• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

150 Vjetori i Lindjes së At Gjergj Fishtës dhe Medalioni i Unitetit Kombëtar

June 27, 2021 by dgreca

“At Gjergj Fishta- ky shkëmb i shpirtit shqiptar.”-Lasgush Poradeci/

  Shkruan: Melsen Kafilaj/ 

Viti 2021 është një vit jubilar për mbarë Shqiptarinë; është datëlindja e poetit tonë kombëtar, At Gjergj Fishta! Në fakt, sa herë që përmëndet emri “Gjergj” një flakë e shenjtë çon peshë zemrën dhe zgjon kujtesën kolektive të shqiptarëve; Eshtë ai Shna Gjergji -vrasësi i dragoit mitik, të cilit i kushtohen sa e sa lutje dhe përnderohet aq shumë në trojet shqiptare. Eshtë Gjergj Kastriot Skënderbeu- sfiduesi i dragoit (hidrës) ushtarake Osmane dhe mbrojtësi i lirisë kombëtare.Dhe padyshim është edhe At Gjergj Fishta- dragoi i Shqiptarizmës! 

Dhe kur them “Dragoi i Shqiptarizmës” (Të tillë ishin një grusht burrash fort të mençëm, atdhetarë e patriotë që si vijnë më këtij kombi) e shpreh me zë të lartë këtë besojmë! Mjaft që të kujtojmë Shoqërinë “Bashkimi” dhe kontributin e tij substancial për çështjen e alfabetit shqip me gërma latine gjatë “Kongresit të Manastirit” (1908), themelimin e revistës  monumentale kulturore “Hylli i Dritës” (1913), përfaqësimin e Shqipërisë në “Konferencën e Paqes” (1919) dhe fjalimin e tij brilant në mbrojtje të interesit kombëtar që të bindemi për këtë fakt.Dhe shihni me ç’krenari legjitime e shprehte Fishta lashtësinë e kombit shqiptar në Versajë: “Ky popull asht bash ai populli i vogël shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem në Europë. I vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrenjeve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshëm i tokave të veta.”

Dhe Fishta, ky Homer i poezisë shqipe nuk qe krenar vetëm për këtë lashtësi autoktone por gjithashtu edhe për historinë dhe kulturën e kombit të vet, për qëndresën ndaj pushtuesve, karakterin dhe virtytet e bijëve të Shqiponjës.Krenari të cilën e mishëroi në mënyrë madhështore tek vepra e jetës “Lahuta e Malcis” (1937). Në këtë vepër letrare, po ashtu si bëmat e tjera në jetë dhe në dobi të Kombit Ai trumbetonte fuqishëm bashkimin:

                                   “Un, zotni, n’ushtri kam dalë,

                                     Jo me turq, por me Shqyptarë,

                                     Turq a t’kshtenë, si janë gjithmarë.

                                     Pse, si t’kshtenë, si muhamedan,

                                     Shqypnin s’bashkut t’gjith e kan;

                                     Edhe un’ Frati, them t’vërtetën,

                                     Bashkë me turq e bâj flije vehten:

                                     Varem n’krrabë, lidhem n’vargoj,

                                     E Shqypnin un se lshoj! ” 

Mbas shumë e shumë peripecirash, më në fund një grusht shqiptarësh u bënë bashkë dhe vitin e kaluar shtëpia e Poetit Kombëtar u restaurua, duke ju rikthyer dinjiteti i humbur i statusit “Monument Kulture” dhe duke u shndërruar kështu në një muze të denjë për Veprën Fishtiane (Opus Fishtiana). Në fakt një punë me mend kjo nga ana e qeverisë shqiptare e cila duhet përshëndetur dhe vlerësuar për këtë akt.Më 23 Tetor është 150 vjetori i lindjes i këtij “Gjigasi të Mëmëdheut” dhe aktualisht i vetmi institucion i cili ka reaguar kulturalisht është “Instituti Shqiptar i Sociologjisë” i cili së bashku me Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës i ka dedikuar një konferencë shkencore me titullin mjaft sinjifikativ “Universi Gjergj Fishta” këtij përvjetori jubilar.

Por a do të ketë ndonjë aktivitet kulturoro- shkencor dhe program organizativ nga ana e Qeverisë Shqiptare, me në krye Ministrinë e Kulturës dhe institucionet e tjera partnere si Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike, Universitetet, etj  për kremtimin e “Annus Fishtianus” (Vitit Fishtian) ?! Tërheq vëmëndjen e institucioneve në fjalë që kjo ngjarje duhet të merret seriozisht dhe ti kushtohet rëndësia e duhur, jo vetëm për  natyrën e saj por gjithashtu edhe për individin-simbol të cilit i kushtohet, përfaqësues i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, pa dallim feje, krahine dhe ideje.

Një ide interesante që do të propozoja në funksion të këtij përvjetori jubilar dhe që do të dëshiroja shumë që të merrej në konsideratë është që po ashtu si në rastin e 100 Vjetorit të Pavarsisë, Banka e Shqipërisë të realizoj edhe “Medalionin e Unitetit Kombëtar”. Ky medalion të ketë në pjesën e përparme portretin e At Gjergj Fishtës ndërsa në pjesën e pasme të gdhendet fraza e tij madhështore:

                                    “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë,

                                      por Shqipërinë e kemi bashkë! ”

Medalioni të ketë në mënyrë sinjifikative 150 prerje dhe materiali nga i cili të përbëhet të jetë vetëm prej ari. (Ashtu si mëndja, zemra dhe veprat e tij) Mendoj që jo vetëm do të ishte një akt fisnik nga ana e Qeverisë Shqiptare nëse do ta realizonte diçka të tillë për këtë personalitet të madh, por gjithashtu do të reflektonte simbolikisht edhe faktin tjetër që harmonia fetare dhe uniteti kombëtar janë dy vlera të arta të këtij kombi; vlera të ruajtura dhe tw përçuara nw popull nga Dragonjtw e Shqiptarizmws dhe me të cilat krenohemi dhe përfaqësohemi denjësisht sot në botë si shqiptarë. 

 © Melsen Kafilaj

Filed Under: Opinion Tagged With: 150 Vjetori, Melsen Kafilaj

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT