosovarët që të dënojnë dhunën dhe të mbështesin sundimin e ligjit dhe të punojnë nga e para për të arritur krijimin e shoqërisë civile, gjë të cilën edhe ne edhe ju e dëshirojmë për Kosovën. Kjo vlen qoftë kur është fjala për trazira dhe sulme mbi policinë dhe njerëzit e pafajshëm, për frikësimin dhe madje vrasjen e figurave politike (madje edhe vrasjen e disa ish-komandantëve të UÇK-së) ose pjesëtarëve të grupeve tjera etnike, apo kur kjo ka të bëjë me çfarëdo forme tjetër të dhunës së përdorur si mjet i të shprehurit politik.Në këtë përvjetor të 57-të të gazetës “Rilindja”, e uroj Z.Behlul Jashari, Z. Ramush Tahiri dhe gjithë kolektivin për punën e mirë që e bëjnë me shkrimet mbi çështjet e ndërlikuara politike në Kosovë, shkrime këto të drejta dhe të balancuara. Nuk është punë e vogël të botohet një gazetë për 57 vite me radhë dhe ju mund të jeni krenarë që e keni arritur këtë. Ne duhet të punojmë së bashku duke përdorur fuqinë e penës, fuqinë e diplomacisë dhe fuqinë e opinionit publik në mënyrë që të sigurojmë mosndryshimin e vazhdimësisë së përparimit demokratik të Kosovës, dhe që sundimi i ligjit do të mbizotërojë gjithnjë mbi sundimin e bandave.

***

Nga arkivi – gazeta Rilindja: Shkrim ekskluziv para 15 viteve nga Ambasadori Xhon Menzis Shef i Misionit, Zyra e SHBA-ve në Prishtinë,  në numrin-botimin festiv të 12 Shkurtit 2002 të 57 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës,  Rilindja.

Në 12 Shkurt 2017 – ditën e 71 vjetorit të Gazetës Rilindja, foto e korrespondentit në Kosovë të Gazetës Dielli – Behlul Jashari: Ballina e gazetës Rilindja me shkrimin e Ambasadorit Amerikan, Menzis.

Filed Under: Opinion Tagged With: 15 vjet, Behlul Jashari, DËBIM E MBYLLJE, GAZETA RILINDJA NË 72 VJETOR

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT